| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] April fools - Humor "bullgar"D. K. kokonozi at gmail.comThu Apr 3 06:26:47 EDT 2008
Histori grabovare Ketu e nja 15 vjet me pare, te nje bukinist buze Senes bleva nje liber te titulluar Histori grabovare. Eshte nje liber ne gjuhen frenge me anekdoda e histori humoristike fantastike e shume prej tyre mjaft te njohura edhe ne Shqiperi, por qe ne rastin konkret i vishen e tregohen per nje personazh me origjine nga Grabova e Bullgarise, nje qyteze buze maleve Ballkan. Po te beja nje paralelizem shume te larget, do te sillja pak qytetin e Shkodres ose ndonje personazh shkodran, per te cilin tregehen mjaft histori komike qe ne ndonje rast as qe i kane ndodhur fare atij. Eshte pak si Pal Vata , por nganjehere duket si nje lloj Nastradini, te cilit i vishen anakdoda nga me te ndryshme. Por ai ka edhe tiparet e personazhit gjirokastrit te njohur per kopracine e tij, se grabovari nuk le asnje leve, monedhe bullgare qe ti kaloje para hundes, pa shtrire doren ta kape ne ajer. Libri duket se eshte botuar ne Sofje te Bullgrise nja dhjete vjet a me shume pare se te shembej regjimi komunist. Sic ndodhte zakonisht ne ate kohe, ne parathenien e tij figurojne edhe edhe firmat e disa shkrimtarve sovjetike, madje edhe e nje artisti te popullit te Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, jam i sigurte se barcaleta e anekdoda te tilla kurrsesi nuk do te botoheshin ne Shqiperine e se njejtes kohe. Po ashtu, mua me la pershtypje dicka qe shpreh edhe zhvillimet e diferencat kulturore te Ballkanit. Ne parathenie duke folur per kete personazh teper koprac e simbolik grabovar, tregohet edhe se kohe me kohe ai eshte identifikuar me persona reale. Keshtu, duke folur per kopracine e nje fare at Minio Popi, autoret tregojne se gjithe jeten ky tip e kishte kaluar duke ngrene groshe, aq koprac ishte, por kur vdiq te gjithe parate qe kishte mbledhur ai e la me amantet qe te perdoren per ndertimin e nje shtepie kulture ne qytetzen e tij. Dhe kjo ka ndodhur me ... 1912. Pas parathenies eshte ky shenim: Duke kaluar ne Grabovo, nje turist pa ne rruge nje plak dhe e pyeti se sa banore kishte qyteti. -Nuk jane banore te thjeshte, biri im, iu pergjegj plaku. Te gjithe jane grabovare. Mua kjo me kujtoi ate historine e fameshme me Nolin. Pasi mbaroi ate fjalimin e tij te shkelqyer ne Lidhjen e Kombeve, dikush, i mahnitur nga oratoria e tij shkoi dhe e pyeti. - Sa banore ka vendi juaj, imzot. - Nje milion, iu pergjegj Noli. Tjetri i zhgenjyer, vazhdoi. - Po pse ore, per nje milion banore e mbajte ti gjithe ate fjalim? - Vertet jane nje milion, tha Noli, por jane nje milion shqiptare! Midis nesh, une nuk e di se cfare deshte te thoshte ai me keto fjale, por shembullin e solla si prove te shtegtimit te subjekteve, se ka edhe nje teori per kete, me sa me kujtohet. Pastaj te libri ne fjale, vazhdojne me qindra anekdoda e histori komike. Tani, nuk e di nese ju e keni te njejtin problem, por une jam ne nje pike te tille saturimi qe per cdo liber qe blej tani me duhet te hedh nje te vjeter. Meqe hedhja e nje libri gjithnje shoqerohet me nje ndjenje keqardhjeje, une jam gati tia dergoj falas librin ne fjale, cilitdo qe paraqet interes per humorin ballkanik... dk 2008/4/1, altin topi <altin_topi at yahoo.com>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > *Humor "bullgar"* > > Per humoristet(njerezit me sens me te zhvilluar e me te sofistikuar drejt > komikes), Nje Prilli, eshte rast i mire per te gatuar ndonje reng, ndonje > kopil-llek, ku njerezit do te binin brenda. > > Ne mediat shqiptare asgje per tu shenuar. Por kjo, nuk do te thote se > fqinjet e tjere si Echo-ja e Sofies nuk na ka ruajtur nje surprize per diten > e pare te Prillin. Shkrimi i meposhtem perpiqet te na thyeje monotonine e > mungesen e humorit ne Ballkan. Ka futur te gjithe ne nje qyp(bullgaret, > greket, maqedonasit, shqiptaret, por edhe serbet), por ne fund te fundit, > spicat i ruan per shqipot. Megjithate, nje fakt percohet qarte se Kosova(e > me te shqiptaret ne pergjithesi), jane pjese e axhendes to cdo outlet-i > mediatik jo vetem ne Ballkan, por gjithkah pertej. Kjo nuk duhet te merret > si negativitet, por si nje rast i mire, ku ne shqiptaret te marrim frenat e > humorit ne dore. Ne kemi rast shume te mire per te qeshur me te madhe... > > Sa per humorin "bullgar", pavarsisht se paraqitet me serioz, me i > sofistikuar, e pa vulgaritetet e standartet e ulta te Portokallise, jam i > sigurte se nese shkruesit do te ishin shqiptaret, e nese nuk do te > pergjumeshin kete mengjez, do te mund te nxirrnin dicka me te qelluar. > > Me poshte keni shkrimin: > > > http://www.sofiaecho.com/article/the-kosovo-twist-macedonia-greece-name-dispute-resolved/id_28499/catid_66 > > > ------------------------------ > You rock. That's why Blockbuster's offering you one month of Blockbuster > Total Access<http://us.rd.yahoo.com/evt=47523/*http://tc.deals.yahoo.com/tc/blockbuster/text5.com>, > No Cost. > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |