| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] PD-ja dhe amendamentet kushtetueseBashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.comSat Apr 19 02:19:24 EDT 2008
PD-ja dhe amendamentet kushtetuese [Gazeta Shqiptare, 19.04.2008] Partia që nuk ka pasur kurrë ndërrime kryeministrash, është PD-ja. Prandaj është absurditet që të kërkosh motivet që po i shtyjnë berishistët të ndryshojnë Kushtetutën, tek stabiliteti i qeverisjes. Shkaku i këtij ndryshimi është tek babëzia për pushtet absolut. Sistemi zgjedhor që berishistët po promovojnë me skuthëri, ai proporcionali rajonal (PR), ka për qëllim t'i nxjerrë jashtë Kuvendit "pakicat", të gjitha partitë e tjera, përveç PD-së dhe PS-së (se harrova, edhe PBDNj-së). Me sistemin PR, arrijnë që pragun efektiv për të pasur deputetë (përqindja minimale e votave të nevojshme për të pasur deputet), ta rrisin aq sa ju duhet për të përjashtuar të gjithë të tjerët. Kjo është me skuthëri, sepse paraqitet sikur z. Berisha po e pranon në kuadrin e tolerancës ndaj opozitës-formalisht propozimi vjen nga opozita! Z. Berisha është në hall të madh. Brenda koalicionit të tij të megadushkut, po lindin rreziqe shumë të mëdha, për pushtetin e tij personal. Ka dalë papritmas në horizont, partia e vërtetë Demokristiane (PDK), ani se praktikisht u krijua nga elita politikanësh në Kuvend. Kjo parti, jo vetëm që po shtrihet në bazë me furi, por ka filluar të ketë dhe njohje ndërkombëtare, dhe pikërisht në ato vende ku mëtonte monopol berishizmi: tek partitë popullore evropiane, tek e djathta. Programi i PDK është krejt i djathtë, pa surrogatin majtist ekstremist të programit berishist. Me gjithë sulmin propagandistik denigrues të filluar në bazë nga skalionet berishiste, shumë të djathtë po fillojnë ta ndjekin me interes këtë parti: a thua po rilind e djathta evropiane në Shqipëri, pas shkatërrimit të saj total nga berishizmi?! Kanë filluar edhe zëra individualë brenda PD-së, që nuk janë pa rreziqe për berishizmin, ani se akoma të pa organizuar në një grupim të qartë e të strukturuar. Nuk e kemi fjalën vetëm për guximtarët tashmë të njohur, si deputetët Ngjela e Bakalli, por edhe për shumë të tjerë, që po etiketohen si "të presidentit Topi". Të gjitha këto, duhet të kishin ndodhur prej kohësh, në çdo vend që ka një minimum synimi drejt Lirisë. E vërtetë që është stërmbushur kupa: në PD u mblodhën, në kundërshtim me dëshirat e bazës, e në kundërshtim me minimumin e moralit, sa e sa prej atyre që vetë berishistët i kishin anatemuar për vite me radhë, si "hajdutë të drurit të arrës", apo si "puthadorë", apo si "gjeneralë të rebelimit komunist", apo dhe si "karrige-thyer"; u mblodhën KOP-istët (anëtarët e Komisionit të Orientimit të Politikave), ata të rinjtë me ide të djathta, që në naivitetin e tyre të rinisë, u shfrytëzuan për faciadë për të treguar se gjoja berishizmi kishte ndryshuar, e që pastaj i zhgënjyen kur e gjitha përfundoi në zënie ndonjë posti të pamerituar në administratë, apo në korrupsion galopant me tenderat shtetërorë. Ka parti të mazhorancës, si ajo republikane (PR), që ekzistojnë thjeshtë si produkt megadushku (përndryshe PR nuk do të kishte në Kuvend asnjë deputet), e që u duhet për mbijetesë, të jenë vegla në shërbim të z. Berisha. Ato parti kryejnë vetëm funksionin e makijazhit politik të berishizmit: "shihni, dhe në berishizmi ka debat, ka demokraci të brendshme". Edhe liderit të vjetër të PR, z. Godo, i duhet të luaj role mjerane, herë me z.Berisha, e herë me z. Topi, presidentin. E pamë sesi para ca ditësh e pështyu Kushtetutën, në favor të z. Berisha, kur propozoi që "Presidenti të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë votash të deputetëve", çka do të thotë që t'i hiqet e drejta pakicës parlamentare që të shpjerë vendin në zgjedhje, duke përdorur moszgjedhjen dot të Presidentit të Republikës. E pastaj, tha mos të preket Kushtetuta, kjo pas takimit me Presidentin. Natyrisht që në Kushtetutën tonë, është futur qëllimisht zgjedhja e presidentit me një mekanizëm me disa raunde dhe me konsensus (jo "direkt nga populli" se bëhej shumë i fortë), si garanci anti-diktaturë-sa vinim nga një president diktator, ai i 1997-ës! Ky mekanizëm është futur nga bërësit e vërtetë të Kushtetutës, nga miqtë tanë ndërkombëtar që na shpëtuan në 1997 ën, e që na ftuan në NATO, në 2008-n-sa po luajmë ne shqipot, me nervat e tyre! Le që ky Kuvend megadushku nuk duhet ta prekë fare Kushtetutën, përveç minimumit të nevojshëm për të shmangur megadushkun. Berishizmi po punon që me ndryshimet e Kushtetutës, t'i japë kryeministrit fuqi që nuk i ka asnjë kryeministër në botën demokratike, dhe nga ana tjetër, duke e kthyer Presidentin në një kukull, apo lake të kryeministrit. E thënë më trashë: të rregullohet me Kushtetutë, që nëse rrëzohet z. Berisha, të marrë me vete të gjithë shtetin, si në vitin 1997. Këtij rreziku të madh, është detyrë patriotike t'i kundërvihen të gjithë deputetët anti-diktaturë që ka në Kuvendin aktual, të çdo ane qofshin. Ata duhet të organizohen në një front kundër diktaturës që po i kërcënohet vendit. Duhet të votojnë që të kalojnë në referendum çdo ndryshim të Kushtetutës, që synon përqendrimin enverist të pushtetit, në duart e një kryetari partie, apo të një kryeministri. E pra, mjaftojnë vetëm 28 deputetë, që ndryshimi i Kushtetutës t'i kalohet votimit popullor (referendumit), kjo në përputhje me nenin 177 të Kushtetutës: pastaj populli të japë atë që dha në referendumin e vitit 1994. Bashkim Kopliku 17.4.2008 Phone: +355 52 223663 Mob: +355 0682200590 Email: <bkopliku at gmail.com> optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mails on both addresses. __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2942 (20080312) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com
More information about the Alb-Club mailing list |