Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Vizita e varreve

Olsi olsi at rocketmail.com
Sat Jan 22 23:59:36 EST 2000


Bismil-lahir-rahmanir-rahim

     Ne emer te Allahut Bemiresit te Pergjithshem Meshiruesit te Posaçem

        Falënderimi i takon All-llahut Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe 
ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqiave të vetvetes 
dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e 
largon nga rruga e vërtetë Ai, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot 
tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është 
rob dhe i dërguar i Tij.Paqa dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi llamben 
ndricuese, meshiren e dhuruar, imamin e pejgmaberve dhe komandantin e 
muxhahideve, mbi Muhammedin, familjen dhe shoket e tij.
        I faleminderohem Allahut qe na udhezoi ne rruge te drejte dhe na beri prej 
atyre qe e kerkojme te verteten dhe na beri prej Ehlus Sunnetit.
        Pata deshire qe me ane te kesaj letreje te e prezentoj shkrimin e Shejhul 
Islamit Ibën Tejmijjes (All-llahu e mëshiroftë) me titull: "VIZITA E VARREVE 
DHE TE KERKUARIT NDIHMEPREJ TE VDEKURVE".

Titulli në origjinal:”ZIJARETUL KUBUR VEL ISTINXHAD BIL MEKBUR”
Perktheu: Muhamed Hebibi
Recenzent: Bashkim Aliu
Lektor: Sevgani Hasani
Pergaditja kompjuterike: Gazmend Hoxha
Botues: "Urtësia"

Fjala e përkthyesit
Falënderimi dhe lavdia i qoftë Allahut xh.sh. e mëshira dhe bekimi i Tij mbi 
të dërguarin e Tij (Muhammedin a.s.) dhe mbarë muslimanëve që pasuan hapat e 
të dërguarit të Tij dhe shokëve të tij (Zoti qoftë i kënaqur me to).
Meritat dhe lavdata i takon familjes e cila është shkaktare për lindjen 
time, dhe që më bëri të mundur për vazhdimin e diturive fetare, e të njihem 
pak a shumë me jetën dhe veprimtarin e alimit të famshëm "SHEJHUL ISLAM IBNI 
TEJMIJE".
        Koha në të cilën jetojmë është dinamike, çdo ditë gjinia njerëzore është në 
përparim e sipër në të gjitha sferat jetësore, prandaj prej besimtarit i 
cili është i denjë në besimin e Allahut kërkohet që të jetë sa më aktiv në 
jetën e tij.
        Siç shohim sot se muslimanët janë duke ngecur mbrapa në krahasim me të 
tjerët, për shkak të braktisjes së fjalëve të Allahut dhe të Dërguarit të 
Tij dhe të anuarit pas iluzioneve të kota të cilat e qojnë besimtarin në 
humnerë.
        Një prej këtyre dukurive të cilat janë përhapur në mesin e muslimanëve 
është edhe të kërkuarit ndihmë prej të vdekurve të cilët nuk shohin, nuk 
dëgjojnë dhe as që u sjellin dobi njerëzve.
        M'u për këtë shkak vendosa ta përkthej këtë broshur, me shpresë se do të 
ndikojë pozitivisht në mesin e muslimanëve dhe do t'i largohen kësaj vepre 
të shëmtuar.
Gabimet janë nga unë kurse e vërteta nga Allahu fuqiplotë, prandaj i lutem 
Allahut fuqiplotë që të mi falë gabimet.
Vall-llahu Ealem
MEDINE MUNEVERE 1415-1995
MUHAMED HEBIB
Teksti i pyetjes
        Eshtë pyetur Ahmed Bin Tejmije: Për atë i cili i viziton varrezat dhe 
kërkon ndihmë nga të vdekurit për sëmundjet, kërkon shërimin e sëmundjes e 
cila e ka goditur ate, kalin e tij apo deven, kërkon largimin e sëmundjes e 
cila e ka goditur dhe thotë: O Zotriu im, unë jam pran teje dhe gjendem nën 
mbrojtjen tënde filani më ka bërë padrejtësi; duke menduar me bindje të 
fortë se varrezat janë ndërmjetësues mes tij dhe Allahut të madhëruar.
Poashtu është pyetur: Për atë i cili kërkon ndihmë nga shejhu për qetësimin 
e shpirtit prej ndonjë ndodhie.
Poashtu është pyetur: Për atë i cili vjen te shejhu i tij e puth varrin dhe 
e fërkon fytyrën e tij për te (varri) dhe me to u bie fytyrës, dhe të 
ngjashme me këto.
Poashtu është pyetur: Për ate i cili i lutet shejhut për plotësimin e 
nevojave duke thënë: O ti filan me mirësin tënde ose thot: Mu plotësua 
(dëshira) nevoja me mirësin e zotit dhe mirësinë e shejhut.
Poashtu është pyetur: Për atë i cili thot: Vërtetë atje ka një person me 
famë ndihmëtare dhe univerzalene egzistence!
Na përgjigjuni në këtë do të jeni të shpërblyer dhe sqaroni më gjërë reth 
kësaj.
Fillimi i përgjigjes
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Feja me të cilën Allahu i 
dërgoi profetët dhe i shpalli librat e tij është adhurimi i Allahut te vetëm 
të pashoq ndihma e tij, mbështetja në të, dhe duaja për arritjen e mirësive 
dhe largimin e të këqijave sikur se thot i Madhëruari: "Shpallja e librit 
është prej Allahut, të gjithfuqishmit të urtit. Ne të shpallëm ty librin për 
hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në 
adhurimin e Tij! (Ez-Zumer, 1-3). "Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat 
(zota) pos Atij, e ata nuk mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të 
mënjanojnë. Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e 
tyre) kërkojnë afrimin në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. 
Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur. (El-Israë, 56-57).
Poashtu thotë: "Ska dyshim se xhamitë janë të Allahut dhe mos lutni tjetër 
pos Allahut" (El-Xhinn, 16). Poashtu thotë: "Thuaj: Allahu më urdhëroi mua 
drejtësinë dhe në tërësi kthejuni atij në çdo namaz (lutje) dhe adhuronie 
Ate duke qenë të sinqert në lutje vetëm për Te. Ashtu sikur u filloi së pari 
do të ktheheni te Ai" (A`rafë, 29).
Disa prej të parëve (selefit) thonë: Ka popuj që i luten (kërkojnë ndihmë) 
Isait, Uzejrit dhe Melekëve, Allahu i madhëruar thotë: ata të cilët ju i 
lutni janë rrobër të mi sikur ju që jeni rrobër të Mi, shpresojnë në 
mëshirën time sikur se po shpresoni në mëshirën time i frigohen denimit Tim, 
sikur ju që i frigoheni denimit Tim, afrohen afër meje sikur ju që afroheni 
afër kur është kështu me ata që u luten profetëve dhe melekëve e atëherë 
çfar mbetet për ata që janë ndër Te.
Poashtu thot i Madhëruari: "A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër 
meje mund të marrin zota (mbrojtës) rrobët e Mi? Ne kemi përgaditur për 
jobesimtarët xhehenemin vend pritje". (Kehf, 102).
Po ashtu thotë i Madhëruari: "Thuaj: Ftoni ata të cilët i menduat (për zota) 
pos Allahut, ata nuk posedojnë sa një grimcë as ne qiej as në tokë, as që 
kanë ata në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje, 
ndërmjetsimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit Ai i jep leje" 
(Sebe`e, 22-23). Sqaroi Allahu i Madhëruar se kush i lutet (dhe mendon për 
zota) pos Allahut prej gjith krijesave qofshin ata prej melekëve, njerëzve 
dhe krijesave tjera se vërtetë ata nuk posedojnë as një grimcë në sundimin e 
Tij, asqë ka shok në sundimin e Tij, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm, as 
që ka ndihmës për të ndihmuar sikur që ndihmohen mbretërit (sunduesit) nga 
përkrahës dhe ndihmëtar të ndryshëm, dhe ndërmjetsuesit tek Ai nuk përpiqen 
të ndihmojnë pos me atë me të cilin është i kënaqur Ai, për këtë na preferon 
largimin nga llojet e shirqeve (politeizmave).
Ate të cilin e menduan (për zot) pos Allahut ose është sundues ose nuk është 
sundues, e kur nuk është sundues atëherë do të jetë ortak, ose nuk do të 
jetë ortak, e kur nuk është ortak atëherë ose do të jetë ndihmues ose 
nevojtar kërkues, ndarjet e para janë tre lloje: sundimi, shoqërimi dhe 
bashkupunimi janë të anuluara apo të demantuara, e sa i përket llojit të 
katërt nuk do të jetë përveç se me lejen e Tij, sikur thot i Madhëruari: 
"Kush mund të ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejen e Tij" (Bekare, 255). 
Poashtu thot: "E sa engjëj ka që janë në qiej, e ndërmjetësimi nuk bënë dobi 
asgjë, vetëm pasi që Allahu të jap leje për atë që dëshiron dhe që është i 
kënaqur për te" (Nexhm, 26). Poashtu thotë: "A mos kanë zgjedhur 
ndërmjetësues përveç Allahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë 
e as nuk kuptojnë, Thuaj i tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm 
Allahut, i Tij është sundimi (pushteti) i qiejve dhe i tokës" (Zumer, 
43-44). Poashtu thotë i Madhëruari: "Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe 
tokën dhe ç'ka ndermjet tyre, brenda gjasht dite, pastaj u vendos mbi Arsh. 
Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk 
jeni kah mendoni" (Sexhde, 4).
Poashtu thotë: "Ti tërhiqu vërejtjen me këtë (Kur'anin) atyre të cilët i 
frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij 
nuk do të kenë as mbrojtës as ndërmjetësues". (En`amë, 51). Poashtu thotë: 
"Nuk i takon asnjë njeriu që t'i ketë dhënë Allahu librin, urtësinë, dhe 
pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni rob të mij 
(adhuromëni mua) e jo të Allahut!": por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të 
mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar 
atë. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) të i merrni melekët, as 
pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasiqë ju jeni 
musliman?". (Ali-Imran, 79-80). Pra pasi konsiderohet ai i cili mer melekët 
dhe pejgamberët për zota, e vall çfarë ju mbetet për ate i cili mer 
(konsideron) shejhat pos Allahut për zota?!
SQARIMI I HOLLESISHEM: Nëse dëshirat e rrobit janë prej gjërave (punëve) që 
nuk i ngërthen kush pos Allahut të madhëruar, si p.sh. kërkimi për tu 
shëruar nga ndonjë sëmundje prej njerëzve, kafshëve apo plotësimi i ndonjë 
borxhi nga ndonjë anë e papritur, apo falja e familjes së tij dhe çka ka 
prej të këqijave të kësaj bote dhe botës tjetër, ndihma kundër armikut, 
qetësimi shpirtërorë, falje e mëkateve, apo hyrja në xhenet, shpëtimi prej 
zjarrit të xhehenemit, arritja në mësimin e Kur'anit apo ndonjë arritje 
tjetër shkencore, zbutja e zemrës, përmirësimi i moralit, pastrimi i 
shpirtit dhe të ngjashme me këto, poashtu nuk lejohet t'i thuhet 
pejgamberit, sunduesit shejhit (qofshin ata të gjallë apo të vdekur) mi fal 
mëkatet e mia, më ndihmo kundër armikut largoma sëmundjen më fal (më jep 
ndjesë) mua, familjen apo kafshën time, dhe kështu çka u përngjanë këtyre. 
Ai i cili kërkon ndihmë prej këtyre krijesave ai përshkruan ortak Zotit të 
vet, prej llojit të atyre të cilët i adhuronin melekët, pejgamberët, dhe 
putat të cilët i gdhendnin (i vizatonin) në formën e tyre, dhe prej llojit 
të krishterëve të cilët e lusin Isain dhe nënën e tij ku thot Allahu xh.sh. 
në Kur'anin famëlartë: "Dhe kur Allahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti 
njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos Allahut!?." 
(Maide, 166).
Poashtu thotë: "Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, 
"ruhbanet" (murgjit krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, 
për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga 
pejgamberët) pos për adhurim ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar 
tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë." (Tevbe, 3).
Ndërsa çka ngërthen robi në mundësit e tij lejohet të kërkon ndihmë prej tij 
në disa gjendje (raste) pos disa tjerave; lutja e krijesës mund të jetë e 
lejuar dhe e ndaluar Allahu i Madhëruar thotë: "E kur ta kryesh (obligimin) 
atë botë mundohu me adhurim Allahut, dhe vetëm te Zoti yt përqëndro 
synimin!" (Inshirah, 7-8). Dhe porosia e Muhammedit a.s. ibn Abasit: kur do 
të lusish (për diçka) lute Allahun, e kur të kërkosh ndihmë kërko prej 
Allahut.
Poashtu porosia e Muhammedit a.s. grupit të sahabeve (shokëve të tij): Mos 
lypni prej njerëzve asgjë (edhe sendin më të vogël) ishte fatkeqsi kur 
dikujt i binte diçka nga duart (krahët) e tij dhe nuk thonte që t'ia ngre 
(jap) atij. Eshtë e vërtetuar sahihejn (sahihul Buhari dhe Muslim) që 
pejgamberi ka thënë: Do të hynë në xhennet prej ummetit tim shtatëdhjet mij 
persona pa llogari ata janë ata të cilët nuk kërkojnë që të fryhen (për tu 
shëruar), nuk janë kauteruar (instrument metalik i cili skuqet dhe shërben 
për djegijen e plagëve) dhe as që kanë qenë pesimist prej shtazëve (traditë 
te arabët të cilët e kanë lidhur fatin e tyre me fluturimin e shpezëve) dhe 
te Zoti i tyre mbështeten, pra të kërkuarit e personit që të fryhet është 
prej llojit të lutjeve ku dhe vërtetohet nga pejgamberi a.s. ku thot: Cdo 
njeri i cili lutet për vëllaun e tij jo prezent Allahu i autorizon një melek 
sa do herë që lutet për vëllaun e vet i thot meleku edhe ty të takon e 
njejta. Prej sendeve (punëve) legjitime me dua është edhe lutja e personit 
për mos prezentin, dhe për këtë ka urdhëruar pejgamberi a.s. për madhërinë 
ndaj tij (duke rënë salavat) dhe të kërkojmë për pejgamberin vesilen (vend 
më i lart në xhennet) dhe na ka treguar për shpërblimin tonë nëse lutemi, 
për këtë thotë në hadithe: Kur e dëgjoni Muezinin (duke thirur ezanin) 
thuani siç thotë ai, pastaj më çoni salavat për mua, kush çon salavat për 
mua një herë Allahu e madhëron ate për dhjetë herë pastaj kërkoni (lutuni) 
për mua-vesilen-ajo është grada e lartë në xhennet dhe nuk do të meriton të 
jetë (të i takojë) përveç një robi prej rrobërve të Allahut, shpresoj që ai 
rob të jem unë, dhe kush kërkon (lut Allahun) për mua-vesilen-atij i lejohet 
shefaati im (ndërmjetësimi) ditën e kijametit.
Lejohet për muslimanin që të kërkojë ndihmë (lutje) prej atij i cili është 
më lartë dhe prej atij i cili është ndër te, është transmetuar kërkimi i 
lutjes prej lart dhe poshte, kur Muhammedi .a.s Omerit i dëshirojë rrugë të 
mbarë për në umre dhe i thotë: Mos na haro neve o vëllau im në duan tënde.
Përmendet në sahihajne se njerëzit i kishte goditur thatësia dhe kërkuan 
prej pejgamberit që të lus Allahun për atë që të lëshojë shi. Ai e luti 
Allahun (për ata dhe ju lëshua shiu. Në sahihejnë përsëri transmetohet se 
Omer bin Hatabi ka kërkuar nga Abasi që të lusë Allahun për me lëshu shi dhe 
i lutet Atij, dhe Omeri thotë: O Zot kur na goditte thtësia drejtoheshim te 
Ti përmes pejgamberit tonë dhe na lëshojshe shi, për këtë dotë drejtohna te 
Ti përmes xhaxhait të pejgamberit që të na lëshojsh shi dhe i drejtojshin 
atij (xhaxhait të pejgamberit), poashtu në koleksionin e haditheve përmendet 
se një fshatarë i thotë pejgamberit a.s.: "U shkatëruan njerëzit, vuajn 
kafshët, dhe na humbi pasuria. Lutju Allahut për ne, ne e marrim Allahun 
ndërmetësues për te ti dhe të marrim ty ndërmetësues për te Allahu, 
Idërguari a.s. e falederoi Allahun derisa e hetoi këtë në fytyrat e sahabëve 
dhe tha vaj medet për ju? Me Allahun nuk ndërmjetësohet te ndonjë prej 
krijesave të tij prestigji i Allahut është më i madh se kjo dhe ja pranoi 
faljen e tij (ne ndërmjetsojmë me ty te Allahu ndërsa refuzoi fjalën ne 
ndërmjetësojmë Allahun te ti) përshkak se ndërmjetësuesi e lut të 
ndërmejtësuarin për ate, rrobi e lutë Zotin dhe kërkon ndërmjetësim për te 
te Ai, kurse Zoti i Madhëruar nuk e lutë rrobin dhe nuk kërkon ndërmjetësim 
për ate.
Mënyra e lejuar e vizitës së varreve
Përsa i përket vizitës legjitime të varreve është përsëndetja (selam) e të 
vdekurit dhe duaja (për te) të jetë njëlloj si namazi i xhenazes, ashut siç 
Muhammedi a.s. i mësonte shokët e tij  kur të vizitojnë varrezat të thuani: 
Paqa qoftë mbi ju o banorë varrezash besimtare edhe e inshalla jemi 
pasardhësit tuaj (pas gjurmëve tuaja) Allahu i bekoft të parët tonë (prej 
nesh) dhe pasardhësit tuaj (prej jush) i lutna Allahut falje për ne dhe ju, 
O Zot mos na ndalo neve shpërblimet e tyre dhe mos na sprovo pas tyre.
Transmetohet nga i dërguari a.s. ku thotë: Cdo njeri i cili kalon pran 
varrit të dikujt (njeriut) e ka njohur në dunja dhe e përshëndet me selam 
Allahu ja kthen shpirtin (e tij) te ai që t'ia kthen selamin atij. Allahu i 
Madhëruar e shpërblen të gjallin kur ai lutet për mu'minin e vdekur ashtu 
sikur e shpërblen ate i cili falë xhenazen e tij, kurse Muhammedi a.s. ka 
ndaluar veprimin e tillë për munafikun (hipokritin dyftyrëshin) ku thotë i 
Plotëfuqishmi: "Dhe asnjërit prej tyre (munafikëve) kur të vdesin, mos ia 
fal namazin (e xhenezes) kurrë, e as mos qëndro pran varrit të tij (për 
lutje e vizit)" (Tevbe, 84). Nuk është prej vizitave legjitime drejtimi i të 
vdekurit për plotësimin e nevojave, dhe as ndërmejtësimi i tij (vdekurit) te 
Ai (Allahu) por i vdekuri ka nevojë prej të gjallit si p.sh. falja e namzit 
(të xhenaz) Allahu i madhëruar e mishëron ate (të vdekurin) për punën e tij 
(të gjallit) është e vërtetuar në sahih nga i dërguari a.s. ku thotë: Kur 
vdes biri i Ademit i ndërpriten punët (shpërblimet) e tij përveç në tri 
raste: Lëmosha e përhershme (sadakatul xharije lëmoshë e cila çdo herë është 
e nevojshme për popullin), dituria me të cilën kanë dobi njerëzit (pas 
vdekjes së tij) dhe fëmiu i mirë i cili lutet për te.

