Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] PERHAPJA...(pjesa 2)

muslimani ... muslimani at hotmail.com
Mon Apr 17 00:57:35 EDT 2000



>PËRHAPJA E ISLAMIT NË SHQIPËRI (pjesa 2)
>
>Sikur të mund të gjenim diçka më shumë se  ato ankesa, përgjithësisht të
>papërcaktuara, mbi "despotizmin turk", do të mund të caktonim se a ka pasur
>arsye të mjaftueshme për kthim me dhunë në fenë Islame, por dëshmitë  e
>versioneve gojore nuk duket se lehtë do të sigurojnë një rezultat të tillë.
>Tradita e keqe e perandorisë Osmane si shitja e pozitave provinciale atij 
>>jep më shumë, pastaj mospërcaktueshmëria e zgjatjes së këtyre pozitave, në
>rastet  më të shpeshta do të kurorëzohej me atë që nëpunësit, të cilët i
>përvetësonin, përpiqeshin me të gjitha mjetet e mundshme me anën e
>shantazhit, me të holla të bëjnë kapital sa më të madh. Mirëpo, është e
>njohur se kjo barrë e rëndë ka qënë ngarkesë jo vetëm për të krishterët, 
>por
>në të njëjtën masë edhe për muslimanët (23). E vërteta është se, për
>nëpunësin e pangopur dhe të padrejtë, sigurisht më lehtë ka qënë t'i bëjë
>dhunë të krishterit se muslimanit, e në mënyrë të veçantë atyre të
>krishterëve për të cilët është dyshuar se kanë qënë në shërbime tradhëtuese
>(spiunazh) me Venedikun dhe shtete të tjera të krishtera ose pjesëmarrës në
>komplote të ndryshme kryengritëse.
>
>Edhe sikur të ishte gjendja e tillë, nuk mund të dyshohet në ndikimin që e
>bënte veprimtaria e kujdesshme për Islamin para një hierarkie të tillë
>apatike kishtare. Sikur Islami të kishte më shumë hoxhallarë në Shqipëri,
>duke folur për çeshtjet fetare, Marko Bizi lavdëron sinqeritetin, bujarinë
>dhe miqësinë e tyre - kjo do të shkaktonte progres të rrufeshëm në të (24).
>Priftërinjtë e krishterë shumica ishin të padijshëm. Nëse dikush prej tyre
>ka ditur të lexojë, më shumë kan lexuar përmendësh se nga libri. Ata aq pak
>ishin të udhëzuar në detyrën e tyre fetare, sa që shumë prej tyre as lutjen
>e eremisë nuk e kanë ditur ta recitojnë përmendësh (25). Edhe pse disa kanë
>ditur t'i citojnë lutjet me rastin e shërbimit të përbashkët, të cilat
>tradicionalisht ishin caktuar të citohën në gjuhën latine, megjithatë ka
>qënë vështirë të hasësh midis tyre në të atillë, të cilët e kuptonin këtë
>gjuhë. Ata nuk kanë pasur dije tjetër mbi esencat e fesë së tyre, veç disa
>të dhënave të përcaktuara, të cilat kishin mbështetje në traditën gojore
>(26). Autori i përmendur mendon se për keto të meta përgjegjes jane  ata që
>kanë qenë ne pozitat peshkopate. Ai, ata i konsideron gjithashtu përgjegjes
>edhe per numrin  e pamjaftueshmëm të priftërinjve, për mosdijen e atyre që
>ishin në detyrat shpirtërore, për jetën dhe vdekjen e shumë krishterëve, të
>cilët nuk e kishin mësuar "Fenë", për "renegatitë" që ndodhin çdokund. Ai
>pandeh se atje do të zhduket krishtërimi nëse kësaj nuk i gjendet ilaçi
>(28). Në këtë rast është dhënë me vlerë të përmendet se shqiptarë nuk ishin
>sikur ata ortodoksë në pjesët e tjera të perandorise Turke, të cilët qenë
>rojtarët e vetëdijes dhe aspiratës nacionale. Ndonesë edhe ndër 
>priftërinjtë
>tjerë ordoks ka pasur të padijshëm, megjithatë ata me përkushtim e kanë
>ruajtur detyrën e besnikërise ndaj krishterimit, i cili është baza e jetës
>nacionale si për shembull tek Grekët (29). Te shqiptarët, përkundrazi
>ndjenjat kombëtare janë plotesisht të ndara prej besimeve fetare. Për sa i
>përket qëndrimit të tyre ndaj Turqëve, ata ishin të bindur, e kjo vjen nga
>besnikëria qe kishin ndaj frymës se vjetër feudale, se duhet tu nënshrtohen
>urdhërave të tyre meqë ata janë zotërinj të vendit (30).
