Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Mbi varrin e Muhamedit a.s.

ALBODean1 at aol.com ALBODean1 at aol.com
Mon Jul 3 21:53:38 EDT 2000


H. Gjozo

MBI VARRIN E  MUHAMEDIT A. S.

I nderuar lexues, te lutem, ki para syshe se kjo
 teme eshte shkruar para me shume se tridhjet vjeteve, 
por qe eshte aktuale me shume se kurre.

    Po qëndroj para varrit Tënd. E di, se ke qenë njeri dhe se ke vdekur. Unë 
nuk po të lutem, as nuk po të adhuroj. Ti më ke mësuar ashtu. Ashtu për ty 
thotë edhe Kur'ani, të cilin ju ke komunikue njerzve.
Por, megjithatë, ndjej se po qëndroj para gjigandit të mendimit njerzorë, po 
qëndroj para madhërisë së jashtzakonshme e cila e ka krijuar historinë, i ka 
dhënë kontribut të madh e të pavlerësueshëm zhvillimit të gjinisë njerzore. 
Po qëndroj para viganit të shpirtit, ideja e të cilit ende po jeton, e aftë 
që edhe një herë edhe shumëherë t'i ndihmojë njeriut në mënyrë që në të të 
fitojë ajo njerzore dhe ajo humane dhe në mënyrë që njeriu vërtetë të bëhet 
njeri, çka edhe ka qenë vëllimi i shpalljes në të gjitha shfaqjet e veta, e 
pastaj edhe qëllimi i pejgamberëve të Zotit.
Po qëndroj para Teje, jo për shkak që të të lus, që me ndërmjetësimin tënd, 
me ndihmen e ndonjë çudije, muslimanët të çlirohen prej fatkeqësive, të cilat 
i mundojnë. E di, e ashtu edhe ti ke mësuar, me besnikëri duke i spjeguar 
mësimet e Kur'anit, se jeta i ka ligjet e veta dhe se domosdo zhvillohet 
sipas atyre ligjeve. Ato ligje, në të vërtetë paraqesin dhe janë shfaqje e 
vullnetit të Zotit. As ti nuk je mbështetur në çudi as që ndonjëherë je 
shërbyer me to. Ke besuar në punë, angazhim, luftë dhe flijim. Kurr nuk ke 
pritur që nga qielli të të vjen diç e gatshme, sikur që disa sot, t'i quajmë, 
ithtarë tuaj, e presin Mehdiun dhe zbritjen e sërishme të Isaut a,s. që me 
ndonjë çudi t'i shpëtojë Muslimanët. Kur'ani të ka mësuar t'ju thua atyre që 
presin çudi, se ti nuk je kurrfar çudibërës dhe se në aktivitetet tua nuk ke 
kaluar prej kufinjve të mundësive njerzore. Cudia jote më e madhe dhe 
fshehtësia e suksesit tënd është Kur'ani të cilin e ke mësuar dhe jetësuar. 
Në atë qëndrojnë fshehtësitë e sukseseve të të gjith atyre të cilët e kan 
ndjekur rrugën tande. 
I frymëzuar dhe i dejur me fuqinë e frymës tënde praninë dhe aftësinë e 
secilës këtu, në këtë vend të shenjt, fuqishëm po e ndiej, më së thelli po e 
përjetoj madhërinë e veprës tënde dhe mësimit tënd.
Por, njëkohësisht, o pejgamber i dashur, po poërjetoj edhe diç, po e përjetoj 
edhe tërë peshën e tragjedisë së kësaj bote. I vetëdijshëm për vendin ku 
gjendem dhe faktin se pikërisht këtu në këtë vend, ideja Islame e ka 
përjetuar jetësimin e vet të parë dhe e tregoj vlerën e vet në praktikë, po 
kundroj edhe thellë po e përjetoj jazin dhe mospajtueshmërinë midis jetës 
praktike të muslimanit sot dhe mësimit Kur'anorë.
Në atë përjetim, O i dërguari i Zotit, nuk kam pasur rast ta shfaqë në një 
tubim të përgjithshëm Islamik, çfar do të duhej të jetë haxhi, sepse ti ashtu 
e ke trajtuar dhe praktikisht e ke zbatuar, dëshiroj që këtu para varrit tënd 
ti them vetvehtes dhe që për të më thellë të përsias.
