| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] PËRHAPJA E ISLAMIT NË SHQIPËRI (pjesa 1)muslimani ... muslimani at hotmail.comMon Apr 17 00:56:40 EDT 2000
>PËRHAPJA E ISLAMIT NË SHQIPËRI > >Duam të japim shënime të gjëra dhe të veçanta mbi mënyrën e përhapjës së >Islamit në popullsinë e krishterë të Shqipërisë, të Serbisë dhe të Bosnjes, >sepse secili prej këtyre vendeve, i pushtuar nga osmanlinjtë, ka rëndësi të >veçantë në historinë e përhapjes së Islamit në Shqipëri. > >Shqiptarët, me përjashtim të një pjese që është e popullëzuar në Greqi (1), >janë të vëndosura në viset kodrinore të bregut lindor të Detit Adriatik, >midis Malit të Zi dhe gjiut të Nardës apo Prevezës. Ato i përkasin njërit >prej popujve më të vjetër të Evropës të cilët përfshihën në fisin Arian, >dega Pellazge. > >Invadimi i parë i turqve në Shqipëri u bë në vitin 1387 (789 H.), por pak >më >vonë forcat turke u tërhoqën nga ajo anë. Shqiptarët për herë të parë në >vitin 1423 (827 H.) e pranuan pushtetin e sulltanit. Shqipëria, nën >udhëheqjën e Gjergj Kastriotit, i cili është i njohur me emrin Islam >Skenderbe, fitoi për një kohë pamvarësinë e saj. Tregimet për Skenderbeun >se >qysh në fëmijëri është marrë peng në Turqi, se është edukuar ndër muslimanë >dhe se ka tërhequrvemendjen e sulltanit, nga hulumtimet historike janë >cilësuar si të trilluara. Faktet e hulumtuara, tregojnë se Skenderbeu e ka >kaluar rininë e vet në viset kodrinore të populluara me shqiptarë. Luftërat >kundër turqve, kanë filluar me ngadhënjimin e tij në vitin 1444 (848 H.). >Pas luftrave të rrepta e të suksesshme, të cilat zgjatën më shumë se 20 >vjet, në vitin 1467 (872 H.) dhe pas vdekjës së skenderbeut, turqit filluan >përsëri të pushtojnë Shqipërinë. Njëmbëdhjetë vjet më vonë edhe Kruja, e >cila ishte qëndër e fisit Kastriot, ra në duart e turqve, por Shqipëria nuk >u nënshtrua plotësisht. Kryengritjet përsëriteshin, por nuk pati ndonjë >rezistencë të përgjithëshme. Mirëpo, disa vënde bregdetare për një kohë të >gjatë nuk u dorëzuan. Durrësi me vështirësi u pushtua në vitin 1501 (907 >H.) >kurse limani Tivar (Antivar), pika më veriore ku kishte shqiptarë, u >dorëzua >në vitin 1571 (979 H.). Kushtet e dorëzimit të tij kanë qënë këto: të ruhën >zakonet e vjetra dhe gjuqet e vendeve, të krishterët të munden lirisht dhe >publikisht t'i kryejnë ritet fetare, kishat dhe kapelat - kishëzat të jenë >të ruajtura nga sulmet, e në rast se ndonjë do të rrënohej, të ngrihej >përsëri, populli të ketë të drejtë mbi pasurinë e tij të prekshme dhe të >paprekshme dhe pë mos paguajë mbitaksa për të. > >KARAKTERISTIKAT E POPULLIT SHQIPTAR > >Shqipëria nën sundimin turk vazhdimisht ka pasur një lloj qeverisjeje >gjysmautonome, duke e ruajtur pavarësinë ashtu sikurse e kanë pasur disa >fise para pushtimit. Ndonëse ishin nën udhëheqjën e sulltanit, zotimi i >tyre >për besnikëri nuk shkoi aq larg sa të pajtoheshin që nëpunësit turq të >ndërhyjnë në çeshtjet e tyre të brendshme. Ka mjaft shkaqe të arsyeshme të >mëndohet se Turqia nuk ka caktuar asnjë nëpunës, i cili nuk ka qënë >autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin për mëkëmbës apo prefekt në >atë vënd, i cili nuk është bë i famshëm me armën e vet apo nuk ka pasur >lidhje të forta farefisnore (2). Krenaria kombëtare e shqipëtarëve është e >madhe. Kur e puet dikush një shqiptar se çështë, para se të përgjigjet se >është musliman apo i krishtërë, të thotë se është shiptar. Kjo shprehje, >duke marrë parasysh kuptimin e saj, do të mund të shpjegohej se ai është >banor i shkrepave. Kjo mënyrë e shprehjes së individualitetit është shkak i >veçantë i ndjenjave kombëtare, sepsae menjanoi grindjen e ashpër midis >ithtarëve të këtyre dy feve, që mbretëronte në pjesët e tjera të >përëndorisë >Osmane. Shqiptarët muslimanë dhe të krishterë flasin gjuhë të njëjtë, >kultivojnë tradita të njëjta dhe kanë mëndime e zakone të