Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Nga promovimi i librit “Heroi i dy kontinenteve i autorit Ndue Hila Diskutime

NikollaTesla at aol.com NikollaTesla at aol.com
Sat May 3 02:22:38 EDT 2008


 
HERONJ TE TILLE MBETEN AMBASADORE TE PERJETSHEM    
 
(Nga promovimi i  librit “Heroi i dy kontinenteve i autorit Ndue Hila) 
Ne radhen e heronjve  shqiptaro-amerikanë, radhitet edhe Gentjan Zef Marku,i 
cili dha jetën duke  luftuar heroikisht ne radhet e ushtrise amerikane ne Irak 
ne vitin 2004.  Megjithese i ri në moshë, heroizmi i tij shkroi faqe të 
lavdishme në lutën  kunder terrorit, kesaj plage që ka mberthyr planetin tonë. Kjo 
u bë frymëzim  edhe për njerëzit e penës, që heronjtë të mbeten gjithnjë në 
memorien tonë. Ndue  Hila,tashme I konfirmuar si i palodhur ne fushen e letrave, 
i cili per nje  periudhe me pak se 10 vjecare arrin te botoje 10 libra me 
tregime,poezi dhe një  roman. Nga këta libra 6 prej tyre mbajnë autoresinë e tij 
dhe 4 si bashkautor.  Libri i fundit monografik” HEROI I DY KONTINENTEVE”, 
mblodhi pervec miq dhe te  njohur te Ndue Hilës dhe dashamirës të librit, por 
edhe bashkatdhetarë të  tjerë,që mbushën sallën “Gjergj Fishta” ne Kishën e 
shën Palit. Libri ne fjale  është kurorëzim I një pune gati dyvjecare të autorit 
Ndue Hila I cili sjell  përpara lexuesit një pune me vlera të padiskutueshme 
historike, njohese dhe  patriotike. Në këtë përurim morën pjesë edhe 
kongresmeni Joe  Knollenberg,ambasadori shqiptar ne SHBA Aleksander Sallabanda bashke me 
 konsullin e ambasades Arjan Spasse,Konsulli shqiptar I nderit per Michiganin 
 Ekrem Bardha,kryetari I lidhjes se shkrimtarëve shqiptaro-amerikane Dalan 
Luzaj  e te tjere. Gjithashtu ndodheshin edhe e ema dhe motra e heroit Gentian 
Marku.  Ky aktivitet u drejtua nga Gjovalin Kacorri . Folës të shumtë ndërmjet 
tyre,  kongresmeni Knollenberg, Ambasadori Sallabanda, Ekrem Bardha, Dom Anton 
Kqira,  dom Ndue Gjergji, Dalan Luzaj, Nua Ivanaj, Ndrek Guri, Eduard Aliko, 
Ndue Ftoni  dhe të tjerë, në fjalët e tyre theksuan se perjetesimi i vepres së 
heronjëve do  të ishte i pamundur nëse do të mungonin shkrimtarët, artistët, 
piktorët,  skulptorët, të cilët në punët e tyrë gjen frymëzim e mishërim vepra 
e këtyre  heronjëve. , - Heronj te tille mbeten ambasadore te përjetshëm, - 
do shprehej  Luke Juncaj, njeri nga folesit e rastit. Poeti i njohur Nexhip 
Ejupi bën një  përshkrim të shkurtër mbi kapitujt e këtij libri,duke u ndalur në 
punën e  kujdesshme që ka bërë autori për të pasquruar deri në hollësi gjithë 
jetën dhe  veprën e Gentjan Markut deri ne ditën e fundit të jetës së tij duke 
e sjellë në  pëmasat që e meriton një hero. Per librin “Heroi I dy 
kontinenteve”, kishin  dhene vleresimin e tyre dhe mjaft personalitete politike dhe 
ushtarake. Dede  Beleshi lexon pershendetjet dhe falenderimet qe ka marrë autori 
Ndue Hila nga  Presidenti i SHBA George W Bush, Sekretari i Departamentit te 
Shtetit për  mbrojtjen, Komandanti I pergjithshëm i marinnsave amerikane e të 
tjerë.  Kongresmeni Knollenberg dhe ambasadori Sallabanda i dorezojne familjes 
se heroit  certifikatat per veprën heroike te Gentjanit. Mjaft prekëse do të 
ishin fjalët e  bashkëmoshatarit dhe bashkëluftëtarit te Gentjanit, Belis 
Krisafi,i cili do të  tregonte detaje nga jeta ne bazat e pergatitjes së marinsave 
dhe lufta e  Gentjanit që me trimëri luftoi përkrah ushtarëvë të tjere derisa 
dha jetën ne  Mosul te Irakut.  Nena e heroit Sata Marku nuk i mban dot lotet 
që lidhen jo vetëm me dhimbjen e  humbjes së djalit të saj të vetëm, por edhe 
me nderimin e madh që i bëhet djalit  dhe familjes, duke e kujtuar në mënyrë të 
tillë, ajo falenderon ne emer te  familjes autorin e librit. Moter Joana i 
kujton dhe shpreh me emocion fjalët që  vëllai i saj i shkruante para se të 
vritej ne fushën e luftës. Një montazh  muziko-letrar pergatitur nga poeti 
Gjovalin Lumaj dhe kengëtari Fran Gjoka  plotësoi kuadrin e kësaj veprimtarie që 
ishte mbresëlënëse dhe me vlera. Me  modesti do te shprehej Autori Ndue Hila , i 
cili tha se nuk do te reshtë në  punën e tij për të pasquruar jetën dhe veprën 
e heronjëve , duke menduar se ky  është një obligim i çdo krijuesi që merr në 
dorë penën.Ai falenderoi të gjithë  ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar 
në realizimin e kësaj  vepre. 
