| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Britmat e zeza.Cun Tirone cun-tirone at hotmail.comThu Apr 10 11:46:44 EDT 2008
Mua me duket se ajo typo, nuk prish shume pune. Ata ne brime, britma do leshojne. Megjithate eshte interesante te vazhdohet analogjia me vrimat e zeza (vz). Nderkohe qe per keto te fundit, reale, pak dihet, apo me shume supozohet, per vrimen e zeze sociale, qe fatkeqesisht eshte dhe Shqiperia, ne dime shume. Thuhet se vz, me forcen terheqese te tyre, do te shkaterronin cdo lloj objekti qe do te binte ne to, dhe ky lloj shkaterrimi quhet makaronizim, pra objekti kthehet ne forme makaronash. Do te thoja, se ne Shqiperi kandidati i pare per makaronizim do te ishte morali mesatar i miletit. Dikur ka qene tradite e ca fshatrave, ku nuk te jepnin nuse po mos te te ngjiste dora, me tej ne kohe te socializmit te ndritur, robt s'linin vide pa qeruar, kurse sot, "tradita" eshte mbarekombetare, po mos te jesh hajn, je trap. Si rrjedhoje, pa dalluar dot vezen nga pula, kemi kete pari gerdecore, te zbukuruar tashme dhe me spaletat e NATOs. Per vrimat e zeza, gjithashtu thuhet, se njefare rrezatimi arrin te dale jashte. Mbase jemi ne, refot, qe mbasi kemi shijuar makaronizimin brenda, kemi marre arratine rastesisht ne te kater anet. Cfare anologjie tjeter kemi me vz? Teori spekullative thone se ndersa ne nahine tone jane vz, nga ana tjeter mund te jene fillesa universesh te tjera, atje ku parja behet mullar, e vilat keshtjella, mjafton dish t'ia hypish asaj qene Shqiperi. Per vz, nuk dihet mire, pse Ustait te Madh ju tek t'i krijonte. Kurse per ate tonen, thuhet se u be per te na nxirre jeten ne. Çun Tirone > Date: Mon, 7 Apr 2008 14:30:35 -0400 > From: asimeqi at gmail.com > To: alb-club at alb-net.com > Subject: [AlbClub] Britmat e zeza. > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Nje interviste e Ismail Kadarese, dhene nje gazete ceke. > Shume interesante per mua komentet e tij ne lidhje me shkrimtarin > Besian Vorpsi ne romanin "Prilli i thyer". Kur lexoja ate roman mua me > dukej sikur ky shkrimtar ishte trillim krejt imagjinar i I.K. dhe si i > tille jo dhe aq i besueshem. Duhet gjetur edhe nje here koha per te > rilexuar ate roman. > > Jo pa interes edhe kalimi nga "Vrimat e zeza" te Ismail Kadarese ne > "Britmat e zeza" te redaktorit te gazetes i cili me siguri paguhet me > numer kubikesh te mbjellur. Ma merr mendja qe korrektorit letrar ose > redaktorit do i kete shkruar mendja per kete sajim. Po kaq zor do ta > kene pasur ta marrin ne telefon perkthyesin e ta pyesin nese duhej > "vrime" apo "britme"? > > Per mua, per shume arsye, Shqiperia vazhdon te jete nje vrime e zeze, > gje qe shtron pyetjen filozofike: Si munden ata qe jetojne brenda nje > vrime te zeze ta kuptojne qe jetojne brenda saj? Dhe ne fakt, a mund > te ekzistoje koncepti i vrimes se zeze brenda nje vrime te zeze? > > Artani > > P.S. Me poshte teksti i intervistes: > > > > Ismail Kadare:Jam përpjekur të arratisem edhe dy herë nga Shqipëria > > > > 06/04/2008 - 11:00 > > > > "Diktaturat janë si britmat e zeza. Nuk iket kollaj prej tyre". Këtij > citati të shkurtër të shkrimtarit Ismail Kadare i paraprin një rrëfim > mbi përpjekjet e tij për t'u larguar nga Shqipëria. Ishin dy tentativa > arratisje, për të cilat ai vetë vendosi që të mbeteshin "të > dështuara". Hera e parë kur i shkoi në mend të largohej përgjithmonë > nga Shqipëria diktatoriale, ishte në vitin 1962. Qyteti ku i lindi > ideja e arratisjes ishte Praga. Detajet e arratisjes, dhe idetë e asaj > nate në Pragë rrëfen