Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Zezaku i zezakut

D. K. kokonozi at gmail.com
Sun Mar 23 13:32:11 EDT 2008


Ne Francen e diteve tona eshte mjaft i perhapur profesioni i publicistit
zezak. Jane te panumert personalitetet e artit, kultures, por edhe te
politikes qe paguajne persona te tjere per te shkruar kujtimet e jetes se
tyre. Te tjere jane ber te njohur si romanciere, nderkohe qe nuk kurre nuk
jane ulur te shkruajne as edhe nje gjysme faqe ne jeten e tyre.
Rastesisht keto dite degjova ne radio dike qe kishin dashur ta pajtonin te
shkruante nje liber qe do te botohej me emrin e Zinedin Zidanit. Natyrsht i
kishin sjelle edhe shume materiale, por zezaku, ne fakt eshte nje
intelektual i njohur qe  e fshihte kete ane te jetes se tij, po haste
veshtiresi te krijonte ndonje ide per rinine e Zidanit dhe formimin e tij.

Ne keto kushte pyeti ndermjetesin, qe ishte dhe nje nga menaxheret dhe
njerezit e afert te Zidanit, se cfare librash kishte lexuar futbollisti i
famshem  ne te rite e tij. Pse, iu pergjegj ai, ta ha mendje se Zidani ka
lexuar ndonje liber ne jeten e tij?

Nejse, kjo ishte sa per hyrje, por, nderkohe po kujtohem se kam harruar te
them se pergjithsisht keta lloj zezakesh paguhen mire, por shpesh here
shprehin pakenaqesi dhe nxjerrin te vertetat e tmereshme ne shesh kur qellon
qe ndonje liber behet best seller dhe ka disa ribotime radhazi, e atij,
zezakut, nuk i japin me shume para se sa i kishin premtuar ne fillim.

Per fenomenin e zezakut jam interesuar shume vite me pare, kur kisha
planifikuar te perktheja nje liber te Aleksander Dymas-se per Ali Pashe
Tepelenen. Eshte nje liber teresisht idiot i mbeshtetur kryesisht te
thashethemet qe perhapeshin ne Evrope per pashain e Janines. Synimi im ishte
qe te gjeja se cili ishte zezaku  qe e kishte shkruar kete liber, se ndjeja
nje lloj vrasjeje ne ndergjegje ta paraqisja te lexuesi shqiptar pa shtuar
dicka per te verteten e librin.
Nuk e kisha qellimin ketu, por thjesht per muhabet po shtoj se nderkohe qe
une beja kerkime, doli qe dikush tjeter, me i shkathet se une, qe e kishte
perkthyer dhe botuar librin ne shqip, natyrisht pa u ngaterruar ne pune
zazakesh.

Meqe jane te shumte librat qe perkthej e qe me mbesin ne dore, madje ndonje
e kam sjelle ne kete liste e disa te tjere kam deshire  ti sjell me vone,
kjo nuk me pengoi ti shkoj deri ne fund historise per te gjetur ku i kishte
rrenjet ai zezaku i pashait te Tepelenes.

Por meqe kjo tani nuk i intereson me askujt, po permbledh disa shenime te
vete A. Dymas-e,  qe ne nje rast rrefen vete per kete cudi letrare, qe me sa
duket do te kishte lindur tamam ne kohen e tij. Vec mos qofte e thene qe
edhe kete histori qe do tju tregoj, tja kete shkruar ndonje zezak tjeter...

Shkurt, nje gazete parisiane, kishte disa muaj qe po botonte nje fejton te
suksesshem te Dyma-s. Jemi ne kuptimin e pare te fjales fejton, pra eshte
fjala per nje roman qe gazeta e botonte cdo dite si nenflete. Sic mund ta
kuptoni ishte dikush, krejt i panjohur  qe e shkruante ne emer te tij, sepse
ai vete po merrej me dicka tjeter.

Gjithecka po shkonte fare ne rregull, kur nje nga sekretaret e afert te
shkrimtarit te madh e njofton se sapo kishte degjuar qe zezaku ne fjale
kishte vdekur papritur ate mengjes nga nje zemundje zemre. Ne keto kushte
duhej bere dicka per vazhdimin ne numurin e radhes, perndryshe do te kishin
probleme me botuesin.

Dumas-i ndihet keq, shqetesohet, vjen verdalle te gjeje ndonje zgjidhje, por
as qe behet fjale qe te ulej e te shkruante vete vazhdimin e fejtonit. E
para sepse ai as nuk e dinte perse behej fjale e dyta sepse po merrej me nje
nga ato veprat e tij te medha dhe qe e kote te perpiqeshe ta detyroje ta
linte pergjysme per te vazhduar dicka tjeter.

Ne keto kushte ai mori parasysh demshperblimin qe duhej ti paguante botuesit
per prishjen e kontrates, por edhe zemerimin e lexuesve te tij te shumte qe
do te ndiheshin te fyer, dhe u ul te vazhdoje punen qe kishte prej kohesh ne
dore.

Te nesermen ai tregon se ishte ngritur heret dhe kishte shkuar te kjosku te
blinte gazeten, duke shpresuar qe te pakten faqet e gazetes te mbetura
bosh nuk do te qene mbushur me te shara kunder tij.

Hap gazeten dhe syzet desh i rane nga hunda kur pa se aty vazhdonte krejt
normalish kapitulli i ri i fejtonin qe dilte ne emer te tij.

Diku andej nga dreka ai do te marre vesh se zezaku i ndjere qe paguante ai
per ate fejton kishte punesuar nje zezak tjeter, i cili nga ana e tij nuk
kishte degjuar se punedhenesi i tij i afert kishte vdekur.

Dhe sic ishte mesuar te bente prej disa kohesh edhe ate dite  kishte shkuar
si zakonisht e kishte hedhur te kutia e postes se redaksise vazhdimion e
atij romanit ....

dk
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list