Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Mullare,gjela,dordolece

Roland Gjoza roland.gjoza at yahoo.com
Tue Mar 18 09:11:56 EDT 2008


                                  MULLARE,GJELA,DORDOLECE                                                                                              Zakonisht nje artist nuk rri dot pa nje qen.E ka nje kostum te mire,disa miq intime,ndonje dashnore te vjeter,per te cilen kujtohet ndonjehere.Tani e kam fjalen per nje piktor.Ai eshte vertet i cuditshem.Tejet i thjeshte.Dje mbushi 75 vjec,po duket si nje djalosh,qe sapo eshte kthyer nga puna ,nga nje pune e rende ne fshat duke u marre me token,pemet,kafshet.Ne te vertete kjo eshte telajo qe rri gjithmone ne kopsht.Ai pikturon ne kembe me gishterinj.E ka bere njehere ate pikture;peisazh,apo portret,e ka pjekur ne syrin e tij prej cigani,sic piqet nje frut.Eshte i zeshket,shume simpatik,po ai hiri vulgar fshatarak nuk i ndahet,ai mund te shembelleje me shume me nje kovac apo rrites kuajsh,se sa me nje piktor.Mban mustaqe si qemoti,nuk ta mbush syrin qe di te zografise,po t'ia thuash kete ai e pranon.Nuk i ka mbushur syrin as
 vetes.Ai e ka harruar qe eshte piktor.Sepse cdo pikture qe ben,eshte si e shpikur ate moment.Gjithmone ai pikturon si per here te pare dhe s'ka si te jete piktor,apo cfaredo tjeter.Ai eshte ai,qe nuk e njeh se kush eshte.Ja sekreti,e panjohura.Jepi nje rrote mulliri dhe ai do te merret me te, ,jepi nje kale dhe ai do t'i beje patkonjte,do ta kashaise,do t'i flase,do ta hedhe ne telajo. Kjo race e rralluar eshte ajo qe ne i themi sui generis.Vere kete njeri ne nje sallon mondan,do ta merrnin per karrocierin e pajtonit qe pret perjashta,jepini nje ftese per opera,s'do ta pranonin se do te vinte pa kostum,me veshjen e rendomte te piktori plot njolla boje dhe kuterbim djerse.Ai i di keto.Nuk merr masa.Rri ne kembe para telajos ne kopsht dhe ben me gishterinj dy gjela qe kacafyten.Tufan me pupla,sterpikje me gjak,qiell primitiv,
  kushtrimi i te pareve.Gjera qe s'behen me ,po ai nuk heq dore nga gjelat,mullaret,dordolecet.
  Gruaja e tij eshte Ana Maria,italiane.Kur rrezuan shtatoren e Enver Hoxhes,ai emigroi ne Itali.Fjeti perjashta ne kembe ne ajrin blu Italian.Kur ishte i tronditur keshtu flinte para telajos.I moren ne pyetje dhe te gjithe pergjigjeshin se ishin ata qe kishin rrezuar shtatoren dhe e kishin terhequr zvarre.Kur i erdhi radha, ai  tha se ishte artisti qe kishte krijuar ate shtatore.Atij i u dha menjehere azili politik,ndersa te tjeret u kthyen mbrapsht.
  Kur e cuan prane fshataresise kooperativiste ( sot keto gjera duken shume banale ) ai hodhi ne telajo mullare kashte.Qendroi disa muaj ne Divjake dhe pikturoi vetem mullare. Te gjitha pothuajse i dhuroi,u cmenden pas mullareve te tij.Nisi grindja sipas posteve,ata qe ishin lart i terhiqnin veshin se Kadarese ia kishte bere me te bukur,mullaret e tij kishin dhe hene.Ato te Driteroit kishin nje gjel te kuq ne maje.U detyrua i ziu piktor t'u bente edhe atyre nga nje hene,yje,gjel mbi mullar,t'u shtonte sasi,po prap se prap,mullaret per pak desh e moren me qafe,se fshataresia kooperativiste nuk mund te perfaqesohej vetem me mullare.