prej tij me detaje të imëta. Tentative e dytë > ishte në Paris, në vitin 1983, dy vjet para se të vdiste Enver Hoxha. > Ky rrëfim i shkrimtarit, ku sigurisht trajtohen dhe shumë çështje të > tjera lidhur me veprat e tij është botuar para pak kohësh në "Lidove > noviny" (Gazeta popullore) në Çeki. Me rastin e botimit në çekisht të > librit "Prilli i thyer", gazetari i rubrikës kulturore të kësaj > gazete, Andrej Horak realizoi një intervistë me shkrimtarin shqiptar, > ku e pyet mbi shumë detaje të jetës së tij dhe disa prej veprave. > Intervista u botua me nëntitullin "Shkrimtari më i njohur dhe më i > përkthyer shqiptar, Ismail Kadare (1936) fitoi në vitin 2005 'Man > Booker International prize', ndërsa sivjet u botua në çekisht romani i > tij 'Prilli i thyer'". E përkthyer nga regjisori i njohur, Pirro > Milkani intervistën po e botojmë të plotë si më poshtë. > Redaksia > Nga Andrej Horak > > G.P. Një ndër personazhet e "Prillit të thyer" e akuzon shkrimtarin > Vorpsi, që librat e tij vijnë era krim, ose se spekulon me historitë > tragjike të malësorëve. Si përpiqeni t'i shpëtoni ju kësaj akuze? > Vorpsi është shkrimtar që akuzohet, se glorifikon Kanunin, pra të > drejtën zakonore shqiptare. Polemika e Kanunit u zhvillua në Shqipëri > në vitet '30 të shekullit të kaluar, në të cilin vendosen dhe ngjarjet > e përshkruara në roman. > > G.P. Kanuni, që nxiste gjakmarrjen, nga një anë ishte i egër, por në > anën tjetër siguronte njëfarë rendi në shoqëri... > Mbrojtësit e Kanunit argumentonin pathyeshmërinë e tij. Sipas tyre, > Kanuni e nënvlerëson gjakmarrjen, por njëkohësisht e frenon. Sipas > Kanunit, vdekja paguhet me vdekje. Gjysmë vdekje – që do të thotë > plagosje- paguhet me gjysmë vdekje! Sipas tyre, çmimi i çdo gjaku, > qoftë gjak princëror apo gjak i njeriut të parëndësishëm, është i > njëjtë dhe njëlloj paguhet. Sipas mbrojtësve, Kanuni edhe pse > primitiv, ishte më i logjikshëm se sa ligjet ndëshkuese të komunizmit, > i cili në egërsinë e tij nuk njihte kufij. Nga kjo rrjedh shpjegimi, > që pas rënies së komunizmit, ashtu si çdo gjë e ndaluar nga regjimi, > Kanuni përsëri u gjallërua. > > G.P. Pse vendosët të largoheshit nga Shqipëria pikërisht në vitin 1990? > Jam përpjekur të largohem dy herë të tjera. Për herë të parë kjo > ndodhi në gusht të vitit 1962, pikërisht në vendin tuaj. Isha si > gazetar në festivalin botëror të rinisë në Helsinki. Gjatë kthimit > grupi prej pesëdhjetë personash ndaloi për një natë në Pragë. Ika nga > hoteli me mendimin, se nuk do të kthehem. Bile sigurova edhe një dhomë > në hotel, diku afër sheshit Venceslav. Por natën më mbërtheu një > trishtim i madh, dhoma më dukej e ngushtë, e padurueshme. Edhe pse > ishte e rrezikshme, u ktheva te grupi i delegatëve dhe shpresoja se > askush nuk do ta kish vënë re mungesën time. Për herë të dytë ndodhi > në Paris në vitin 1983. Atëherë, miku im, Mishel Pikoli me > bashkëshorten më këshilluan të mos qëndroja. Sipas tyre, do të bija në > depresion dhe nuk do duroja mendimin se ç'do ndodhte me familjen time > në Shqipëri. Kishin të drejtë, dhe mua s'më erdhi keq që ndërrova > mendim. Diktaturat janë si britmat e zeza. Nuk iket kollaj prej tyre. > Në vitin 1990 situata ishte më ndryshe. Ikja ime nuk do të ishte kaq > dramatike si dikur. Qëllimi ishte që të kontribuoja në rënien e > regjimit. Shqipëria ndoshta mund të ngelej komuniste si Kuba, si > Koreja e Veriut. Mendoja se me ikjen time do ndihmoja për të > kundërtën. > > G.P. Nga një anë gjatë regjimit të Hoxhës librat tuaja botoheshin, > ndonjëherë