ZEF LLESHI – Detroit 12 mars  2008 
*** 
Fjala pershendetese e konsullit  shqiptare te nderit per shqipatret ne 
shtetin e Michiganit Z. Ekrem  Bardha 
Te nderuar zonja dhe zoterinj, 
Te nderuar klerik, 
I nderuar zoti Ambasador Aleksander  Sallabanda 
I nderuar zoti konsull Arjan  Spasse 
Jemi mbledhur sot per te  prezantuar librin e Z. Ndue Hila “Heroi  i dy 
Kontinenteve” kushtuar Gentian Marku, nje djele i ri nga Lezha, qe hyri  ne histori 
ashtu siç i ka hije te hyje nje shqiptari dhe nje burri te  vertete. 
Gentian Marku tregoj jo me fjale  por me gjakun e tij qe shqiperia dhe 
shqiptaret jane aleate besnik te  SHBA 
Historia e shqiptareve qe kane  luftuar ne rradhet e ushtrise amerikane e ka 
fillimin qe ne luften e Dyte  Boterare duke vazhduar ne Korese, Vietnamit etj. 
Kjo na na ben te ndjehemi krenare  qe ne shqiptaret kemi perkrahur dhe 
vazhdojme te perkrahim Ameriken edhe sot ne  luften e saj kunder terrorizmit. 
Ne çdo periudhe, ne çdo vend qe  kane punuar e jetuar shqiptaret kane dhene 
kontributin e tyre duke prezantuar  dhe ngritur lart vlerat patriotike e 
paqedashese si  komb. 
Shqiptaret kurre nuk e kane  harruar dhe jane shume mirenjohes Amerikes per 
perkrahjen e saj duke filluar me  presidentin Wilson, presidentin Clinton, 
presidentin Bush,  ku ju the ndal genocidit Serb ndaj vellezerve tane  Kosovare. 
Zonja dhe Zoterinj, me kete rast  me lejoni t’ju pergezoj per pavarsine e 
kosoves, te cilen e fituam vetem 3 jave  me pare. 
Pavarsia nuk eshte me nje enderr  per shqiptaret por realitet, Kosova tashme 
eshte nje shtet I lire dhe kosovaret  gezojne lirite e tyre te shumepritura. 
Falenderoj edhe nje here Zotni  Ndue Hila per librin qe i ka kushtuar heroit 
Gentian  Marku. 
Deshiroj te falenderoj  ambasadorin shqiptar Zotni Aleksander Sallabanda si 
dhe konsullin e ambasades  zotni Spasse te cilet perfaqesojne institucionin e 
shtetit shqiptare ne  Washington dhe  sot na nderojne komunitetitn shqiptar te 
Michiganit me pranine e  tyre 
Ju  faliminderit. 
Pjese nga fjala e Kongresmenit amerikan Z. Joe  Knollenberg 
Faliminderit per ftesen qe me  keni bere. Une asnjehere nuk e kam menduar se 
do te jene kaq shume njerez. Me  vjen keq qe nuk mundem te flas shqip, por per 
ju qe flisni dhe kuptoni englisht  ju lutem perktheni. 
Nuk ka pas kuptim qe une te mos  marr pjese sot ne kete promovin ne nderim te 
djalit te kesaj gruaje fisnike  Zonjes Marku. 
Une nuk  mundet te thoja jo per nje gje te tille,  kjo ishte me e pakta qe 
une mundet te beje. 
Djali i saj eshte nje hero jo  vetem i nje kontinenti por i dy kontinenteve, 
ashti si shkruhet ne kete liber  “Heroi i dy Kontinenteve” ku ju te gjithe e 
dine se çfare shkruhet ne kete  liber. 