Qëndrimi i sheriatit për ate i cili shkon te varri i pejgamberit apo të 
devotshmit i lutet dhe kërkon ndihmë prej tij
Kush shkon te varri i pejgamberit a.s.  apo i devotshmi ose mendon gabim se 
në te është varrosur i devotshmi apo pejgamberi a.s. dhe i lutet atij duke 
kërkuar ndihmën e tij, kjo është tre llojesh: E para: Kërkimi (lutja) për 
plotësimin e ndonjë nevoje p.sh. ta lus për largimin e sëmundjes së tij, 
sëmundjes së kafshëve të tij, plotësimin e ndonjë borxhi të tij,largimin e 
armikut (hakmarrësit) nga ai dhe shembuj të ngjashëm që nuk ka mundësi për 
ndihmë tjetër kush pos Allahut Fuqiplotit. Kjo vepër është shirk i qartë, 
prej tij duhet të kërkohet që të pendohet apo të vritet, nëse thotë: Unë e 
lus ate ngase është më afër te Allahu prej meje dhe që t'më ndërmejtësoj mua 
në këto punë, dhe do të mundohem që t'i afrohem Allahut nëpër mes tij sikur 
afrimi i njeriut te sunduesi përmes personaliteteve të dallaura dhe 
ndihmëtarëve të tij, pta këto vepra konsiderohen prej veprave politeiste dhe 
krishtere ata mendojnë se me ndërmjetësimin e ahbareve (priftër jehudi) të 
tyre ruhbaneve (murgjit krishter) të tyre do të ndërmjetësojnë te Zoti për 
nevojat e tyre poashtu na tregon për çshtjen (mendimin) e politeistëve të 
cilët të cilët than: "Ne nuk i adhurojmë ata për tjetërvetëmse të na afrojnë 
sa më afër Allahut" (Zumer, 3). Poashtu thotë: "A mos kanë zgjedhur 
ndërmjetsues përveç Allahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë 
e as nuk kuptojnë. Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm 
Allahut, i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai 
ktheheni" (Zumer, 43-44).
Poashtu thotë: Përveç Tij nuk keni ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra 
a nuk jeni kah mendoni! (Sexhde, 4). Poashtu thotë: "Kush mund të 
ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejen e Tij" (Bekare, 255).
Kështu pra na tregon (qartëson) dallimin mes Tij dhe krijesave të Tij, prej 
traditave të njerëzve është që të kërkojnë ndërmjetësim te i madhi i të 
mëdhenjëve te i cili tregohet nderimi i madh, e lute ndërmetësuesin për 
plotësimin e nevojës së tij qoft ajo dëshirë, frigë, mbare, dashuri apo 
gjëra tjera, Allahut nuk mund të i ndërmjetësohet asnjë pos me lejen e Tij 
si ndërmjetësues dhe nuk vepron diçka përveç çka don Ai. Ndërmjetësimi i 
ndërmjetësuesit është me lejen e Tij, pra çdo gjë është në duart e Tij, për 
këtë thotë i dërguari a.s. në hadith muttefekun alejhi të cilin transmeton 
Ebu Hrejre: "(Mos thuani asnjëri prej jush O Zot më fal mua nëse dëshiron, O 
Zit mëshirom mua nëse dëshiron, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij se 
vërtetë Allahut nuk i takon (mërzia) për rrobin e Tij". Na tregon Allahu i 
lartësuar e Ai vepron ashtu si don, Ate nuk e mërzit asnjë nga ajo çka 
kërkon rrobi, sikur ndërmjetësuesi ndonjëherë mërzitet nga ai i cili 
ndërmjetësohet te ai, apo si e lut nga lutësi kur e shqetëson apo e mundon 
duke iu lutur, pra dëshira duhet t'i drejtohet Allahut xh.sh.. Allahu i 
Madhëruar thotë: "E kur ta kryejsh (obligimin) atëbotë mundohu me adhurime 
(Allahut) dhe vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!" (Inshirah, 7-8), kurse 
friga duhet të jetë nga Allahu xh.sh. Ai thotë: "Dhe më keni frigë vetëm 
Mua." (Bekare, 40). Poashtu Ai thotë: "Mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm 
Mua të më frikësoheni: (Maide, 44). Allahu i Madhëruar na urdhëron që të 
dërgojmë salavate për pejgamberin a.s. në lutje dhe e bëri (salavatin) prej 
shkaqeve për pranimin e duas tonë, shumë njerëz të cilët kanë anuar nga 
rruga e drejt thuan: "Ky person është me afër se unë te Allahu, kurse unë 
jamë më largë Allahut dhe mua nuk më mundësohet pranimi i duas pos me 
ndërmjetësues dhe të ngjashme me këto prej thënieve të politeistëve. Allahu 
i madhëruar thotë: "(E kur rrobët e Mi të pyesin për Mua, Unë jamë afër, i 
përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet) Bekare 186. Transmetohet se: Sahabet 
i drejtohen pejgamberit duke i thënë: A është afër Zoti (ynë) që ti lutemi 
me zë të ulët apo është larg e ti lutem me zë të lartë? Dhe zbriti Allahu 
këtë ajet.
Në sahih shenohet se sahabet ishin në udhëtim dhe e madhëronin Allahun me zë 
të lartë, Muhammedi a.s. u drejtohet me fjalë: O ju njerëz bëhuni të matur 
(ulni zërat) se nuk jeni duke lutur të shurdhëtin dhe as mosprezentin por 
jeni duke lutur dëgjuesin dhe të afërmin vërtet ate të cilin e lutni është 
më afër jush se sa qafat e kafshëve që i shaloni. Allahu xh.sh. i ka 
urdhëruar gjith rrobërit e vet me namaz dhe lutje, obligon çdo njërin prej 
tyre të thuan: (Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë) 
Fatiha 4. Dhe na tregon (informon) se q'thonin politeistët: Nuk lusim ata 
për asgjë pos që të na afrojnë sa më afër Zotit) Zumer, 3. Pliteistit i 
thuhet ti kur thire ate dhe e mendon se ai (ivdekuri) është më i ditur se 
Allahu përgjendjen tëhde dhe më i fuqishëm për plotësimin e dëshirës tënde 
apo më i mëshirshëm që Ai (Allahu) atëherë dije se kjo është injorancë, 
shkatërrim dhe mosbesim, por nëse ë dinë se Allahu xh.sh. është më i ditur, 
më i fuqishëm dhe më i mëshirshëm atëherë përse i drejton synimet (lutjet) 
tuaja te ndonjë person përveç Allahut, vallë? a ske dëghuar transmetimin e 
Buhariut dhe të tjerëve prej Xhabirit Zoti qoftë i kënaqur me te ku thotë: 
Pejgamberi a.s. na mësonte si të veprojmë kur binim në dyshim sikur na mëson 
kaptina prej Kur'anit, thotë: "Kur ndonjërin prej jush e kaplojnë mendime të 
shumta për një punë le të falë dy reqate nafile namaz dhe le të thotë: O 
Zoti ynë kërkojë zgjidhje (në vepra) me diturin Tënde, gjykim për këtë me 
fuqinë Tënde, dhe të lutem me gjithë madhërin tëndesepse Ti gjykon e jo unë, 
Ti di e jo unë dhe Ti i di të fshehtat. O Zot poqese sheh se kjo punë është 
e mirë për mua në jetën time dhe për ardhmërin time at'herë mundësoma dhe 
lehtësoma mua (ate) dhe më beko mua në (te), e nëse e sheh se ajo punë është 
e keqe për mua në fe dhe jetesë, dhe për ardhmërinë time at'herë largo ate 
nga unë, dhe largomë mua nga ajo punë, dhe mundësoma mua të mirën kudo qoft, 
dhe më bënë të kënaqur mua me ate - tha - dhe e emëron nevojën e tij.
Për robin që të thotë: unë i kërkoj zgjidhje (në vepra) me diturinë tënde, 
gjykim për këtë me fuqin tënde dhe të lutem për hirë të madhërisë së Sate, 
po qe se e sheh se ai (personi) është më afër Allahut se ti dhe me një gradë 
më të lartë se ti te Allahu kjo është e vërtetë por me fjalën e vërtetë dua 
të tregojë të pa vërtetën nëse ai është më afër dhe me një gradë më të lartë 
se ti te Allahu d.m.th. se e shpërblen dhe i dhuron atij më tepër prej asaj 
që të dhuron edhe tij, por asesi nuk do ta thotë se nëse ti e lutë ate 
(njeriun) Allahu do ti plotësojë dëshirat tuaja më shumë se sa ti kur do ti 
lutesh Allahut nëse e meriton denimin dhe meriton që mos të pranohet lutja - 
si p.sh. për shkak armiqësis që ka në te as pejgamberi dhe i devotshmi nuk 
mund të të ndihmojnë në ate çka Allahu e uren (refuzon) dhe as që të afrojnë 
atë kur Allahu është i hidhëruar por nëse ai nuk është kështu atëherë Allahu 
është më i pari për të mëshiruar dhe pranuar lutjen.
Të kërkuarit e duas
prej të gjallit apo të vdekurit
Nëse thua: Nëse ai e lut Allahun, Allahu i përgjigjet lutjes së tij me shum 
se lutja yte kur ti e lut.
Pjesa e dytë
Eshtë që mos të kërkojsh prej tij punën dhe as ta lusish ate por të kërkojsh 
prej tij që të lutet për ty, kur i thua të gjallit: Lutu për mua sikur 
ashabet kërkojshin prej pejgamberit a.s. që të lus Allahun për ta, kjo është 
e lejuar vetëm prej të gjallit siç e shpjeguam më parë por nuk lejohet prej 
të vdekurit nga pejgamberët, të devotshimit, dhe të tjerët që të themi: Lute 
Zotin tënd për mua dhe nuk transmetohet prej ashabëve dhe tabiinëve kjo 
vepër dhe as që ka urdhëruar ndonjëri prej imamëve dhe as që ka ardhë diçka 
në hadith, por është e vërtetuar në hadith (në sahih) kur ata (ashabet) i 
goditi moti i thatë në kohën e Omerit si iu drejtua Abasit që ta lus Allahun 
për shi, Omeri tha: O Zot kur na goditte moti i thatë ndërmjetsonim 
pejgamberin te Ty për të lëshuar shi dhe ju dhe ju lëshoet shiu, pra nuk 
shkonin te varri i pejgamberit a.s. të thuan O dërguari i Allahut lute Zotin 
për ne që të na lëshojë shi, apo ne shkonim te ty për ata çka na ka goditur 
si dhe shembuj të ngjashëm, asnjëherë nuk kan vepruar kështu ashabët por ajo 
është risi (bidat) dhe as që Allahu na urdhëron ashtu, e kur shkojshin te 
varri i pejgamberit a.s. i jepshin selam, e nëse dëshirojshin dua nuk e 
lusnin Allahun të drejtuar kah varri i pejgamberit a.s. por ktheheshin të 
derjtuar kah kibla dhe e lutnin Allahun e vetëm të pa shoq ashtu sikur 
lutjet e tyre nëpër vendet tjera në (muvetaa) dhe në koleksione tjera i 
dërguari a.s. thotë: O Zot mos e bënë varin tim idhull që të luten në te. 
Allahu hidhërohet e një popull që i konsideron varet e pejgamberëve si 
xhamia, në sunen nga pejgamberi a.s. ku thotë: Mos merrni varin tim vend 
vizite dhe më thuani salavat për mua kudo që jeni se salavati, juaj më arrin 
mua), në sahih nga ai ku thotë (në kohën kur e goditi sëmundja dhe vdiq prej 
asaj): I mallkoi Allahu hebrejt dhe krishterët se ata i muarën varet e 
pejgamberëve si xhamia, d.m.th. ai ua tërhiqte vërejtjen nga veprat e tyre, 
Aishja thotë sikur mos ishte ashtu (njerëzit do ta shëndronin varrin e tij 
në kult por urrente të merrej (varri i tij) si xhami (vend për lutje) në 
sahihu muslim është shënuar se ai pes ditë para vdekjes së tij ka thënë: Ata 
të cilët ishin para jush i merrnin varet si xhami kurse unë ua ndaloi ate! 
Vallë, pse po i merrni varet si xhami kurse unë ua ndaloi atë.
Në sunen e Ebu Davudi është shenuar se ai ka thënë: I ka mallkuar Allahu 
vizatuesit e vareve dhe ata të cilët i bëjnë faltore dhe ndezin kandila në 
te.