më vonë edhe ndaloheshin, por gjithashtu botoheshin edhe > jashtë. Mund ta shpjegoni ndopak këtë situatë skizofrenie? > Të ishe shkrimtar normal në vendin më të egër stalinist të Evropës, > siç ishte Shqipëria, ishte shumë e vështirë. Disidenca paguhej me > vdekje. Letërsia dhe disidenca përjashtonin njëra-tjetrën. Duhej të > zgjidhje, o njërën o tjetrën. Unë zgjodha letërsinë, dhe mendoj se > bëra mirë. Arrita të bëj diçka që dukej si e pamundur: shkrova një > letërsi, sikur regjimi të mos ekzistonte. Veç kësaj nuk u përzjeva në > asnjë aferë të pistë të regjimit të atëhershëm. Përmendet edhe > "situatën skizofrenike". Në një vend si i yni kjo ishte e > paevitueshme. Po jua shpjegoj fare thjeshtë: si ju thashë, edhe pse > jetoja në një vend stalinist, përpiqesha të isha shkrimtar si gjithë > të tjerët, kudoqoftë në botën e lirë. Botimi i librave të mi në > Perëndim dhe kryesisht realiteti, se a po pëlqeheshin, është një > dëshmi e fortë. Por në këtë kohë në Shqipëri lejohej vetëm "realizmi > socialist". Kështu që pyetjes, cila është letërsia që unë shkruaja, i > përgjigjesha shumë thjesht: është letërsi e realizmit socialist. > Funksionarët komunistë kishin të drejtë të hutoheshin dhe > revoltoheshin. Se ajo nuk ishte letërsi e realizmit socialist, por > letërsi borgjeze, dekadente. Unë thosha të kundërtën: Dekadente është > letërsia që aprovoni ju, letërsia mediokre, dogmatike! Siç e shikoni, > ky dialog ishte kulmi i absurditetit. Dikush e merrte për tallje, > dikush e merrte seriozisht. Funksionarët më të drejtë kërkonin, që > vepra ime të ndalohej. Të tjerët ishin të lumtur, që në shkretëtirën > kulturore shqiptare mund të lexonin letërsi të vërtetë. > > G.P. Tani jetoni në Francë e megjithatë: a jeni i kënaqur me situatën > aktuale në Shqipëri? > Aspak. Shqipëria ka pasur dhe ka akoma të ardhme të mirë, por > fatkeqësisht klasa e saj politike është shumë konfliktuale, shumë > primitive. Shqipëria i krijon pengesat vetë. Nuk di vend tjetër në > Evropë që të ketë kaq konflikte me vetveten si Shqipëria. Gjëja më > pozitive në Shqipëri është ëndrra e madhe e gjithë popullit të kthehet > në familjen evropiane. Shqipëria nga kontinenti i vet u shkëput para > gjashtë shekujsh. Dhe kjo është një kohë e gjatë, shumë e gjatë... > > G.P. Në romanin tuaj të parë, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", > ktheheni në Luftën e Dytë Botërore, kur Shqipëria u okupua nga Italia. > Çfarë pasojash pati kjo gjë për vendin tuaj? > Okupacioni italian në vetvete nuk kishte tiparet e errëta tipike të > okupacionit. Ishte për më tepër i maskuar si një dyshtetësi. Mbreti > italian Viktor Emanueli u shpall "mbret i Italisë dhe Shqipërisë dhe > perandor i Etiopisë". Kjo ishte ana e jashtme. Në një vështrim më të > thellë mund të themi, se ky okupacion na solli më vonë komunizmin. Dhe > kjo ishte tragjedia e vërtetë. Sikur mbreti i shqiptarëve, Zogu i parë > të mos përmbysej nga Italia, Shqipëria do të ngelej dhe gjatë Luftës > së Dytë Botërore si një monarki. Shqipëria do të ngelej ndoshta jashtë > konfliktit. Ndoshta mund të ishte nën influencën gjermane dhe pas > lufte për këtë influencë do ta paguante njëlloj si Spanja. Por të > paktën do të kishte ngelur pjesë e botës perëndimore dhe nuk do të > kishte njohur komunizmin. Fati i saj do të kishte qenë krejt ndryshe. > > G.P. Si e kujtoni kohën e studimeve tuaja në Moskë? > Kam studiuar në Institutin Gorki. Jeta studentore, në kohën që erdhi > fill pas liberalizimit hrushovian, ishte shumë e këndshme. Kam nga > Moska kujtimet më të