| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] RE: Imuniteti i shqiptarëve, si anti-plumbi i amerikanëveCun Tirone cun-tirone at hotmail.comMon May 12 16:37:30 EDT 2008
Cdo krahasim ka kufizimet e veta, por ky ne titull eshte komplet koke poshte. Ushtaret ne fjale luftojne terrorizmin, kurse politika jone, pra dhe deputetucet jane gjeneruesit e korrupsionit. Krahasimi i pershtatshem i gjendjes sone do te ishte sikur pentagoni tu dergonte ca mjete ushtarake kryengritesve, ne menyre qe te ishin ne kushte te ngjashme! Drejtesia eshte fillimi i fijes se lemshit shqiptar. Pa nje drejtesi relativisht te drejte, asgje tjeter nuk mund te funksionoje, as ekonomia e tregut, as inisiativa e lire, as demokracia e keshtu me rradhe. Dhe arsyeja e kesaj gjendje te drejtesise eshte politika, qe ka fijet e drejtesise. Politikes i duhet nje drejtesi e shtrember qe te mund te perfitoje ne eldoradon e rremujes shqiptare. Si rrjedhoje, kjo shtrembesi i sherben politikes dhe kuptohet, shfrytezon rastin i sherben dhe vehtes se vet. Ne keto kushte, eshte shume fair qe politika te haje nga sahani qe ka gatuar, pra t'i nenshtrohet po kesaj shtrembesie, si te gjithe te vdekshmit e tjere. Ne keto kushte, mbase deputetet mendohen me shume kur vendoset per drejtesine. Prandaj eshte shume i drejte propozimi i ambasadorit amerikan per heqjen e ketij privilegji te kohes se feudalizmit per baballaret e kombit, me nder me thene. Nuk eshte e vertete qe imuniteti eshte hequr aq here sa eshte kerkuar. Historite fillojne qe me drurun e arres, e mbarojne me ish-midhistrin hajdut-kriminel, qe per turp te zotit vazhdon te pellase, nderkohe qe duhej te ishte ne qeli bashke me koleksionin e oreve te rradha. Jo vetem qe imuniteti mbron korrupsionin, por shume nga hajdutet me cizme blene me cdo cmim deputetllekun, vec per ate imunitet. Imuniteti, i komanduar nga shefi i shumices dhe pazaret perkatese, i jep kryetarit (te shumices apo pakicave) nje pushtet shume me te madh ndaj deputeteve. Konkretisht, shumice kontrolluesi ka pushtet qiellor mbi fatet e deputeteve gjynahqare. Ai mund t'i fuse ne bunkerin e imunitetit, apo tua lere prokurorise. Sot, deputetet e korruptuar mjafton ta kene mire me bosin e maxhorances, apo me koleget e tjere, qe per solidaritet do t'i mbrojne (se bota eshte me rrota). Ndersa pa imunitet, nuk ka garanci 100% nga bosi, se si dihet ...Pra dhe fuqia e bosit bie. Permenden disa deputete guximtar (as po i hy muhabetit how much $ te guximshem jane ata), qe ne mungese te imunitetit, bosi do tu leshonte prokurorine. Po t'i tekej adhe sot e bente nje gje te tille, mbasi tu hiqte imunitetin me ushtaret e vet. Si perfundim, keshilla e ambasadorit amerikan eshte shume e drejte. Jo se do te zgjidhe problemin e korrupsionit, por do t'i heqe nje shtrese korraces qe mbron te korruptuarit. Çun Tirone > From: bkopliku at gmail.com > To: ; > Date: Sat, 10 May 2008 09:13:13 +0200 > Subject: [AlbClub] Imuniteti i shqiptarëve, si anti-plumbi i amerikanëve > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Imuniteti i shqiptarëve, si anti-plumbi i amerikanëve > [Gazeta Shqiptare, 10.5.2008] > > Me pikëllim dëgjuam propozimin për heqjen e imunitetit, të bërë publikisht > nga ambasadori amerikan në Tiranë, John L. Withers II. Ai këshilloi > popullin shqiptar, që t'u heqë imunitetin deputetëve të vet (si dhe > zyrtarëve të tjerë në përgjithësi), gjë që i le ata më pak të mbrojtur