Për këtë shkak dijetarët tonë e ndalojnë ngritjen e xhamive mbi varre, të 
premtojë (në beje) diçka për xhamit dhe as të lërë diçka tek varri si p.sh. 
para, kandila, vajguri, kafshë e të ngjajshme me këto, gjithë këto premtime 
janë mëkate, është vërtetuar në sahin se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Kush 
premton për me respektuar Allahun le ta respektojë atë, kush premton për me 
kundërshtuar Allahun le të mos e kundërshtojë atë. Dijetarët nuk janë të një 
mendimi në çështjen se a duhet premtuesi të shpaguaj për premtimin (e bërë) 
janë të ndarë në dy grupe, por asnjëri prej imamëve të hershëm nuk thotë: Se 
falja e namazit te varret apo te ndonjë vend i shenjtë ku janë të varrosur 
njerzit është mirë apo është e pëlqyeshme dhe as namazi dhe duaja në te nuk 
janë më të vlefshme nga namazi në xhami dhe shtëpi është më i vlefshëm nga 
namazi që falet te varret, qofshin ato varre të pejgamberëve apo të 
devotshmëve-njejtë e quajte vend i shenjt apo jo.
Allahu dhe pejgamberi i kanë caktuar xhamitë për adhurim. Allahu xh.sh. 
thotë: (E kush mund të jetë më mizorë se ai që në xhamitë e Allahut pengon 
të përmendet emri i Tij (Të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatrimin e 
tyre) Bekare 114 dhe nuk thot vende të shenjta, po ashtu i Madhëruari thotë: 
(Kur jeni të izoluar (në itikafe) në xhamia) Bekare 187 dhe nuk përmend 
vende të shenjta, poashtu Ai thotë: (E drejta e përkujdesjes së xhamive të 
Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së mbramë e që e 
falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut, të tillët 
do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejt) Tevbe 18.
Poashtu thotë: (Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë për ta adhuruar 
Allahun dhe mos adhuroni në to askë tjetër me Allahun) Xhinn 18.
Muhammedi a.s. thotë: Namazi që falet në xhami është më i vlefshëm se namazi 
që falet në shtëpi dhe në tregje për njëzet e pesë herë më tepër, i dërguari 
a.s. përsëri thotë: Kush ndërton për Allahun (për hirë të Tij) xhami, Allahu 
i ndërton një shtëpi në xhenet. Kurse Muhammedi a.s. ka ndaluar marjen e 
varreve për xhami dhe e mallkon ate i cili bënë atë vepër, kanë përmendur 
disa prej sahabëve dhe tabiinëve, Buhari në sahihun e tij Taberani dhe të 
tjerët prej komentatorëve, përmend edhe Vethimetu dhe të tjerë në tregimet e 
pejgamberëve në ajetin e madhëruar (dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj 
kursesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvaa-ne, e as Jugethin, Jeuken e 
Nesra-n) Nuh 23 thanë: kto janë emra të njerëzve të mirë të xilët ishin prej 
popullit Nuh, kur vdesin ata ua rethijnë varet e tyre dhe një kohë i kanë 
marur përmendoret e tyre idhujve kanë qëndruar me qëllime adhurimi mbi vare 
duke i prekur dhe puthur ata dhe të ngjashme, pra kjo është shirk i vërtetë 
dhe adhurim i putave për këtë shkak i dërguari i Allahut thotë: O Zot mos ma 
bënë varin tim idhull që t'i luten atij.
Gjithë dijetarët janë të një mendimi se kush e viziton varrin e pejgamberit 
apo ndonjë tjetër të pejgamberëve të devotshmëve-sahabeve familjes së tij 
dhe të tjerëve mos ta fërkojë dhe ta puth se nuk lejohet asgjë prej sendeve 
të palëvizshme të puthen përveç gurit të zi (haxherul esvedit në qabe). 
Omeri r.a. thotë: "Pasha Zotin unë e dij se ti je gur që nuk bënë as dëm as 
dobi, por sikur mos e shihja të dërguarin e Zotit duke të puthur nuk do të 
puthsha as unë." Për këtë gjë gjith imamët janë të një mendimi se nuk është 
prej sunetit (veprave të pejgamberit) njeriu të puth apo të fërkojë dy 
këndet (qoshet) e shtëpisë në të cilat vihet gurthemeli as muret e shtëpisë 
as vendi i Ibrahimit (mekamu Ibrahim) as një shkëmb (pjesë) prej shtëpisë së 
shejtë dhe asnjë varr prej pejgamberëve dhe të devotshëmve, sa që dijetarët 
kanë polemizuar për vënjen e dorës mbi mimberin e pejgamberit a.s. deri sa 
ka qenë i pa prishur, maliku dhe dijetarët tjerë e urejnë atë vepër duke 
thënë, se ajo vepër është risi, përmendet se kur Maliku e sheh Ata-in duke 
vepruar ashtu refuzon të marë dituri prej tij, kurse Ahmedi dhe tjerët janë 
më koncesiv (të lejueshëm) se ibn Omeri ka vepruar të njejtin veprim, kurse 
gjithë dijetarët janë të një mendimi se fërkimi dhe puthja e varit të 
pejgamberit a.s. është e ndaluar. Pra, ata kuptuan qëllimin e pejgamberit 
a.s. në dallimin esencial të shirkut dhe identifikimin (vërtetimin) e 
teuhidit (njëshmëris së Zotit) dhe se adhurimi i sinqertë i takon Allahut 
Zotit të botëve.
Nga kjo na bëhet e qartë dallimi në mes lutjes së pejgamberit a.s. dhe 
njeriut të devotshëm dhe lutjes drejtuar pejgamberit a.s. pas vdekjes dhe 
mos prezencës së tij, nuk i lutej atij askush kur ai ishte gjallë dhe 
prezent, dhe kur pejgamberët ishin të gjallë dhe prezentë nuk i lejonin të 
mireshin si ortakë të Zotit, çdo herë i kanë ndaluar dhe denuar për shkak të 
asaj vepre, Isai a.s. thotë: "(Unë nuk e kam thënë tjetër atyre, pos asaj që 
Ti më urdhërove, të adhuroni Allahun Zotin tim dhe Zotin tuaj dhe sa isha 
ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje 
(dhe dëshmues) i tyre Ti je dëshmitarë për çdo send!) Maide 177.
Pejgamberi a.s. i drejtohet një njeriu duke i thënë: }ka dëshiron Allahu dhe 
ti, ai thotë: A më barazove mua me Allahun!? }Ka dëshiron, Allahu vetë! Dhe 
tha: Mos thuani çka dëshiron Allahu dhe Muhammedi por thuani çka dëshiron 
Allahu pastaj çka dëshiron Muhammedi. Kur robëresha (e vogël) thotë: I 
dërguari i Zotit është me ne, dhe e dina së çfar ndodh nesër (të ardhmen) 
pejgamberi i thotë: Braktise atë fjalë dhe thuaj ate që ishe duke e thënë, 
dhe mos më glorifikoni (lavdëroni) ashtu sikur e glorifikuan krishterët 
birin e Merjemes, por unë jamë rob thuani robi i Zotit dhe i dërguari i Tij, 
dhe kur u reshtuan mbas tij dhe pejgamberi tha: Mos më madhëroni mua sikur 
që madhërohen të huajt njëri tjetrin. Enesi thotë: Nuk ka qenë asnjëri më i 
dashur te ata se sa dashuria ndaj pejgamberit a.s. dhe kur e shihnin ate nuk 
i qoheshin në këmbë për shkak se e dijshin se ai urenë ate (veprim) kur 
Muadhi iu përkul atij, ai e ndaloi ate dhe tha: nuk i takon përkulja 
(sexhdja) askujt përveç Allahut, sikur të urdhëroja ndonjërin të i përkulet 
tjetrit do të urdhëroja gruan t'i përkulet burrit të saj për përgjegjësinë e 
madhe të saj ndaj tij. Kur ia sollën Aliut heretikët të cilët kishin kaluar 
kufirin në glotifikimin e tij, dhe kishin krijuar bindje për hyjnin e tij, 
urdhëroi që të digjen me zjarr. Pra kjo është karakteri i pejgamberëve të 
Allahut dhe të zgjedhurve të tij, pra e pranon glorrifikimin dhe madhështinë 
pa të drejtë, ai i cili e don mendjemadhësinë dhe ngatërresën në tokë, dhe 
të ngjashmit me të, dhe shejhët e humbur (mashtruar) të cilët qëllimi 
kryesor i tyre është mendjemadhësia dhe ngatërresa (fesadi) në tokë, 
manipulimi me pejgamberët dhe të devotshmit dhe konsiderimi i tyre për Zota.
Barazimi (shoqërimi) i tyre me Allahun, pas vdekjes dhe mosprezencës së tyre 
si barazimi i Isaut dhe Uzejrit me Zotin, nga kjo kuptojmë dallimin e lutjes 
së pejgamberit a.s. dhe të devotshmëve kur ata ishin të gjallë dhe prezent 
nga lutja e tij kur është i vdekur dhe mos prezent.
Asnjë prej të parëve të këtij ummeti në kohën e ashabëve dhe tabiinëve nuk e 
kanë kryer namazin dhe nuk kanë lypur ndihmë përmes tyre në mosprezencë të 
tyre poashtu nuk ka qenë edhe qëndrimi me qëllim adhurimi Prej shirkut 
(politeizmit) më flagrant është të kërkuarit e personit ndihmë prej të 
vdekurit ose mosprezencës siç e përmendi pyetsi, dhe kërkon ndihmë nga ai në 
rast fatkeqësie, duke thënë: O ti filan zotriu im sikur kërkon prej tij 
largimin e ndonjë të keqeje ose sjelljen e të mirës kështu veprojnë 
krishterët me Mesihun, nënën e tij, ehbarët (prftër jehud) të tyre ruhbanët 
(murgjit e krishterë) të tyre, dihet se krijesa më e mirë dhe më e ndershme 
se ata tek Allahu xh.sh. është pejgamberi jonë Muhammedi a.s. kurse ashabët 
janë më të diturit për gjenialitetin dhe cilësit e tij, por prapseprap nuk 
kanë bërë asgjë prej atyre punëve (veprave të krishterëve) në prezencën e 
tij dhe as pas vdekjes së tij, politeistët ja bashkojnë shirkut edhe renën 
se rena është bashk me shirkun, Allahu xh.sh. thotë: (Largohuni nga ndytësit 
e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse duke qenë të sinqertë në besim ndaj 
Allahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shokë) Haxhxh 30-31.
I dërguari thotë: Dëshmia në të rejshmen është e barabartë me përshkruarjen 
e Allahut shok dy herë apo tre herë. Allahu i madhëruar thotë: (Nuk ka 
dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzje nga Zoti i 
Tyre dhe nënçmim në jetën e dunjas, kështu, i shpërblejmë (me denim) 
trilluesit e rrenës) A'raf 15. Ibrahimi i dashuri i Zotit thotë: A në vend 
të Allahut doni zota të trilluar? çKa është mendimi i juaj ndaj Zotit të 
botëve? Safat 86-87. Prej gënjeshtrave të tyre është edhe ajo që ndonjë prej 
tyre duke u thirrë në shejhun e tij thotë: Kur ithtari i tij gjendet në 
perëndim e shejhu i tij në lindje i hiçet (ngrihet) ai nuk është shejh.
Ndonjëherë shejtanët i mashtrojnë ata, sikur i mashtrojnë adhuruesit e 
idhujve ngjajshëm me ndodhit e arabëve në adhurimin e tyre dhe adhuruesit e 
yjeve dhe kriptografija (hajmalia) janë prej politeizmit dhe sihrit, siç u 
ndodhi Tatarëve, hindusëve, Sudanezëve si dhe grupeve tjera politeiste nga 
mashtrimi i shejtanëve dhe nga ata të cilët i adhurojnë shejtanët dhe të 
ngjashme, shumicës prej tyre u ndodhe lloji prej ktyre (llojeve) veçanërisht 
kur dëgjojnë britmë dhe duartrokitje, atherë shejtanët i preokupojnë ata dhe 
ndonjëri prej tyre goditet sikur me u godit nga epilepsia: prej 
shkumbavitjes, përvuajtjeve na tërbimi (zemërimi) dhe bërtitjes së urrejtur, 
i folën atij çka nuk kuptonë ai dhe prezentet dhe shembuj të ngjashëm nga të 
cilët mund të goditet nga ata të humburit.

