Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Artikujt e Koplikut

Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.com
Sun Apr 13 14:08:55 EDT 2008


Z. Ilir,

Po ndaloj vetëm në pjesën konkrete të e-mailit tuaj.  Kështu, ju shkruani:

"privatizon ujin vetem nje tub vjen te shtepia jote dhe ajo eshte tashme e Filan Fistekut dhe ti do te paguash aq sa ai te sjell faturen"

 

Në pjesën e parë, keni të drejtë: po vetëm një tub vjen në shtëpi, ai i Filan Fistekut.  Këto janë monopole natyrale (fizike).  Përveç ujit kanë qenë shpesh edhe elektriku, telefonia fikse etj.  

Por nuk keni të drejtë kur shkruani se "do të paguash sa ta sjell faturën", me kuptimin që monopolisti e ka në dorë ta vejë çmimin sa do ait.  Ka kohë që në botë veprojnë entet rregullatorë, që janë organe shtetërore që detyronin çmimin e drejtë të këtyre shërbimeve (të ujit, elektrikut etj.), me që nuk vepron si duhet tregu i lirë, sepse siç thatë me të drejtë, konkurrenca është e vogël.  Ky proces i vendosjes së çmimit jo automatikisht nga tregu, por nga një organ, quhet rregullim.  Rregullimi bëhet me principin e vendosjes së një çmimi të drejtë, si për klientët, si dhe për biznesmenin.

Por ama mos harroni se problemi është njësoj monopoli, edhe kur këto shërbime ofrohen nga ndërmarrjet shtetërore.  E keqja me ndërmarrjet shtetërore është, e para, se ato kanë eficiencë shumë më të vogël se ato private (sidomos në vende si Shqipëria, me nëpunës shtetëror sakndalozë), dhe e dyta, se rregullimi i ndërmarrjeve shtetërore është më i vështirë, sepse është vetë shteti që rregullon shtetin: tek ne kanë rezultuar absurde pa fund të rregullimit të ndërmarrjeve shtetërore, me çmime ose të mëdha që ishin si taksa për shtetin, ose me çmime shumë të ulëta, që ishin subvencione etj.

Bota po mundohet të derregullojë: të fusë konkurrencën, në sa më shumë aktivitete që janë monopole natyrore.  Kjo sepse gjithnjë është konkurrenca në tregun e lirë që vepron më mirë se entet rregullatore, edhe në vendet më të përparuara të botës.  Sidoqoftë, derregullimi është shumë i vështirë, dhe nuk është arritur dot në shumë fusha-ku ta gjesh, ta arrish!S  Flitet shumë për derregullimin indirekt, ku konkurrenca është me shërbime dhe mallra zëvendësues (substitute goods), si p.sh. të konkurrojë elektriku me naftën etj.  Nuk po e rëndoj më tej diskutimin.

 

Për pjesën e përgjithshme të e-mailit tuaj, mund të them se tani edhe e majta po shkon drejt privatizimeve, gjë që është një fenomen me Blair (ish-kryeministri anglez) e këtej.

Për pjesën me komplote ndërkombëtare, nuk dua të bëj komente, por ju them se mundohem të arsyetoj, dhe jo të zbatoj dogma të pabluara paraprakisht në kokën time.  Natyrisht dhe mund të gaboj.

Natyrisht që ka dështime në reforma, edhe në ato të privatizimeve.  Por në Shqipëri, çdo gjë që është private, vërtetë që le shumë për të dëshiruar, por ama nuk krahasohet me shtetëroren, e cila është fare skandaloze.

Nderime.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 0682200590
Email: <bkopliku at gmail.com>
optional: <bkopliku at infinito.it>

Please, send important e-mails 
on both addresses.

  ----- Original Message ----- 
  From: Ilir Lecaj 
  To: Anetareve te Klubit 
  Sent: Sunday, April 13, 2008 2:03 PM
  Subject: [AlbClub] Artikujt e Koplikut


                    *** AlbClub Discussion List ***






  __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3021 (20080412) __________

  The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

  http://www.eset.com



------------------------------------------------------------------------------


  Eshte bere tashme tipike qe here-pas-here te marrim artikuj nga Z.Kopliku mbi privatizimin. Megjithese dikush i pergjigjet me fakte mbi deshtimin e privatizimeve te sherbimeve publike ai ngulmon gjinje ne te tijen. Personalisht i kam derguar mesazhe mbi deshtimet ne Kili, Argjentine, Brazil etj.. por ai nuk e bluan dot. Ka nje problem te madh me privatizimet e shebimeve nevotare publike: ATO BEHEN MONOPOL, qe do te thote qe pupolli nuk ka nje apo dy perzgjedhje, psh ne se ti privatizon ujin vetem nje tub vjen te shtepia jote dhe ajo eshte tashme e Filan Fistekut dhe ti do te paguash aq sa ai te sjell faturen. Nuk ka asnje garanci qe shebimet nen Filanin do te jene me te mire se nen shtetin.
  Nje fenomen tjeter desha te shtoj eshte qe Elita tashem boterore (ku Kopliku nuk ben pjese) ka gjithmone si qellim te shpelaje trute e politikaneve neper mbare boten me ane te ftesave per bisedime, per seminare, u jet atyre lloj loj diplomash, shume te bukura per ti pare dhe per sa kohe ti zbaton mesimet e tyre psh te porosite e WB, IMF etj personi gezon mbeshtetje te plote te te huajve sidomos te amerikaneve, ne se politikani AB psh filon te kritikoje udhezimet dhe politikat e WB dhe IMF pasaj gjerat ndryshojne shume.
  Z.Kopliku une nuk besoj qe ti je miljardjer as miljoner keshtu ti nuk je thirrur ndonjehere ne takimet sekrete te Bilderberg Group, pra cfare dreqin ke ke mbesht Eliten amerikano-europiane te financave qe duan te udheheqin boten?
  Keshilla ime eshte qe Kopliku te lexoje edhe anen tjeter, jo vetem Billy Cristol, Richard Perle, Tomas Friedman, apal Francis Fukayama, (te gjithe bejne pjese ne 
  Foreign Affairs Council, bashke me shume neocone bene propaganden per luften ne Iraq dhe po bejne edhe per sulmin kunder Iranit tani) dhe revisten Christian Monitor.
  Une mendoj se Z.Kopliku duhet te lexoje edhe Stiglitz, fitues i Noble Price per politikat ekonomike dhe kritikues e politikave financiare amerikane, Noimi Klein me Shock Therapy etj.
  Here is an article about financial bubble in US.
  http://counterpunch.com/whitney04122008.html
  iliri
  __________________________________________________
  Do You Yahoo!?
  Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around 
  http://mail.yahoo.com 



------------------------------------------------------------------------------


  ______________________________________________________________
  If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


  __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3021 (20080412) __________

  The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

  http://www.eset.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list