| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] Abu Hamid Al-GhazaliOlsi olsi at rocketmail.comTue Aug 22 02:10:21 EDT 2000
Abu Hamid Al-Ghazali
(1058 - 1128 C.E.)
Al-Ghazali njihet me teper per kontributin e tij ne
filozofi, fe dhe Sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si
Algazel. Abu Hamid Ibn Muhammad Ibn Muhammad al-Tusi
al-Sahfi'I al-Ghazali lindi ne vitin 1058 C.E. ne
Khorman,Iran. Mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin
te studionte ne nje standart mesimor te nje cilesie te
larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai mori shume njohuri
rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me
detyren e profesorit ne universitetin e Nizamiyah ne
Bagdat. Ky universitet njihej si nje nga institucionet me
me reputacion ne periudhen e arte te Historise Muslimane.
Megjithate, pas disa vitesh, Al-Ghazali dha doreheqjen nga
kjo detyre dhe u kthye ne nje endes asket. Kjo ishte nje
periudhe e nje transformimi mistik per te. Me vone ai I'u
kthye detyres se tij si professor por perseri e la kete
detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar
meditimit dhe shkrimit e cila e coi ne botimin e disa
librave te perjetshem. Al-Ghazali vdiq ne Bagdat ne vitin
1128 C.E.
Al-Ghazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat
e fese, filozofise dhe Sufizmit. Disa filozofe Muslimane
ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te filozofise greke,
perfshire ketu edhe filozofine Neoplatonike dhe kjo po
conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana
tjeter, levizja sufiste po kalonte shume kufij te vena nga
ligjet e Islamit si psh: anullimin e ruajtjes se namazeve
farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne
dijen dhe experiencen e tij mistike, Ghazali vendosi te
korigjonte keto tendenca, si ne filozofi ashtu edhe ne
sufizem.
Ne filozofi, Al-Ghazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe
shkencave ekzakte si shkenca te sakta. Megjithate, ai
adoptoi teknikat e logjikes Aristoteliane dhe procedurat
Neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto mjete per te
treguar hapur te metat e filozofise Neoplatonike,
mbizoteruese ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen
negative Aristoteliane. Ne ndryshim nga disa filozofe te
tjere muslimane si psh: Farabi, Al-Ghazali paraqiti
paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe
pafundshmerine. Arsyeja nuk mund te tejkalonte te
kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e
relatives. Gjithashtu, disa filozofe muslimane ishin te
mendimit qe universi ishte I kufizuar ne hapesire por ishte
I pakufizuar per sa I perket kohes. Al-Ghazali provoi qe
nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire
gjithashtu te pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij
dhe forcen e argumentit, ai ishte I afte te kijonte nje
balanc midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat e tyre
perkatese si e pakufizuara dhe e kufizuara.
Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e Sufizmit, te
tejkalimeve te tij dhe rivendosi autoritetin e fese
orthodokse, te cilen ai e konsideronte si e vetmja rruge
per te arritur te verteten absolute.
Al-Ghazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e
tij te pavdekshme perfshijne Tuhafat al-Falasifa, Ihya
al-'Ulum al-Islamia ( Ringjallja ne shkencave fetare ),"
Fillimi I Udheheqjes dhe Autobiografia e Tij", "Shpetimi
nga Gabimi". Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet
europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje
permbledhje per austronomine.
Influenca e Al-Ghazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai
eshte nje nga teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat
e tij teologjike depertuan Europen, influencuan shkollat
Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e tij mendohet
te jene adoptuar edhe nga St. Thomas Aquinas ne menyre qe
te rivendosej autoriteti I orthodoksise se fese kristjane
ne Perendim. Argumenti I tij ne favor te fese ishte I
fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per demtimin e
qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd
(Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it the tij.
<<kontribut nga my-alba, perktheu; Lepri >>
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/
More information about the Alb-Islam mailing list |