Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] PERHAPJA...(pjesa 3)

muslimani ... muslimani at hotmail.com
Mon Apr 17 01:06:36 EDT 2000


                Perhapje e Islamit ne Shqiperi (pjesa 3)

Brenda gjithë Shqipërisë nuk kishte asnjë shkollë e krishterë (48). Edhe 
vetë priftërinjtë nuk dinin mirë të shkruanin e të lexonin. Ç'është e 
vërteta, disa prej tyre dërgoheshin në Itali për studime, por shkuarja e 
tyre në atë vend ishte me pasoja, sepse ata duke u përshtatur atje me një 
jetë më komode nuk ktheheshin më në atdhe. Derisa priftëria ishte në një 
padituri kaq të madhe dhe derisa ishte kështu e pakujdesshme për kryerjën e 
detyrave, nuk është për t'u çuditur se masa nuk dinte as parimet themelore 
të fesë. Pranda për shkak të shpërdorimeve dhe korrupsionit, u bë - sipas 
fjalëve të një prifti më të lartë të asaj kohe - "plaçkitja më e madhe e 
kopshtit hyjnor" (49). Shumë të krishterë me vite jetonin në konkubinat, e 
nganjëherë aplikonin edhe metodën e poligamisë (50). Përkunder këtyre 
rrethanave, priftërinjtë i pranonin njerëzit e këtillë në kungatë (51). Në 
pikëpamje të poligamisë të krishterët dhe muslimanët aq shumë ishin  
përzier, saqë muslimanët merreshin për kumbarë me rastin e pagëzimit të 
fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë fëmijët muslimanë, sipas besimit të vjetër 
të gabuar,  i mësonin për t'u pagëzuar (52). Ja kështu ka qenë gjendja e 
kishës së krishterë në Shqipëri në fund të shekullit XVII. Madje edhe shkaku 
më i vogël ka mjaftuar për ndërrimin e fesë. Edhe nënshtrimi i katolikëve, 
të cilët në këtë shekull u çuan në kryengritje,është një prej faktorëve të 
mjaftueshëm për forcimin e simpatisë ndaj Islamit dhe largimit nga kisha. 
Kryengritja për të cilën aludohet këtu është ajo të cilën e çoi arqipeshkvi 
i Tivarit, Gjergji, i cili gjendej në atë pozitë shpirtërore midis viteve 
1635 dhe 1644. Gjergji me ndihmën e peshkopit në Durrës, Shkodër dhe 
Allsone, përpiqej t'i çonte ne kryengritje krerët e krishterë kunder 
pushtetit Turk dhe t'i bindte ata që t'i bashkangjiteshin Venedikut 
(Mletasëve). Pasi atëherë Republika Mletase ishte në armëpushim me Turqinë, 
për realizimin e kësaj kryengritje u dha rasti në vitin 1645 (1055 H.), kur 
filloi lufta midis turqve dhe Venedikut. Venedikasit u përpoqën ta kthejnë 
Tivarin, të cilin para pushtimit Turk treqindë vjet e kishte mbajtur në 
duart e veta, por
kjo tentativ nuk pati sukses. Shqiptarët e krishterë,  meqë ishin pajtuar me 
armiqtë e Turqisë dhe u ndihmonin fshehtazi atyre, kishin merituar dënimin 
që për pasojë pati humbjen e privilegjeve të tyre të
mëparshme. Ndërsa ortodoksët, të cilët kishin frikë se mos vëndosej përsëri 
pushteti Venedikas dhe për
këtë arsye duke i mbetur besnikë Turqisë, fituan privilegje dhe lavdërime të 
veçanta. Me këtë rast shumë
katolikë përqafuan Islamin ose iu bashkangjitën kishës lindore. Është 
karakteristike bashkëngjitja e tyre
kishës lindore. Kjo tregon se anëtarëve të një populli nuk u është bërë 
dhunë për shkak se kanë qënë të
krishterë, as nuk është përdorue dhuna për t'i kthyer në Islam. Katolikët, 
të cilët e kishin përqafuar
Islamin, e kishin ndërruar fenë që  të shpëtonin nga pozita e keqe në të 
cilën kishin rënë për shkak
të  mossuksesit të ndermarrjeve të tyre rebeluese. Këta do të mund të 
arrinin të njëjtin qëllim sikur t'i bashkangjiteshin kishës lindore, 
prestigji i së cilës në Tivar edhe më shumë ishte rritur. Ky veprim d.m.th.

kalimi i tyre në Islam, argumenton se ata kanë qënë shumë pak lojalë ndaj 
krishtërimit. E njëjta vërejtje

vlen edhe për ata të krishterë të shumtë, të cilët e kanë  përqafuar Islamin 
në vitet e mëpasme. Zmajeviçi

shkruan se këta e kanë ndërruar fenë, në mënyrë që të shpëtojnë nga haraçi, 
por sikur e shpjeguam më

lartë, duket se ka shumë pak gjasa  që këtë e kanë bërë me dhunë. Një 
kryengritje tjetër u shfaq në vitin

1646. iniciatori i kryengritjes ka qënë arqipeshkvi Jozef Bonaldo. Ai bëri 
marrëveshje të fshehtë me

aristokratët e Tivarit, Shkodrës dhe vendeve të tjera që t'u hapin dyert e 
qyteteve të tyre venedikasve, por

megjithatë as këtë herë nuk u realizua qëllimi i kryengritësve. Ushtria 
Turke e shtypi kryengritjën, dhe atë

me ndihmën e asaj pjese të popullatës së krishterë e cila kishte qënë kundër 
kryengritjes. Shumë

shqiptarë, ndikimi i të cilëve ishte i rrezikshëm, u dërguan në brëndësi të 
Turqisë. Rreth tremijë kaluan në

truallin venedikas. Të tjerët i kapi frika dhe për moslojalitetin e tyre 
qenë të detyruar të paguajnë gjobë të

caktuar për të rriturit (53).


Është e mjerueshme ajo që autorët e krishterë flasin që shqiptarët janë 
detyruar ta ndërrojnë fenë (54) me

presione të dhunës e haraçe të paligjshme. Për këtë shpesh përdorin shprehje 
të

përsëritura  (tautologjike). Këta autor nuk na japin të dhëna se a janë të 
argumentuara akuzat e tyre  apo

jo. Zmajeviçi, shpjegimet e veta mbi konvertimin e 2000 njerëzve, i filloi 
me të numëruarit e tatimit dhe

taksave të tjera, me të cilat kanë qënë të ngarkuar të krishterët, por e 
parnon se edhe muslimanët i kanë

dhënë të njëjtat tatime, përveç tatimit përsonal (tatim për krye). Ai 
shkruan se ky tatim përsonal ka qënë 6

talira në vit për meshkujt (55), ndërsa shpjegimet e veta i përfundon 
kështu: "Populli që goditur me këto

tatime në vendin më të ndjeshëm, d.m.th. në interesin e kësaj bote. Të 
marrurit para sysh të këtij interesi

vjen nga nevoja apo instingti i jashtëzakonshëm natyror, kështu që këta 2000 
njerëz, të cilët braktisën fenë

e tyre që të shpëtojnë nga haraçi, kanë pasur të drejtë t'i përballojnë 
vuajtjet (56). Në citatet  e këtij autori

thuhet se shumë kanë kaluar në Islam për të shpëtuar nga haraçi, por 
megjithatë, nuk shihet asnjë

argument mbi mospërballimin e  këtij tatimi, të cilët e paguanin katolikët e 
që do t'i detyronte ta ndërronin

fenë.


Nuk mund të pritet në raportet e një prifti shpjegime mbi punën e 
veprimtarinë e muslimanëve për fitimin e

kthimtarëve të krishterë. Vetëm në një krahinë për shkak të kontaktit me 
Turqit (muslimanët) shihet

aluzioni  në atë "që i ka përfshirë e keqja e pabesimtarëve". Njëkohësisht 
në mënyrë të veçantë theksohet

arsyeja se këta janë larguar nga krishtërimi që të mund  të martohën me 
turkesha (57). S'ka dyshim se

këtu ka qënë mjaft i fuqishëm ndikimi Islam. Gjithashtu ka aluzione se të 
krishterët i janë shtruar rrezikut të

ndërrimit të fesë për shkak të mungesës së udhëheqësve fetarë, priftërinjve 
në vendet e quajtura Biskashi

dhe Bazi, në të cilat jetonin rrëth 1000 banorë të përzier (58).


Zmajeviçi thekson se në krye të një familjeje aristokrate, me banim në 
afersi të Tivarit, kanë qënë dy

vëllezër dhe se ata, më të madhin, e lutnin kushërinjtë e tij muslimanë të 
atij vendi, të ndërrojë fenë. Në

fillim përmënd se më i vogli kishte prirje për profesion priftëror. Meqë 
Turqit e konsideronin familjen e tij

me ndikim, si prift pati mundësi t'u bëjë shumë shërbime të krishterëve edhe 
pse nuk ishte i pasur (59). Me

siguri edhe  këto famijle dëshmojnë se muslimanët nuk janë sjellur keq me të 
krishterët - për shkak të

krishtërimit të tyre, më perjashtim të rasteve kur krishterët janë treguar 
të dëmshëm politikisht. Zmajeviçi

është shqiptar me prejardhje. Në dallim nga ipeshkvët e tjerë nuk ndejti në 
truallin venedikas, por u kthye

në atdhe dhe atje jetoi (60).


