From olsi at rocketmail.com Tue Aug 22 02:11:26 2000 From: olsi at rocketmail.com (Olsi) Date: Mon, 21 Aug 2000 23:11:26 -0700 (PDT) Subject: [Alb-Islam] Omar Al-Khayyam Message-ID: <20000822061126.20376.qmail@web2904.mail.yahoo.com> Omar Al-Khayyam (1044 - 1123 C.E.) Omar Al-Khayyam ishte nje matematikan dhe astronom I shquar. Ai ishte gjithashtu I njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Khayyam ishte I vetmi njeri qe ai njihte I cili ishte poet dhe matematikan ne te njejetn kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khayyam rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi I tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri I tij I plote ishte Ghiyath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Khayyam. Omar Khayyam lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti I Khurasan_it. Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga mendimet eshte qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khayyami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar Khayyam u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi edhe ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise perfshire ketu ate te Bukhara, Balkh, Samarqand dhe Isphahan. Pjesen me te madhe te jetes se tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Khayyam ishte nje bashkekohes I Nizam al-Mulk Tusi. Ai vdiq ne vitin 1123 C.E. ne Nishapur. Al-Khayyam dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri I tij rreth Algjebres, me titullin "Maqalat fi al-Jabr wa al-Muqabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume ekuacione algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma te ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khayyam zhvilloi nje menyre gjeometrike ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te koneve te rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole me nje rreth. Omar Khayyam ishte I pari qe zhvilloi teoremen e Binomit dhe percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi shtrirjen binominale per rastin kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e tij te Algjebres I referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi I Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e zgjeroi punen e Euklidit duke dhene perfundime te reja te raporteve dhe duke perfshire ketu edhe shumezimin e raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele. Omar Al-Khayyam eshte I famshem per nje tjeter veper te tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Saljuq Sultan, Malikshah Jalla al-Din. Atij I kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte I cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Khayyam nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074C.E. Kalendari I tij I quajtur "Al-Tarikh-al-Jalali" eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte I perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene resultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Khayyamiit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore. Al-Khayyam ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Ai zhvilloi nje metode per percaktimin sa me pr?ciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Al-Khayyami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike. Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Al-Khayyamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Ai dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Mail ? Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/ From olsi at rocketmail.com Tue Aug 22 02:10:21 2000 From: olsi at rocketmail.com (Olsi) Date: Mon, 21 Aug 2000 23:10:21 -0700 (PDT) Subject: [Alb-Islam] Abu Hamid Al-Ghazali Message-ID: <20000822061021.10431.qmail@web2903.mail.yahoo.com> Abu Hamid Al-Ghazali (1058 - 1128 C.E.) Al-Ghazali njihet me teper per kontributin e tij ne filozofi, fe dhe Sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si Algazel. Abu Hamid Ibn Muhammad Ibn Muhammad al-Tusi al-Sahfi'I al-Ghazali lindi ne vitin 1058 C.E. ne Khorman,Iran. Mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin te studionte ne nje standart mesimor te nje cilesie te larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai mori shume njohuri rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me detyren e profesorit ne universitetin e Nizamiyah ne Bagdat. Ky universitet njihej si nje nga institucionet me me reputacion ne periudhen e arte te Historise Muslimane. Megjithate, pas disa vitesh, Al-Ghazali dha doreheqjen nga kjo detyre dhe u kthye ne nje endes asket. Kjo ishte nje periudhe e nje transformimi mistik per te. Me vone ai I'u kthye detyres se tij si professor por perseri e la kete detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar meditimit dhe shkrimit e cila e coi ne botimin e disa librave te perjetshem. Al-Ghazali vdiq ne Bagdat ne vitin 1128 C.E. Al-Ghazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat e fese, filozofise dhe Sufizmit. Disa filozofe Muslimane ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te filozofise greke, perfshire ketu edhe filozofine Neoplatonike dhe kjo po conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana tjeter, levizja sufiste po kalonte shume kufij te vena nga ligjet e Islamit si psh: anullimin e ruajtjes se namazeve farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne dijen dhe experiencen e tij mistike, Ghazali vendosi te korigjonte keto tendenca, si ne filozofi ashtu edhe ne sufizem. Ne filozofi, Al-Ghazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe shkencave ekzakte si shkenca te sakta. Megjithate, ai adoptoi teknikat e logjikes Aristoteliane dhe procedurat Neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto mjete per te treguar hapur te metat e filozofise Neoplatonike, mbizoteruese ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen negative Aristoteliane. Ne ndryshim nga disa filozofe te tjere muslimane si psh: Farabi, Al-Ghazali paraqiti paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe pafundshmerine. Arsyeja nuk mund te tejkalonte te kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e relatives. Gjithashtu, disa filozofe muslimane ishin te mendimit qe universi ishte I kufizuar ne hapesire por ishte I pakufizuar per sa I perket kohes. Al-Ghazali provoi qe nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire gjithashtu te pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij dhe forcen e argumentit, ai ishte I afte te kijonte nje balanc midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat e tyre perkatese si e pakufizuara dhe e kufizuara. Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e Sufizmit, te tejkalimeve te tij dhe rivendosi autoritetin e fese orthodokse, te cilen ai e konsideronte si e vetmja rruge per te arritur te verteten absolute. Al-Ghazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme perfshijne Tuhafat al-Falasifa, Ihya al-'Ulum al-Islamia ( Ringjallja ne shkencave fetare )," Fillimi I Udheheqjes dhe Autobiografia e Tij", "Shpetimi nga Gabimi". Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje permbledhje per austronomine. Influenca e Al-Ghazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai eshte nje nga teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat e tij teologjike depertuan Europen, influencuan shkollat Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e tij mendohet te jene adoptuar edhe nga St. Thomas Aquinas ne menyre qe te rivendosej autoriteti I orthodoksise se fese kristjane ne Perendim. Argumenti I tij ne favor te fese ishte I fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per demtimin e qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd (Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it the tij. <> __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Mail ? Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/ From olsi at rocketmail.com Tue Aug 22 02:13:43 2000 From: olsi at rocketmail.com (Olsi) Date: Mon, 21 Aug 2000 23:13:43 -0700 (PDT) Subject: [Alb-Islam] Abul-Waleed Muhammad Ibn Rushd (Averroes) Message-ID: <20000822061343.10002.qmail@web2901.mail.yahoo.com> Abul-Waleed Muhammad Ibn Rushd (Averroes) (1128 - 1198 C.E.) (artikujt jane marre nga permbledhja: Shkencetaret Musliman dhe Civilizimi Islam) Ibn Rushd ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori I madh I filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te Ecclasiastes kristiane ne Mesjete perfshire ketu edhe njerez si St. Thomas Aquinas. Shpesh ai kishte vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Waleed Muhammad Ibn Rushd ( I njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne Cordova, Spanje ne vitin 520 A.H. (1128 C.E.). Babai dhe gjyshi I tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e njohur per dituri dhe kjo I dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja. Ne moshen 27_vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te mdihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamic. Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 C.E.) Ne moshen 44_vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga libra e Aristotelit me titullin " de Anima". Ky liber ishte perkthyer ne Latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe Metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant per Kalifin. Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte I interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte I interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te ndryshme. Nje shqyrtim I kujdesshem I veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh I permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi I vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij. Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy dege: (1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes njerezore dhe (2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjakesine ne efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Taqwa" ( I drejte dhe I frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an. Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike , mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjakesine dhe ligjin. Ai shkruajti 20 libra per mjekesine. Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se al-Ghazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume muslimanve dijetare lidhur me kete liber I cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale. Pipepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Jami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin Talkhis dhe me e gjate me emrin Tafsir. Keto tre komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me I gjate ne fakt ishte nje kontribut origjianl mqs basuar me teper ne analizen e tij perfshire interpretimin e koncepteve te Kur'anit. Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llgjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte I pafajshem ne shume pikepamje te te ashtu-quajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e tij "Kontributi I Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon Renanin: St. Thomas Aquinas ishte "dishpeulli I pare I Komentatorit te Madh psh Averroes. Albert Alagnus I eshte borxhli Avicennas, St. Thomas I eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi Father Asin Palacios, I cili beri studime intensive rreth teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike." Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231. Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera. Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Mail ? Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/