 E para, çka do të dëshiroja menjëherë të them, si përjetim i parë, është 
fakti se përkushtueshmërija dhe besnikërija e masave muslimane ndaj 
Islamizmit, ende është mjaft e madhe. Pikërisht tash, kur po festohet 1400 e 
sa vjetori i shpalljes së Kur'anit, ideja Islame po tregon shenja të fuqishme 
të jetës së vet. Ajo në vetëdijen e masave, ndonëse e papërcaktuar dhe në 
prezentimet mjaft të paqarta dhe të papërkufizuara, prezenton fuqi të madhe 
potenciale dhe latente shpirtërore. Ajo fuqi, edhe pse nuk po dëshmohet dhe 
nuk po sjell dobi në aktivitetet e caktuara dhe të organizuara, ajo me një 
rezistencë pasive ju ka ndihmuar masave muslimane që të mbahen dhe ta ruajn 
kompaktivitetin e tyre shpirtërorë icili përvç të gjitha dobësive ekonomike, 
megjithate nuk është luhatëse. Përkundrazi, ai, si një ndjenjë, është ende i 
fuqishëm. Ai, fatkeqsisht, nuk po na manifestohet në trajta përkatëse të 
jetës shoqërore, politike dhe ekonomike të muslimanëve, por paraqet mundësi 
të mëdha për lidhshmërinë e përgjithshme dhe solidaritetin ndërmusliman, 
icili në këtë çast është jashtzakonisht i nevojshëm, por icili mjerisht 
mungon, për ç'arsye vendet islamike mjaft vuajn, veçanarisht popujt arab. 
Posaçërisht kjo, është e qartë te problemi Palestinez, ku pasojat e përçarjes 
më fatzisisht po manifestohen.
Ekzistimi i ndjenjës së lidhshmërisë reciproke shpirtërore të shtresave të 
gjëra të muslimanëve në të gjitha vendet Islame është qartazi e dukshme. Ne 
në rrugën tonë këtë e kemi parë dhe ndier. Duke kaluar nëpër Turqi, Irak, 
Kuveit, Arabinë Saudite, Jordan dhe Siri. Cdokund e kemi ndier ekzistimin e 
asaj lidhjeje dhe kemi qenë gëzueshëm të pranuar sikur vëllezër.
Besnikrija dhe dashurija e masave muslimane ndaj Islamizmit, shenjtërive dhe 
institucioneve të tija, mjaft fuqishëm po demonstrohet edhe në haxh. Numri i 
haxhinjve, po rritet prej vitit në vit. Unë me ditë të tëra po orvatem ti 
afrohem varrit tënd. Po orvatem të depërtoj nëpër rreth icili vazhdimisht 
qarkon rreth tyrbës tënde, dhe vështirë po arrijë. Të gjith po nguten ti 
afrohen Tyrbes, të shikojnë nëpër dritare dhe ta prekin murin. As goditjet e 
rënda të rojtarëve nuk mund t'i pengojnë disa manifestime të asaj 
përkushtueshmërije. Ato goditje ëmbël barten. Mahnitë besnikërija ecila në 
mënyra të ndryshme shprehet. Disa i fërkojnë dhe i puthin muret, të tjerët të 
kthyer kah muri përulshëm qëndrojnë dhe qajnë, të tretët lexojnë dua të 
ndryshme dhe luten, të tjerët këndojnë salavate...
Pa marrë parasyshë mënyrën dhe trajtën e atyre manifestimeve, të cilat 
nganjëherë na duken qesharake, unë të gjitha ato i kam përjetuar si shprehje 
të besnikërisë dhe dashurisë të Islamizmit dhe ndaj teje o pejgamber i Zotit. 
Ato në të vërtetë edhe janë. Tërë ajo është për ty, në emrin tënd dhe në 
emrin e diturisë të cilën e ke predikua. Mirëpo, është pyetje krejtësisht 
tjetër, ndërkaq çfar janë shfaqjet e atyre masave mbi Islamizmin dhe 
personalitetin tënd.
Shtrembërimet, mistifikimet, të shprehurit e Islamizmit vetëm në liturgji, të 
kthyerit vdekjes, njeriut të vdekur dhe orjentimi kah ahireti - të gjitha ato 
janë karakteristikat kryesore të shfaqjes së theksuar.