ndaj > sulmeve të gjykatës dhe administratës shqiptare. Për absurd, këtë këshillë > Ambasadori na e dha pikërisht kur po i quante, me plot të drejtë, si shumë > të korruptuar gjykatësit dhe administratën tonë! Kjo është njësoj sikur ne > t'i rekomandonim amerikanëve që marinsat (si dhe ushtarakët e tjerë) të tyre > në Irak etj., të mos përdorin jelekë e veshje të tjera anti-plumb, që të > jenë kështu "njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë të Irakut", në ambientin > e sulmeve terroriste. > > Naiviteti i këtij ambasadori na dëshpëron më shumë, sepse është ambasadori i > Amerikës, që është shteti që ne e duam më shumë se të gjithë shtetet e tjera > perëndimore: Amerika na ka mësuar lirinë dhe demokracinë, na ka ndihmuar të > zbatojmë në praktikë këto ligje. Një nga mësimet Amerikane, është që një > ambasador nuk duhet të ndërhyjë direkt në jetën politike të vendit, siç e > bëri ky ambasador, që kërkoi nga shqiptarët të ndryshojnë Kushtetutën (neni > 73 i saj), e kjo kur në Shqipëri ka plasur debati politik për ndryshimin e > padrejtë te Kushtetutës, nga ana e një kuvendi të pamoralshëm: shumë > deputetë të tij janë aty, vetëm si rezultat i mashtrimit të madh zgjedhor të > vitit 2005, megadushkut. > > Ambasadori amerikan me të drejte po kritikonte korrupsionin, e pikërisht > edhe në gjykatat dhe organet e tjera shtetërore, dhe si të tilla janë krejt > të pabesueshme nga populli shqiptar-por edhe nga Ambasadori! E pikërisht > këtyre gjykatave, e kësaj administrate, Ambasadori do t'ua lerë në dorë > deputetët tanë, duke u hequr imunitetin?! Shqip kësaj i thonë: "t'i varësh > qenit mëlçitë në qafë". Po si mor zoti Ambasador, t'u lihen në dorë > politikanët tanë të lartë, këtyre gjykatësve të korruptuar: nuk janë > gjykatësit tanë, as nëpunësit tanë, si ata amerikanë: nuk është demokracia > jonë, as tek një e "milionta" e asaj amerikane. Ambasadori duhet ta dinte > këtë fakt, dhe nëse nuk e di, është faj i tij personalisht. > > Kjo heqja e imunitetit e këshilluar nga Ambasadori, tingëllon dhe si e > sajuar. Në Shqipëri nuk ka tashmë ndonjë problem me heqjen e imuniteteve të > deputetëve. Mjafton që prokuroria ta kërkojë, dhe Kuvendi është i gatshëm t'ua > heqë imunitetin të gjithë të dyshuarve për korrupsion. Pra, problemi që > ngre ambasadori, praktikisht nuk ekziston. > > Diagnoza e Ambasadorit është gabim edhe logjikisht: vërtetë ka deputetë të > korruptuar tek ne, por ata nuk janë të korruptuar sepse "kanë imunitet", por > sepse politika shqiptare nuk e ka lënë vrapin të zhdukë korrupsionin, por të > mbajë pushtetin në mënyrë të korruptuar. Politikës shqiptare aktuale u > duhen pikërisht deputetë të korruptuar, që si rregull janë edhe pa > personalitet. Heqja e imunitetit do t'i siguronte politikës sonë më me > bollëk se sot, pikërisht deputetë të korruptuar, pra të kundërtën e asaj që > mëton Ambasadori. > > Heqja e imunitetit në Shqipëri, kërkohet vetëm nga ata që duan t'i > komandojnë deputetët si të duan, kërkohet vetëm nga ata që i duan deputetët > të jenë të gjithë "yes-men" (njerëz që thonë vetëm po, që binden > verbërisht). Kryesori i atyre që duan heqjen e imunitetit është > kryeministri aktual, Sali Berisha. Deputetëve pa imunitet, ua mbyll gojën > më lehtë Ai-ashtu si një terrorist vret më lehtë një marins amerikan pa > veshje anti-plumb. > > Mendoni se ç'do t'u punonin deputetëve guximtarë e të lirë, si Spartak > Ngjela, apo Gilman Bakalli! Sapo të ishin dukur shenjat e para të > disidencës së tyre, kryeministri do t'i kishte marrë masat e "duhura". Pra > kryeministri do të thërriste "organet përkatëse", edhe ato "të pavarurat", > ato që aktualisht dridhen prej tij, dhe do t'u "rekomandonte" (urdhëronte): > gjeni një pretekst çfarëdo e mbylluani gojën atyre deputetëve. Dhe këto > organe "të pavarura" janë të specializuara për poshtërsi, sepse janë të > korruptuara, siç tha vetë dhe Ambasadori. Ata prokurorë dhe gjykatës, do t'u > gjenin ndonjë shkak kot, Spartakut apo Gilmanit, sa për t'i sorollatur me > muaj të tëra me hetime e pyetje kot, e në rastin më të mirë, do t'i nxirrnin > "të pafajshëm për mungesë provash". > > P.sh., "organet e pavarura" të shtetit tonë, do të kishin mundësinë të > akuzonin, bile dhe ta arrestonin deputetin Bakalli, sepse ai paska "prishur > pronën publike", kur sharroi drynin e administratës së z. Berisha në majë të > malit Tarabosh, atë dry që kishte mbyllur një stacion televiziv që > kritikonte qeverinë. Natyrisht që deputeti Bakalli nuk do të kishte më > mundësi as të diskutonte në Kuvend, as të jepte intervista për > autoritarizmin e z. Berisha, sepse do t'i duhej të merresh me drejtësinë > shqiptare të korruptuar ashtu siç tha Ambasadori. > > E ky shembull që dhamë, është më i thjeshti, se mos e thëntë zoti mor zoti > Ambasador, mund t'i ndodhte zotit Bakalli, apo Ngjela, apo ndonjë guximtari > tjetër, ndonjë gjë e ngjashme me atë që i ndodhi para ca vjetësh atij > biznesmenit që thuhet se u vdiq në dorë organeve tona shqiptare "të > pavarura", në kohën që presidenti i tyre ishte po ky që sot është > kryeministri, z. Berisha. > > Ne shqiptarët, tash 12 vjet i njohim mirë metodat e kryeministrit aktual, e > po ashtu i dinë mire edhe miqtë tanë të ngushtë amerikanë, prandaj nuk po e > marrim vesh këtë amnezinë (harresën) e Ambasadorit. > > I themi Ambasadorit, se deputetëve tanë, vërtetë që imuniteti nuk u siguron > mbrojtje "100%" nga terrori politik, por ama ju shton mbrojtjen, i bën më > pak të cenueshëm nga terrorizmi shtetëror shqiptar. Që ta kuptojë mirë > Ambasadori, por edhe shumë shqiptarë, edhe veshja anti-plumb, nuk u siguron > me 100% jetën ushtarëve të lavdishëm amerikanë, nga sulmet e terroristëve, > por ama ua ul vdekshmërinë, prandaj e kanë me rregullore ta veshin në zonën > e rrezikut të lartë. E pra, Shqipëria e sotme është një zonë e rrezikshme > për deputetët e ndershëm dhe guximtarë, prandaj u duhet "jeleku i > imunitetit", për të mirën tonë, të popullit që mbrojnë-siç u duhet > ushtarëve amerikanë që mbrojnë popullin amerikan dhe të të gjithë botës. > > Kur Shqipëria të ketë arritur standarde lirie dhe demokracie, diku afër > Amerikës, natyrisht dhe deputetëve tanë do të vijë koha t'u hiqet imuniteti, > por në asnjë mënyrë sot. > > > Bashkim Kopliku > 8.5.2008 > > > Phone: +355 52 223663 > Mob: +355 0682200590 > Email: > optional: > > Please, send important e-mails > on both addresses. > > > > __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature > database 3090 (20080509) __________ > > The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. > > http://www.eset.com > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Get Free (PRODUCT) RED™ Emoticons, Winks and Display Pics. http://joinred.spaces.live.com?ocid=TXT_HMTG_prodredemoticons_052008
More information about the Alb-Club mailing list |