Sot dua t’u tregoj per kete  rezulute qe i eshte bere nga kongresi amerikan 
ne nderim te LCpl Gentian Marku  per kontributin e tij per shtetin  
tone.................................................. 
Nuk ka fjale qe une mund te  shpreh per t’ja larguar merzine kesaj familje te 
 nderuar. 
Familjes Marku ne nuk mundet te  ja shperblejme sakrificen qe ka bere per 
shtetin tone. Gjithmone keshtu duhet ta  nderojme Gentian  
Marku............................................................ 
..............................................................................
................................................................ 
Ne fund Z.Knollenberg i dorzoj  familjes , nenes dhe motres se heroit 
rezoluten e kongresit amerikan, ne kujtim  te djalit te tyre Gentian Marku.  
Fjala e ambasadorit te RSH ne SHBA, Z.Aleksader  Sallabando. 
Te nderuar bashkeatdhetar. 
Eshte nje nder dhe privilegj per  mua qe ne emer te ambasades shqiptare ne 
SHBA te pershendes komunitetin shqiptar  ne Michigan me  rastin e promovimit te 
librit “Heroi i dy Kontinenteve”, autorit Ndue Hila,  kushtuar heroit te 
shqiperise Gentian Marku. 
Ne jemi mbledhur sot ketu per te  promovuar nje liber qe prezanton jeten dhe 
vepren e nje heroi qe i takon dy  vendeve gjeografikisht larg njeri-tjetrit, 
por shpirterisht shume afer me njeri  tjetrin , nje heroi te Shqiperise dhe 
SHBA, qe e jetoj jeten e tij pjeserisht ne  vendin ku lindi dhe u edukua me 
dashurine per atdheun e tij dhe kombin shqiptar,  me dashurine per liri dhe 
zhvillim social, dhe pjeserisht ne SHBA, ne vendin aq  shume te aspiruar prej tij 
ashtu si edhe shume bashkekombas te tjere si  ai. 
Gentian Marku me Shqiperine e  lidhte origjina, identiteti kombetar, dashuria 
e pafund per vendin e lindjes per  rrethin familjar e miqesor, krenaria per 
vlerat kombetare, per historine dhe  kultuen shqiptare, ndersa me SHBA e lidhte 
dashuria dhe respekti per vlerat  demokratike amerikane, per mundesite e 
pakufizuara qe afron amerika per te  jetuar i lire, me dinjitet dhe prosperitet. 
Historia e jetes se heroit  Gentian Marku eshte nje pjese e pandare e 
histories se kombit tone, pjese e  krenarise kombetare qe buron nga patriotizmi 
tradicional i shqiptareve te  amerikes, nga sakrivica  dhe  kontributi i diaspores 
shqiptare ne amerike per mbrojtjen e vlerave te lirise  dhe demokracise se 
vertete. 
Ne kujtesen tone kombetare  shqiptaret e Amerikes kane hyre si atdhetare, 
fisnike dhe demokrate te medhenje,  me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret 
kudo qe ndodhen jane krenar. Zeri i  shqiptarve te amerikes eshte ngritur 
gjithmone lart ne mbrojtje e vlerave te  lirise dhe krenarise kombetare. 
Edhe ky takim i juaj sot ne  promovimin e librit “Heroi i dy Kontineteve” qe 
flet mbi jeten dhe vepren e  heroit Gentian Marku perben nje eveniment 
patriotik te larte, eshte nje tregues  i fuqishem i lidhjeve te forat dhe te 
sinqerta qe ju keni me atdheun dhe kombin  shqiptare ne pergjithesi, i respektit dhe 
i dashurise se madhe per SHBA. Zeri  dhe qendrimi juaj patriotik kane nje 
rendesi shume te madhe per marredhenjet me  SHBA dhe jane nje kontribut i vyer per 
mardhenjet e shkelqyera midis Shqiperise  dhe SHBA, midis Kosoves dhe SHBA, 
midis bashkombasve shqiptar kudo qe ndodhen ne  SHBA. Me vlerat dhe dashurine e 
madhe qe ju ruani ne zemrat dhe mendjen tuaj per  shqiperine dhe kombin 
shqiptar, ju meritoni respekt te madh dhe mirnjohje te  thelle per rolin qe keni ne 
historine tone  kombetare. 
Shqiptaret e Amerikes brez pas  brezi kane dhene nje kontribut te vyer e te 
gjithanshem ne dobi te zhvillimit  dhe begatise se Shqiperisedhe kombit 
shqiptar. Sheti shqiptare e nderon lart  vepren tuaj. 