mira. Për sa i takon Institutit Gorki, guxoj të > përsëris pikëpamjen time, se ajo që fitova aty ishte negative. Me > fjalë të tjera, mësova aty se si nuk duhet të shkruaj. Për shumicën e > gjërave që dëgjoja në leksione mendoja: Pikërisht këtë nuk duhet ta > bëj! Dhe me vete përsërisja: Duhet të bëj të kundërtën. Të shkruaj > tjetërlloj! > > G.P. Romani juaj "Kështjella" ishte dukshëm reaksion ndaj invazionit > ushtarak të ushtrive të Traktatit të Varshavës ndaj Çekosllovakisë në > vitin 1968. A mund të lexohet vërtet romani në këtë prizëm? > Kjo pyetje është dyfish interesante, sepse bëhet nga një çek. Romani > "Kështjella" ka vërtet lidhje me pushtimin e Çekosllovakisë në vitin > 1968. Në parathënien e botimit të librit në frëngjisht, të miratuar > nga botuesit shqiptarë, flitej haptas për këtë lidhje. Ishte një nga > paradokset më të mëdha të asaj kohe. Në Shqipërinë staliniste > okupacioni i Çekosllovakisë nga "barbarët fashistë sovjetikë" dënohej > më ashpër se në vendet perëndimore. Unë e shfrytëzova këtë paradoks, > kur krahasova Shqipërinë e vogël, të rrethuar nga otomanët turq, me > Çekosllovakinë liberale të rrethuar nga ushtritë e Traktatit të > Varshavës. Në të vërtetë, nëse i qëndrojmë këtij krahasimi, Shqipëria > ishte liberale në krahasim me Otomanët, por kurrë me vendet e bllokut > komunist. Shqipëria ishte vendi më i egër dhe më primitiv i bllokut > komunist. Kur krahasova Shqipërinë e rrethuar me Çekosllovakinë, > shpreha dëshirën time të fshehtë, që kjo ngjashmëri të bëhej një ditë > realitet. Por ky krahasim i hutoi disa njerëz, veçanërisht kritikën > letrare, e cila nuk dinte, si ta analizonte romanin. Dhe kështu > zgjodhi heshtjen. Polemika e këtij paradoksi vazhdon edhe sot. Një nga > interpretimet është, që në këtë roman nuk flitet për rrethimin e > Shqipërisë nga të huajt, por se Shqipëria rrethoi vetveten. Me fjalë > të tjera, që pjesa më e keqe ka rrethuar pjesën e saj të mirë dhe > përpiqet t'i marrë asaj frymën. Unë jam për këtë shpjegim të dytë. > > G.P. Përveç romanit "Prilli i thyer", bëni fjalë për gjakmarrjen edhe > në librin e vjetshëm në esenë me titull "Hamleti, princi që ngjall > kundërshti". Çfarë analogjie keni zbuluar midis gjakmarrjes shqiptare > dhe Hamletit? > Gjakmarrja-vendetta-është nganjëherë e vlerësuar si një zakon > karakteristik shqiptar. Në të vërtetë ky është një zakon universal që > vjen që nga Greqia antike. Trilogjia e Eskilit, "Orestia" është > tragjedi tipike për gjakmarrjen. Motivet e gjakmarrjes gjinden në > sagat nordike, të cilat i kujton Saxo Grammaticus, kur shkruan për > historinë e Hamletit. Siç jam shprehur në studimin për Hamletin, në > letërsinë shqipe dhe në letërsinë ballkanike është ky motiv i > shpeshtë. Figura e Hamletit kishte jehonë të madhe në ish-botën > komuniste, sepse shërbente si shembull për ata që ishin të pakënaqur, > të dëshpëruar dhe politikisht të mënjanuar. Mund të shihet si një > parashembull i disidencës. Raporti i saj me pushtetin, me krimin e > afrojnë atë me botën tonë. Në Shqipëri është Hamleti ndoshta personazh > më i pëlqyer, dhe kjo kryesisht për dy arsye: nga njëra anë është > raporti me traditën tonë të të drejtës zakonore, në anën tjetër në > kujtimin e vuajtjeve dhe pështirosjes nga komunizmi. > > Perktheu: Pirro Milkani > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Get in touch in an instant. Get Windows Live Messenger now. http://www.windowslive.com/messenger/overview.html?ocid=TXT_TAGLM_WL_Refresh_getintouch_042008
More information about the Alb-Club mailing list |