Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Educ

[Alb-Educ] Info: Deklarata mbi reformen e arsimit ne Shqiperi

Mentor Cana mentor at alb-net.com
Tue May 13 11:40:35 EDT 2003


----------------------------------------------------------------------
Ne qofte se jeni te interesuar ta mbeshtetni kete deklarate, ju lutemi
te dergoni nje mesazh tek email adresa: alb-shkenca at alb-net.com
Faqja e listes: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca
----------------------------------------------------------------------

Pershendetje te gjitheve,

Kjo eshte deklarata e hartuar nga anetaret e bordit te Alb-Shkences
ne baze te mendimeve e sugjerimeve te gjithe anetareve te tjere
te listes per reformen dhe autonomine e universiteteve shqiptare.
Vertet per disa kjo eshte thjesht nje deklarate dhe asgje me teper
por ne kembengulim qe ta ngreme zerin tone sepse nuk eshte nje ze
i vetem por nje kor zerash i intelektualeve e dashamiresve shqiptare
te shkences e arsimit. I bashkuar me korin e zerave te Klubit 2002,
qe paraqiti deklaraten e tij disa dite me pare per kete problem
dhe zerin e intelektualeve te tjere krijohet nje mase njerzish
qe nuk mund te injorohet lehte.
Asgje nuk do ndryshoje nese askush nuk kerkon ndryshime -
shruante nje nga anetaret e listes disa dite me pare.

----------------------------------------------------------------------------

Forumi shkencor Alb-Shkenca, nje iniciative per bashkimin
e punonjesve shkencore shqiptare neper bote, berthama e pare
e lobit shkencor brenda e jashte atdheut e qe aktualisht
ka ne perberje te tij mbi 100 anetare: profesore, shkencetare
shqiptare apo me origjine shqiptare, studente pasuniversitare,
dashamires te shkences dhe diturise shpreh shqetesimin
per gjendjen e rende ne te cilen ndodhet sot arsimi shqiptar.

Me preokupimin per te kontribuar ne integrimin e arsimit shqiptar
ne nivelet me te mira te vendeve me te zhvilluara te botes,
ne intelektualet dhe shkencetaret e ketij forumi kerkojme nga organet
ligjvenese dhe qeveria shqiptare reformen e menjehershme per arsimin
e larte, si nje hallke e rendesishme e sistemit arsimor, i pandare ky
nga arsimi parauniversitar e pasuniversitar.

Kjo reforme te jete e studjuar mire, mbi bazen e pervojes se vendeve
te tjera, realiteti i te cilave ka qene i perafert me realitetin e sotem
shqiptar. Me qellimin konkret qe te mos humbase roli i institucioneve
te arsimit dhe te shkences shqiptare per ti paraprire zhvillimit
ekonomik-shoqeror te vendit e qe keto institucione te mos mbeten
prapa duke mos dhene me vlera te reja per shoqerine, kerkojme:

1. Me nje reforme rrenjesore ti jepet fund krizes se sistemit te arsimit
dhe rrjetit te kerkimit shkencor shqiptar, nje krize qe ne keto vite
tranzicioni ka shkaktuar braktisjen ne mase te studenteve e docenteve,
humbje te kapaciteteve njerezore dhe te gjallerise kerkimore
me pasoja shume te renda per vendin. Ti hapet rruga reformes
qe do te coje ne nje ristrukturim institucional te ketij sistemi
si dhe krijimit te nje kuadri ligjor brenda standarteve demokratike.

2. Kjo reforme ne arsimin shqiptar duhet te realizohet mbi bazen
e nje debati transparent, ku opinioni publik te kete mundesine
te njihet edhe me mendimin e intelektualeve dhe shkencetareve
shqiptare qe jetojne e punojne neper bote.

3. Nje kuader i ri ligjor mbi kete fushe, te krijoje hapesirat
per nje financim dhe investim me te larte ne arsim dhe shkence,
pasi investimet e uleta te viteve te fundit kane bere qe Shqiperia
te rradhitet nder vendet me me pak se 10 studente per 1000 banore.

4. Universitetet shqiptare te thithin me shume studente, mbi bazen
e nje perzgjedhjeje sa me te drejte e te rrepte te tyre, ku perparesi
ti jepet aftesise dhe potencialit te cdo studenti, arritjeve
te meparshme te tij ne teresi e jo vetem rezultatit qe ai mund
te marre ne nje konkurs, sado i ndershem apo i studjuar qofte ai.
Natyrisht, ne dege te vecanta studimi del i domosdoshem
numri i mbyllur i kuotave te studenteve.
Ne kete kuader nuk duhet harruar se pa nje arsim te forte
parauniversitar nuk do te kemi kurre nje universitet dinjitoz.