  Kur ishte i vogel, i ati, nje burre i mire,po shume fetar,e ndalonte te vizatonte.Ia griste letrat me vizatime.E kishte gjetur belaja rebelin e pandreqshem. S'kishte ku te fshihej.Shtepia ishte e madhe,me shume kthina,po ai ishte i vogel dhe kishte frike nga shtrigat dhe lugati.I donte kuajt.I dukej sikur ata e mbronin.Kishte vizatuar nje kale.I ati, qe e pa se ku ndodhej,iu afrua pa u ndiere dhe kur pa kalin e vet,u zbut,i tha te bente dhe nje mullar,t'i vinte samar dhe  kapistall,te mos harronte te vizatonte dhe nje hene te kuqe,se kali ka shume mall,gjithashtu e keshilloi ta lidhte kalin te nje peme qe te mos ikte,se kushedi zoti i jepte fryme dhe e bente te gjalle.Pasi u kryen keto te gjitha,i ati dukej i kenaqur dhe i tha te shkonte te flinte.
  Keshtu u rrit piktori,me gjela,mullare,kuaj,qen,lope,hene,pupla,peme,bar.E c'piktor ishte ky i fantaksur,qe s'ishte piktor.As nje kostum per te qene,as nje kravate,as nje fije seriozitet,po vetem anekdota per te qeshur,nje katundar nga Mulleti,qe me teper rrinte andej nga Erzeni dhe grindej me fshataret,ngaqe bente zullume kur pinte e kur dilte per gjah.Qeni i tij, ne vend qe te ndiqte lepurin kishte nje zakon te poshter,futej te shtepia e Dules dhe i mbyste pulat me gjithe gjel.Fillonte sherri me kushurinj,xhaxhallare,teze e halla,pastaj piqeshin mishra,derdhej rakia lume dhe kendonin kenget e Hafsa Zyberit.Atje flinte,atje hante e pinte,atje shahej e grindej.Kur vinte ne shtepi ne Tirane gjente ftesat,cmimet,pusullkat e parfumuara,pluhurin,vetmine qe i mbante meri.
  Aty e pame, te oborri,kavaleti menjane nen peme,ne telajo kishte nisur te merrte trajte nje gjel i eger katundi,nga ata qe te nxjerrin syte.Te furra antike,nen pjergull,atje te kacubet me trendafile stambolli,piqeshin mishra,ne tryeza kishte zene cipe vesa,kundermonte jasemin,dera e shtepise se madhe tiranase, ndoshta i fundit monument i mbajtur shume mire nga i zoti,shtepia ku vizatoi kalin,rrinte e hapur,brenda ishin pikturat te varura neper mure,oxhaku madheshtor me shtriga dhe lugate,masha e gjate,qeramikat,shkallet,ballkonet prej druri,ai muzg i vjeter qe nuk davaritej gjer ne fund,qirinjte me flake te kalter,pocet e fenereve te tymosur,era e vjeter,e paperseritshmja ere e shpirtit fshatar..
  Para deres ne mur ishte nje rrote mulliri gjigante,e punuar me dru vidhi.Kishin shkuar deri ne Gur te Kuq per ate vidh.Pime kafe.U futem brenda dhe pame pikturat ne ate tis te vjeter qe s'na ndahej.S'kishe c'ti beje,Ishin shpirterat.Bubutonte nganjehere.Se nga frynte me vizhgellime.Degjoheshin fjale,te qeshura.Atij s'i benin pershtypje.Ishte mesuar me misterin.Babai s'i ndahej.Duhani i tij ende kundermonte.Nuk e ndiqte me me shkop.Nuk ia griste vizatimet.Vetem se, here- here kur pikturonte ia ndiente frymen te veshi.19 vec ishte kur mori Cmimin e Republikes.Studioi ne Akademine Rjepin ne Sankt Peterburg.Nuk tregon asgje per pikturen ruse,se e ka mendjen te prapesite.Ka qejf te beje shaka,te tallet.Ne nuk e dinim ate historine e gjelave qe kishin fluturuar.120 gjela ( 120 mije leke) kishin fluturuar nga piktura e tij te ajo e Zef Shoshit.Kur te gjithe prisnin qe ai te merrte cmimin e madh, ai djall kishte shkuar te portreti i diktatorit,qe Zef Shoshi e qante.Kjo i kishte
 mbetur ne mendje dhe e bente per te qeshur.
  Vec nje shkak i vogel duhej, ,ja kjo rrota e mullirit qe ai bohem te merrte rrugen per ne fshat,ne Mullet.Petrela,kalaja,Erzeni,tyrbja e nuses me duvak.Atje para se te hyje ne fshat ishte kjo tyrbe me nje histori tragjike.Dy karvane me dasmore nuk degjonin t'i hapnin rruge njeri tjetrit,dy nuse me duvak qe shikoheshin ne heshtje dhe lusnin zotin te zbuste terbimin primitiv te burrave.Po s'qe e thene te mbyllej me paqe.Mire thote Bim Topalli, se i urti njihet ne zemerim.
