Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] April fools - Humor "bullgar"

PKulla at aol.com PKulla at aol.com
Wed Apr 2 10:22:01 EDT 2008


Se pari kjo pershkendi humoristike (bullgare?), nuk ka asnje lidhje me !  
prillin. 
 
Ajo mund te shkruhej e te parodizonte tere endrrat kosovare e shqiptare, te  
ridikulizonte krijimin e shtetit te ri te pavarur te Kosoves dhe te kosovareve 
 "te mesuar te jetojne nen majoranca orthodokse", te fantazonte tallshem tere 
 atributet qe kane shtetet normale (Ekipet olimpike, organizimin e Lojrave ne 
 Kosoven e Madhe, krijimin e kombetares se futbollit me greke dhe bullgare qe 
 lozin ne premier ligen angleze ... e tjere). 
Ky shkrim eshte nje klithme satirike, qe mund te beje per te buzeqeshur  
hidhur serbet e greket, por jo shqiptaret. 
 
Une, qe me lejen tuaj, mund ta konsideroj veten shkrimtar ne fushe e  
humorit, nuk eshte se me ! prill 2008 u gjenda i pergjumur. (E drejta e te  fjeturit 
ben pjese ne paketen e lirive te njeriut). Puna eshte se une e gezova  dhe e 
festova shume Pavaresine e Kosoves. Njerezve te kategorise se autorit  bullgar 
u takon te satirizojne, te kelthasin, te ridikulizojne kete arritje  historike 
tonen. Une, SOT, nuk kam nevoje t'i tall e perqesh serbet, sidoqe  
nacionalizmi i tyre eshte nga me grotesket, qe njeh historia e njerezimit.
 
Perhapja e kesaj copeze satirike eshte mire qe te merret shenim, bile  
ndoshta edhe te cmohet per vlerat e saj profesionale, por nuk eshte fort e  bukur te 
publikohet, sidomos per pa e shoqeruar me komentin personal. Z. Topi  eshte 
nje njohes i mire i humorit, une e kam pergezuar sinqerisht edhe here te  tjera 
per prurjet e tij... Kete "prurje" mund ta krahasojme me nje vjershe  
himnizuese te figures se sh. Enver te shumefishuar ne mijera e qindra mijera  kopje, 
duke thene, "shih se sa rrenje ka zene trushplarja te autori i kesaj  vjershe!"
 
Po ne rastin e humorit bullgar te 1 Prillit, as kjo nuk eshte thene!
 
pk
 
PS Sinqerisht kete koment nuk do ta beja, po  te ish se, mbi  temen, nuk do 
te qe rikthyer Ngahalli



**************Create a Home Theater Like the Pros. Watch the video on AOL 
Home.      
(http://home.aol.com/diy/home-improvement-eric-stromer?video=15&ncid=aolhom00030000000001)
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list