| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Alb-Club Digest, Vol 1664, Issue 1Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.comFri Apr 11 02:57:41 EDT 2008
I nderuari Edmond, Do të mundohem t'ju përgjigjem sa më shkurt, me që kam shkruar shumë për këtë temë, dhe nuk dua t'ju zë vendin në debat, të tjerëve alb-club-as. Ju supozoni se shteti, pra nëpunësi i shtetit, mund të zbatojë ligjet ekonomike dhe të merret me aktivitet biznesi. Në teori kjo edhe qëndron: kështu ka vepruar i gjithë kampi komunist, për dhjetëra vjet; kështu është vepruar në disa shtete kapitaliste perëndimore, si Franca etj. Por në praktikë, rezultoi krejt ndryshe: në vendet komuniste pat një shkatërrim ekonomik tërësor. Në Francë, në saje të një tradite të mrekullueshme të nëpunësit të shtetit, shumë të ndershëm dhe eficient, pati biznese shtetërore që konkurronin me ato privatet e botës; por edhe në Francë, vitet e fundit situata po ndryshon: edhe atje po shohin përparësitë e privatit. Ne në Shqipëri, kemi nëpunësin e shtetit më të korruptuarin në botë, më të paaftin etj. Kush ka punuar në kooperativat apo ndërmarrjen socialiste shqiptare, para vitit 1993 kur filluam privatizimin e shpejtë të tyre, e di se punonjësit e tyre (jo vetëm nëpunësit, por deri tek punëtori e fshatari më i thjeshtë) kishin eficiencë "zero", gjithë ditën me muhabete sporti, me sorollatje, me paga mizerabël të cilat "ndihmoheshin" duke vjedhur nëpër ndërmarrje e kooperativa, ç'të mundnin etj. Punonjësit e privatëve, nuk janë të përkryer, krahasuar me perëndimin, por ama eficienca e privatit shqiptar, nuk ka të krahasuar me shtetërorin: privati është me fish më mirë se shtetërori. Në këto kushte, sidomos për ne shqiptarët, zgjidhja më e mirë është privatizimi i çdo gjëje që mund të privatizohet. "Mund të privatizohen", ato gjëra që diku në botë bëhen edhe nga privatët, kriter ky që mund të shërbejë për t'i dhënë përgjigje pyetjes tip: "po vjeljen e taksave, ta privatizojmë?". Po, sepse e bëjnë privatët në X vend. Natyrisht që shteti duhet të kryej detyrat e veta, si mbi aktivitete ekonomike shtetërore, si mbi ato privatet. Bile shteti kontrollon më lehtë privatin, se të vetët, shtetërorët. Më të sigurt jemi me një central bërthamor privat të kontrolluar nga shteti, sesa me një central bërthamor shtetëror të kontrolluar po nga shteti. Provë klasike e vërtetësisë së këtij koncepti, është shkatërrimi i ekologjisë në Gjermaninë lindore socialiste (komuniste), krahasuar me ruajtjen e ekologjisë, në Gjermaninë perëndimore kapitaliste. Jashtë teme: jam kundra ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri, përderisa të mos kemi shtet, si tani. Përshëndetje. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 223663 Mob: +355 0682200590 Email: <bkopliku at gmail.com> optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: edmond cali To: alb-club at alb-net.com Sent: Thursday, April 10, 2008 10:07 AM Subject: Re: [AlbClub] Alb-Club Digest, Vol 1664, Issue 1 *** AlbClub Discussion List *** __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3015 (20080410) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com ------------------------------------------------------------------------------ I dashur Bashkim, si ne çdo sektor ekonomik edhe ne sektorin energjitik veprojne ligjet ekonomike; ketyre ligjeve duhet t'u nenshtrohet edhe veprimtaria shteterore. Shteti ne qofte se futet ne kete sektor nuk ben asgje te keqe, nqs zbaton ligjet e tregut. Madje, ne sektorin energjitik, si sektor strategjik, do te ishte me mire qe shteti te mund te kontrollonte, edhe kur jo drejtperdrejt, kompanite kryesore te prodhimit, te importimit, te eksportimit dhe te shperndarjes. Po s'u veprua ne kete menyre mund te kete pasoja te paparashikuara: mire ti qe thua qe shteti nuk jep garanci, po çfare garancie me jep mua privati? une jam konsumator dhe dua sherbimin qe paguaj ne çdo fushe, por per energjine dhe per ndonje sektor tjeter shteti edhe pse nuk mund te jete