Po mendoj mbi atë shfaqje. Thellë po më rikujtohet O Pejgamber i Zotit, një 
hadith i yti në të cilën krejtësisht qartë e ke paralajmruar gjendjen e 
këtillë: "Ti O Ibni Mesud jeton në kohën në të cilën ka shumë të atillë të 
cilët e njohin Kur'anin, i praktikojnë dhe kanë kujdes në kryerjet e 
rregullave të tija, e pak ka të atillë të cilët e lexojnë dhe kan kujdes mbi 
ate se si theksohet ndonjë harf (sjkronjë) e tij. Mirëpo, do të vjen koha, 
kur do të ketë shumë të atillë të cilët e lexojnë Kur'anin rigorozisht kan 
kujdes mbi ate se si theksohet ndonjë harf në tekstin e tij, ndërsa shumë pak 
të atillë të cilët e kuptojnë dhe i kryejn rregullat e tij në jeten e 
përditshme".
Nuk mundem, o pejgamber i dashur, e që këtu para varrit tënd mos ta pranoj 
dhe intimisht të konfirmoj, vetvehtes se ne pikërisht sot jetojmë në një kohë 
të atillë dhe po e përjetojmë një gjendje të atillë. Fjalët tua dhe 
paralajmrimet tua, tërësisht janë plotësuar. Kur'ani lexohet (këndohet), 
sigurisht më shumë se kurdoherë më parë, madje edhe më shumë se në kohën 
tënde. Në vendet Islame ekzistojnë vende të posaçme dhe radiostacione të 
posaçme të cilat ditë e natë e emitojnë. E emitojnë edhe vendet jomuslimane. 
Eshtë regjistruar në disqe i ashtuquajturi mus'hafi murettel. Gjithashtu 
mënyrës së leximit të Kur'anit dhe theksimit të harfeve po u kushtohet kujdes 
i madh, ashtuqë ajo është zhvilluar në shkencë të veçantë. Kujdesi edhe më i 
madh po i kushtohet botimit dhe shtypjes së Kur'anit. Ekzistojnë 
jashtzakonisht botime luksoze. Në këtë pikërisht po garojnë vendet Islame. 
Botimet e tilla luksoze, sunduesit e vendeve Islame ua dhurojnë vizitorëve të 
tyre si hedijen më të vlefshme. Edhe unë në këtë rrugë kam marrë dhurata të 
atilla. 
Po formës dhe fizionomisë së jashtme të Kur'anit, si edhe leximit të tij i 
kushtohet kujdes i madh, ska dyshim më shumë se kurdoherë më parë. Gjat 
vitit, veçenarisht gjatë kohës së Ramazanit lexohen me milijarda hatmesh.
 Kur'ani vërtetë shumë po lexohet, por o pejgamber i dashur i Zotit, vetëm të 
vdekurve dhe për sevabe, e jo për mësim, këshilla. Po e lexojnë lypsit, për 
arsye të lypjeve, po e përdorin magjistarët dhe falltarët në punët e tyre të 
ndyra, po e lexojnë për para (biznis), po mbahet si hajmalija dhe po ruhet në 
shtëpija në rafte për shkak të bereqetit.