Çdo popull mbart dhe ruan vlera  te veçanta qe  krijojne identitetin.  Ne 
shqiptaret jemi krenar per identitetin dhe vlerat e rradhe qe perfaqesojme.  Ne i 
kemi dhene  botes heron tone  kombetar Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) me te 
cilin jemi bere mbrojtes te  krishterimit dhe kultures europiane, ne i kemi 
dhene botes te madhen Nene  Terezen, ne i kemi dhene botes shembullin e beses 
dhe fisnikrise me te cilen  kemi mbrojtur jeten e mijera hebrejve  gjate luftes 
se dyte botrore, ne i kemi dhene botes shembullin e  bashkejeteses nderfetare 
model per vende dhe rajone te botes, ne i kemi dhene  botes gjakun dhe jeten e 
bijve tane shqiptar ne lufte per mbrojtjen e lirise dhe  paqes, nder te cilet 
biri juaj dhe i yni, heroi Gentian  Marku. 
Shteti shqiptare nderon lart  jeten dhe vepren e Gentian Marku, gjithmone do 
ta ruaj kujtimin per vepren dhe  jeten e tij dhe gjithmone do ta çmoje lart 
angazhimin e tij per te perfaqesuar  me dinjitet dhe trimeri shqiperine dhe 
shqiptaret ne radhet e ushtrise  amerikane. Familja e Heroit Gentian Marku qyeti i 
Lezhes dhe komuniteti juaj te  cilve i perket Gentian Marku si dhe per te 
gjithe bashkekombasit  shqiptare kudo qe ndodhen jane krenar  per heroin Shqiptar 
te Dy Kontinenteve.  
Ai dha jeten e tij te re per te  mbrojtur paqen dhe vlerat e demokracise, per 
te na dhene mundesine ne te  tjerevet te vazhdojme jeten tone ne paqe dhe te 
permbushim, misionin tone te  perbashket per ndertimin e nje bote te lire e te 
sigurt, ne respekt te  dinjitetit dhe te drejtave te njeriut ne paqe dhe 
prosperitet  ekonomik. 
Libri i z.Ndue Hila “Heroi i Dy  Kontinenteve” eshte nje deshmi respekti dhe 
falenderimi i nje krijuesi  shqiptaro-amerikan jo vetem per familjen e Heroit 
Gentian Marku por per gjithe  kombin shqiptar, per kontributin e vyer te 
shqiptareve ne mbrojtjen e vlerave te  demokracise amerikane. Nepermjet refimit te 
jetes dhe idealeve te heroit Gentian  Marku ne Shqiperi, SHBA dhe Irak autori 
i librit shpreh konsideraten e larte dhe  besimin e patundur te popullit 
liridashes shqiptar per demokracine Amerikane  deri ne sakrificen e fundit per 
mbrojtjen e saj. 
Libri i Z.Ndue Hila Heroi I Dy  Kontinenteve eshte nje vlere e re qe i 
shtohet gjerdanit te literatures  shqiptare ne amerike duke e pasuruar ate me 
dekumentimin e jetes dhe vepres se  heroit qe i perket histories se dy kontinenteve. 
 
Çdo kush qe do ta kete ne dore  kete liber do te kete çka te mesoje dhe te 
tregoje per dashurine dhe respektin e  shqiptareve per SHBA, per sakrificat dhe 
kontruibutin e tyre ne mbrojtje te  vlerave te demokracise amerikane 
Le te sherbeje kjo dite  perkujtimore e jetes dhe vepres se heroit te dy 
kontinenteve si nje dite  perbetimi te sejcilit nga ne per ti sherbyer çeshtjes 
kombetare me shume dhe me  mire. 
Me lejoni qe ne mbyllje t’ju uroj  edhe nje here per kete aktivitet te 
rendesishem patriotik, t’u shpreh  mbeshtetjen e ambasades si dhe tu uroj suksese ne 
aktivitetet e ardhshme  kombetare. 
Ju faliminderit 
Disa mendime për Monografinë: Hero i i Dy kontinenteve” kushtuar  martirit 
Gentian Marku   
Nga poeti Nexhip Ejupi    
Duhet thënë që në fillim se  shkrimtari i njohur Ndue Hila duhet përshëndetur 
për daljen në dritë të kësaj  vepre monografi për një nga figurat më të reja 
në historinë e popullit shqiptar,  Gentian Marku që bëri të dëgjoheshin në të 
gjitha kontinetet emrat; Piraj,  Lezhë, e Shqiperi. Deomos dhe emri SHBA u 
bëshkangjitej këtyrë tre emrave meqë  heroi Gentian Marku ishtë nënshtetas i 
këtij vendi të  nderuar 
Kjo vepër voluminoze me, pothuaj,  500 faqe doli në dritë botimi falë punës 
serioze, këmbëngulëse, pa asnjë lloj  detyrimi material, përveç atij moral, të 
zotni  Ndue Hilës, i cili ka kapërcyer shumë  vështirësi, të llojeve të 
ndryshme, deri te bindja e disa skeptikëve që “një  përkushtin ndaj këtij heroi 
heroi shqiptaro-amerikan do të ishte i pa mundur të  realizohej”. 
Tani që veprën-monografi e kemi në duar rëalizuar më së miri me gjuhën  
artistike, mbështetur në jetën e heroit Gentian Marku, themi se pikërisht kjo  punë 
këmbëngulëse e zotni Hilës është edhe përgjigja më e saktë që u jepet  
skeptikëve se vetëm me sakrificë deri në vetmohim përjetësohesh në altarin e  
pavdekësisë, për t’u bërë shembull frymëzimi për brezat e sotëm si dhe të atyrë  që 
do të vijnë më pas.  
Kjo monografi është rëspekti më i  madh që i bëhet heroit Gentian Marku, i 
cili  nuk kurseu as gjënë më të shtrenjtë:  jetën, për paqe dhe liri në botë. Ai 
që ishtë vetëm i fshtatit Piraj por me  aktin vetmohues që bëri nuk ishtë me 
vetëm i një fshati apo një qyteti; u bë i  gjithë Shqipërisë, i mbarë SHBA i 
mbarë botës përparimtare që dëshiron, lufton e  sakrifikon për paqe, liri e 
demokraci njerëzore. 
Trimat si Gentian Marku e kuptojnë jetën personale vetëm si mëshirim i  
sakrificave sublime për paqe e drejtësi prirë nga deviza: “Në qoftë se më ndodh gjë 
në luftë, të  varrosem në vendlindje, atje ku janë stërgjyshërit e  mi” 
Shkrimtari Ndue Hila në këtë  monografi të qëllimshme ka pasqyruar idenë se 
shqiptarët, edhe pse larg atdheut,  janë mishërisht e shpirtërisht  të  lidhur 
me të. Kur është fjala për liri dhe paqe nuk pyesin për fe e kombësi, as  për 
moshen  e as për  jetën. 
Liria dhe paqa e njerëzve që duan  të jetojnë vëllazërisht janë më të çmuara, 
se jeta personale e dhënë kjo nga  zoti.  Është me vend të përmendim në  këtë 
shkrim mëndimin-pohim të të nderuarit Presidentit amerikan George Ë. Bush,  
që thekson: “Për mua është një krenari e dyfishtë që me ushtrinë amerikane në  
luftë kundër terrorizmit u bashkuan më mijra bij emigrantësh që nuk kanë  
lindur  në Amerikë dhe nuk janë  shtetas amerikanë, por që kanë vendosur që jetën 
e tyrë t’ia kushtojnë atdheut  të dytë, Amerikës”! Një nga këta bij 
emigrantësh ishte edhe Heroi Gentian Marku  që nëpër shekuj do të ndriçoje faqen e 
lavdisë shqiptaro-amerikane, dukë jetuar  përgjithmonë në zemrat e të gjitha 
nënave e motrave shqiptaro-amerikane,  gjithashtu duke pasur vend nderimi në zemrat 
e bashkëluftëtareve dhe të eprorëve  të tij. 
Libri është ndarë në disa kapituj... Në kapitullin e parë “Pak histori  nga 
Zadrima, vendlindja e heroit”, flitet për një zonë me banim të hershëm që  
është karakterizuar nga besa, burrëria, e patriotizmi ndaj çështjes kombëtare,  
flitet për zadrimorët që kanë qenë e janë  me vetëdije të shëndoshë atdhetarie 
dhe liridashëse. Më pas bëhet  portretizimi i heroit shqiptaro-amerikan, 
Gentian Zef Makru, portretizimi e  22-vjeçarit me aq pak pranvera, por me aq shumë 
akte trimërore, sakrifica e të  cilit do të bëhet pikë referimi për ta dashur 
më shumë atdheun, lirinë dhe  demokracinë mbarënjerëzore. Monografia është 
rezultat i kujtesës së veçantë të  autorit Ndue Hila i cili është mbështetur 
fuqishëm edhe në ditarin personal të  Gentian Markut, po edhe në kujtimet e miqve, 
të shokëve, të bashkëluftëtarëve si  dhe të eprorëve të heroit. 
Kjo vepër vuluminoze tregon se sa  shumë vështirësi i kanë dalë para autorit 
por që i ka kapërcyer me sukses, për  ta sjellë heroin si të gjallë te 
njerëzit e thjeshtë, te kushdo që e ka njohur  heroin, sa më të plotë e sa më bindëse 
figurën e këtij  trimi shqiptaro-amerikan, si mik të  miqve, si shok te 
shokët, si luftëtar te bashkëluftëtarët dhe eprorët e  heroit. 
