| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Imuniteti i shqiptarëve, si anti-plumbi i amerikanëveBashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.comTue May 13 18:07:48 EDT 2008
Z. Çun Tirone,
Mua më rezulton se dhe në Amerikë ka imunitet, pra nuk është ashtu siç mëtoni ju, si shkruani ju, që senatorët dhe përfaqësuesit “janë njësoj si çdo qytetar tjetër”. Ja disa citime:
The United States Constitution, Article I, Section 6, paragraph 1, reads as follows:
[1] The Senators and Representatives [...] shall, in all cases except treason, felony, and breach of the peace, be privileged from arrest during their attendance at the session of their respective Houses, and in going to and returning from the same; and for any speech or debate in either House they shall not be questioned in any other place.
Ja një koment amerikan mbi kushtetutën amerikane, përsa i përket imunitetit:
“As many historians and commentators have noted, it is not without significance that Article I of our Constitution deals with the legislative branch - it signals the priority that it is supposed to have.
Just recently the issue of the immunity of members of Congress has been the subject of much interest in Washington. A Congressman from Louisiana, William Jefferson (a Democrat), was filmed apparently accepting a bribe of 100,000 dollars. Not too long after that, pursuant to a search warrant issued by a judge, 90,000 dollars was found hidden in the freezer of his home in the Washington area. There are not many people who think him innocent, and certainly Republicans would be happy to see him in trouble. Yet when the FBI raided his office, again with a search warrant, to seek further evidence, nearly all members of the House of Representatives screamed that this constituted a breach of their constitutionally guaranteed immunity.
Even without this extreme case, it has long been accepted that the final words of that quote ("...and for any speech or debate in either House they shall not be questioned in any other place.") are absolute.
Pra, z. Çun Tirone, del e qartë se imuniteti debatohet në vendin kampion të demokracisë, ku gjykatat janë shembullore, ku institucionet dhe shoqëria civile janë ku e ku me ne.
Supozoni një moment, sikur ju personalisht, që jeni i ndershëm, të ishit deputet. Si do të punonit për atdheun, Shqipërinë, më mire: me imunitet ndaj sulmeve të mundshme të gjykatës dhe prokurorisë më të korruptuar në botë, apo pa imunitet?!
E kam shkruar: kur Shqipëria të ketë bërë përparimet e duhura drejt pavarësisë nga politika të gjykatave dhe administratës, atëherë mund të kufizohet imuniteti, si në Amerikë.
Bashkimi
Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 0682200590
Email: <bkopliku at gmail.com>
optional: <bkopliku at infinito.it>
Please, send important e-mails
on both addresses.
----- Original Message -----
From: Cun Tirone
To: alb-club at alb-net.com
Sent: Tuesday, May 13, 2008 5:23 PM
Subject: [AlbClub] Re: RE: Imuniteti i shqiptarëve, si anti-plumbi i amerikanëve
*** AlbClub Discussion List ***
Z. Kopliku, as nuk ndikohem fare nëse propozimin e ka bërë amabasadori amerikan apo meksikan qoftë.
Le ta shohim problemin nga ana teorike ne fillim. Se pari, nje shoqëri demokratike
bazohet në parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Çdo hije mbi këtë parim është largim nga demokracia. Së dyti, duke shqyrtuar kërkesën për heqjen e
imunitetit, parlamenti e vë vehten në një pozicion të çuditeshem, duke bërë punën e prokurorisë,
apo gjykatës. Pra shkon për lesh dhe ndarja e pushteteve.
Është vertet se në disa vënde të Europes deputetet kanë imunitet, ndersa në US jo. Ky ndryshim dhe shumë
të tjerë janë rrjedhojë pikërisht e traditës së privilegjeve të aristokracisë së dikurshme në Europë, dhe
e mungesës relative të aristokracisë në US. Siç thoni dhe vetë, edhe Europa po ndryshon.
Por edhe në Europë, ky atavizem është përdorur shpesh për turp. Psh. në Italinë e DC, deputetët e lidhur
apo të akuzuar për lidhje me mafian mbroheshin nga maxhoranca me mburojën e imunitetitin. Nuk e di
c'ka bërë më vonë Italia, por më duket se Berluskoni ka shkuar para prokurorise duke qënë kryeministër.
Tashti të kthehemi në Shqipëri. Kush janë këta shumë deputetë të ndershëm dhe guximtarë?
Te lutem mos më përmend Ngjelen, se qëllon që është shembulli i gabuar. Apo ai tjetri që sharroi çelesat.
Dhe ishtë zor i madh të viheshin çelesa të tjerë? Ju e dini që Shqipëria është vënd i vogël dhe merren
vesht të gjitha pislliqet.
Por nje pyetje më me interes është, çfarë bëjnë këta deputetet e ndershëm e guximtarë, nqs ekzistokan.
Me sa kemi parë gjer tani parlamenti ka votur çfare i ka dashur qejfi të parëve të partive. Dhe deputet,
të thatë e të njomë janë vënë të gjithë në rresht. Për kur po e ruajnë guximin keta guximtaret me flete?
Po kush i perzgjodhi për deputet ata? Apo iu imponuan të parëve të partive me ndershmërine e tyre!?
Siç e thashë dhe më parë, sistemi i korruptuar i drejtesisë vjen si rrjedhoje e klasës politike dhe jo
anasjedhtas. Prandaj dhe kjo klase politike duhet te hajë çorbën që ka përgatitur për të tjerët.
Nqs e kemi drejtësinë të shtrember, urgjentisht do drejtuar ajo dhe jo të krijohen privilegje për
“deputetët guximtarë.”
Le të flasim konkretisht. Ish ministri i mbrojtjes akuzohet për korrupsion që perfundoi ne krim. Në vënd
që të ishte në duart e prokurorisë me kohë, mbrohet nga parlamenti, dmth Berisha, i cili tallet duke
lozur cic mic, i jep kohë te pandehurit të rregulloje provat e keshtu me radhë, dhe ç'është më keq,
jep mesazhin që po e pate mire me bosin, edhe gjysmën e Shqiperise te hedhësh në erë nuk te gjen gjë.
Kurse po mos të kishte imunitet, nuk i dihej, mund të kishte dale ndonje hundelesh e ta kishte plasur brënda.
Imuniteti i jep bosit te partise butonin e kontrollit në dorë. Pa imunitetin, vërtet bosi mund te ndikojë tek
prokuroria, por ndikimi është indirekt, pra më i vështirë, dhe kryesorja më pak i
garantueshëm. Dhe ndonjë ditë prokuroria mund të "shkalloje" e të merret me bosin vetë apo sejmenet e tij.
Dhe ai ambasadori mund të ishte personi i përshtatshëm për të mbajtur ndonje ampule "shkallimi" me vehte.
Bile e bukura e kesaj situate është që efekti i ampules punon edhe pa patur ampulë fare.
Korrupsioni po i merr frymën Shqiperisë; siç thotë me të drejtë Kadare, Shqiperia nuk eshte vënd i lirë dhe
demokratik me këtë nivel korrupsioni, pa folur për zhvillim. Dhe miqtë po mundohen të na japin një dorë,
por gomarin duhet ta nxjerrim vetë nga balta. Derexheja jone shpjegohen dhe ndërhyrjen në punët e
brëndëshme të ambasadorit.
Çun Tirone
_________________________________________________________________
Get Free (PRODUCT) RED™ Emoticons, Winks and Display Pics.
http://joinred.spaces.live.com?ocid=TXT_HMTG_prodredemoticons_052008
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |