Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Kosova me Elektrikun, jo sipas Shqipërisë

Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.com
Wed Apr 16 02:08:31 EDT 2008


Përshëndetje z. Bato,

E para, të jesh me "ligjin" siç qenkeni ju, do të thotë të jesh në anën e mirë-sa na mungon ne shqiptarëve kjo anë.  Por e mira, nuk do të thotë se domosdoshmërisht është nga i forti, apo nga shumica.

E dyta, të diskutosh e të mendosh për politikën, ekonominë etj., nuk ka nevojë të jesh specialist: njësoj si nuk ka nevojë të jesh muzikant, që të të pëlqejë muzika, apo të jesh futbollist, që të ndjekësh ndeshjet e futbollit (pra, edhe nëse vërtetë "nuk jeni specialist në fushën që po diskutojmë").  Jam dakord me ju, që teoritë ekonomike vihen në diskutim, por deri tani nuk është gjetur një zgjidhje më e mirë se sistemi kapitalist me Liri dhe Demokraci, me gjithë të metat që ka.  Bile, sipas Fokuyama, nuk mund të ketë një tjetër më të mirë, veçse duhet përmirësuar përditë ky (sipas librit të tij "Fundi i historisë [i sistemeve ekonomiko-politike, do të shtoja, jo vetëm me shaka, unë] dhe njeriu i fundit"-"The End of History and the last Man").  Prandaj sot, edhe e djathta, edhe e majta, pranojnë kapitalizmin, si varianti më i mirë, paçka që njëra do që shteti të ndërhyjë më shumë, dhe tjetra më pak.

E treta, Maltusin ka kohë që e kam lënë në një anë, tash mbi 30 vjet, që kur merresha me të duke e kritikuar, nga pikëpamjet marksiste (ashtu ishte koha atëherë).  Këto 30 vjet e këtej, "laisser faire" është trajtuar si një drejtim kryesor, por që nuk duhet kuptuar se shteti nuk duhet të ndërhyjë fare në treg-bile dhe Adam Smith, nuk e ka pasë përjashtuar ndërhyrjen e tij.  Pra, ndryshimet në mes "teje e meje", mund të jenë në detajet, në zgjidhjet konkrete, dhe jo në qëndrime të përgjithshme diametralisht të kundërta.

Respekte.

Bashkimi


.

  ----- Original Message ----- 
  From: bato ipare 
  To: Alb-club at alb-net.com 
  Sent: Tuesday, April 15, 2008 10:01 PM
  Subject: Re: [AlbClub] Kosova me Elektrikun, jo sipas Shqipërisë


                    *** AlbClub Discussion List ***






  __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3029 (20080415) __________

  The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

  http://www.eset.com



------------------------------------------------------------------------------


  Pershendetje Zoti Kopliku,

  E djathta apo e majta kane mbi 2400 vjet qe i bejne karshillek njera-tjetres, qe ne kohen ku Protagoras i bente studentet e vet qe  per nje vit studim me te, te paguanin  nje shume parash te barabarte me ate te fitimit te  10 vjeteve pune.
  Por une jam larg kesaj. Une s`jam as me te majten e as me te djathte, por  me ligjin ( e me te fortit ndofta?!?!]

  Une nuk jam specialist ne kete fushe, por nga c`lexoj i gjithe mendimi mbisundues i teorise ekonomike te ketyre 17 vjeteve te fundit po vihet ne pikepyetje gjithnje e me shume, ku kore te tera zerash kerkojne qe kapitalizmi ose te rregulloje veten ose te rregullohet (nga kush del pyetja).

  Do te isha i intersura  te dija nese bashke me temat e laissez faire qe u jane ofruar ne seminare apo shkolla te ndryshme, kishte edhe ndonje kurs mbi Maltusin.