njëjta. Krenaria >e >përbashkët kombëtare është aq e fuqishme, sa që nuk i ka lënë vend ndikimit >të dasive fetare te pjestarët e këtij populli (3). Në rradhët e ushtrisë jo >të rregullt për ruajtjen e rendit dhe për sigurimin e qeverisjes, kanë >shërbyer muslimanët shqiptarë, por edhe të krishterët shqiptarë. Meqë >shqiptarët e të dy feve, në Përëndorinë Turke janë konsideruar ndër më të >guximshmit, ata vazhdimisht kanë qënë në shërbim të pashës në Shqipëri. >Shqipatrë të krishterë, shërbimin ushtarak e kan kryer në ushtrinë turke >gjatë luftës së Krimesë (4). Vërtetë, të krishterët, edhe pse janë më të >qetë se muslimanët dhe më shumë janë të prirur për bujqësi, megjithatë >midis >tyre ka pak dallim. Shqiptarët e krishterë i kanë ruajtur armët dhe zakonet >e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanë treguar shpirtin e lirisë e të >krenarisë dhe frymë të ashpër nacionale. Kanë qënë të frymëzuar me ndjenja >nacionale sa edhe bashkëfistarët e tyre të cilët kishin përqafuar fenë >Islame (5). > >DOBËSIMI GRADUAL DHE TËRHEQJA E KRISHTËRIMIT > >Për hulumtimet rreth përhapjes së Islamit në Shqipëri, me rëndësi është të >merret parasysh sa thamë më sipër, sepse kjo përhapje u realizua >shkallë-shkallë ndër banorët autoktonë, mbi të cilët nuk është ushtrtuar >kurrfarë presioni i jashtëm. Në këtë pikpamje, të dhënat mbi veprimtarinë >misionare, të cilat i kemi në dorë, janë mjaft të kufizuara, sepse faqet e >historisë Shqiptare prej shekullit XV deri te shfaqja e Ali Pash Tepelenës, >gjatë treqind vjetëve duket se kanë mbetur të zbrazëta (6). Në këtë kohë, >sa >ne kemi arritur të hulumtojmë, kthimi në Islam është bërë ngadalë por në >mënyrë të vazhdueshme. Të dhënat për këtë janë marrë nga kronikat e >rretheve >të ndryshme kishtare dhe nga projektet, të cilat kohë pas kohe i janë >dërguar Papës (7). Por, nga esenca e këtyre burimeve, gjë që vetvetiu >kuptohet, do të jepën të dhëna të mangëta, në mënyrë të veçantë për sa i >përketë atij qëllimi të lartë të kthimit. Madje as eprorët kishtarë të asaj >kohe nuk mund të bindnin vetën se ka ndonjë qëllim të sinqertë në zemrat e >atyre që ktheheshin në Islam. Në mënyrë të veçantë është vështire të >kuptohet se ata do të mund të shprehnin mendimin e tyre mbi ekzistimin e >atij qëllimi të sinqertë. > >Në të vërtetë, në shekullin XVI ndonëse atje kishte lindur një rrymë >prozelitizmi (kthimi), megjithatë dukej se Islami shumë pak kishte >përparuar. Numri i të krishterëve në Shqipëri në vitin 1600 (1019 H.) ishte >dhjetë herë më iu madh se i muslimanëve (8). Fshatret, në pjesën më të >madhe, kanë qënë të banuara me të krishterë, midis të cilëve ka pasur >ndonjë >musliman (9). Nga kjo kuptohet se rastet e kthimit kanë qënë më të shpeshta >në qytete. Për shembull, të krishterët e qytetit Tivar (Antivar), të cilët >kishin mbetur pa u shpërngulur në vendet e krishtere fqinje, qoftë nga >shtresat e larta, qoftë nga ato të ulta, me shumicë kaluan në Islam. Kështu >popullsia e atejshme e krishterë ishte pakësuar (10). Pasi numri i >muslimanëve sa vinte e rritej, disa kasha i shnërruan në xhami (11). Edhe >pse kjo në të vërtetë ishte në kundërshtim me kushtet e vendosura të >traditës, popullata e atjeshme autoktone, duke ndërruar fenë, e >konsideronte >të arsyeshme, ti transformonte edhe faltoret e veta. Sipas versionit të >Ferlatit, arqipeshkvi i Tivarit ankohet, sepse vihej dore edhe mbi oborrin >e >arqipeshkvisë. Mirëpo, ai oborr tetë vjet pat qëndruar i zbrazët, sepse >arqipeshkvi Ambrosius, duke ikur jashtë kufinjveturk u shpreh shumë ashpër >kundër Islamit: e shau Pejgamberin e Zotit, madje mori guximin ta quajë >fenë >e tij Dispozita Satanike. Kështu që, për këtë arsye ikjen e quajti më të >përshtatshme. Në vitin 1610 mbetën vetëm dy kasha, të cilat shërbenin si >shkolla, por edhe ato kishin kaluar në duart e kishës përëndimore, latine, >megjithatë ato i kënaqnin nevojat e bashkësisë