monopolist, duhet te pakten te jete kontrollues dhe koordinator. nje mundesi privatizimi: me pasoja tejet negative: privatizojme ngritjen e nje centrali berthamor: privati e prodhon ne shqiperi, merreziqet, harxhimet, investimet e destinuara per shqiperine qe i mbeten atij, dhe e shet pothuajse gjithe energjine jashte; mjaftojne pastaj kostot per sistemimin e mbeturinave berthamore qe te tundin nga na ekonomike dhe e marredhenieve nderkombetare. dhe nje gje tjeter: privatizimin e telefonise ne Shqiperi, nga ku dolen disa nga çmimet me te larta, le ta leme menjane; me nderime, edmondi From: alb-club-request at alb-net.com Subject: Alb-Club Digest, Vol 1664, Issue 1 To: alb-club at alb-net.com Date: Thu, 10 Apr 2008 01:00:02 -0400 Send Alb-Club mailing list submissions to alb-club at alb-net.com To subscribe or unsubscribe via the World Wide Web, visit http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-clubor, via email, send a message with subject or body 'help' to alb-club-request at alb-net.com You can reach the person managing the list at alb-club-owner at alb-net.com When replying, please edit your Subject line so it is more specificthan "Re: Contents of Alb-Club digest..."--Allegato al messaggio inoltrato-- From: bkopliku at gmail.com To: ; Date: Wed, 9 Apr 2008 07:19:43 +0200 Subject: [AlbClub] Kosova me Elektrikun, jo sipas Shqipërisë Kosova me Elektrikun, jo sipas Shqipërisë[Gazeta Shqiptare, 7.4.2008] Kosovarët do të gabojnë rëndë, po ndoqën shembullin e Shqipërisë për Elektrikun (për energjinë elektrike, përfshirë prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e saj): nuk duhet ta mbajnë pronë të shtetit, duhet ta privatizojnë sa më shpejt dhe çdo gjë. Fajtorët kryesorë për mbajtjen shtetërore të energjisë elektrike në Shqipërinë e pas vitit 1990, për mosprivatizimin me kohë të saj, janë dy drejtuesit e Shqipërisë: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Patëm dëgjuar kryeministrin Sali Berishën që po e këshillonte kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe dy nënkryetarët, Sabri Hamiti dhe Xhavit Halili, që t'i ndërtonin shtetërore termocentralet elektrike të tyre. Por fill pas asaj, ai bëri hatanë e madhe me Gërdecin, e prandaj po shkruajmë sot, me vonesë. Ja se ç' u pat thënë kryeministri Berisha miqve kosovarë: "qeveria shqiptare parashikon dhe ka shpallur prej kohësh që të jetë një aksionare jo e parëndësishme në termocentralet që do të ndërtohen në Kosovë". Nuk ka këshillë më të keqe për kosovarët, sesa t'i futen edhe ata etatizmit (statizmit), që konkretisht do të thotë: shteti të merret me aktivitet ekonomik (furnizimi i energjisë elektrike), në vend që atë t'ua lërë ta bëjnë privatët. Ne do t'u thoshim kosovarëve: mos bëni gabimin tonë; privatizoni menjëherë çdo gjë që prodhon e furnizon energji elektrike në Kosovë; mos lejoni të ndërtohet asgjë e re nga shteti, as hidrocentrale dhe as termocentrale. Mos privatizoni "vetëm shpërndarjen e elektrikut", siç deklaron tani ky kryeministri ynë, ndër kohë që duhet të privatizoheshin edhe të gjitha burimet, si hidrocentralet, termocentralet etj. Mos bëni gafa si ne me termocentralin e Vlorës, që po e ndërton shteti, me gjithë ineficiencat e prishjet e ekologjisë, që shoqërojnë ndërtimet e menaxhimet shtetërore kudo në botë, e sidomos në një shoqëri individualiste dhe të korruptuar, siç është shoqëria jonë shqiptare. Do t'u thoshim më tej kosovarëve, se qeverisjet (qeveri, kuvend, drejtësi), dhe e jona, por dhe e tyrja, kanë mjaft punë të tjera për të bërë, e që privatët nuk i bëjnë dot, apo nuk i bëjnë dot aq mirë. Këto janë: vendosja e rregullave të lojës së Lirisë dhe Demokracisë (zgjedhje të lira, gjykata të drejta, administratë shtetërore eficiente, ambient i mirë biznesi, siguri e funksionimit të mirë të tregut të lirë etj.). Kryeministri ynë, nëse do të donte të ndihmonte konkretisht Kosovën, mund t'i rekomandonte ndonjë investitor privat të fuqishëm, nga ata miqtë që thotë se paska në Japoni, në Amerikë, në Itali, në Zvicër, etj. Por, ata, investitorët privatë, është mirë të jenë të specializuar në ndërtim të termocentraleve. Natyrisht që investitorët do të fitonin-përse do të investonin xhanëm, nëse nuk do të fitonin?!