Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Artikujt e Koplikut

D. K. kokonozi at gmail.com
Sun Apr 13 15:37:46 EDT 2008


Ju keni te drejte, por problemi eshte se edhe Kopliku ka te drejte.
Po shpjegohem shkurt. Ne rastin e nje vendi si Shqiperia, por jo vetem per
rastin e saj, qe del nga nje ekonomi e qendwrzuar ne gjendje komatike, te
flasesh per drejtim publik te ekonomise dhe rol te shtetit ne te, eshte  si
te flasesh per llojet dhe cilesine e litareve kur shkon per ngushellim te
dikush qe eshte denuar me varje.

Por problemi nuk prek vetem sferen etike. Nje privatizim  i skajshem, per
nje faze te pare, eshte e vetmja menyre per te sheruar plaget me te renda
ekonomike, por edhe ato te nje mendesie te caktuar te trasheguar, se demet
me te medha jane shkaktuar te trurin tone. Natyrisht, cmimi eshte shtimi i
kriminalitetit.

Pas kesaj faze fillojne e ndahen rruget me Koplikun, dhe ketu gjej rastin te
shpjegoj se emrin e Koplikut une  e marr ne kuptim simbolik, si perfaqesues
i nje mendimi te caktuar per rimekembjen ekonomike te  vendit.

Kjo faze,  do te sherbeje kryesisht per zhdukjen e mizerjes dhe nxjerrjen e
vendit ne brigjet e varferise, por mbi te gjitha do te sherbeje per *njohjen
nga afer te limiteve te liberalizmit klasik*, dishepull i te cilit eshte
Kopliku.

Kopliku do te vazhdoje  perseri te propozoje privatizimin e gjithanshem, por
ne ate faze ata qe do ta kundershtojne,  nuk do ti flasin me teorikisht,
sikunder beni ju, duke cituar autore idhtare te liberalizmit total apo
kundershtaret e tyre. Do te jete numuri jo i vogel i problemeve te
pazgjidhura ai qe do ti vere ne dyshim aftesite cudiberse te liberalizmit te
pakufishem ekonomik, do te jete natyra e problemeve te reja qe do te lindin
ato qe do ulurisin me fort e do te thone se tregu i lire nuk eshte magjistar
qe rregullon gjithcka. Prania e terthorte e autoritetit publik behet
domosdodhmeri.

Sot, per mua dhe cdo qytetr tjeter te thjeshte, nuk eshte problem cmimi i
biletes se trenit per te shkuar ne Durres, duke dashur te shmangim trafikun
e lajthitur, apo edhe thjesht per te bere nje xhest per mbrojtjen e
planetit,  problem eshte cilesia e ulet e sherbimit. Ne gjendjen konkrete ky
problem nuk do te zgjidhet kurre.

Kur privatizimi do te zgjidhe problemine  cilesise se sherbimit, do te
verehet se biletat jane shume te shtrenjta. Pas protestave shteti do te
behet i pranishem duke krijuar lehtesi financiare per fjala vjen
pensionistet, studentet, familjet me te ardhura te pakta, femijet etj, pra
do te gjindet nje ekuiliber, duke ruajtur cilsine e larte te arritur. Kete e
solla si shembull.

Kur ju flisni per Shock Therapy, dua te besoj se ju e keni fjalen per librin
Shock Doctrine  te atij gazetarit kanadez qe i citoni emrin, Klein. Po ta
veresh me kujdes edhe ai kete term e perdor per rimekembjen e ekonomise ne
Kilin e Pinocetit, ne Rusine e Jelcinit, ne Poloni, madje edhe per Irakun e
periudhes se koalicionit, kur filloi nje privatizim masiv.
Pra, gjithsesi,  eshte fjala per nje periudhe teper te caktuar ne kohe e ne
klimen politike. Identike me ate te vendit tone.
Rrjedhimisht, nuk ka asnje arsye te dukeshme qe ta cilesojme te pamoralshem
aplikimin e saj ne Shqiperi.


dk








2008/4/13, Ilir Lecaj <ilir_lecaj at yahoo.com>:
>
>                  *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
> Eshte bere tashme tipike qe here-pas-here te marrim artikuj nga Z.Kopliku
> mbi privatizimin. Megjithese dikush i pergjigjet me fakte mbi deshtimin e
> privatizimeve te sherbimeve publike ai ngulmon gjinje ne te tijen.
> Personalisht i kam derguar mesazhe mbi deshtimet ne Kili, Argjentine, Brazil
> etj.. por ai nuk e bluan dot. Ka nje problem te madh me privatizimet e
> shebimeve nevotare publike: ATO BEHEN MONOPOL, qe do te thote qe pupolli nuk
> ka nje apo dy perzgjedhje, psh ne se ti privatizon ujin vetem nje tub vjen
> te shtepia jote dhe ajo eshte tashme e Filan Fistekut dhe ti do te paguash
> aq sa ai te sjell faturen. Nuk ka asnje garanci qe shebimet nen Filanin do
> te jene me te mire se nen shtetin.
> Nje fenomen tjeter desha te shtoj eshte qe Elita tashem boterore (ku
> Kopliku nuk ben pjese) ka gjithmone si qellim te shpelaje trute e
> politikaneve neper mbare boten me ane te ftesave per bisedime, per seminare,
> u jet atyre lloj loj diplomash, shume te bukura per ti pare dhe per sa kohe
> ti zbaton mesimet e tyre psh te porosite e WB, IMF etj personi gezon
> mbeshtetje te plote te te huajve sidomos te amerikaneve, ne se politikani AB
> psh filon te kritikoje udhezimet dhe politikat e WB dhe IMF pasaj gjerat
> ndryshojne shume.
> Z.Kopliku une nuk besoj qe ti je miljardjer as miljoner keshtu ti nuk je
> thirrur ndonjehere ne takimet sekrete te Bilderberg Group, pra cfare dreqin
> ke ke mbesht Eliten amerikano-europiane te financave qe duan te udheheqin
> boten?
> Keshilla ime eshte qe Kopliku te lexoje edhe anen tjeter, jo vetem Billy
> Cristol, Richard Perle, Tomas Friedman, apal Francis Fukayama, (te gjithe
> bejne pjese ne
> Foreign Affairs Council, bashke me shume neocone bene propaganden per
> luften ne Iraq dhe po bejne edhe per sulmin kunder Iranit tani) dhe revisten
> Christian Monitor.
> Une mendoj se Z.Kopliku duhet te lexoje edhe Stiglitz, fitues i Noble
> Price per politikat ekonomike dhe kritikues e politikave financiare
> amerikane, Noimi Klein me Shock Therapy etj.
> Here is an article about financial bubble in US.
> http://counterpunch.com/whitney04122008.html
> iliri
>
> __________________________________________________
> Do You Yahoo!?
> Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
> http://mail.yahoo.com
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list