Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Kronikë e bardhë nga vendi i eskimezëve

Ajet Nuro ajet.nuro at videotron.ca
Mon Mar 24 00:20:18 EDT 2008



Kronikë e bardhë nga vendi i eskimezëve 

 

 http://tsh.albemigrant.com/?c=122&a=1178

            Dikur kisha lexuar për Kanadanë dhe më kishin bërë përshtypje banorët e hershëm të saj, eskimezët. Mënyra e jetesës, peshkimi, veshjet etj etj.  Ndoshta i ftohti polar, fushat e pambarim, hambare të vërtet gruri si dhe banorët autoktonë vendas janë simbolet e Kanadasë. Por kur mbrrita para 10 vjetësh në Kanada, nuk kishte më eskimezë. Ata ishin tashmë inuitë. Por ata nuk kishin ndërruar veç emrin, ata kishin ndërruar edhe mënyrë e jetesës. Një pjesë e tyre i ishin bashkuar jetës urbane në qytetet kanadeze ndonëse një pjesë e mirë e tyre jetojnë ende nëpër rezerva dhe vazhdojnë traditat e të parëve të tyre por edhe këtu traditat e tyre janë gërshetuar me traditat e europianëve që ndajnë me ta hapsirën e pafund të këtij vendi të madh,  Pra, nuk mund të them se gjeta një Kanada eskimeze ndonëse ajo është toka e tyre. Sidoqë, Kanadaja ngelet ai vendi i ftohtë që ndodhet pranë polit të veriut. Por dhe këtu tradita ka marr fund. Ngrohja e tokës për shkak të efektit serrë ka bërë punën e vetë. Kjo nuk do të thotë që në Kanada nuk ka më borë apo akull apo që tashmë nuk bënë ftohtë. Bile, tashmë për ne që banojmë në Kanada nuk na bënë më përshtypje kur dikush që duhet të marr një banesë apo apartament me qera këtu në Kanada i duhet të pyes nëse ngrohja është e përfshirë në çmim...

 

            E megjithatë, çuditërisht, i ftohti këtu në Kanada nuk ndihet dhe aq. Para se të kaloja dimrin e  parë në Kanada një kanadez me origjinë portugeze më pyeti nëse kisha kaluar ndonjë dimër këtu në Kanada. Jo, - iu përgjigja unë. Kujdes me dimrin, - më tha, bëjë kujdes që të mos ti përthyesh veshët se nga të ftohtit mund dhe të ngelen në dorë...- shtoi. Por fatmirësisht, gjer më sot veshët i kam në vend... I ftohti, mund të ndihet  shumë më tepër për shembull, në Tiranë kur fryjnë erëra të ftohta sesa në Montreal ku dimri rezervon temperatura që mund të shkojnë minus 30-40 gradë celsius. Kudo ambientet, zyra, banesa, mjete të transportit janë të ngrohura dhe bile ndonjëherë shumë tê ngrohura. Energjia elektrike nuk ka munguar ndonjëherë. Veç njëherë mbaj mend që kompania elektrike (Hydro-Québec) kërkoi prej klientëve të saj të reduktojnë sa më shumë konsumimin në një orë të caktuar kur mendohej një pikë kulminante i të ftohtit dhe konsumimit të energjisë ekektrike. Gjithçka shkoi siç duhet dhe qytetarët evituan mbingarkimin e rrjetit elektrik duke hequr nga përdorimi pajisjet elektro-shtëpiake të panevojshme apo duke reduktuar ndriçimin e tepërt.   

 

Borë dhe borë dhe borë prapë...

 

Andon Zako Çajupi nuk do te kish folur për fusha pa mbarim nëse do të kishte qenë në Kanada por për borë dhe vetëm për borë. Bora këtu ka vendin e vetë. Bile kur mungon bora njerëzit ndihen keq. Sepse me borën janë të lidhura industria dimërore turistike dhe mijëra vende pune të lidhura me të. Por, si vend i industria që është, Kanadaja nuk varet dhe aq nga natyra. Industria tashmë prodhon borë artificiale. Sidoqoftë bora natyrale është botë natyrale...

 

Dimri i vitit 2008 !

 

Në fund javën e 8 dhe 9 marsit Amerika dhe Kanadaja (veriu i Amerikës dhe jugu i Kanadasë kanë njohur një nga dimret më të ashpër. Kështu në shtetin e Ohios ranë brenda një dite 50 centimetra borë dhe vetëm në një autostradë u konstatuan 1914 përplasje makinash. Bora paralizoi shumë veprimtari dhe anulloi shumë fluturime ajrore. Në Montreal ndonëse ranë vetëm 30 centimetra borë ato vinin dy ditë pasi punëtorët e bashkisë kishin pastruar rrugët nga 20 centimetra borë. Hera e fundit që Montreali kishte njohur një sasi të tillë bore ishte më 1971.Viti 2008 përbën një rekord. Në Montreal këtë dimër kanë rënë mbi tre metra borë.  Për herë të parë shkollat u mbyllën për tre katër ditë për të evituar ndonjë katastrof ngaqë u konstatuan tre-katër raste shembjesh ndërtesash ku dhe humbën jetën njerëz të pafajshëm. Ndonëse bora është e dashur këtë vit ajo nuk duket të jetë e tillë. Këtë dimër ajo i kaloi limitet dhe deri në mesin e prillit duhet të pajisemi të famshmin durim. Një gjë është e sigurt : një ditë dimri do mbaroi. Bora e këtij vit do ngelet veç një statistikë. 

 

Doni të shihni pamje nga pejsazhe të krijuara nga bora e rënë në mars 2008 ? Shikoni albumin në këtë adresë URL :

 

http://www.albemigrant.com/anuro/images/snow/

 

 

Ajet Nuro

Montreal, Kanada, Mars 2008

 

e-mail anuro at albemigrant.com

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: DSC01079_an.JPG
Type: image/jpeg
Size: 207633 bytes
Desc: not available
URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/alb-club/attachments/20080324/5b689314/attachment-0001.jpe>
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: tsh.2.gif
Type: image/gif
Size: 12299 bytes
Desc: not available
URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/alb-club/attachments/20080324/5b689314/attachment-0001.gif>


More information about the Alb-Club mailing list