E sa i përket realizimit praktik të rregullave Kur'anore në jeten e 
muslimanëve, gjendja në atë, është e atillë që ithtari yt i sinqertë edhe i 
vetëdijshëm, i cili po qëndron para teje, në këtë vend të shenjtë. Vështirë 
mund të durojë e që thellë dhe sinqerisht të mos turpërohet. Kaherë në jeten 
e muslimanëve, nuk po respektohen dhe nuk po zbatohen parimet e shkencës 
sate. Islami është shpënë ekskluzivisht në lutje. Krejtësisht është 
përjashtua nga jeta publike e vendeve islame në të cilat zotron ideja 
europjane, dhe kjo në formen e shtrembëruar dhe degjeneruar. Ato forma të 
idesë evropjane laicistike prej të cilëve Europa dëshiron të çlirohet, sepse 
jan shëndrruar në pengesë dhe po e rrezikojnë jetën e njeriut, në vendet 
islame po fitojnë afrimin të plotë. Kam pasur rast që në këtë rrugë, duke 
kaluar nëpër një numër të madh qendrash të rëndësishme dhe të mëdha Islamike, 
të ndiej dhe të shoh pasojat e rënda të procesit "të modernizimit" të botës 
muslimane. Kolonijalizmi, duke e shfrytëzuar dobësinë e Muslimanëve, i ka 
futur në atë botë në emër të shkencës dhe të kulturës lajthimet më të mëdha 
dhe më të rrezikshme dhe moralisht e ka helmuar. Ka arritur, i dashuri 
pejgamber që në qendrat e mëdha Islame të cilat kan qenë kultivuaesit më të 
mëdhenj të idesë tënde, të hapin shtëpi publike, pijetore, lokale bixhozi 
etj, të cilat edhe tash ekzistojnë. Kolonizatori ka shkuar, por e ka lënë atë 
më negativen nga mënyra e jetës së vet. Në vend të shkollave dhe fabrikave ka 
lënë xhehaletin, alkoolizmin, prostitucionin, bixhozin etj. Eshtë përpjekur 
ta zhvleftësojë njeriun, që ta lëjë të zbrazët pa vlera, që ta bastardhojë 
dhe përziej racën dhe ta ngarkojë me komplekse të ndryshme, çka i shkoj edhe 
për dore. Eshtë duke rrjedhur, edhe atë në përmas të mëdha evropieizmi i 
botës Islamike. Procesi i materjalizmit total, icili në vehte mban mohimin e 
të gjitha vlerave kolasike shpirtërore, po merr hov gjithnjë e më të madh, po 
frikësohem o i dërguari i Zotit, e për këtë kam mjeft dëshmi që edhe  këtu në 
aftësinë tënde nesër, nëse kështu vazhdohet, të mos lajmërohen pijetoret, 
lokalet për bixhoz, shtëpitë publike e tj. Procesi i këtij materjalizmi të 
vrazhdë dhe vullgarë tek ecila gjithnjë e më shumë po vijnë në shprehje 
forcat shtazarake destruktive te njeriu, në përpjestim të madh po e shpejton 
shumëzimi i të mirave materjale në disa vende Islamike, siç është Kuvejti, 
Arabija Saudite, Libia e edhe Iraku.
Në të gjitha vendet arabe rezultatet e procesit të fuqishëm materjal janë të 
dukshme, por paralelisht me këtë po formohet shoqërija e evropeizuar ecila në 
vehte përmban të gjitha gjymtitë e mënyrës së jetës perëndimore.
     Më ndjellëkeqe në procesin e "modernizimit" të botës muslimane në kuptim 
të evropeizmit është kjo që ai po kryhet në epokën ku mendimi perëndimorë po 
përjeton krizën më të thellë dhe kur po gjendet në fazen e degradimit të vet 
të plotë. Ajo në fazen e vet të tashme më të re të zhvillimit është privuar 
nga çdo kualitet interior moralo - etik dhe i përgjithshëm njerzorë e human. 
Ekziston ekskluzivisht si forcë dhe plotësim i nevojave të të ekzistuarit 
fizik. Si e tillë është shëndrruar në mohuas të vërtetë të vlerave 
shpirtërore. Materja si burim i forcës dhe mjet i dëfrimit personal është 
bërë vlera e vetme. Së këndejmi, shkenca dhe teknika jan vënë në shërbim të 
forcës.
    Mendimi prendimorë në formen e atillë të shtrembëruar dhe degjeneruar 
ballafaqohet në vendet islamike në pritje të përzemërt. Parullat e tija po 
fitojnë mjaft popullaritet. Eshtë bashkëkohore të pihet (alkool), lirisht 
seksualisht të dëfrehet. Eshtë reaksionare të besohet në vlerat shpirtërore 
dhe të përmbahemi normave morale. 
    Duke menduar për të gjitha këto, këtu para varrit tënd, O i Dërguari i 
Zotit, po mendoj edhe në ulemanë si trashigimtarët tu të cilëve ua dorëzove 
emanetin e ruajtjes dhe të spjeguarit të ISLAMIT. Pyes vetëvehten ku është 
ajo dhe si ka lejuar që të vihet deri te gjendja e këtillë.
    Po e analizoj problemin e ulemës. Dasht e pa dashtë imponohen pamjet e 
masave të cilat ja edhe tash po i shikoj, se si po sillen rreth varrit tënd i 
fërkojnë dhe i puthin muret e mbledhin pluhurin nga muret që ta marrin si 
ilaç për të gjith sëmundjet. Më rikujtohet skena të cilën e kam parë në 
xhamitë dhe tyrbet e Stambollit, Bagdadit, Kufes, Basres, Kerbelës, Damaskut, 
Kajros, Nexhefit etj. 