-por do të fitonte edhe populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë-duket se të vetmit që nuk do të fitonin aq shumë, janë vetëm qeveritarët! Nëse termocentralet në Kosovë do të mbeten në pronësi të shtetit, e aq më keq nëse do të ndërtohen të rinj, nga shteti, qoftë dhe nga një kompani private e zgjedhur nga shteti e për hesap të shtetit, atëherë nuk do të fitonte kurrkush. Shtetet si yni, por edhe ai i Kosovës, kur merren me aktivitet ekonomik, janë "të specializuara" për të prodhuar vetëm humbje, dhe jo fitim. Prandaj dhe u duhet lënë në duar investitorëve privatë, t'i gëzojnë termocentralet në pronësi të tyre private. Nuk do rënë viktimë e smirës dhe inatit se "do të fitojnë ata", sepse me ta do të fitojnë të gjithë, pra i gjithë populli, si këtu në Shqipëri, si dhe në Kosovë. Do të fitonim energji elektrike të sigurt dhe me cilësi, por edhe me kosto shumë më të ulët për ekonominë në tërësi, sesa nga Elektriku shtetëror, me gjithë fshehjet e kostos reale që bën. Ne në Shqipëri, kemi eksperienca tashmë pafund, për eficiencën e lartë të privatit, krahasuar me shtetin. Këto eksperienca shtrihen në të gjitha fushat e ekonomisë, duke filluar që nga telefonia, firmat e ndërtimit dhe të prodhimit, restorantet, hotelet, dyqanet e të tjera. Shpesh dëgjohet justifikimi: "ta bëjmë fillimisht shtetëror, se e bëjmë me paratë e organizmave ndërkombëtare (Banka Botërore etj.), dhe pastaj, pasi të funksionojë ca kohë si shtetërore, edhe e privatizojmë". Është thjeshtë një gënjeshtër. E para, paratë e organizmave ndërkombëtare që mund edhe t'i marrësh për termocentralet, zbriten nga paratë për investimet e tjera (nuk janë pa fund fondet që i jepen një vendi, qoftë dhe Shqipërisë apo dhe Kosovës). P.sh. zbriten nga paratë që mund të merreshin për ndërtimin e rrugëve, para që do të duheshin shumë më tepër aty, për rrugët. Kjo sepse është vështirë të gjesh investitorë privatë për rrugët, sepse privatizimi i rrugëve është shumë i vështirë, bile shpesh i pamundur. E dyta, edhe vetë vendimi për të ndërtuar termocentralin, pastaj ndërtimi i tij, pastaj shfrytëzimi nga shteti (qoftë dhe për një kohë të shkurtër), dhe pastaj privatizimi, është një rrugë krejt joeficiente (pra me humbje të mëdha). Kjo sepse kryhet nga nëpunësit e paaftë dhe të korruptuar të shtetit, dhe jo nga privatët. Analiza për të gjetur se përse ne kemi gabuar që nuk kemi privatizuar me kohë Elektrikun, përse Nano e Berisha kanë vepruar kështu, si etatistë tipikë, menjëherë do të na shpinte tek mendësitë e tyre komuniste, nga të cilat e kanë zor të shkëputen, sepse ishin komunistë të devotshëm deri në një moshë relativisht të madhe, mbi 40 vjeç. Apo do të na shpinte tek "babëzia e tyre për pushtet, ku Elektriku është vend punësimi militantësh" etj. Apo do të na shpinte tek mendësitë tona etatiste që i kanë rrënjët në ... Nejse, kjo analizë mund të zgjerohet në një shkrim tjetër. Këtu thjeshtë po paralajmërojmë kosovarët, të mos ndjekin shembullin tonë të keq. Bashkim Kopliku7.4.2008 Phone: +355 52 223663Mob: +355 0682200590Email: <bkopliku at gmail.com>optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mailson both addresses. __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3011 (20080408) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com ------------------------------------------------------------------------------ Windows Live Mobile Collegati a Messenger dal tuo cellulare! __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3015 (20080410) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com ------------------------------------------------------------------------------ ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 3015 (20080410) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |