Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Gabelt

D. K. kokonozi at gmail.com
Tue Mar 25 16:28:48 EDT 2008


Dicka e tille natyrisht qe me kujtohet -eshte fjala per ndikimin e kenges
franceze pour mettre  au parfum du sujet antaret e mbijetuar te kesaj liste
- por kur flasim per muzike te vertete burimore popullore, une nuk di qe ajo
te egzistoje ne France, te pakten ne ate trajte qe e njohim ne, me ato ritme
primare e bazike.

Keshtu qe per rastin qe ju permendni ka mundesi qe me shume te jete fjala
per pershtatje te nje repertori qe e kishin sjelle ushtaraket nostalgjike te
divizionit te lindjes, te stacionuar ne Korce, gjate L1B.

Pra, eshte fjala per muzike shume popullore, por jo popullore, Me kete
term ne France ne te shumten e heres kuptohet nje lloj muzike teper e
njohur, te ciles i dihet autori, por qe dallohet edhe nga natyra e saj teper
e vecante. Po te beja nje krahasim te perafert, ajo ka natyren e kengeve te
Prodanit, ne vitet 60, qe i kendonte Anita Take. Natyrisht me kete atmosfere
ato jetonin kryesisht ne vitet 30 e me pare, por sot rikujtohen sepse jane
rimarre nga kengetare te medhenj bashkekohore, qe ua servirin ne nje forme
te re degjuesve e qe aktualisht jane duke bere nje jete te dyte.
Por nderkohe ne ate periudhe dolen edhe kengetare te medhenj si Tino Rosi,
Sharl Trenet, Edit Piaf etj, qe pasi filluan te kendojne ne qoshet e
rrugeve, u ftuan ne kabare e pastaj ne salla koncerti per te marre
perfundimisht njohje kombetare etj. Natyra popullore e kengeve te tyre
verehet lehte nga prania e vazhdueshme e fizarmonikes.
Natyrisht edhe egzistenca e infrastrukturave perkatese ka rolin e vet ne
kete mes.

Thuhet se aty nga mesi i viteve 30 familja  e njohur tregtare e  Shijakasve,
kishte ne plan te ndertonte nje kinoteater te madh  aty ku sot eshte kinema
Republika, po qe se eshte ende, por e shtyu me sot e me neser, deri sa
filloi lufta...

Natyrisht, pa marre poza njohesi te muzikes, dihet se vete kjo e fundit i
pershtatet zhvillimeve historike te secilit vend. Ne mungese te salles, por
edhe te publikut qe do te paguante bileten, ishte e pamundur qe te
zhvillohej nje muzike e kultivuar, qe do te rivlersonte muziken popullore.
Asaj i mbeteshin dasmat, synetlleqet e ziafete te tjera te kesaj natyre, per
te mbijetuar.

Ketu eshte rasti per te kujtuar dhe kuptuar se cfare sakrifice benin dhe
cfare respekti u detyrohemi kengetareve te tilla si Tefta Tashko, Marije
Kraja etj, qe moren persiper te dalin nga Tirana per te dhene ndonje koncert
ne provincat e mbreterise, duke ditur se duke dale nga Tirana ato dilnin nga
vete epoka e tyre dhe hynin ne mesjete, pra shkonin te jepnin koncert ne
Mesjete. Por jo ne nje mjedis armiqesor dhe te politizuar, sic na e kane
paraqitur, fatkeqesisht. Kjo nuk verehet ne leterkembimin e tyre.

Sado te varfer, atyre njerezve te thjeshte nuk u ka munguar respekti per
artin, por vecanerisht per artistin, edhe pse jo gjithmone e kuptonin artin
e tyre. Per ironi, ai  qe do te masakroje e kinezeroje  ate art e muzike, qe
do te pushkatoje nje tenor te madh si Lluke Kacaj etj,  ky tip, pra,
pikerisht ne ate kohe ende po vazhdonte  studimet ne France, diku afer
qendres se grupit Gabelt, qe u bene shkas i kesaj teme.

Nderkohe, ne menyre magjistrale ato artiste te para, qe kishin nje nivel
boteror ne pergatitjen operistike, paten kujdesin te futin ne repertor e te
regjistrojne kenge popullore te perpunuara, qe i degjon me kenaqesi edhe
sot.

Duke u kthyer te tema, duke folur per arsyet pse ne disa nga vendet me te
zhvilluar te Evropes, muzika popullore pushoi se egzistuari, duhet ditur se
nese knjazet, kontet e bojaret ballkanike mbanin pas vetes bardet gjysme te
verber, ne fakt gjysme te uritur, qe i binin lahutes, me shprese se me pas
do ti jepnin te hanin, Luigji 14 mbante me rroge nje orkester te madhe qe e
administronte nje kompozitor me emrin Luly, pjeset e te cilit luhen edhe sot
e kesaj dite.

Ne vend te karagjozeve, jo ne kuptimin e keq, por ne ate te komikeve te
spetakleve te para, qe bridhnin duke dhene shfaqje neper panairet e
Ballkanit, Luigji i mesiperm dhe ai tjetri pas tij, mbante Pjerre Cornejin,
Racin  apo nje fare Molieri.

Nuk eshte e rastit, qe artin popullor te narracionit sot e kane ruajtur fare
mire fjala vjen, marokenet. Sheshi qendror i Marrkeshit eshte unik ne bote i
shpallur nga Unesco pasuri e trashegimise gojore te njerzimit. Po te kishin
patur edhe ata nje Molier, une dyshoj shume se atij rrefimtari apo komikut
maroken do ti kishte mbetur ende ndonje spektator qe do te vazhdonte te
hidhte ndonje monedhe te turbani tij i lene si rastesisht gojehapur aty te
kembet e tij...

Eshte e vertete se spetakle te kesaj natyre sot gjen kudo ne France, ne
raste panairesh, por te gjithe e dine se ato financohen per nje dite nga
sesioni i kultures prane bashkise... Ne fakt, vetem muzika e nxjerr buken e
vet, e kam fjalen per muziken e lehte, se ajo simfonike dhe teatrot
financihen vazhdimisht nga arkat e shtetit...

DK





2008/3/25, Dritan68 at aol.com <Dritan68 at aol.com>:
>
>  In a message dated 3/24/2008 5:41:02 P.M. Central Daylight Time,
> kokonozi at gmail.com writes:
>
> Hic, asgje, nuk duhet nxituar te nxjerrim perfundime, edhe pse duhet
> pranuar se jo gjithnje jemi te ndergjegjshem per ate pasuri te madhe  qe
> kemi trasheguar aty, ne ate kryqzezim te qyteterimeve me te medha te botes.
> Dhe si... askush tjeter ne bote nuk kemi ditur te perfitojme prej saj e te
> nxjerrim artiste qe te kene ditur ta perpunojne e ta ngrejne ate
> ne nivel boteror, na pelqen apo jo, sikunder Bergovici ne veri, Sirtakis ne
> juge etj.
>
>
> DK
>
>  Edhe ne kemi marre nga ata.Kenget korcare psh jane kenge te vjetra
> franceze.
>
>
>
>  ------------------------------
> Create a Home Theater Like the Pros. Watch the video on AOL Home<http://home.aol.com/diy/home-improvement-eric-stromer?video=15?ncid=aolhom00030000000001>
> .
>
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list