5. Liberalizimi i universiteteteve te realizohet vetem pasi te jete
studjuar mire realiteti shqiptar dhe mundesite qe ai ofron
qe kjo reforme te marre jete. Numri i studenteve qe do te pranohen
ne universitete te rritet per disa vjet e pas ketyre viteve,
do te kuptojme me mire, nese vertet duhet te realizohet "hapja
e universiteteve2. Para hapjes se ketyre dyerve, shteti duhet
te siguroje nje standard baze te mjediseve te mesimdhenies
dhe bazes materiale te domosdoshme qe te prese sa me mire
studentet e rinj.
Ne sugjerojme te merren parasysh sistemet arsimore me te perparuara
si ai amerikan-anglosakson, pa anashkaluar edhe pervojat e vendeve
te tjera te cilat mund te jene me te pershtatshme per realitetin shqiptar.
Rendesi te vecante ka reforma universitare e Komunitetit evropian
e shprehur ne marreveshjen e Bolonjes per krijimin e nje hapesire
te perbashket universitare ne te cilen aspiron te perfshihet edhe Shqiperia.

6. Paralelisht me kete, arsimi dhe shkenca ne Shqiperi, te mos jene
me te politizuara, te fitojne nje autonomi reale larg diktatit te politikes,
duke vetemeruar drejtuesit me zgjedhje demokratike, duke
vetadministruar fondet ne menyre trasparente e duke vetevendosur
rregulloren e brendeshme. Ne kete kontekst duhet te rritet edhe roli
i organizimeve studentore.
Duhen percaktuar shume qarte marrdheniet shtet-universitet.
Fondet qe percaktohen nga shteti te jene ne varesi te numrit
te studenteve qe ndjekin rregullisht studimet por edhe te atyre
qe diplomohen ne vit. Sugjerojme qe te gjithe studentet te paguajne
nje tarife, prane mundesive qe ofron realiteti ekonomik shqiptar.
Kjo pagese te sherbeje per rritjen e pagave per docentet,
duke ulur keshtu korrupsionin, por edhe per permiresimin
e infrastruktures se universiteteve.
Te parashikohen bursa studimi dhe dhenia e huave per studentet
e mire e me pak te ardhura. Vemendje e vecante i duhet kushtuar
edhe perzgjedhjes e pergatitjes se personelit pedagogjik dhe
pershtatjes se tij me sasine e madhe te studenteve te rinj.
Rendesi te madhe ka edhe mbeshtetja e tyre e plote morale dhe materiale.
Te riperterihen tekstet e studimit dhe te pershtaten me tekstet baze
qe studjohen ne universitetet me te mira ne bote e nje vend perparesor
te marre studimi i gjuhes se huaj. Informatizimi i gjere dhe teknologjite
e reja, lidhjet Internet falas per studentet do ti japin shtytje te papare
cilesise dhe nivelit studimor.

7. Universiteti shqiptar te mos jete me nje institucion me orar zyrtar
por te shnderrohet ne nje qender ku punohet dite e nate
e ndiqen studime e projekte te lidhura ngushte me qendrat industriale
e bujqesore nga te cilat mund te vijne fonde shtese e donacione.
Per keto ndermarrje e subjekte private qe ndihmojne arsimin
te zbatohet nje politike e zbutur tatimore nen shembullin
e suksesshem te vendeve perendimore. Binjakezimi me universitetet
e tjera neper bote do te rrise me tej cilesine dhe prestigjin
e universiteteve shqiptare.

8. Persa i perket numrit te universiteteve ne vend mendojme
se mjaftojne ata aktualisht ekzistues (Tirane, Elbasan, Shkoder,
Korce e Gjirokaster) pasi rritja e numrit te tyre do te ndikonte
negativisht ne cilesine e mesimdhenies dhe kerkimit shkencor.
Ti jepet hapesire formave te tjera te arsimit si institutet profesionale
e kolegjet per te mbushur boshlleqet eventuale dhe kerkesat
e studenteve te mbetur jashte universitetit.

Ne mendojme se kjo reforme do te rrise konkurrencen midis
universiteteve duke nxitur keshtu zhvillimin dhe perparimin
e metejshem. Kjo sjell edhe eliminimin e atyre qe jane te paafte
e te papergatitur dhe pershtat automatikisht numrin e studenteve.

Mirepresim keshillat dhe verejtjet tuaja per tja nisur dokumentin
perfundimtar Ministrise se arsimit dhe organeve te shtypit.

Bordi drejtues i Alb-shkences

----------------------------------------------------------------------
Ne qofte se jeni te interesuar ta mbeshtetni kete deklarate, ju lutemi
te dergoni nje mesazh tek email adresa: alb-shkenca at alb-net.com
Faqja e listes: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca
----------------------------------------------------------------------



More information about the Alb-Educ mailing list