>
>Midis priftërise dhe popullësisë nuk kishte marrëdhënie miqësore. Këtë e
>vërteton një rast i çuditshëm i konverzionit "Në kohët e vjetra, dersia e
>gjithë shqipëria ishte krishtere, në Shkodër gjendej një fotografi e 
>Marisë.
>Në mauzole ku ishte e vendosur kjo fotografi, vinin me mijëra njerëz nga të
>gjitha viset, sillnin dhurata luteshin me modesti dhe me pikëllimet e tyre
>kërkonin shërim. Për diçka ndodhi një armiqësi ndërmjet popullësisë dhe
>priftërisë. Një ditë u futën kolektivisht në kishë dhe deklaruan se në
>qoftëse priftërinjtë nuk i plotësojnë dëshirat e tyre të gjithë të bashkuar
>do ta braktisini Jezusin dhe do të përqafonin Muhamedin. Pasi priftëria
>mbeti këmbëngulësisht prapa vendimit të saj, qoftë mirë apo keq, populli
>rrëmbeu nga dyert çdo gjë që kishte, kurorat dhe fihurat e krishtit dhe të
>dhirërua nërpërkëmbën ato, pastaj shkuan menjërë tek xhamia më e aftër, ku 
>i
>imami i priste si musliman të vërtet (30a).
>
>Për shkak të moskujdesisë dhe mosshqetësueshmërise së priftërisë krishtere,
>filluan shumë shpërdorime dhe çrregullime në shoqrinë krishtere. Një prej
>këtyre dukurive të kundërta me rregullat kishtare që edhe martesat civile, 
>e
>cila behej pa lutjne zyrtare dhe lejen e prifit, kjo duket se ështe afërt 
>me
>ligjin fetar Islam. Në mënyrë që kësaj ti jepej fund, bashkëshortët
>përjashtoheshin nga bashkësia përderisa nuk fillon të vepronin sipas
>kanuneve kishtare dhe riteve bazë (31).
>
>Rrethanat shoqërore të shekullit XXII dhe fatorë të tjerë, të cilët i
>përmendëm më lartë, sollën mjaft rezultate: Numri i popullatës krishtere
>filloi shumë shpejt te bjerë. Gjatë periudhës prej 30 vjetësh, e cila
>konsiderohet e shkurter për popullin e vogel d.m.th. prej 1620 deri më 1650
>(1030 deri më 1060h) tregohet se 300 mijë shqipëtare e përqafuan Islamin
>(32). Ne tërë dioqezën e Tivarit, në vitin 1624 kishte vetëm 2000 katolik.