     Prej kah botëkuptimi i atillë mbi Islamin, dhe mistifikimi i atillë i 
institucioneve të tija. Prej kah të shpënurit e mësimit të tij në vetM at 
metafizike. Prej kah izolimi i Islamit nga jeta. Prej kah të gjitha këto dhe 
çfarë dhe sa është pjesmarrja dhe përgjegjësia e ylemas në mbarë këtë?! 
    Eshtë e qartë se ylematë nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e madhe për 
situatën e këtillë. Ajo ka qenë më e thirrura që ta ruaj pastërtinë e mësimit 
Islamik dhe që korrekt t'i spjegojë parimet Islamike, duke i mbajtur fuqishëm 
pozicionet jetësore në duart e veta dhe duke i orjentuar aktivitetet në 
drejtim të koncepteve Islamike. Nuk ka guxuar të lejojë që të shkelet dhe 
flaket e përjashtohet nga jeta publike. Nuk ka guxuar ta lëjë njeriun e 
gjallë dhe jetën e të orjentohet ka njeriu i vdekur, vdekja dhe ahireti.
    Kur mendoj për këtë problem nuk mundem e që përveç dobësive subjektive të 
ylemasë, mos ti shoh edhe faktorët tjerë të jashtëm të cilët e kushtëzuan 
situatën e atillë. Këtu në vend të parë janë marrëdhënijet e pushtetit dhe 
ylemasë. Pushteti gjithnjë synon që shkencen ta vej në shërbim të vetin. Kjo 
gjithnjë ka ndodhur e po ndodhë edhe sot. Mendohet që diturija duhet ti 
shërbejë politikës së ditës dhe çastit. Duhet ta gjej copëtimin e atomit në 
mënyrë që, sipas dëshirës së politikës të prodhohen bombat atomike dhe armë 
tjera rrenuese ecila është e destinuar ekskluzivisht për mbytjen e njerzve. 
Duhet ti mbrojë teoritë dhe qëndrimet e ndryshme politike të cilat nesër do 
të jenë të lëna pas dore.
    Halifët si përfaqësues të pushtetit tashmë mjeft herët u përpoqen që 
ylemanë ta vënë në shërbim të politikës. Edhe pse ulematë e parë të kësaj 
dukurije energjikisht ju kundërvunë, edhe për këtë shumë njerëz pësuan, 
përfaqësuesve të pushtetit u shkoj për dore që ta krijojnë ulemanë 
profesionale, zyrtare e cila do të paguhet dhe shërbejë për para, ashtu si i 
dikton zotriu.
     Një shumicë konsiderojnë se me futjen e ulemasë zyrtare profesionale i 
është dhënë grusht, goditje e rëndë zhvillimit të mendimit islamik. Reshid 
Rida-ja e numron këtë midis shkaqeve themelore të dekadencës së përgjithshme 
muslimane. Mendoj mbi atë, e di se njeriu për shkak të ekzistencës fizike, i 
janë të nevojshme të mirat materjale. Eshtë e kuptueshme që shërbimet e veta 
në fushën e jetës materjale ka të drejtë ti paguaj (të kërkojë kompenzim) në 
mënyrë që të furnizohet me mjetet materjale për vetvehten. Mirëpo, nëse ka të 
bëjë për shërbimin Zotit, të mirës së përgjithshme njerzore, parimeve moralo 
- etike, luftës për njeriun dhe marrdhënijeve më humene ndërnjerzore, atëherë 
ky shërbim nuk do të guxojë të profesionalizohej, as komercializohej dhe të 
kërkohet kompenzim. Do të ishte kjo, vullgarizimi më i thjeshtë i këtij 
shërbimi madhështorë. Cdo njeri është i obligueshëm që prej vehtes, sipas 
mundësive të veta të ndaj diç për shoqërinë dhe të mirën e përbashkët. Kjo në 
të vërtetë është ajo që e kan vepruar ylemaja e parë dhe çështë dashur të 
veprojë edhe e mëparshmja.
    Sa i përket gjendjes së sotme në këtë fushë, ajo është shumë e rëndë. Nuk 
di nëse mundet përgjithsisht të flitet për ulemanë. Më duket se më drejtë do 
të ishte të flitet për nënpunësit fetarë.
    Duhet pranuar se kuadri i sotëm fetarë, në të gjitha vendet dhe 
bashkësitë fetare nuk është në nivel të duhur. Entet fetare të cilat i kan 
dhënë këto kuadro nuk kan qenë në hap me kohën as që në kohen e duhur iu janë 
përshtatur nevojave të jetës. Në vend që ta çelin hapin dhe ti tregojnë 
rrugët e reja, kan hecur troq pas kohës së kthyer kah e kaluara. Kan dhënë 
kuadër me dituri mjaft të kufizuar dhe të njëanshëm. Kan kërkuar respektimin 
rigoroz dhe ngulitjen në qëndrimet dhe mendimet e hershme. Eshtë asfiksuar 
çdo mendim për krijim. Univerzitetet ekzistuese Islamike, ende gjenden në 
fazen e përgaditjes. Iu mungon kuadri bashkëkohorë i mësimdhënësve. Forcat 
konservative po e ngadalsojnë dhe e pengojnë procesin e përshtatjes. Përveç 
kësaj te vetë përshtatja mungojnë konceptet e qarta dhe të caktuara. Ende nuk 
është përkufizuar qartë nocioni i përshtatjes dhe modernizimit. Shumë këtë po 
e identifikojnë me nocionin e evropeizmit në kuptimin vullgarë të kësaj 
fjale. Për këtë arsye disa rrethe po i frikësohen përshtatjes së atillë.
    Megjithate duhet pranuar se problemi është mjaft i ndërlikuar. Bota 
islamike në këtë çast gjendet në rrugëkryqin mjaft delikat. Nga një anë po e 
shtrëngon trashigimija e një prapambeturije të përgjithshme vërtetë të rëndë, 
si edhe pasojë e kësaj prapambeturije problemet mjaft të ndërlikuara 
shoqërore, ekonomike, dhe politike të cilat kërkojnë zgjdhje të shpejta, e 
nga ana tjetër është gjetë në vatren e konflikteve të interesave të huaja.
     Vendet muslimane janë të vetëdijshme që duhet të jetojnë në botën e 
këtillë çfarë është ajo, duhet të inkuadrohen në të dhe ta gjejnë vendin e 
vet. Por si?
    Duket se udhëheqësit politik në vendet islamike ende nuk kan gjetur 
përgjigje të drejtë për këtë pytje, ende nuk kan zbuluar bazën solide për 
inkuadrim në zhvillimin bashkëkohorë dhe marrjen e vendit të vet përkatës. Në 
këtë fushë ende po ndihet jostabiliteti, e madje edhe luhatjet. Këto 
udhheqësi po qëndrojnë tash të gozhduara ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes, 
reaksionit dhe progresit, prendimit dhe lindjes, mendimit islamik dhe 
prendimor. Po bëhen kombinime të ndryshme, por suksese të veçanta. Më 
kryesore në mbarë këtë është që nuk është gjetur një platformë politike ecila 
do të ishte shprehje e synimeve, traditave, vlerave shpirtërore, besimit dhe 
disponimit të shtresave të gjëra muslimane dhe të cilin këto masa do ti 
pranonin si të veten. Po vërehet mosekzistimi i kohezionit të duhur ndërmjet 
masave dhe udhheqësive politike si dhe ndërmjet programeve dhe synimeve të 
masave, po i shkakton vështërsitë më të mëdha dhe po krijon pengesa në 
zgjimin më të ri të popujve islamik...
   ...Duket se këtë zbraztirë, njeriu i ri më së fuqishmi e ndien dhe e 
përjeton. Përveç të gjitha eksceseve sa për sy e faqe, lajthimeve dhe 
sjelljeve të çuditshme, posaçërisht në veshje dhe jeten seksuale, njerëzit e 
rinj po tregojnë gadishmëri të duhur që tu kthehen vlerave shpirtërore dhe që 
të angazhohen në përtrirjen shpirtërore. 
