| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Flamuri kuq e ziOlgen Ifti olgenifti at yahoo.comTue May 6 12:32:43 EDT 2008
Une per vete nuk jam hic dakord me kete ide te paraqitur per disa arsye: 1) Flamuri u perket te gjithe shqiptareve, pavaresisht nese ayre u ka rene per hise te rrojne ne njeren ane te kufirit apo ne ANET e tjera 2) Flamuri eshte nje element i cili permblesh shume gjera, nuk mund te nderrohet sipas qejfit dhe "nevojes" se nje pjese per ta perdorur me shume apo pjeses tjeter per ta perdorur me pak. Aq me pak mund te mendohet qe ai te nderrohet, duke pretenduar qe cave u duhet me pak dhe cave me shume. 3) Idete "lehtesuese" jane thjesht percartje dhe corientime, ose te kryera me qellim (shume te poshter do te shtoja), ose te shprehura pas ndonje vizite ne vendin e "madh" fqinje jugor tonin, ose ndonje rruge Himare, ose ndonje ceku te shkruar posacerisht me kete qellim. "miqte" tane greke nuk nderrojne ndonje gje, por jane mjaft te zotet te kerkojne "ne menyre te pafajshme" "zgjidhjen" e problemeve (ato qe ata i konsiderojne te tilla" pa mare fare parasysh dhe pa zgjidhur pjesen e tyre te problemeve. Te tilla ka sa te duash, apo jo? Leshimet qe shqipot u kane bere te tjereve nuk duhet te pasohen nga idiotlleqe te tjera te cilat jane me shume rrezik. Mos harroni qe nje dite greket e "pafajshem" do te kerkojne 'VorioEpirin" ne te njejten menyre me te cilet Kosovaret arriten te marrin Kosoven, pra me anen demografike. Dhe pastaj, sigurisht ne ndryshim me realitetin kosovar, ata do te thone qe aty kishin banuar gjithnje greket... Ndoshta ideja e ndryshimit te flamurit eshte dicka e mire, mua ajo mund te me shkurtoje mjaft kohe ne shpjegimet qe une i bej tim biri ketu ne Kanada. Ne vend qe t'i shpjegoj atij nje mori gjerash, nese flamuri yne ndryshohet (le te themi qe ne flamur te veme nje fytyre idioti dhe te tjeret qe i bejne mu..n ne maje te kokes ketij) une do ta kem mjaft te thjeshte pastaj..... Turp t'ju vije cuna GH <pifto at gmx.net> wrote: *** AlbClub Discussion List *** Tani që Kosova po shpall pavarësinë ndoshta do të ishte me vend, sikur Republika e Shqipërisë t'ja lehtësonte pak ekzistencën këtij shteti të ri nga pikpamja formale (duke vërejtur që praktikisht Shqipëria nuk mund të bëjë dot më shumë për Kosoven) dhe të bënte disa ndryshimë të karakterit formal kushtetues duke ndryshuar njëkohësisht flamurin zyrtar të Republikës së Shqipërisë si dhe ndoshta edhe hymnin kombëtar, për t'i lënë mundësinë këtij shteti të dytë shqiptar t'i përdorë këto dy simbole të rëndësishme për një farë kohe, e cila të lëvizë diku nga 20 - 30 deri 50 - 100 vitet e ardhshme. Për momentin duket sikur qytetarët e Kosovës kanë më shumë nevojë për flamurin kuq e zi, ndërkohë që këtë flamur shqiptarët e Republikës së Shqipërsië e përdorin kur shkojnë nëpër stadiume, dhe ndonjë herë edhe për gjëra më të turpshme akoma, si për shëmbull kur përfaqësuesit e tyre zyrtarë zbukurojnë zyrat bashkë edhe më flamurët amerikanë apo të Komunitetit Evropian. Flamuri kuq e zi në Republikën e Shqipërisë sot nuk përfaqëson asgjë fondamentale, ndërkohë nga c'kam parë e nga c'shoh, në Kosovë ai është shumë më i rëndësishëm. Shqipëria mund të vendoste që në shekullin e XXI të përdorë si flamur kombëtar dicka që t'i përshtatet më mirë epokës në të cilën jetojmë, unë nuk e di se si mund të dukej ai flamur; por gjithsesi mund të kishte ngjyra të cfarëdoshme; kam përshtypjen që në Republikën e Shqipërisë njerëzve nuk do t'u bëhej fare vonë për këtë gjë. Në planin ballkanik Shqipëria mund të bënte një veprim shumë integrues dhe cool sikur të bënte ajo hapin e parë drejt një cmitizimit të disa simboleve, që në shekullin e XX më shumë kokëcarje na kanë shkaktuar. Mbase në këtë mënyrë i lehtësohet disi edhe Maqedonisë rruga për të hequr dorë nga emri i vet dhe të gjitha simbolet që lidhen me Aleksandin e Madh pa e humbur fytyrën. Të dyja këto shtete (Shqipëria dhe Maqedonia) do të ishte mirë sikur të afroheshin duke e përkrahur njëra - tjetrën pak për t'u afruar aje ku duan (NATO & EU), dhe ndihma që mund t'i jepte Shqipëria Maqedonisë duke u zhveshur nga simbole kokëforta - për momentin faktor frenues ne procesin e integrimit europian - mund të ishte shumë e madhe. Gjithsesi kjo puna me Maqedonine do të ishte nje efekt sekondar i një veprimi tjeter, që mua me duket relatisht i përfytyrueshëm dot. Në fund të fundit ai flamuri me shqiponjë u përket po aq shumë shqptarëve të Kosovës sa edhe atyre të Shqipërisë; eshte si një lloj kujtimi që të ka lënë yt'atë, të cilin e përdor herë një vëlla dhe herë një tjetër. Unë nuk do të kisha asgje kundra sikur zyrtarisht Shqipëria të përdorte sot një flamur të bardhë. Rrofte Ballkani GH ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club --------------------------------- Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |