Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Abul-Waleed Muhammad Ibn Rushd (Averroes)

Olsi olsi at rocketmail.com
Tue Aug 22 02:13:43 EDT 2000


                   Abul-Waleed Muhammad Ibn Rushd
(Averroes)
                                         (1128 - 1198 C.E.)
(artikujt jane marre nga permbledhja: 
 Shkencetaret Musliman dhe Civilizimi Islam)



Ibn Rushd ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike.
Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan
ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si
komentatori I madh I filozofise se Aristotelit, influenca e
se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te
Ecclasiastes kristiane ne Mesjete perfshire ketu edhe
njerez si St. Thomas Aquinas. Shpesh ai kishte vizita nga
njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se
mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Waleed Muhammad Ibn
Rushd ( I njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne
Cordova, Spanje ne vitin 520 A.H. (1128 C.E.). Babai dhe
gjyshi I tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte
e njohur per dituri dhe kjo I dha atij mjedis te
pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te
filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.


Ne moshen 27_vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e
Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te mdihmuar ne krijimin e
institucioneve te edukimit Islamic. Nen ndikimin e fuqishem
te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin,
permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169
C.E.)

Ne moshen 44_vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne
Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga libra e
Aristotelit me titullin " de Anima". Ky liber ishte
perkthyer ne Latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me
vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit
perfshire ketu edhe Metafiziken. Me vone ate e thirren
perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant
per Kalifin.

Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit
dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit.
Pervec kesaj ai ishte I interesuar ne filozofi dhe logjike.
Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe
fene. Gjithashtu ai ishte I interesuar ne mjekesi. Sipas
filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me
subjekte te ndryshme. 


Nje shqyrtim I kujdesshem I veprave te tij tregon qe
Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat
e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do
te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet
thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth
Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh I
permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me
ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi I
vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet
shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit
nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin
rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk
besojne ne Zot dhe Njesine e tij.


Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e
vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te
Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e
menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
 dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj
diturie praktike mbulon dy dege: (1) Njohjen e ligjeve
lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe (2) shkencat shpirterore te cilat kane te
bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe
morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjakesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje
ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe
shendeti shpirteror quhet "Taqwa" ( I drejte dhe I
frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.

Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi,
llogjike , mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me
teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te
lidhura me filozofine, mjakesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine. 

Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut
al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se
al-Ghazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
muslimanve dijetare lidhur me kete liber I cili megjithate
ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten
deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave
eksperimentale. Pipepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu
nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk
eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre
komentime per veprat e Aristotelit  te cilat ishin te
njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave.
Me e shkurtra e njohur me emrin Jami mund te konsiderohet
si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me
emrin Talkhis dhe me e gjate me emrin Tafsir. Keto tre
komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne
edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e
mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e
gjata per studime te avancuara. Komentimi me I gjate ne
fakt ishte nje kontribut origjianl mqs basuar me teper ne
analizen e tij perfshire interpretimin e koncepteve te
Kur'anit.


Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te
cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth
filozofise dhe llgjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane
megjithese Averroes eshte I pafajshem ne shume pikepamje te
te ashtu-quajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e
tij "Kontributi I Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Thomas Aquinas ishte "dishpeulli I pare I
Komentatorit te Madh psh Averroes. Albert Alagnus I eshte
borxhli Avicennas, St. Thomas I eshte borxhli per gjithshka
Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi Father
Asin Palacios, I cili beri studime intensive rreth
teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre
nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa
tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet
e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme
me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim
rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes )  kishte
mbi Teologet me te medhenj Katolike."

Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar
mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi
Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete
liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te
mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese,
kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber
fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te
titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale
te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje
traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak.
Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e
nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e
sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga
Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.


Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid
wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar
Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e
Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe
te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten
dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth
filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne
perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e
vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth
zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka
shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te
Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te
tjera. 

Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe
shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip
Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12
deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e
14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume
universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave
eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne
universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail – Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the Alb-Islam mailing list