Ky angazhim dhe inkuadrim i njeriut të ri bashkëkohorë në jeten fetare 
imperativisht imponohet si nevojë e domosdoshme, por edhe si detyrë mjaft e 
rëndë dhe e ndërlikuar. Anëtarët e ri të bashkësisë fetare Islamike, po 
tregojnë afinitet të veçantë, kundruall Islamizmit dhe hulumtimeve kah ai. 
Por ku ta gjejnë edhe si t'i mësojnë parimet e tija?
    Duhet pranuar, se gjenerata e re, në raport me këtë pytje, gjendet para 
dilemës mjaft të madhe: dëshiron ta mësojë fenë e vet, po si? Atë që po e 
sheh te prindërit e vet, aspak nuk e entuziazmon. Po sheh vetëm formalitete, 
të cilat nuk po lënë kurrfar gjurmash në kurtoazinë e përditshme. Islamizmi i 
hoxhës sërish është shpënë në dispozitat e fikhut të cilat në një pjesë të 
madhe, kaherë nuk praktikohen.
Përpjekjet e interpretimit dhe përpunimit më bashkëkohorë të mendimit Islamik 
dhe koncepteve të tija po hasin në rezistencën mjaft të fuqishme të forcave 
konservative të cilat ende zotrojnë. Vërtetë duhet kuptuar vështërsitë e 
njeriut të ri bashkëkohorë. Nuk mund të themi se ai nuk ndien nevojën e fesë 
si burim të vlerave shpirtërore, të cilat i mungojnë, por kush t'i ndihmojë 
në këtë?
    Ka shumë sosh të cilët dinë çka vlenë, por ka shumë pak asosh që dinë çka 
vlenë dhe çka duhet punuar. Konsideroj se në këtë çast do të ishte më me 
rëndësi, në një mënyrë bashkëkohore, me gjuhën e kohës në të cilin jetojmë, 
të jepet shenj në mësimet Islame dhe të përpunohen konceptet e tija në frymën 
e nevojave të jetës bashkëkohore. Menjëherë duhet theksuar se ky është proces 
mjaft i ndërlikuar dhe i gjatë icili tashmë është hapur dhe në të cilin 
medeomos duhen të inkuadrohen të gjitha forcat e shëndosha dhe progresive 
Islamike. Ne nga ana jonë po bëjmë sa po mundemi dhe dimë, thellë dhe 
vetëdijshëm se Islamizmi, i kuptuar në mënyrë korrekte, do t'ua ofrojë 
ndihmën më të madhe muslimanëve në vendin tonë, që sa më mirë të inkuadrohen 
në jetën bashkëkohore dhe që ta rrisin kontributin e tyre në zhvillimin e 
përgjithshëm.
     E si na duket ai problem? Po përpiqem që këtu para varrit tand më së 
thelli ta përjetoj, kuptoj dhe vështroj. Po orvatem që në boten e sotme të 
gjejë një çikëz dritë e cila do të tregonte në ardhmëri më të mirë. C'po 
shoh? Po shoh ndarjen e botës në blloqe antagoniste, ushtarake dhe politike, 
konfliktin Perëndim - Lindje, të rinjt - të vjetrit, armatimi rrënqethës, 
kontrastet e mëdha ndërmjet të vegjëlve të pazhvilluar dhe të mëdhenjëve të 
zhvilluar, kriza e vlerave klasike, keqpërdorimi i shkencës dhe teknikës, të 
hedhurit e njeriut si vlerë më të mdhe etjera.
     Edhe pse kjo botë sipas manifestimeve të veta të jashtme po natregohet 
si botë në të cilën zotërojnë forcat e të keqes, nuk duhet të frikësohemi 
shumë dhe në mënyrë pesimiste ta shikojmë në gjërat. Eshtë e dukshme se diç e 
re po punohet. Krizat të cilat po i përjeton njerzija janë pasoja vetëm të 
dhëmbjeve të lindjes, të cilat do të duhej të konsideroheshin normale në 
procesin e këtillë. Njerzija, megjithatë do ta gjejë rrugën e vet, do të 
ngadhnjen njeriu. Do të ngadhnjen ajo njerëzore, humane. Shpirti, megjithkëtë 
do ta qeverisë makinën dhe do ta vendosë në shërbimin e vlarave njerzore.  
Mendimi yt, o i dërguari i Zotit, do të mund të shpejtojë këtë fitore, dhe në 
këtë proces ta jap kontributin e vet të çmueshëm.



More information about the Alb-Islam mailing list