Autorit i është dashur të shletojë me  qindra gazeta, revista, libra shqip 
dhe në anglisht, qindra letra të nënave  amerikane drejtuar familjes Marku, ka 
studjuar ngjarje momente e fakte pranë  kësaj familjeje në ditët më të vështira 
e më pas, për të pohuar se Gentian  Marku, djali i Zef e Sata Markut nuk 
ishte njeri i pozave fallso nuk shtirej,  nuk hiqëj, nuk shiste mend, nuk e 
mbivlesonte  veten,. 
Gentiani gëzohej kur i zgjidhtë  hallin dikujt dhe nuk kursehej kur dikush i 
kërkonte ndihmë, ai nuk bënte asnjë  lloj lëshimi. Me sinqeritetin  që i  
buronte nga thellësia e zemrës kritikontë këdo që ishte kundër reales dhe me  
argumente arrinte ta bindte në bisedë e sipër se si ishte e  vërteta. 
Kapitulli i tretë e i katërt përqëndrohet në edukatën familjare dhe  
shkollore të heroit, duke nënvizuar se kjo familje ishte dhe është me tradita  bese e 
burrërie, bujare dhe mjaftë punëtorë. 
Tek Gentiani në këto vitë  fëminorë bintë në sy zgjuarsia e një femijë të 
zhvilluar që ectë më shpejt se  vitët. Kishte një dashuri të madhe kishte një 
dashuri të madhe për vendlindjen  për gjyshërit e gjithë moshatarët e vet të 
cilët i dontë me gjithë shpirt. Nuk i  kursente për askënd fjalët e mira, dhe 
dintë vetëm të  buzëqeshte 
Udhetimi për në kontinentin e  shpresës do ta gjente mjaft optimist për të 
ardhmen me kërkues ndaj vetes, me  dashamirës e më i afrueshëm, më të tjerët. 
Amerika do t’i mësontë heroit të  ardhshëm se në të lulezon barazia mes feve, 
racave, se lulëzon mendimi i lirë  demokratik, se është vendi që prodhon për të 
gjith botën të mira si dhe besim  për jetën. 
Në kapitullin: “Karierë e mbushur  me shpresë” theksohët se ishte një nxënës 
shembullor dhe shumë i  zgjuar. 
Rritej dita-ditës fizikisht,  kurse shpirtërisht i rritej dashuria për punën 
shkollën e shoqërinë. Mësoi  shkëlqyeshëm anglishtën dhe me dëshirën e tij 
mobilizohet më marinsat amerikanë  në operacionet luftarakë në Irak, në zonën e 
Mosulit. Në mesin e ushtarakëvë  amerikanë Gentiani shumë shpejt gjeti vetvetën 
duke u respektuar mjaftë, fale  punës dhe edukatës civilë dhe ushtarakë 
E pasur është korrespondenca e familjes dhe e disa miqve me Gentianin dhe  
asnasjelltas: ajo e Gentianit me familjen, miqtë dhe shokët  . 
Duke shfletuar këtë letërkëmbim  kupton se Gentiasni nuk e mbivlerësonte 
vetveten, interesohet për të afërmit,  miqtë e shokët e punës, dukë shfaqur një 
thesar të çmuar mendimesh me një  humanizëm të theksuar. 
Kapitujt për lajmin e hidhur janë shumë  prekës, por jo dëshpërues. Dheu i 
tokës mëmë do ta presë me ngrohtësi dhe  heroizëmi i tij do të mbëtet si 
shembull i vetemohimit sublim në emër të paqes,  i paharruar në kujtesën e çdo 
shqiptari në shqipëri në SHBA dhe kudo në botën  përparimtarë dhe liridashëse. 
Në kapitullin “Një nisme në  kujtim të heroit”  paraqitet puna e  madhe që 
është bëre nga autori z. Hila ne lartësimin e figures së heroit në  vendlindje 
ku sot kemi një rruge dhe një shkollë me emrin “Gentian Marku”, punë  kjo e 
realizuar me inisiativen dhe me shpenzimet  e Zotni Ndue Hila   
Veçanërisht kapitulli i XV  (pesëmbëdhjetë) dhe ai  i elegjive  popullore 
(vajtimeve) janë shumë tërheqëse për mënyrën  poetikë-lirikë të rrëfimit të 
gjëmës, të  vrasjës se heroit duke bërë portretizimin e tij, se sa i dashur punëtor 
e  largpames qe heroi, duke bërë portretizimin e tij se sa i dashur punëtor e 
 largpamës  qe heroi; del figura  rrezatuese, vëllazërore, shoqërore nga të 
gjithë e me të gjithë pa dallim:  shqiptar apo amerikan, i ri apo i moshuar, pa 
dallim feje apo race, larg  bindjeve të verbëra politike , gje që duket edhe 
në albumin e pasur që mbyll  librin monografik kushtuar heroit Gentian Zef  
Marku. 