Derisa ishte atje, jo vetëm që u porit mirë nga ana e nëpunësisë turke, por 
edhe nga ana e pashës më të

madh në Shqipëri. Pasha i dha vend nderi në divanin e tij dhe, përveç kësaj, 
ku e vizitonte, e përcillte deri

tek dera (61). "ky barbar, i cili nuk i ngjante turkut, veç të krishterit 
bujar", ky pasha musliman dha urshër,

me lutjen e ipeshkvit që t'u kthehën tatimi i marrë për vitin e ardhshëm 
banorëve të përzier të të katër

qytezave (62), dhe me këtë tregoi mirëkuptim për gjendjën materiale të të 
krishterëve.  Nëse është sjellë

keq me ndonjë prift, kjo në rastet më të shpeshta ka qënë për shkak të 
dyshimit të ndonjë nxitjeje dhe

korespodence tradhëtuese me  armikun e Turqisë. Udhëtimet e shpeshta të 
priftërinjëve në Itali me arsye i

kanë dhënë vend këtij dyshimi, përndryshe duket se nuk kanë arsye të vërteta 
ankesat e priftërinjëve për

sjelljen e keqe të muslimanëve me ta. Zmajeviçi thotë se madje edhe klisarët 
e vegjël gëzonin dashurinë

dhe respektin më të madh të parisë më të lartë turke (63). I njëjti shembull 
është parë edhe në Bosnje në

famullinë e Zenicës. Një prift, i cili në shekullin XVIII ka qenë atje, për 
shkak të shoqërimit të ngushtëq

me muslimanët shkaktoi dyshim se synon të përqafojë Islamin, dhe pikërishtë 
për këtë peshkopi i tij i

autorizuar, nën mbikqyrje e dergoi në Romë (64). Kthimet e shumta në 
historinë e Shqipërisë, të cilat kanë

ndodhur në shekullin XVII, nuk  vërehën në kohën e mëvonshme. Mirëpo, edhe 
sotë e kësaj dite ndodhin

raste të veçanta të konvertimit. Epërsia numërike e muslimanëve në pjesën e 
toskërisë, në Shqipërinë

Jugore, ka çuar deri në cungimin e interesit të popullatës së krishterë. 
Kara-muratet (tradhëtarët e zi) të

cilët përbënin një bashkësi prej tridhjetë fshatrash në rrethin e Pogmjanit, 
deri në shekullin XVII

gjendëshin në krishterizëm. Pasi nuk kishte fuqi të mjaftueshme që t'u 
kundërviheshin sulmeve të fqinjeve

të tyre muslimanë, popullatës së Leskovikut, u tubuan në kishë dhe filluan 
t'i lusnin  shpirtrat e të shenjtëve

të krishterë që t'i shpetonin. U betuan se do të agjërojnë derisa t'u vijë 
ndihma shpirtërore, më së largëti

deri në Pashkë. Më në  fund erdhën Pashkët, ndërsa mrekullia e pritur nuk 
ndodhi. Për këtë u zemëruan

dhe duke braktisur krishtërimin, përqafuan Islamin, pastaj meniherë pas 
kthimit të tyre, duke kapur armët,

u sulën kundër armiqve të tyre të  vjetër, i vranë dhe i plaçkitën pasuritë 
e tyre (65). Duket se feja e

përbashkët  nuk ka mundur të ndikojë nq çeshtjën e gjakmarrjes ndër fiset 
shqiptare. Madje deri në

shekullin XIX shumë fshatra dhe fise për arsye të pa rëndësishme e ndërronin 
fenë. Disa fise të krishterë e

përqafuan Islamin, sepse prifti, i cili ishte atje në shërbim fetar, 
insistonte që në kohë të pa përshtatshme

shumë herë të shkonin në lutjën e përbashkët (66).


Në kohët e mëvonshme llogaritet se ka një milion musliman në Shqipëri, 
ndërsa të krishterë gjysma, vetëm

se ky numër nuk është aq i sigurtë. I  tërë fisi i Mirditës ishte katolik. 
Këta i dhanë betimin sulltanit që

asnjë musliman nuk guxon të vëndoset në teritorin e tyre, por ithtarët të 
këtyre dy religjioneve ka gati në të

gjitha viset e tjera. Mund të thuhet se gati gjithë Shqipëria e Mesme është 
muslimane. Muslimanët në

shqipërinë veriore paraqesin mbi 60 % të popullatës së atjeshme. Sa i përket 
popullatës së krishterë, me

përqindje janë më shumë në shqipërinë jugore, veçonarishtë në pjesën 
kufitare me greqinë.


Përktheu: Muhidin Ahmeti


(Marrë nga: Thomas Arnold,

Povijest Islama - historijski tokovi misije Botimi i Sarajevë, 1989)

*per ju e solli ne internet "muslimani"
                http://www.geocities.com/kajoshi/muslimani.html


______________________________________________________
Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com






More information about the Alb-Islam mailing list