  "Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <bkopliku at gmail.com> wrote:
    Përshëndetje z. Bato,
    Ju pyesni: 
    "Asnjehere nuk e kam mesuar se ne cfare eksperience personale bazohen bindjet qe ju shfaqni e mbroni, ne ate administrative, akademike, apo private."
    Po ju pergjigjem:
    "Kam punua në industrinë dhe shërbimet shqiptare, për 34 vjet.  
    Kam qenë inxhinier, ekonomist, por edhe punëtor i dënuar nga komunizmi, por edhe kryeinxhinier i zgjedhur nga kolektivi.  Kur isha 30 vjeç (në 1973), pata bërë kërkesë për të mbrojtur titullin shkencor të "kandidatit të shkencave", por regjimi komunist nuk ma dha të drejtën, për arsye politike.  Megjithatë, kam bërë disa studime në elektronikë, dhe në ekonomi.
    Kam hyrë në mijëra shtëpi shqiptarësh, në fshat e qytet, si riparues televizorësh, e në kohën e komunizmit, me që nuk merrja para për riparimin, uleshim e bënim "gjithfarë muhabetesh gju më gju, para edhe ndonjë gote rakie". 
    Kam qenë në politikë 7 vjet me radhë, si deputet, zëvendëskryeministër, drejtues i reformës ekonomike, kundërshtar i piramidave etj.  Ndër këto, për dy vjet me radhë kam udhëhequr privatizimin e Shqipërisë (vitet 1993-94), duke u bërë Shqipëria, shembull pozitiv botëror nga Banka Botërore (World Bank): brenda pak muajve, privatizuam aq sa nuk ishte privatizuar për vite të tëra në Shqipëri.
    Kam punuar në IFC (Banka Botërore) për katër vjet (1998-2001), ku jam marrë me vlerësimet ekonomiko-financiare të bizneseve, konsulenca etj..
    Kam kryer disa projekte konsultimi ekonomik e optimalizimi të bizneseve private.
    Jam trajnuar e kam vizituar, për problemet ekonomike në përgjithësi, dhe për të privatizimit në veçanti, në disa vende të botës, si SHBA, Angli, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali, Argjentinë, Greqi, Poloni, Rusi, Çeki, Hungari, Romani, Bullgari, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Serbi, Turqi, Pakistan, Malajzi, Kinë, Tunizi, etj.
    Kam ndjekur vazhdimisht, sidomos këto 18 vjetët e fundit, se ç'bëhet me ekonominë në botë, kjo në saje dhe të njohjes së nja pesë gjuhëve të huaja, si anglisht, gjermanisht, rusisht, italisht dhe frëngjisht.
    Shpresoj që t'ju kemë dhënë mundësi ta mësoni se në ...."
     
    Ju kërkoj falje alb-club-asve për tonin e përgjigjes, por mu duk se pyetja ishte e tillë, që e kërkonte një përgjigje të tillë.
     
    Z. Bato, për të tjerat që shkruani në e-mailin tuaj, i gjejë interesante, janë çështje shumë të debatueshme në botë, janë ato çështje doktrinore që ndajnë trashë e trashë, të djathtën me të majtën.  Unë jam i djathtë, kurse ju, nisur nga sa shkruani, duhet të jeni i majtë.  Unë e respektoj shumë mendimin e majtë, pavarësisht se jam i bindur se për Shqipërinë shkon shumë më mirë e djathta.

    Nuk po e zgjas, sepse do të akuzohem, me të drejtë, se po përsëris gjëra që i kam thënë shpesh në Alb-club, edhe me shkrimet e mia që sjell këtu.  Le t'u le vend të tjerëve të debotojnë.

    Nderime.
    Bashkimi

    Bashkim Kopliku
    Phone: +355 52 223663
    Mob: +355 0682200590
    Email: <bkopliku at gmail.com>
    optional: <bkopliku at infinito.it>

    Please, send important e-mails 
    on both addresses.

      ----- Original Message ----- 
      From: bato ipare 
      To: Alb-club at alb-net.com 
      Sent: Thursday, April 10, 2008 7:22 PM
      Subject: Re: [AlbClub] Kosova me Elektrikun, jo sipas Shqipërisë