Përfundimisht, themi se  Monografia “Heroi i dy Kontinenteve” është një 
vepër dinjitoze, më shumë vlera  njohëse dhe edukative, burim frymëzimi dhe 
nxitjeje për brezin e ri që rritet me  dashuri për paqe, liri e demokraci në botë.   
 
Është libri më i suksesshëm i  Zotni Ndue Hila, është kurora e artë e 
krijimtarisë së tij në  vijim. 
 
Fjala pershendetese e autrorit te librit shkrimtarit Ndue  hila 
E nderuar familja e heroit Gentian  Marku. 
I nderuar zotni ambasador 
Te nderuar perfaqesues te senatit, kongresit te SHBA, dhe shtetit  te 
Michiganit dhe pushtetit lokal. 
Te nderuar Klerik, bashkeluftetar, shoke, miq dhe te aferm te  heroit. 
Te dashur vellezer dhe motra pjesmarres ne kete eveniment te  rendesishem  
Sot ne kete dite te shenuar ne  kujtim te njerit nga figurat me te çmuara te 
kombit tone heroit Gentian Marku,  pjesmarrja juaj eshte nje nder dhe respekt 
qe i behet kesaj figure qe me pak  pranvera jete, kishte akte te larte 
trimerie, i cili me gjakun e tij vulosi ne  alterin e demokracise botrore emrin e 
tij, te vendlidjes se tij, kombit tone  shqiptar. 
Pjesmarrja juaj prej qindra e  qindra vetesh eshte nder qe tregoni ne rradhe 
te pare per herorin tone Gentian  Marku, por edhe mua si shkrimtar ne rrugen e 
bukur dhe te veshtire te  krijimtarise, dhe si autor i librit Heroi I dy 
Kontinenteve” te cilin ju  falenderoj edhe nje here per fjalet qe thate ne adresen 
time, ku do te jene  piknisja e krijimtarise sime  
Me daten 9 mars 1998 familja  Marku ka hyre per here te pare ne SHBA, prandoj 
eshte lene kjo date me rastin e  10 vjetorit, per te bere promovimin e ketij 
libri, eshte kjo date ky Heroi  Gentian Marku ne ate kohe ne moshen 15-16 vjeç 
erdhi si gjithe ne te tjeret per  nje jete me te mire. Por vitet rrodhen dhe 
ai ndryshoj shume nga te gjithe ne, u  be pishtar I lirise dhe paqes ne bote, 
pushtoj zemrat dhe mendjet e liridashesve  kudo qe ndodhen dhe e kane njohur 
kush ishte Gentian  Marku. 
Eshte nder per ne te gjithe dhe per çdo  ameriken se djem si Gentiani ne SHBA 
po i tregojne botes se trazuar nga aktet  vandale te terrorizmit ne kete 
fillim shekulli, se paqa dhe solidariteti eshte  ajo qe duhet te sundoje boten dhe 
jo hijet e zeza te njerzimit te cilet po  perpiqen te mbjedhin frik e terror. 
Trimat si Gentian Marku dhe te gjithe  bijte dhe bijat, motrat dhe vellezerit 
tone te cilen ndodhen ne ballet e luftes  te kesaj murtaje terrorizmit jane 
krenaria jone, jane krenaria e popullit dhe  shtetit amerikan e me gjere ne 
bote, prandaj  nderi dhe respekti per keta bij nenash  duhet te jete ne kufirin 
maksimal. 
Me punen vepren dhe aktin e tij  trimeror Gentian Markui tregoj botes 
perparimtare, liridashese demokratike se  shqiptari eshte trim, besnik dhe kur eshte 
pune qe cenohet paqa dhe demokracia  ne bote nuk pyet per mosh, bindje fetare, 
kombesi, por ato i barazon te gjitha  bashke e rradhitet ne frontin me te 
veshtire te  jetes. 
Pjesmarrja juaj sot eshte nje  nder dhe obligim  per mu ne rrugen  time te 
krijmtarise. 
Ju falenderoj te gjitheve, se  pari falenderoj perfaqesuesit e senatit dhe te 
kongresit SHBA, pushtetin lokal  qe ndodhen te pranishem sot ne kete sale. 
Gentian Marku djali trim nga  Lezha erdhi ne SHBA per nje jete me te mire 
Ai erdhi ne kete vend te bekuar  nga zoti, djep perkundes i demokracise 
botrore, fanar shprese dhe jete per te  gjith te unshmit e botes, me shprese qe te 
realizonte enderren e tij per nje  jete me te bukur nga ajo qe kishte dhe 
kishin ne vendin  tone. 
Gentianin e lindi shqiponja  dykrenare, e rriti dhe e burreroj shqiponja 
nderkontinentale, dhe te dyja se  bashku farketuan tek ai besimin dhe vetmohimin 
per paqe dhe liri ne  bote 
Gentiani sot nuk i perket me as  Pirajvet, Lezhes e shqiperise, as SHBA por i 
perket gjithe botes perparimtare  dhe liridashese. 