>Në vetë qytetin kishte mbetur vetëm një kishë dhe para mbarimit të atij
>shekulli ajo kishte ardhë në atë gjendje sa nuk shfrytëzohej për shërbimin
>kishtar krishter, sepse në qytet kishin mbetur vetëm dy familje të 
>krishtera
>(33). Pak më vonë, në vitin 1651 (1062h) marrë në përgjithësi, shumicën e
>popullësisë së krishterë të kësaj trve e përbenin gratë. Dalëngadalë 
>gjendaj
>e krishterimit gjithnjë vinte duke u keqësuar. Numri i banorëve katolik 
>bie,
>ata janë gati dyfish më pak në proporcion me pjesen tjetër. Të krishterët
>meshkuj masivisht e braktisinin krishterimin dhe e përqafonin Islamin (34),
>kurse 100 vjet më parë, të krishterë ka pasur djetë herë më shumë se
>musliman (35). Të krishterët e arqipeshkvisë së Durrësit numerikisht kishin
>rënë përgjysmë (36). Te krishterët e dioqezës së Krujës për 30 vjet me
>rradhë përqafuan Islamin (37). Priftëria më e ulët, në njërën anë masës ua
>lexonte meshën, në anën tjetër shikonte se si njerëzit një nga një
>deklaronin kthimin e tyre ne Islam. Rezultat i kësaj është që fëmijët e 
>tyre
>ishin të humbur përgjithmone (38). Edhe priftërinjtë e fshatit se si
>prindërit krishterë i martonin vjazat e tyre me musliman, ndanin kungatë të
>tyre grave, kështu që kjo gjendje, me gjithë mallkimet e priftërinjëve më 
>>lartë, vazhdonte me dëshirën e prifit (40).
>Shumica e priftërinjëve më të ultë ishin vënë në dyhsim për shkak të jetës
>jonormale. Rrallë shkonin në ritin e rrethimit, madje në banesa posaqërisht
>të caktuara për priftërinj përgaditeshin gosti. I shitnin pasuritë e kishës
>i braktisnin detyrat e tyre shpirtërore dhe tërhiqeshin në periferi. Kur
>merrje vesh për ata të cilët mund të thirreshin në përgjegjësi për gjendjen
>e tille, këta strehoheshin në gjrin e turqëve (41). Edhe françeskanët e
>arsimuar, të cilët u dërguan që t'i plotësojnë nevojat shpirtërore të
>popullit, nuk mbetën prapa në konflikte dhe përçarje, të cilat shpesh
>arrinin deri në gjyq, e kjo ndodhte me hidhërimin e popullit, i cili si
>shkak vinte mospërfilljën e detyrave (42). Famullia vetëm një herë ka 
>mundur
>të shohë fytyrën e ipeshkvit gjatë tridhjetë vjetëve, ndërsa atje kanë
>banuar rreth 6000 të krishterë (43). Madje kishte famulli në të cilat për 
>40
>vjet nuk ishte parë asnjë prift. Më në fund u qenë dërguar katër 
>françeskanë
>që të merrnin masat e duhura kundër kësaj gjendjeje. Këta në raportet e 
>tyre
>zyrtare, të drejtuara qendrës shpirtërore, njoftonin se nuk kanë pasur
>kurrfarë pëngesash nga ana turke gjatë vizitës së këtyre viseve dhe 
>kryerjës
>së misionit të tyre (44). Peshkopi i Shkodrës, i cili ishte despot dhe në
>sytë e priftërisë së nënshtruar edhe në sytë e popullt, përpiqej që me
>ndihmën e turqve të mbetej në atë pozitë (45).
>Prelatët kishtarë në famullitë e tyre tubonin, kuptohet sipas fermanit të
>mbretit, të ardhura nga populli (46). Arqipeshkvi në Tivar, i cili ka qënë
>në atë pozitë midis viteve 1599 dhe 1607, merrte haraç dy aspra nga çdo
>familje e krishterë; për çdo të parën martesë nga 12, në rastin e dytë 24,
>ndërsa në rastin e katërt 40 aspra. Për tubimin e këtij haraçi në të gjitha
>famullitë, në rast nevoje, u drejtoheshin eprorëve turq për ndihmë (47).
>
>*vazhdon
>
>Përktheu: Muhidin Ahmeti
>
>(Marrë nga: Thomas Arnold,
>Povijest Islama - historijski tokovi misije
>Botimi i Sarajevë, 1989)
>
>*per ju solli ne internet "muslimani"
>http://www.geocities.com/kajoshi/muslimani.html

______________________________________________________
Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com






More information about the Alb-Islam mailing list