| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] Omar Al-KhayyamOlsi olsi at rocketmail.comTue Aug 22 02:11:26 EDT 2000
Omar Al-Khayyam
(1044 - 1123 C.E.)
Omar Al-Khayyam ishte nje matematikan dhe astronom I
shquar. Ai ishte gjithashtu I njohur si poet, filozof dhe
fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore",
Bertrand Rusell veren qe Omar Khayyam ishte I vetmi njeri
qe ai njihte I cili ishte poet dhe matematikan ne te
njejetn kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khayyam rregulloi
Kalendarin Diellor. Kontributi I tij ne Algjeber u vleresua
ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen
poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye
nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri I tij I plote ishte
Ghiyath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Khayyam.
Omar Khayyam lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti I
Khurasan_it. Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga
mendimet eshte qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te
quajtura Khayyami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar
Khayyam u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi edhe
ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise
perfshire ketu ate te Bukhara, Balkh, Samarqand dhe
Isphahan. Pjesen me te madhe te jetes se tij ai e kaloi ne
Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Khayyam ishte nje
bashkekohes I Nizam al-Mulk Tusi. Ai vdiq ne vitin 1123
C.E. ne Nishapur.
Al-Khayyam dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe
vecanerisht ne Algjeber. Libri I tij rreth Algjebres, me
titullin "Maqalat fi al-Jabr wa al-Muqabila" mundesoi
zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume ekuacione
algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma
te ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khayyam zhvilloi
nje menyre gjeometrike ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila
perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te koneve te rregullta.
Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole me
nje rreth. Omar Khayyam ishte I pari qe zhvilloi teoremen e
Binomit dhe percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi
shtrirjen binominale per rastin kur eksponenti eshte nje
integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e tij te Algjebres
I referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi I
Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e
zgjeroi punen e Euklidit duke dhene perfundime te reja te
raporteve dhe duke perfshire ketu edhe shumezimin e
raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele.
Omar Al-Khayyam eshte I famshem per nje tjeter veper te tij
e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Saljuq
Sultan, Malikshah Jalla al-Din. Atij I kerkuan te
zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte I cili do te
perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and
qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete
detyre, Omar Khayyam nisi detyren e tij ne observatorin e
ri ne Ray ne vitin 1074C.E. Kalendari I tij I quajtur
"Al-Tarikh-al-Jalali" eshte superior ne krahasim me
kalendarin Gregorian dhe eshte I perpikte brenda nje dite
ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga
365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e
perpikmerise duke dhene resultatin ne 11 thyesa dhjetore.
Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo
shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Khayyamiit ndryshon
vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.
Al-Khayyam ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera
shkencore. Ai zhvilloi nje metode per percaktimin sa me
préciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth
metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si
poet, Al-Khayyami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij
perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.
Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Al-Khayyamit
kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth
matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise,
tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Ai dha
ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe
gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per
Europen disa shekuj me vone.
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/
More information about the Alb-Islam mailing list |