Ju falenderoj per fjalet qe thate per  punen time ne drejtim te librit tim, “
Heroi i dy Kontinenteve” per te cilin me  gjithe perpjekjet qe kam bere per 
gati dy vjet dhe gjysem jam i bindur se nuk i  kam thene, grumbulluar dhe 
shkruar te gjitha per te, sepse akti i tij heroik  eshte me shume dhe nuk 
permblidhet nje nje  apo ne disa libra. 
Nje filozof ka thene: “Ai komb qe  ka heroit ti perjetesoj dhe ai komb qe nuk 
i ka duhet t’i nxjerri” ne rastin  konkret kombi shqiptare i ka heroit por 
duhet ti  respektoje. 
Gentian Marku eshte krenaria e  kombit shqiptar eshte farketuesi i 
jetegjatesise se miqesise  shqiptaro-amerikane 
Gjaku i tij eshte nje ure lidhese midis  dy shteteve ku kemi lindur dhe 
jetojme Shqiperi-Amerike.   
Ai eshte me plot bindje heroi i  dy kontinenteve 
Gjate punes per librin shume here  jam zene ngusht, disa here i kam thene 
vetes stop, jo se nuk duhet te shkruaja  por kisha frike se nuk do te arrij te 
pasqyroj sado pak aktet e trimerise se  Gentianit asnjehere nuk u ndala, ndoshta 
kam hasur shume veshtirsi ne te gjitha  drejtimit por objeksioni im; ishte se 
duhet te shkruaj, per te se ai meriton me  shume se nje liber. 
Nuk dua te flas per lodhjen time,  per stresin gjate punes per grumbullimin e 
ngjarjeve dhe fakteve, mbi jeten dhe  aktin heroik te heroit. 
Dua te falenderoj te gjithe ata  qe me ndihmuan ne kete drejtim e ne veçanti, 
bashkeluftetarin e e heroit, Philip  Straub, Black Benson, shkrimtaret 
amerikan, Gary Livingston, Dr Richard Jadick,  marinsin Aldo Gega, Belis Krisaf e 
shume e shume te  tjere. 
Ne veçanti dua te falenderoj  familjen e Gentian Marku, te cilet me ndihmuan 
ne grumbullimin e materialeve me  gjithe dhimbjen e madhe qe kishin. 
Nuk do te flas per ngjarjet dhe  datat se ato jane ne liber qe e keni ne 
dore, por dua t’u tregoj se emri i  Gentian Marku sot ne vendlindje e kane  
1 - Nje rruge,   
2 - Nje  Shkolle, 
3 - Tavolina ku mesoj heroi abc e  pare shqipe sot eshte nje tavoline muze me 
emrin e tij siper saj, nje abetare  dhe nje trendafil. 
4 - Ne Lezhe shume shpejt do ti  jepet emri nje sheshi te madh, dhe mendojme 
qe ne ate shesh ti vendosin edhe nje  bust te Heroit, 
5 - Ministria e mbrojtjes  shqiptare na ka premtuar se do ti veje emrin e tij 
nje objekti  ushtarak. 
6 - Si dhe ne qyetin e Warren do te ridiskutohet  per ti vene emrin e tij nje 
rruge. 
Per te gjitha keto falenderoj  perkrahesit moral, ne shume shtete te botes, 
ku ka shqiptare si Australi,  Danimark, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, Kanada, 
Svicer, pothuajse ne te gjitha  shtete e bashkuar te amerikes, shoqata 
shqiptare ne shtetin e Michiganit te  cilet me inkurajuan qe ti futem punes ne 
perjetsim te jetes dhe vepres se  heroit, nje pjese e ketyre materiale jane te 
sistemuar edhe ne  liber. 
Njekohesisht ju premtoj se punen  per perjetesimin e vepres se heroit Gentian 
Marku, nuk do ta nderpres, ajo sapo  ka filluar, sepse eshte gjaku dhe rinia 
e tij qe me therret ndergjegjen e  brendeshme, per te vazhduar me tej, jane 
aktet e tij te trimerise qe me  paraprijne ne kete pune sa te lodhshme, e me 
shpenzime materiale, por eshte  krenari dhe obliging ndaj tij... 
Ju  faliminderit. 
Ndue Hila, mars- 9- 2008 




**************Wondering what's for Dinner Tonight? Get new twists on family 
favorites at AOL Food.      
(http://food.aol.com/dinner-tonight?NCID=aolfod00030000000001)
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: not available
Type: image/jpeg
Size: 2713 bytes
Desc: not available
URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/alb-club/attachments/20080503/b04462f7/attachment-0001.jpe>


More information about the Alb-Club mailing list