së krishterë, e cila kishte >mbetur atje (12). Çfarë rëndësie kanë këto rrethana, pak a shumë mund të >argumentohën në fjalët e shkrimtarit Marko Bizzi: Atje kanë qënë 600 >shtëpi, të cilat ishin të banuara pa dallim me muslimanë, latinë dhe >ortodoksë grekë. Muslimanët numerikisht dominonin mbi katolikët dhe >ortodoksët. > >Duke marrë parasyshë të dhënat që kemi mbi lidhjen sociale ndërmjet të >krishterëve dhe muslimanëve dhe që midis këtyre dy bashkësive ska ndonjë >vizë, e cila mund ti ndante, arrijmë të kuptojmë se Islami fitonte ithtarë >për aq sa dobësohej zellshmëria dhe jeta shpirtërore e kishës. >Shpesh ndodhtë që prindërit e krishterë i martonin vajzat e veta për >myslimanë, pra nuk i pengonin të krishterat për këtë martesë (13). Nga këto >martesa të përziera fëmijët meshkuj edukoheshin si mysliman, ndërsa femrave >u lejohej të rriteshin në fenë e krishterë (14), vetëm se kjo leje nuk >përfillej për shkak se eprorët, femrave të këtilla ua ndalonin pjesëmarrjen >neë ceremonitë e shenjta dhe i mbanin jashtë kishës (15). Vërtetë, që disa >priftërinj në vende të vogla nuk i zbatonin urdhërat e eprorëve të tyre, >por >megjithatë, qëndrimi ndaj grave i shtyri shumë prej tyre të përqafonin fenë >e burrave të vet. Megjithatë, disa gra të krishtera kultivonin besime >primitive lidhur me pagëzimin. Ato i pagëzonin fëmijët e tyre, duke >pandehur >se ai vepron me sukses kundër lebrës, magjive dhe sulmit të ujqëve (16). >Priftërinjtë e krishterë ishin të gatshëm të përforconin këtë besim të >shtrembër tek këto gra, të cilat vinin për ti pagëzuar fëmijët e tyre >(17). > >Ndjenjat bujare midis ithtarëve të këtyre dy feve (18) shfaqëshin edhe me >pjesmarrjen e myslimanëve në ceremonitë fetare, të cilat përgatiteshin për >nder të ndonjë shenti të krishterë. Në lidhje me këtë Marko Bizzi thotë: >Në >ditën e Shëngjergjit, të cilën shqiptarët e respektojnë veçanërisht, në >kishë më shumë shiheshin muslimanë se të krishterë (19). Sipas një >versioni, >muslimanët shqiptarë edhe sot e konsiderojnë të shenjtë Marinë (hazreti >Merjemën), i respektojnë të shenjtët e krishterë dhe i vizitojnë varret e >tyre. Në anën tjetër, të krishterët gjithashtu, u drejtohën me përgjerim >tyrbeve të të dashurve muslimanë të Zotit me qëllim që tua shërojnë >sëmundjet (20). Në vendin Kaveleak, ku janë të vëndosur 60 familje të >krishterë dhe 10 familje muslimane, shumica e muslimanëve, të martuar me të >krishtera merrnin pjesë në mirëmbajtjen e priftit të atjeshëm (21). Marko >Bizzi këto i shpjegon në tri mënyra: me të joshurit e dobive të kësaj bote, >me dëshirën për të shpëtuar nga haraçi, me mungesën e klerikëve të aftë të >cilët në masë të mjaftueshme të kënaqin nevojat shpirtërore të popullatës >(22). > >Shumicën e kthimeve në Islam ia lënë barrës së padurueshme të tatimit, i >cili u caktohej të krishterëve. Kështu, përmendet se tërë fshatrat bënë >dezertim në mënyrë që të shpëtojnë nga ky tatim. Për këtë ankesë nuk mund >të themi se ka arsye të mjaftueshme për të vërtetuar, sepse kjo çështje >akoma nuk është krejt e qartë; ose ky është një interpretim i paramënduar i >atyre të cilët duan të gjejnë pretekst për konversionin e bashkëfetarëve të >tyre të dikurshëm; ose kjo përbëhet nga pohime hiperbolike të kishtarëve se >është absolutisht e pamundur të përqafohet Islami me bindje. Me siguri >njerëzit, të cilët thjeshtë për shkak të shpëtimit nga tatimi, apo me >shprehje tjetër nga gjoba, e kan ndërruar fenë e mëparshme, kanë qënë pak >të >lidhur me fenë e tyre. > >*vazhdon > >Përktheu: Muhidin Ahmeti > >(Marrë nga: Thomas Arnold, >Povijest Islama historijski tokovi misije >Botimi i Sarajevë, 1989) > >*per ju solli ne internet "muslimani" >http://www.geocities.com/kajoshi/muslimani.html ______________________________________________________ Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com
More information about the Alb-Islam mailing list |