Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Arturi drejt yllit t'vet

Ardiani ardian582 at gmail.com
Wed Mar 19 04:24:59 EDT 2008


Tatjeta klub,

thuhet qe numri i njerezve qe kane vdeke asht 30 here ma i madh se
numri i atyne qe jane gjalle. Thuhet gjithashtu qe prej fillimit
t'kohes e deri m'sot, neper Toke kane hece perafersisht 100 miliarde
qenie njerzore. Thuhet se, sipas nji rastesie t'habitshme, numri i
yjeve n'Galaktiken tone asht 100 miliarde. Dmth, per cdo shpirt njeri
qe ka gjallnue, asht nji yll.

Kur u perzanen shqiptaret n'Kosove prej jetes sado kudo normale, aty
kah fundi i viteve '80, u mbyllen edhe ato pak revista shqipe. Kam
qene lexues i rregull i Horizontit, reviste me enigma, fjalekryqe,
rebuse, e aty ktu edhe ndonji artikull shkencor, botue prej shoqates
gjilanase Ndre Mjeda, si dhe i revistes shkencore-teknike BAT, reviste
tipike e soc-realizmit shkencor, me do artikuj t'perkthyem, qe ta
shkaktonin dhembjen e krese. Per ma keq, edhe revistat e Zagrebit, si
psh Matematicko-Fizicki List (Fletorja matematike-fizike) nuk
mbrrijshin ma. Kshtu qe mu desht me hallakate revista t'reja. Pas do
avanturave t'tharpta me do revista qe banin fjale per mjeksi
alternative, akupunture, astrologji, letra tarot, falle me filxhan, e
ksi fare pallavrash, e gjeta revisten Galaksija, qe botohej n'Beograd,
e t'cilen e shiste Qeho i trafikes s'Borbes.

Borba ka qene gazete e perditshme, alternative serbe e makinerise
propagandistike t'aparatit shtetnor serb. Kurse Qeho ka qene njeri jo
vetem me defekte fizike, por edhe mendore. S'shkoi shume kur ky mjeran
me jarge filloi me lshue mjekerr e me i rrite floket, me dale neper
qytet me shajkaqe, me lshue muzike cetnike me za kumbues - me u
transforume n'cetnik a simpatizer t'cetnikeve. Megjithate, te ai cdo
muej kam shkue (jo pa droe) m'e ble Galaksine.

N'numrin e pare qe e kam ble, ka qene intervista me Karlo Rubine,
interviste shume e forte, prej t'ciles kam msue - tash i kam harrue, e
qebesa edhe at'here s'i kam pase marre vesh fort mire - shume gjana
per grimcat elementare. Kah fundi i revistes, nja dy tri faqe para
testit t'inteligjences, ishte njoftimi qe prej numrit t'ardhshem ka me
fillue seria e antologjise s'fantastiko-shkencores. U gzova, se, nese
s'i marr vesh artikujt, t'pakten kam se cka me lexue. Nuk vonoi shume,
e pas nja dy-tri vazhdimesh duel edhe Arthur C. Clarke, t'cilin e
prisja me padurim, ndoshta sepse ishte nji prej emnave t'rralle qe e
dija, por prej t'cilit s'kisha lexue asgja.

Gjaja e pare per t'cilen e mbaj n'mend ket njeri asht fakti qe ka
jetue n'Shri Lanke e se si i ka pshtjelle kambet me nji cope pelhure
si fustan. Pastaj, e mbaj n'mend per do ide t'tij, e t'cilat edhe sot
e ksaj dite m'cillen neper krye, si psh adaptimin e detit e oqeanit
per agrikulture. Ma vone e kam msue qe ky ka qene nji prej
shkencetareve qe ka punue n'ndertimin e radarit.

Natyrisht, si merakli i filmit, romanin e pare qe ja kam lexue (shume
ma vone) asht Odisejada Hapsinore 2001. Roman i mrekullushem, shume
human e inspirues. Natyrisht qe kur e shfletova ket roman, e mora edhe
pasionin me vehti, e libri nuk m'zhgenjeu, perkundrazi, m'preku,
besoj, si disa qe preken prej dores hynjore. Vizionet e majmuneve
n'agun e njerezimit, vizionet e njeriut n'Jupiter, vizionet e njeriut
n'metahapsine... Me hyz fillova m'e lexue Odisejaden 2010, e pastaj
edhe 3001, por zbehja ishte shume e madhe, sa qe ket t'fundit as s'e
kam perfundue. S'ishte ai Arturi, ai profeti, por nji shkrimtar qe
shkruente per norme, bile m'gjasonte shume me ata t'BAT-it.
Megjithate, shkelqimi i Odisejades 2001, sikurse bota normale e
Galaksise, bante qe me ja fale "lshimet" abnormalitetit t'perditshem.

Shoqnia me Arturin e sishoket e tij, Isak Asmovin, Robert Hajnlejnin,
Frederik Pohlin, Xhejms Blishin, Ursula Le Gvinin, e t'tjere si kta,
ishte e kandshme. Edhe i zymti Filip K. Dik ishte i kandshem. Leximi i
tyne s'ishte vetem ikje prej realitetit t'poshter, diteve pa shkolle
(apo me shkolle n'podrum), rrogave qe shkriheshin prej inflacionit,
televizionit qe s'e kishim, gazetave-kronika dhunimesh, por ishte msim
se normaliteti ndertohet. Ma vone e msova qe Arturi ka qene i pari qe
ka dhane idene se satelitet gjeostacionare mujne me sherbye si lidhes
per komunikime globale. Kjo ide abnormale (atehere), sot asht
shnderrue gati n'gjymtyre njerzore, sepse kudo po hasi n'njerz me
mobil n'xhep a n'vesh.

Nuk vonoi, e edhe Galaksija, sikurse shume gjana tjera n'Serbi, u
vyshk e u kalb. Une vazhdova me mbijetue. Arturi deri dje ish, ma
s'asht. M'vjen mire qe bile ka mujte me e pa realizimin e shume
gjanave qe i ka parashikue, tue meritue respekt. M'vjen mire qe ka
frymzue shume njerez qe kane m'e ndertue normalitetin. Uroj qe ylli i
tij t'jete me nji qoshe t'bukur t'Galaktikes.

Tana t'mirat,
Ardiani


More information about the Alb-Club mailing list