Ndërmjetësimi me pozitën
dhe shejtërinë e dikujt

Pjesa e tretë
Kurse ai kur thotë: O Zot për hir të pozitës filanit të TY, apo uratës 
(zemërmirësis) te Ty më bën mua kështu, kështu. Këtë veprimë e bëjnë shumë 
prej njerëzve; por nuk transmetohet nga ndonjëri prej ashabëve dhe tabiinëve 
dhe popullit të hershëm (selefit) se ata janë lutur ngjajshëm si kjo dua dhe 
as që më ka arritur diçka nga dijetarët për këtë rrëfim përveç çka kam 
lexuar në fetvat e fekihut Ebu Muhammed Bin Abdus-Selam i cili jep fetva se 
nuk lejohet me asnjërin pos me pejgamberin (pozitën dhe shejtërin) a.s. nëse 
është i vërtetë hadithi i Muhammdit a.s. dhe kuptimi i kërkimit të fetvas: 
Transmetojnë nesai dhe Tirmidhiu dhe duke thënë: O Zot unë kërkoj dhe 
ndërmjetësohem te Ty me pejgamberin tënd përmes teje te Zoti im që të më 
plotësohet nevoja ime, O Zot ndërmjetësoe ate për mua, këtë hadithë e marin 
si argument grupi i cili lejon ndërmjetësimin me pejgamberin a.s. gjallërin 
e tij dhe pas vdekjes së tij. Thanë nuk hinë në ndërmjetësim duaja (lutja) e 
krijesave dhe as kërkimi i ndihmës me krijesën por duaja dhe kërkimi i 
ndihmës është vetëm prej Allahut por ai lutet me autoritetin e tij, në sunen 
Ibn Maxhe transmetohet nga Muhammedi a.s. se ka përmendur në duan jasht 
namazit të thuhet O Zot unë të lutem Ty me gjith obligimet (autoritetin) e 
lutësve te Ty, dhe me obligimet e këtyre, se unë nuk kame dalë të 
diskreditoj (përçmoj dhe të ofendoj, dhe as pr sy e faqe, por kam dalur duke 
u friguar nga hidhërimi Ytë dhe duke kërkuar kënaqësinë Tënde, të lutem 
Tijqë të më shpëtosh nga zjarri dhe të mi falish mëkatet e mia se vërtetë 
nuk është mëkatfalës kush përveç Teje, thanë se në këtë hadith është lutur 
me obligimet e lutësve te Ai dhe obligimet (të drejtat) e shkuesve në namaz 
dhe Allahu i madhëruar obligon veten e Tij me obligime Allahu i madhëruar 
thotë: (Obligimi Ynë është të ndihmojmë besimtarët) poashtu fjala e Tij: (ky 
premtim  Zotit tënd, ka qenë dashtë kërkuar) Furkan 16.
Në sahihajn transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli se pejgamberi a.s. i ka thënë 
atij: O Muadh e din çfarë është haki (obligimi) i Zotit mbi rrobërit thotë: 
Allahu dhe pejgamberi i tij janë më të dijshëm, pejgamberi thotë: Obligimi i 
Zotit mbi rrobërit është që ta adhurojnë Ate dhe mos ti shoqërojn asgjë, se 
dinë çka janë obligimet e rrobërve mbi Zotin nëse veprojnë ashtu? Haki i 
tyre mbi Zotin është mos t'i denojë ata, është transmetuar tjetër kund 
përveç hadithit: Obligimi i Zotit ishte kështu dhe kështu. Sikur thënja e 
tij: kush pinë verë nuk i pranohet namazi katërdhjet ditë, e nëse pendohet 
Allahu ia fal, por nëse kthehet dhe pin prej saj të tretën apo të katërtën 
(herë) obligimi (haki) i Zotit ishte që t'i japë të pijë prej tinetul 
hibal-thuhet-çka është tinetul hibale? Thotë: Pije për banorët e zjarrit.
Një grup dijetarësh thonë: Nuk lejohet ndërmjetësimi me atë (Muhammedin) pas 
vdekjes dhe mos prezencës tij; por ndërmjetësimi lejohet kur ai ishte gjallë 
dhe prezent, në sahihul Buhari thuhet se Omer bin hatabi ka kërkuar të bjerë 
shi me (ndërmjetësimin) e Abasit duke thënë: O Allah kur na goditte moti i 
thatë ndërmjetësonim pejgamberin te Ty për  me ra shi, kursetash 
ndërmjetësojmë mixhën e pejgamberit te Ti pra na lësho shi dhe u është 
lëshuar shiu, pra ka shpjeguar omeri se ata kanë ndërmjetësuar me ate 
(Muhammedin) kur ka qenë gjallë dhe u është plotësuar dëshira.
Ky është për ata, kurse ata i bashakngjiteshin në dua, dhe janë 
ndërmjetësuar me shefaatin dhe duan e tij, në sahih transmetohet nga enes 
ibn Malik se një njeri hynë në xhami ditën e xhuma, nga dera e cila ishte 
pranë (shtëpisë gjykatëse) kurse i dërguari i Allahut ishte duke ligjëruar 
në këmbë dhe i drejtohet atij duke i thënë: O i dërguar i Allahut u 
shkatërrua pasuria dhe u ndërprenë rrugët, lutju Allahut që ta largojë ate 
nga ne dhe i dërguari a.s. i ngre duart duke thënë: O Allah mbi ate që na 
rethon e jo mbi ne mbi kodrat, tokat pjellore, shtratet e luginave dhe 
rrënjët e drujve. Tha ai pasi u ndal shiu dualëm të ecim në kohë me diell.
Në sahih nga Abdullah ibn Omeri ku thotë: Më kujtohet fjala e Ebu Talibit 
drejtuar pejgamberit a.s. duke thënë:
Ky është ndërmjetësimi me pejgamberin për me ra shi dhe raste të ngjashme 
pas vdekjes së tij ndërmjetësohen me abasin r.a. dhe nuk janë ndërmjetësuar 
me te pas vdekjes së tij dhe pos prezencës së tij as te varri i tij as te 
varet tjera, poashtu edhe Muaviu ibn ebi Sufjan ndërmjetësohet te Jezid 
ibnul Esved për me ra shi duke thënë: O Zot në ndërmjetësohena te ty me të 
devotshmit dhe të mirët! O Jezid çoi duart kah Allahu, ai i ngre duart duke 
u lutur dhe i bashkangjiten edhe të tjerët në lutje dhe kështu u plotësohet 
dëshira, për këtë dijetarët thuan është e preferuar që të ndërmjetësohet për 
me ra shi me të devotshmit të mirët nëse janë nga familja e (ehli bejtit) 
profetit a.s. por nuk përmend asnjëri prej dijetarëve se lejohet 
ndërmjetësimi për me ra shi me pejgamberin pas vdekjes dhe mosprezencës së 
tij dhe mbi veprat e atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij jo mbi pasionet 
dhe bidatet por e adhuronë Allahun sipas normave (islame) jo sipas pasioneve 
dhe risive Allahu i madhëruar thotë: (A mos kanë ata oratak (zota ose idhuj) 
që u përcaktuan atyre fe të cilën nuk e urdhëroi Allahu? Poashtu thotë: 
(Lutnie Zotin tuaj të përulur në heshtje, pse Ai nuk i don ata që e 
teprojnë) A'rafë 55. I dërguari a.s. thotë: Do të jenë prej këtij ummeti 
njerëz të cilët do ta teprojnë në lutje (dua) dhe pastrim.

Qëndrimi (hukmi) për atë të cilin e godet ndonjë fatkeqësi, apo frikë, dhe 
kërkon ndihmë prej shejhut tij
Nëse njeriun e godet ndonjë fatkeqësi apo frigohet nga diçka dhe kërkon 
ndihmë prej shejhut të tij që t'ia qetësoj shpirtin nga ajo ndodhi, kjo 
është prej politeizmit, pra nga lloji i besimit krishterë sepse Allahu është 
i vetmi i cili lëshon rahmet mbi të dhe ia largon të keqen.
Allahu i madhëruar thotë: (Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, ate 
s'mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të jap ndonjë të mirë, s'ka 
kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij) Junus 107. Poashtu Ai thotë: (Ate që 
Allahu ua dhuroi njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush ta pengojë, e atë 
që Ai e ndalë, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij) Fatir 2. Poashtu Ai 
thotë: (Thuaju: Nëse u vjen denimi nga Allahu ose u vjen kijameti, më 
tregoni, nëse jeni të sinqertë, e a do ti luteshi, e nëse do Ai, ju heq ate  
për çka i luteni, e do ti haronit ata (zotat) që ia shoqëronit) En'amë 40. 
Poashtu thotë (Thuaju: Ftoni ata të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata 
nuk mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnë) të tillët 
(zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë 
afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij, vërtetë, denimit 
të Zotit tënd është për t'iu ruajtur) Isra 56-57. Ai na tregon neve se kush 
thirret në melekët pejgamberët, dhe të tjerët të cilët nuk munden që t'ua 
largojnë atyre mjerimin, as nuk mund të menjanojnë.
Dhe kur thënësi thotë: Unë e lusë shejhun që të jetë ndërmjetësues 
(shefaatshi) i im, kjo lutje është prej llojit të lutjeve të krishterëve 
prej merjemes, ahbareve (priftër jehudi) dhe ruhbaneve (murgjër të 
krishterë), kurse besimtarishpreson në Zotin e Tij i frikësohet Atij dhe i 
lutet duke qenë i sinqertë në adhurim kurse e drejtë e shejhut të tij është 
që të lutet për ate dhe të bekojë ate, vërtetë se më i vlefshëm prej 
krijesave është i dërguari i Zotit kurse shokët e tij janë më të dijshëm për 
cilësit e tij dhe vleftën (dinjitetin) e tij nga njerëzit tjerë dhe me të 
bindur te ai dhe prapseprap nuk ka u7rdhëruar asnjë prej tyre në lemeritje 
(tmer) dhe janë friguar që të thuan O Zotriu im! O pejgamberi i Zotit dhe se 
që kanë vepruar ashtu kur ishte gjallë ai dhe pas vdekjes së tij, por 
pejgamberi a.s. i ka urdhëruar që të përmendin Allahun të i luten Atij kurse 
salavatet dhe selamet mbi të vërtet Allahu xh.sh. e mëshiron pejgamberin dhe 
familjen e tij dhe e përshëndet.
Allahu i madhëruar thotë: (E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: 
populli (idhujtarë) është tubuar t'ju sulmoj, pra kini frikë! Ajo, vetëm ua 
shtoi edhe më shumë besimin e thanë: neve na mjafton që kemi Allahun, Ai dhe 
mirësi të madhe nga allahu xh.sh. dhe e aritën edhe kënaqësinë e Tij, Allahu 
është dhurues i madh.) Imran 173-174. Dhe në sahihul Buhari transmetohet nga 
ibn Abasi se këtë fjalë e thënë Ibrahimi shpëtimi qoft mbi te kur e hudhën 
në zjarr, edhe Muhammedi a.s. me shokët e tij atëherë kur dikush i tha: 
vërtetë populli (idhujtarë) janë tubuar t'ju sulmojnë.
Në sahih transmetohet se pejgamberi a.s. ka thënë kur ka qenë i pikëlluar 
(nuk ka zot tjetër pos Allahut të madhërur dhe të butë, nuk ka zot tjetërpos 
Allahut Zot i arshit bujar, nuk ka zot tjetër pos Allahut Zot i yjeve dhe i 
tokës dhe Zoti arshit të madh). Transmetohet se pejgamberi a.s. ua ka besuar 
këtë lutje disave nga familja e tij, në sunen transmetohet se peejgamberi 
a.s. kur e ka ngushtuar diçka ka thënë: O i Prhershëm, o i përjetshëm me 
mëshirën tënde kërkoj ndihmë) transmetohet se pejgamberi a.s. e ka mësuar 
bijën e tij të thotë: O përhershëm, O i përjetshëm, O shpikës i qiejve dhe 
tokës, nuk ka Zot tjetër prveç Teje me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, 
përmirsomi punët (karakterin) e mia dhe mos më le mua (nën kontroll) e as 
ndonjërit prej krijesave Tuaja të luajturit e kapakëve të syrit.
Në musnedin e imam ahmedit dhe sahihun e ebu Hatimul busta nga ibn Mesudi 
nga pejgamberi a.s. ku thotë: Sa do herë që e ka goditur rrobin zemrimi dhe 
pikëllimi thotë: O Zot unë jamë rrobi Yt, biri i rrobit Tënd dhe biri i 
ummetit (popullit) Tënd, dirigjimi im është në duart Tuaja ajo që më ka 
kaluar ka qenë gjykimi Yt, je i Drejt në përcaktimin Tënd për aate të lutem 
Ty me qdo emër që të takon Ty, e emërove vehten me atë emër apo e zbrite atë 
në librin Tënd apo ia mësove ate ndonjërit nga krijesat Tuaja të cilin e ke 
poseduar Ti në diturin Tënde që ta bësh Kur'anin e madhëruar lulzim të 
zemrës sime dritë e zemrës sime, shporës i brengës sime dhe largues i 
dëshprimit tim. Allahu ia largon dëshprimin e tij dhe këtë ia zavendëson me 
gëzim. Thanë: O i dërguar i Allahut a nuk do t'i mësojmë ato? Thotë: duhet 
që ai i cili i dëgjon ato që t'i mësojmë). Ai popullit të tij i thotë: S'ka 
dyshim se hëna dhe dielli janë dy shenja (argumente) prej shenjave të 
Allahut, nuk zihen (miren) për shkak të vdekjes së dikujt dhe as për jetën e 
dikujt por Allahu i sprovon rrobërit e Tij, me atë dije kur ta shihni ashtu 
kërkoni ndihmë me namaz, përmendjen e Allahut, pendim (istigfar) dhe i 
urdhëron ata kur miret hëna apo dielli që të falen, luten, të përmendin 
Allahun, të japin lëmosha dhe nuk i ka urdhëruar që të lusin krijesën, 
mbretin, pejgamberin dhe të tjerët, përveç tyre) të ngjajshme me këto ka 
shumë në sunnetin e tij, nuk u lejohet muslimanëve kur të frigohen asgjë 
përveç me ate që i ka urdhëruar Allahu: me lutje Allahut, përmendjen e Tij, 
lutje për faljen e mëkateve me namaz me lëmosh të ngjashme me këto. Si do ta 
lë besimtari atë që ka urdhëruar Allahu dhe pejgamberi i tij e do të mar 
risin për të cilën nuk ka argument, duke u shembulli me fenë e idhujtarëve 
dhe krishterëve?
Nëse mendon ndonjeri se nevoja e tij mund të plotësohet njëlloj, si ajo, 
duke e krahasuar shejhun e tij dhe të ngjashëm, adhuruesit e yjeve, idhujve, 
dhe të tjerët përveç tyre prej politeistëve atyre e ndodh e njejta gjë, 
sikur është përcjellë kjo prej politeistëve të cilët kaluan në këtë kohë 
sikur mos ishte kjo nuk do të adhuroheshin idhujt dhe të tjerë, Ibrahimi (i 
dashuri i Zotit) thotë: <(më mbro mua e bijt e mi nga adhurimi i idhujve 
(statuja gurësh) Zoti im! Ata vërtetë i shmangnin (nga rruga e drejtë) shumë 
njerëz> Ibrahim 35-36

Paraqitja e politeizmit (shirkut)
për herë të parë
Thuhet: për herë të parë u paraqit shirku në meke pas Ibrahimit të dashnit 
të Zotit nga ana e (Amer bin lahja) të cilin pejgamberi .a.s ka pa duke i 
tërhequr zorët e veta në zjarr, ky është i pari i cili e lëshon deven të 
lirë (për të hyrë te zotërat e tyre, as nuk e ngarkon me diçka dhe as që e 
mjelë) dhe i pari i cili e ka ndëruar fenë e Ibrahimit a.s. thua se ai ka 
shkuar në sham she atje ka gjetur idhuj të larëm të cilët kanë menduar se do 
të kenë dobi dhe se do t'ju sjellin të mira dhe do t'ju larëgojn të këqijat, 
i sjellë në meke dhe kështu përhapet shirku dhe adhurimi i idhujve. Veprat 
të cilat Allahu dhe pejgamberi i Tij i ka ndaluar: prej politeizmit, sihrit 
(magjisë), vrasjet, prostitucioni, dëshmia në të rrejshëm, konsumimi i 
alkoolit dhe të tjera prej ndalesave: Ndodh që shpirti të ketë hise në ate 
të cilin e konsideron të dobishme ose largues të keqes, për këtë shkak 
epshet inkurajohen në harame në të cilat nuk ka dobi në asnjë gjendje por 
vetëm shkon (bie) në këto ndalesa nga injoranca apo nevoja, kurse dijetari i 
cili uren atë apo largohet nga ajo nuk vjen në pyetje ta bëj ate? Ata të 
cilët i bëjnë gjith këto vepra mund të jenë të paditur për ato vepra se sa 
janë shkatërruese ose kanë nevojëa për ato sikur epshet që synojnë kah 
haramet, apo dëmi është më i madh se sa kënaqësia por nuk e kupton atë për 
shkak të paditurisë apo të mbizotërimit të epsheve të tij gjersa të i punojë 
ato, epshet shumë herë e bëjnë personin sikur ai nuk din asgjë për të 
vërtetën dhe intencat për diçka njeriun e bëjnë të verbër dhe të shurdhër, 
për këtë shkak dijetari alimi i frigohet Allahut, Ebu elalije thotë: I kam 
pyetur shokët e pejgamberit për fjalën e Allahut: (Pendimi i pranueshëm te 
Allahu është vetëm ai i tyre që e bëjnë të keqen me mosdije dhe pastaj 
shpejt pendohen) Nisa 17. Thanë: Secili që e kundërshton Allahun ai është i 
paditur (xhahil) dhe çdonjeri i cili pendohet para vdekjes pendimi i tij 
konsiderohet i shpejt (në kohë) dhe nuk është kjo çështje (temë) e gjerë që 
të komentohet çka ka në te të ndaluarat nga shatrimi (fasadi) i përgjithshëm 
dhe çka në të lejuarat për mirësin e përgjithshme por besimtarit i mjaftonte 
që të dijë se ate për të cilën Allahu urdhëron ka mirësira të përgjithshme 
dhe të mëdhaja, dhe atë çka e ndaluar është shktarrim i përgjithshëm dhe i 
madh, Allahu nuk i urdhëron robërit me detyra për shkak të nevojës së  Tij 
për të dhe nnuk i ndalon ato (të ndaluarat) ga kopracia e Tij ndaj tyre por 
i urdhëron ata për shkak të mirësisë së tyre në to për pejgamberin a.s. ka 
treguar se Ai: (Urdhëron ata për punë të mira dhe (Ai) i ndalon nga e keqja, 
u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakënëshmet) A'raf 157.
Shpjegimi për atë i cili e prek varin, e puth ate, dhe ven fytyrën e tij mbi 
te
Prekja e varit-çfar do vari çoft- puthja e tij dhe vënia e fytyrës mbi te 
janë të ndaluara me pëlqimin e gjith muslimanëve edhe nëse është prej vareve 
të pejgamberëve,asnjëri prej të parëve dhe udhëheqësve të tyre nuk kanë 
vepruar kështu, por kjo konsiderohet prej shirkut, Allahu i madhëruar në 
Kur'anin famëlartë thotë: (Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kursesi mos 
braktisni Vedda-në, as Suvaa-në, as Jeguthin, Jeuke-n e Nesre-n) Nur23.
Përmendëm më parë se ata janë emra të njerëzve të mirë të cilët ishin prej 
popullit të Nuhit, ata kanë qëndruar te varet e tyre një kohë të gjatë 
pastaj pas një intervali kohor të gjatë i kanë gdhendur ata nëpër idhuj 
veçanërisht kur bashkojnë lutjen me të kërkuarit ndihmë prej të vdekurit 
ashtu siç përmendëm më parë dhe shpjeguam për veprat që kanë të bëjnë me 
shirkun, poashtu evidentuam dallimin e vizitës jo ligjore që vepruesi i saj 
u përngjanë krishterëve, dhe vizitës ligjore.

Qëndrimi mbi vënien e kokës para të mëdhejve prej shejhave dhe puthja e 
tokës (para tij)
Për vënien e kokës para të mëdhejve (dalluarve) prej shejhave dhe tjerëve 
përveç tyre, ose puthja e tokës para tij dhe të ngjashme, për të cilën nuk 
ka mospajtime mes imamëvë (udhëheqësve) për ndalimin e saj, por edhe nëse 
vetëm përkulemi pos Allahut të madhëruar është e ndaluar.
Në Musned dhe kolekcione tjera se kur Muadhi u kthye prej shamit i përkulet 
(sexhde) pejgamberit a.s. dhe pejgamberi i thotë: }ka është kjo përkulje O 
Muadh thotë: O i dërguar i Zotit! Pashë ata në Sham iu përkuleshin 
udhëheqësve dhe Ptriarkëve të tyre dhe thonin se është trashëguar prej 
pejgamberëve, dhe pejgamberi thotë: O Muadh të kanë gënjyer! Sikur të 
urdhëroja ndonjërin të i përkulet tjetrit do të urdhëroja gruan që r'i 
përkulet burrit të saj për obligimet e mëdhaja të saja ndaj tij, O Mudh! çKa 
mendon nëse kalon pran varit tim a do të më përkuleshe, Muadhi tha: 
jo-tha:-mos e bënë ate apo sikur ka thënë i dërguari a.s.
Në sahih është vërtetuar nga hadithi i Xhabirit: se ai paqa qoftë mbi te i 
ka falur shokët e tij të ulur për shkak të sëmundjes e cila e kishte goditur 
kurse ata qëndronin në këmbë pejgamberi i urdhëroi ata që të ulen dhe tha: 
(Mos madhëroni më mua sikur madhërohen të huajt njëri tjetrin) dhe poashtu 
thotë: (Cili dëshiron që t'i qohen njerëzit në këmbë (të paraqitet si i 
vyeshëm) le të i frigohet vendbanimit nga zjarri (i xhehenemit) pra i ndaloi 
ata duke qenë ulur-edhe pse ata u ngritën në këmbë për tu falur që mos tu 
përngjajnë atyre të cilët ngrihen (në këmbë) për ti madhëruar ata, dhe 
shpjegoi se cilin e gëzon ngritja e njerëzve në këmbë ai është prej banorëve 
të zjarit, e çka mbet me ate të cilit i bëhet sexhde, apo e ulën kokën (para 
të mëdhenjëve), apo ia puthën duart, kur Omer ibn Abdulaziz ishte halif i 
muslimanëve caktoi ndihmëtarë (shërbyes) të cilët do ti ndalojnë njerëzit që 
mos të puthin vendin ku ri ai, apo të i edukojnë ata nëse e shohin duke bërë 
ndonjë vepër të ndaluar.
Në tërësi të qëndruarit në këmbë, ulur, gjunjëzuar, (ruqu-ë), të përkulur 
(sexhde) i takojnë të vetmit Adhurues, krijues i qiejve dhe i tokës. Pra çka 
është hak (obligim) i vërtetë për Allahun nuk kanë pjesmarrje tjetër në te, 
si p.sh. të betuarit për ndonjë tjetër përveç Allahut, pejgamberi a.s. 
thotë: Kush betohet le të betohet për Allahun ose le të hesht) mut-tefekun 
alejhi (transmeton Buhariu dhe Muslimi) poashtu ai thotë: Kush betohet (për 
ndonjë për ndojnë tjetër) pos Allahut ai i shoqëron Zotit shok).
Gjithë adhurimi i takon Allahut të vetëm të pashoq ku thot: (E duke qenë se 
ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një 
adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, të 
fali namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë) bej-jine5. Në 
sahih nga pejgamberi a.s. thotë: Allahu është i kënaqur me ju për tri gjëra: 
Që ta adhuroni ate, dhe mos t'ia bëjnë Atij asnjë send shokë dhe të kapeni 
për litarin e Allahut e mos të përçaheni, të këshilloheni me ate 
(udhëheqësin) të cilin e bëri Allahu që punët tuaja të jenë në duart e tij, 
pra sinqeriteti në adhurim për Allahun është thelbi i adhurimit (ibadetit)
Pejgamberi a.s. ndalon nga shirku i madh dhe i vogël apo i dukshëm dhe i 
fsheht, saqë ai në mënyrë permanente (vazhdueshme) e ka ndaluar namazin në 
kohën kur lind dielli apo kur perëndon me fjalë të ndritshme: herë thotë: 
Mos e shoqëroni namazin tuaj me lindjen e diellit dhe me perëndimin e tij 
herë ndalon namazin pas lindjes (zbardhjes) së agimit e deri sa të lind 
dielli dhe pas iqindis e deri sa të përëndojë dielli, dhe herë përmend se 
dielli kur lind, lind në mes dy brinave të shejtanit, atëherë pabesimtari i 
përkulet atij, ndalon për (Faljen) të cilët i përkulen diellit mu në atë 
kohë, dhe shejtani i bashkohet diellit ashtu që përkulja të jetë për te, dhe 
çka mbetë me atë i cili e demonstron (tregon) politeizmin dhe ju përngjan 
atyre në këtë vepër Allahu i madhëruar thotë në të cilën e urdhëron 
pejgamberin që të i thirrë ithtarët e librit (ehlul kitab): (Thuaju (o i 
dërguar) o ithtarë të librit (tevrat e inxhil), ejani (të bashkohemi) te një 
fjalë që është e njejt (e drejt) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, 
pos Allahut! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: Dëshmoni pra, se dne 
jemi muslimanë (besuam një Zot) Ali Imran.
Pra kjo është që ju përngjanë ithtarëve të librit të cilët konsideruan njëri 
tjetrin zotë pos Allahut, ne jemi të ndaluar nga këto ekvivalente (të 
ngjashme). Kush braktis rrugën e pejgamberit a.s. të shokëve të tij, dhe 
ndjekësve (tabiinëve) të tyre me mirësi dhe trason rrugën e cila është prej 
llojit të rrugës krishtere, ai e ka refuzuar (braktisur) ate çka ka 
urdhëruar Allahu dhe pejgamberi i Tij.
     Kurse fjala e thënësit: Mu plotësua nevoja ime me mirësinë e Zotit dhe 
mirësinë tënde, kjo fjalë është e papranuar; se ai nuk barazohet me Allahun 
në raste të tilla dhe raste tjera, derisa thënësi i thotë pejgamberit çka 
dëshiron Allahu dhe ti ai thotë: A më bëre mua të babrabartë me Allahun!? 
Por çka dëshiron Allahu vet), ai u thtë shokëve të vetë: Mos thoni çka 
dëshiron Muhammedi) në hadithe disa musliman vërejnë thënësin duke thënë: Sa 
popull i mirë do të ish sikur mos ta ngritshin zërin, apo mos ti 
përshkruajshi Allahut shok (ortak) d.m.th. thuani: }ka dëshiron Allahu dhe 
(dëshiron pejgamberi, pra pejgamberi ua ndaloi atë (thënie).
Në sahih transmetohet nga Zejd ibn Halid se ai ka thënë: Pejgamberi i Zotit 
na fali neve namazin e sabahut në hudejbi pas ramjes së shiut natën dhe tha: 
( e dini se çka tha Zoti juaj këtë natë? Thamë: Allahu dhe i dërguari i Tij 
janë më të ditur, tha: Disa nga robërit e Mi më besuan, e kurse disa më 
mohun, pra kush thotë: U furnizuam me shi me mirësinë e Allahut dhe mirësin 
e Tij ai është besimtarë (më besoni) im, pabesimtarë i yllëzave, e kush 
thotë: U furnizuam me shi përmes këtij dhe këtij ylli ai është pabesimtarë 
(që nuk beson Im dhe besimtarë i yllëzave). Shkaqet të cilat i ka caktuar 
Allahu i madhëruar si të tilla (në inicimin e manifestimeve) nuk bëhen ortak 
me te, shokë e as ndihmues.
Kur thënësi thotë: Me mirësinë e shejhut ndonjëherë ka për qëllim me atë 
fjalë duanë e tij; lutje e cila pranohet më shpejt është lutje e 
mosprezentit, ndonjëherë me atë fjalë ka për qëllim mirësinë të cilën e ka 
urdhëruar atë dhe ndonjëherë ka për qëllim mirësinë dhe të ndihmuarit (e 
tij) atij për të vërtetën, dhe vazalitetin (shoqërimin e tij) në fe, dhe të 
ngjashme me këtë, pra gjith këto kuptime janë të drejta, por ndonjëherë ka 
për qëllim lutjen e tij për të vdekurin dhe mosprezentin; kur pavarësia e 
shejhut për ate ndikon, apo puna e tij përderisa nuk ka aftësi apo ska 
mundësi apo nuk dëshiron për atë, vdekja e tij apo të nderuarit e tij për 
atë është prej risive dhe veprave të këqia dhe të ngjajshme me këta ka 
kuptime të pa baza. Pasha Ate që nuk ka dyshim në Te: se vepra e cila është 
për hirë të Allahut të madhëruar, duaja e besimtarëve njëri për tjetrin dhe 
të ngjajshme me këtë janë të dobishme në këtë dunja dhe tjetrën, kjo është 
më mirësi e Allahut dhe mëshirën e Tij.