                        *** AlbClub Discussion List ***






      __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3017 (20080410) __________

      The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

      http://www.eset.com


--------------------------------------------------------------------------

      Zoti Kopliku,

      Nuk eshte hera e pare qe kur ofroni nje opinion mbi ekonomine apo shoqerine ne raport me te, ju mbroni me zhurme pozicionin se per te njejten kategori, privati eshte ne gjendje tu siguroje qytetareve sherbime me te mira e me te lira se sa shteti.
      Asnjehere nuk e kam mesuar se ne cfare eksperience personale bazohen bindjet qe ju shfaqni e mbroni, ne ate administrative, akademike, apo private. 
      Ju keshilloni kosovaret se " Nuk ka këshillë më të keqe për kosovarët, sesa t'i futen edhe ata etatizmit (statizmit), që konkretisht do të thotë: shteti të merret me aktivitet ekonomik (furnizimi i energjisë elektrike), në vend që atë t'ua lërë ta bëjnë privatët.,  dhe se "...Do t'u thoshim më tej kosovarëve, se qeverisjet (qeveri, kuvend, drejtësi), dhe e jona, por dhe e tyrja, kanë mjaft punë të tjera për të bërë, e që privatët nuk i bëjnë dot, apo nuk i bëjnë dot aq mirë. Këto janë: vendosja e rregullave të lojës së Lirisë dhe Demokracisë (zgjedhje të lira, gjykata të drejta, administratë shtetërore eficiente, ambient i mirë biznesi, siguri e funksionimit të mirë të tregut të lirë etj.)..."

      Kjo lloj filozofie e mesiperme ku pretendohet se nevojat e qytetareve sherbehen me mire kur ka nje liri tregu maksimale dhe nje nderhyrje e shteti minimale,  ka nje emer - ajo quhet neoliberalizem ( dhe jo, ajo nuk e ka origjinen ne Shqiperi) Simbas saj funksioni i shtetit  duhet te kufizohet ne mbrojtjen e tregjeve, mbrojtjen e prones private dhe teresise territoriale. Te gjitha funksionet e tjera mund te kryhen nga sipermarrjet private, te cilet te shtyre nga deshira per profit  do te maksimalizojne sherbimet dhe minimizojne koston. Kjo do t`i shpetoje qytetaret ( per sa kohe qe atyre nuk u bie mbi koke ndonje tufan i shkalles se peste, ose nuk jane aq budallenj sa ti lene te gjitha paret e tyre ne banka te llojit  Northen Rock Bank e Bearstearns) nga dora cnjerezore e shtetit.  Kushtet qe ve filozofia neoliberale per te realizura "clirimin e njeriut" nga skllaveria e shtetit nder te tjera jane taksa minimale (pavaresisht se vendet nordike ngelen nga vendet me nje nivelin me te mire te  jetese pavaresisht nga 50-60% taksim ), zmontimin e sherbimeve dhe sigurimeve publike (ketu ne British Columbia  si prodhimi i energjise, transportet publike, ajrore, portet detare, sigurimi i automjeteve, sherbimet shendetsore etj, jane ose korporata mbreterore ose provinciale dhe funksionojne shume mire, me mire do te thoja se sa ne shume vende ku privatja mbisundon. Ketu nje person mbi 65 vjec, pavaresisht nga kontributet e veta sociale gjate jetes se vet, shteti i siguron nje te ardhur minimale mbi $950.00CAD/ ne muaj), pakesimin e cdo lloj rregulli qe i ze rrugen deshires per profit ( prisni edhe ca sa te vije edhe tek  ju kjo vale ekonomike qe ka filluar ne Amerike, pastaj mund te flasim ), berjen te pafuqishme te cod lloj bashkimi sindikalist etj, etj. 
      Deri nga vitet 70 te gjithe deklaroheshin Keinesiane. Tashti po keta, perfshi ketu edhe shqiptaret kerkojne te behen Thaceriane dhe Hayek-iane. Ishalla thuaj ka kellqe Wallstreet dhe MainStreet ti mbaje ne kurriz e duroje  perzjerjet gastro-intestinale te miletit, se me duket se ne vend te neoliberalizmit, ne  do te marrim rrugen e neolitizmit.


      __________________________________________________
      Do You Yahoo!?
      Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around 
      http://mail.yahoo.com 

--------------------------------------------------------------------------

      ______________________________________________________________
      If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
      alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
      http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


      __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3017 (20080410) __________

      The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

      http://www.eset.com



  between 0000-00-00 and 9999-99-99  



------------------------------------------------------------------------------


  ______________________________________________________________
  If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


  __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3029 (20080415) __________

  The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

  http://www.eset.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list