Shpjegimi i realitetit të famës, ndihmës dhe individit shoqëror
Pyetja e pyetsit për (realitetitn) famën, ndihmën dhe individin shoqërorë të 
cilën gjë e besojnë disa grupe të njerëzve, por komentohet se është prej 
veprave të pa baza në fenë islame, si shpjegimi i disa prej tyre se ndihma 
është ai përmes të cilit u ofrohet krijesave ndihmë dhe furnizim i tyre, 
derisa thotë: Mnështetja e melekëve dhe peshqive të detit është përmes tij, 
kjo fjalë është prej llojit të fjalës krishtere në (glorifikim). Isain paqa 
qoft mbi te, dhe fanatizmi në Aliun Zoti qoft i kënaqur me te, kjo është 
pabesim i qartë, kërkohet prej atij personi që të pendohet, dhe nëse nuk 
pendohet atëherë vritet për shkak se ajo (vepër nuk i takon krijesave qoftë 
sundues, apo njeri që ndihma e krijesave të jetë përmes tij, dhe çka kanë 
thënë filozofët (për dhjetë intelektet) të cilët mendojnë se në intelektin e 
dhjetë janë melekët, dhe çka thuan krishterët për isain dhe të ngjajshme, 
është pabesim i qartë me pëlqimin e gjithë muslimanëve.
Dhe poashtu (ai) mendoi për ndihmëtarin çka thuan disa prej tyre, se në tokë 
paska më tepër se treqind e dhjet njerëz të cilët i quajë fisnik (nuxheba-e) 
prej tyre shtatëdhjetë janë të zgjedhur; ata janë eprorët (en-nukeba-e), 
prej tyre shtatë janë më të zgjedhur; ata janë zëvendësit (ebdalet), prej 
tyre shtatë janë më të zgjedhur; ata janë (personat) autoritativ (eqtab-e), 
prej tyre katër janë më të zgjedhur; ata janë kryeparët (euta-d), dhe prej 
gjith këtyre vetëm njëri është më i zgjedhur; ai është ndihmëtari (geuth), 
ai gjendet në Mekke, nëse njerëzit i godit diçka ne pasurin e tyre dhe 
ndihmën e tyre u drejtohen treqind e dhjet njerëzve; ata u drejtohen (atyre) 
të shtatëdhjetëve; ata u drejtohen (atyre) të katërdhjetëve; ata (të 
katërdhjetët) u drejtohen (atyre) të shtatëve; ata (të shtatëve) u drejtohen 
(atyre) të katërve, dhe ata (të katërtit) i drejtohen vetëm njërit, disa nga 
ata shtojnë dhe zvogëlojnë në këtë (tregim) në numër, emra, dhe gradë 
(kategori), dhe te disa prej tyre gjejmë, trillime të ndryshme sa që thuan 
se ai (ndihmëtari) lëshon nga qielli mbi qabe gjethe të gjelbërta në emër të 
ndihmëtarit të kohës, e lartësojnë në bukuri ngjyrën e gjelbërt të tij-sipas 
fjalës të disave të cilët thua: se hidri është gradë, dhe për çdo kohë do të 
ketë hidër, ata për këtë çështje u ndanë në dy grupe-gjith kjo është e 
pavërtetë, nuk ka bazë ë librin e Allahut dhe në sunnetin e të dërguarit të 
tij, dhe as që ka thënë ndonjëri prej të parëve (selefit) dhe udhëheqësve të 
tyre, as prej dijetarëve të mëdhej të mëparshëm me të cilët është në rregull 
të shëmbëllyerit me ta, dihet se zotriu ynë pejgamberi a.s. ebu Bekri, 
Omeri, Othmani dhe Aliu Zoti qoftë i kënaqur me ta, më të mirët n kohën e 
tyre, ata kanë qenë në Medine e jo në Mekke.
Disa prej tyre transmetojnë një hadith në (çështjen) e Hilalit biri i Mugir 
bin Sha'betu, gjoja se ai është njeri prej tyre të statëve, hadithi është i 
trilluar me pëlqimin e gjith muhadithëve, edhe pse disa prej këtyre 
haditheve i transmeton Ebu Nuajmi në (halij-jetu el-eulije), dhe shejhu Ebu 
Abdurrahman es-selemi në disa përmbledhje (shkrime) të tij, mos ki hamendje 
për te, se në ata libra ka hadithe të vërteta të besueshme (hasen) dhe të 
dobëta, të mveshura (maudu), dhe të trilluara (meqdhub), për të cilën hadith 
(të rejshëm) nuk ka kundërshitme në mes dijetarëve se ky hadith është i 
mveshur në të rejshëm, ndonjëherë disa nga muhadithët e transmetojnë 
(hadithin) si tradit pra transmetojnë gjith çka  dëgjojnë dhe nuk i dallojnë 
mes hadithit të vërtetë dhe pavërtetë, por profesionalisstët e haditheve nuk 
transmetojnë sikur këta hadithe, është vërtetuar në sahih nga pejgamberi 
a.s. thotë: Kush më mvesh mua një hadith duke e ditur se ai (hadith) është 
trillim ai është njëri prej trilluesve (renacakëve), në përgjithësi gjith 
muslimanëve u është e njohur se çdo gjë që u ndodh atyre prej fatkeqësive 
pamvarsisht qoftë ajo e dashur apo e urrejtur si shembull lutja e tyre për 
me ra shi, dhe lëshimi i dhuntive të Tij, duaja e tyre në të marurit 
(errësuarit) e hënës apo diellit, dhe të munduarit për largimin e të 
këqiajve, dhe shembuj të ngjashëm për të cilët i drejtohet vetëm Allahut të 
vetëm dhe të pashoq, të cilët nuk i shoqërojnë Atij asnjë send, asesi nuk u 
takon muslimanëve që të i drejtohen (luten dikujt) përveç Allahut të 
lartësuar për plotësimin e nevojave të tyre, saqë edhe politeistët me 
injorancën e tyre i janë drejtuar Atij pa asnjë ndërmjetësim dhe Allahu i 
madhaëruar u përgjigjet atyre (ua plotëson dëshirën), i kanë gënjyer ata 
pasi që kanë besuar në njësinë e Allahut dhe (fenë) islame (Ai) nuk u 
përgjigjet në lutjet e tyre pos me ndërmjetësim, për të cilën 
(ndërmjetësime) nuk ka shpallur asgjë në Kur'anin famëlartë? i Madhëruari 
thotë: (E kur njeriun e gosit dëmi, ai na lutë qoftë shtrirë, ulur ose në 
këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon, sikur mos të na ishte 
lutur fare për dëmin që e pat goditur) Junus 12. Poashtu thotë: (E kur ju 
kap juve panika (friga) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u 
mbetet vetëm Ai (Allahu) isra 67. Poashtu thotë: (Thuaju: Nëse u vjen denimi 
nga Allahu ose u vjen kijameti, më tregoni, nëse jeni të sinqertë, a do të 
thirrni kë pos Allahut (për ndihmë)?, jo, vetëm Atij (Allahut) do t'i 
luteshi, e nëse do Ai, ju heq ate për çka i luteni, e do t'i haroni ata 
(zota) që ia shoqëronit) En'am 40-41. Poashtu thotë: (Ne kei dërguar 
(pejgamber) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me 
skamje e mjerim, ashtu që të përulen, e pse të mos përuleshin, kur ju erdhi 
atyre denimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosur por edhe djalli ua 
hiesoi ate që bënin) En'am 42-43.
Pejgamberi a.s. është lutë për shokët e tij për të ra shi me namaze dhe me 
lutje, i falën ata në namazin për të ra shi, namazin e qusufit (kur miret 
(erësohet) hëna apo dielli), ndonjëherë e kalonte vetëm në kutje duke iu 
lutur Allahut për me i ngadhnjye politeistët, kështu vepronin mëkëmbësit e 
drejt (halifeti), imamët e fesë, udhëheqësit e muslimanëve, dhe ende janë 
duke e trasuar të njejtën rrugë.
PER KETE THUHET: Se tri gjëra (mendime) janë pa bazë (dera e nusejrit-sekt 
gnostik, religjioz, i cili mendon se feja mbështetet në dituri, i përhapet 
në Siri), ushtarët e arratisur të cilët priten (sekt shiit) dhe ndihmëtari 
anonim (i panjohur): Ithtarëi i sektës gnostike do të thiret në derën e cila 
u takon atyre dhe ai nuk është prej këtij lloji (drejtimi) sepse ai drejton 
me botën, dhe ai (person) egziston; por pretendimet e këtij sekti (nesirije) 
janë të rrejshëm, kurse Muhammed ibn Hasen i cili pritet të vijë, 
ndihmëtarëi i cili gjendet në mekke dhe të ngjashme me këtë; këto rrëfime 
janë të rrejshme dhe të pabaza.
Poashtu çka mendojnë disa prej tyre se i çmuari, ndihmëtari shoqërorë i cili 
ju ofron (ndihmë) të dashurve të Zotit, i njeh gjithë ata dhe të ngjajshme 
me këtë, ky (rrëfim) është i pabazë. Ebu Bekri dhe Omeri, Zoti qoftë i 
kënaqur me ata, nuk i kanë njohur gjithë të dashurit e Zotit dhe as që u 
kanë afruar (ndihmuar) atyre, dhe çka mbetet për ata të humburit dhe 
rrenacakët? i dërguari i Allahut është zotriu i bijve të Ademit i cili do 
t'i njoh ata persona të cilët nuk i ka parë prej popullit tij përmes 
gjurmëve të abdestit; të cilët gjurmë janë në ballë dhe në këmbë, kush janë 
të dashurit e Zotit e sa janë në numër nuk i dinë kush pos Allahut të 
madhëruar, edhe pse ai është dhe vule i të gjith pejgamberëve të Zotit por 
nuk i ka njohur shumicën e tyre; Por i Madhëruari thotë: Ne kemi dërguar 
pejgamber para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, 
e për disa sish nuk të kemi njoftuar) Mu'min. Musa a.s. nuk e ka njohur  
hidrin, dhe se Hidri i tha atij: Unë ndodhem në tokën tënde të sigurtë? Musa 
i drejtohet atij duke i thënë: Unë jamë Musa, ai (Hidri) thotë: Musa i beni 
israilëve? Thotë: Po, atij i kishte arritur emri i tij dhe ngjarjet e tija, 
por nuk e kishte parë me syt e vet. Kush thotë se ai është më i mençuri i të 
dashurve (evlijave) të Zotit, apo (ai) i ka ditur gjithë ata ai i vetëm e 
thotë të pavërtetën.
Fjala përfundimtare për Hidrin paqa qoftë mbi te
E vërteta të cilën e thonë hulumtuesit është se ai është i vdekur, dhe nuk 
ka prezentu fenë islame, sikur të ishte prezente do të obligohej që të besoj 
në te (pejgamberin a.s.) dhe të luftojë me të, ashtu siç Allahu e obligoi 
ate dhe të tjerët, do të gjendej në Mekke dhe Medine, dhe do të ishte 
prezenca e tij me shokët e pejgamberit a.s. në luftën e shejtë për kauzën e 
Allahut bashk me ta, dhe ndihma e tyre fesë islame është më e madhe nga 
prezenca e tij për ndreqjen e anijeve të tyre kundër popullit pabesimtarë, 
dhe nuk do të mshehej prej popullit më të lavdëruar, i ardhur për të mirën e 
njerëzve, kurse ai ishte në mes politeistëve dhe nuk është mshehur prej 
tyre.
Pastaj muslimanët nuk janë të nevojshëm për te dhe të ngjajshëm me te për 
fenë, e as jetesën e tyre; ata fenë e trashëgojnë nga pejgamberi i 
pashkolluar - paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, i cili na mësoi 
librin dhe sheriatin, ai u thotë atyre: Sikur të ishte Musa gjallë, nëse më 
braktisnit (sheriatin) mua dhe ndjeknit (sheriatin) atë, do të 
shkaterroheshit, dhe kur Isa, i biri i Merjemes të zbresë prej qiellit do të 
gjykojë mes tyre (popullit të Muhammedit a.s.) me Librin e Zotit (Kur'anin) 
dhe me sunnetin e pejgamberit (Muhammedit) të tyre, pra çfarë nevoje kanë 
ata prej Hidrit, e të tjerëve si ai?! Pejgamberi a.s. i ka informuar ata për 
zbritjen e Isait a.s. nga qielli dhe për prezencën e tij me muslimanët, ku 
thotë:
Si do të shkaterrohet një popull kur unë jam i pari i tij e Isai është i 
fundit, kur dy peejgambera fisnikë të cilët bashk me Ibrahimin, Musain dhe 
Nuhun janë më të vlefshmit prej pejgamberëve tjerë, dhe Muhammedi a.s. është 
zotëriu i bijve të Ademit por përsëri nuk janë mëshehur prej këtij populli, 
qofshin ata (popuj) të thjeshtë apo njerëz me famë, e çfarë mbetet për një 
person, i cili nuk është në rangun e tyre, që të mëshehet nga ata, dhe nëse 
Hidri është gjallë përgjithmonë, si pra Muhammedi a.s. nuk e ka përmendur 
asnjëherë, dhe as që e ka informuar popullin dhe mëkëmbësit (halifët) e tij 
për të?
Fjala e thënësit: ai është më i dashur prej eulijave, atij i thuhet: Prej më 
të dashurve të eprorëve dhe më të vlefshmëve të eulijave janë shokët e 
Muhammedit a.s., kurse Hidri nuk është prej grupës së tyre, në përgjithësi 
gjithçka rrëfehet për këtë çështje është e rrejshme, ose është e bazuar 
nëhamendje të njeriut, si shembull një person sheh një njeri (natën) dhe 
mendon se ai njeri është Hidri dhe e përhapë këtë duke thënë: E pash Hidrin, 
njëlloj sikur rafidijtë (sekt shiit) të cilët kur shohin një njeri mendojnë 
se ai është imami i pagabuar të cilin e presin, ose thirret në të, 
transmetohet nga Imam Ahmed bin Hambeli, i cili ka thënë: Kur i është 
përmendur Hidri - kush të ka udhëzuar në joprezentin, dhe çka të ka shërbyer 
ty, këtë nuk e ka hudhur në gjuhë të njerëzve askush përveç shejtanit, e për 
këtë folëm më gjerësisht në temat tjera.
Spjegim a është e mundëshme të emërohet më i vlefshmi i kohërave
me emrat "i çmuar" dhe "ndihmëtar"
Nëse mendon thënësi me fjalën e tij: i çmuari, ndihmëtari, personi shoqëror, 
se ai është më i vlefshmi i kohës së tij kjo është e mundshme, por e 
mundshme është që edhe në një kohë të jenë dy persona të barabartë në 
mirësi, tre edhe katër, nuk kushtëzohet që më i vlefshmi prej tjerëve nga 
një aspekt e jo nga tjetri, këta aspekte (kategori) ose janë të afërme ose 
të ngjashme, por nëse një person është më i vlefshmi në kohën kur ai jeton, 
atëherë emërimi i tij me (emrin) "i çmuar", "ndihmëtar" dhe i përgjithshëm 
është risi, sepse All-llahu xh.sh. nuk shpalli ndonjë fakt për të, dhe as që 
ka folur për të ndonjë prej të parëve (selefive), dhe udhëheqësit e tij, 
ende ndjekësit e rrugës së pejgamberit mendojnë për disa nga njerëzit se ai 
(person) është më i vlefshmi i kohës së tij, por nuk i emërojnë me këto 
emra, për të cilat All-llahu nuk ka shpallur ndonjë fakt, posaçërisht prej 
plagijatorëve të këtij emri është se disa thirren se i pari i këtyre 
eprorëve ka qenë Hasan bin Alij bin ebi Talib, pastaj vazhdon seria te ata 
të cilët vijnë pas tij, tek disa shejha të mëvonshëm, ky (mendim) nuk është 
i pranuar te drejtimi i ehli sunnetit dhe drejtimi i rafiditëve, pra ku 
mbetet ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, dhe të hershmit e parë prej 
muhaxhirëve dhe ensarëve, kurse Hasani ishte në moshën e pjekurisë dhe 
pubertetit kur pejgamberi a.s. ndërroi jetë. Referohet nga disa shejha 
(gjoja të mëdhenj) se: i çmuari, ndihmëtari, individi shoqëror dituria e 
tyre është në lidhje të ngushta me diturinë e All-llahut, dhe fuqia e tyre 
është në përputhje me Fuqinë e All-llahut, pra e dinë atë që e di All-llahu 
dhe posedojnë fuqi mbi atë që posedon fuqi All-llahu, ai mendon se edhe 
pejgamberi a.s. ka qenë me të njëjtat cilësi, kjo transferohet prej tij te 
Hasani e pastaj vazhdon zinxhiri deri tek shejhu i tij, pra qartë kuptohet 
se kjo është pabesim i vërtetë, injorancë e neveritur, dhe ky pohim në 
pejgamberin a.s. është pabesim, largoju kësaj dhe çka është e njëjtë me 
këtë, All-llahu i Madhëruar thotë:
"Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e All-llahut (e 
t'ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregojë 
se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek 
vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që 
sheh?" A nuk mendoni?"
Poashtu thotë:
"Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, 
pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të 
dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se 
qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë."
Thonin : "Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të 
mbyteshim këtu!"
"Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!" Thuaj: "E tërë çështja është 
vetëm në duar të All-llahut!"
"(U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a 
zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpruar. Ty 
nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'ua pranojë Ai pendimin apo do 
t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë."
"Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu 
udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit."
All-llahu i Madhëruar na urdhëron që ta nderojmë të dërguarin e Tij, dhe 
thotë:
"Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut..."
dhe ta ndjekim atë që thotë i Madhëruari:
"Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju 
dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron 
shumë."
Poashtu na urdhëron që madhërojmë, nderojmë dhe ta ndihmojmë atë, dhe i ka 
caktuar disa obligime ndaj tij në Kur'annin Famëlartë dhe sunnetin e 
pejgamberit, saqë na obligon (neve) që ai të jetë më i dashuri njeri te ne 
prej vetes dhe familjes sonë:
"Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes 
së tyre..."
"Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, 
bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që 
frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të 
gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe 
se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë 
vendimin e Tij..."
Muhammedi paqja qoftë mbi të thotë:
"Pasha atë që mban shpirtin tim në dorë nuk beson asnjëri prej jush derisa 
t'i jem më i dashur tek ai prej fëmijëve të tij, prindërve të tij dhe të 
gjithë njerëzve."…(Nje pjese eshte leshuar pa u shkruar ketu)
Ai i ka cekur në librin e Tij obligimet, të cilët nuk i takojnë tjetër kujt 
pos tij, obligimet e pejgamberëve dhe obligimet e besimtarëve njëri ndaj 
tjetrit, siç e kemi përmendur këtë në temat e kaluara, si shembull Fjala e 
të Madhëruarit:
"Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut 
dhe i përmbahet udhëzimit të TIj, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që 
dëshirojnë."
Respekti i takon All-llahut dhe pejgamberit të Tij, kurse frika dhe 
devotshmëria i takojnë vetëm All-llahut:
"E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe idërguari i Tij, e të 
thonin: "Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat 
e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim 
dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)"
Të furnizuarit (me të mira) është nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, kurse 
të mbështeturit e dëshirës është vetëm në dëshirën e All-llahut xh.sh.
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Cka t'ju jep Pejgamberi, merreni e çka t'ju ndalojë, përmbajuni"
Pra hallall është gjithçka që e ka lejuar All-llahu dhe i dërguari i Tij, 
ndërsa haram është gjithçka që e ka ndaluar All-llahu dhe i dërguari i Tij. 
Mjaftueshmëria nuk i takon askujt pos All-llahut të Vetëm, i Cili thotë:
"Ata thanë: neve na mjafton (që e kemi All-llahun)"
por nuk thanë: neve na mjafton (që kemi All-llahun) dhe të dërguarin e Tij. 
All-llahu poashtu thotë:
"(O pejgamber!) All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty."
me fjalë të tjera, All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty, 
kjo është e vërteta e prerë (definitive) në këtë citat të lartpërmendur; dhe 
poashtu fjala e Ibrahimit, paqja qoftë mbi të:
"Na mjafton All-llahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë."

 

 

All-llahu është më i Dijshmi.
O All-llah, mëshiroje me madhërinë Tënde krijesën më të mirë, të dashurin 
tonë Muhammedin dhe familjen e tij.


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Talk to your friends online with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Islam mailing list