  Ky piktor i cuditshem ka adhurim primitiv per anonimet.Rroten e mullirit e ka punuar me aq mjeshteri Xhepi.Oxhakun e ka bo Rrema.Dyli osht pijetar, Xhafa po bo hurdhen e mullinit,Dari dhe Neri merren me uren,ketu kalon rruga Egnatia.
  Kemi mberritur ne fshat,shkelim mbi bar,rrethohemi nga nje mjegull vese qe davaritet ngadale.Pame nje lepur qe vrapoi ne fushe.Dy kuaj te zinj hergjele shfrynin flegrat,shkrofetinin dhe cukermonin patkonjte ne kashte.Heshtje dhe qetesi.Ndonje kakarisje,gugatje,pingerim,berlykje,po si nga larg.Tym nga oxhaket e nxire nga bloza,tym plakush i ploget sikur eshte nisur te flere.Shkuam te mulliri 200 vjecar.Trare,llac,karro dore.Do te jete nje vend takimi per artistet.
  Do te pijme e do te qeshim,do t'i tregojme punet njeri tjetrit,ketu do te hame e ketu do te fleme,ne natyren e bekuar ku rron bilbili.Pastaj na coi te nje kacube dhe na tregoi nje fole me shtate veze bilbili si rruaza ngjyre gurekali cigankash.Me nje trishtim qe nuk i shkonte na u ankua per sacmet qe vinin nga pjatela ne bregun matane.Sevdallinjte e Tiranes vinin dhe gjuanin me pushke pjata fluturuese.Po sacmet, ama, binin ne tryezen dhe kavaletin e piktorit.Po kjo u harrua shpejt,se ai nuk rrinte dot pa u mahnitur si per here te pare.Ne murin ballor te mullirit do te pikturonte nusen me duvak te tyrbes.I shikoni keto masive prej betoni qe i kam vene ne zall per te penguar vershimin e Erzenit,ndonje dite do t'u shkoj dalten,cekicin,t'i burreroj e t'i hiresoj,t'i bej kreshnike e zana mali.Lumi eshte skulptor si Rodeni.Shikoni kete gur qe e ka sjelle lumi,a nuk i ngjan ai mendimtarit te Rodenit,ky tjetri eshte pieta e Mikelanxhelos.Merre nje cope gur dhe beje keshtu,se ben
 dot.Pervesh fundet e pantallonave dhe futem ne lume,sikur futem ne nje aneks te Luvrit,Ermitazhit,Metropolitanit.Po lumin po e prishin buldozeret,vincat,perdite i nxjerrin tabanin hordhite barbare te Cingis Hanit..C'them, ai s'merrej me lumenjte..Me dhemb shpirti,nuk hedh gje ne telajo kur fillon shkaterrimin lavatricja e Erzenit.S'ka me Roden,Mikelanxhelo,po barkaliqe e qafetrashe,hajdute me damke.E vodhen dhe lumin,keni degjuar te ndodhin keto rrenime e shkaterrime ne nje vend tjeter? Lvatricja dhe pjatela me trembin bilbilat.Kete nuk e dua.E njihni Tor Lugen? Shok femijerie,s'linte dy gure bashke.Ju nuk e keni pare c'ka bere Tori.
  Ne nje lirishte buze lumit ishin ndertuar me dru te latuar disa ngrehina antike,nje bazen,nje kopsht zoologjik,me kafshe te sjella nga jashte;nje kober pese gjashte metra e perdredhur ne trungun e nje rrapi,pavoda te medha,qe te vinin te kembet dhe kur e kur leshonin nje vigme te trishtme,deve,mjelma,gjela te eger,pantere,hiene,pellumba postjere kembelesh e me xhufke,kuaj,gomere,struce.Tor Luga ishte kthyer nga Kanadaja dhe kishte krijuar Eldoradon e vet.Ate dite, per shpirt te babait, kishte sjelle ne restorant 50 pensioniste nga Tirana dhe po u shtronte nje dreke falas me fergese,berxolla dhe biftek te skares.Ai ishte tip me vete.Sa pa piktorin,i la punet dhe erdhi drejt tij,me hapin e shpejte,i qeshur e i shkujdesur.I kujtoi portretin.Para pak kohesh kishte kerkuar t'i bente portretin,po cmimi kishte qene ca i kripur.Donte te dinte pse ia  kishe mbushur sfondin me shege,hurma,fiq,dardha,rrush.Piktori i tha se ato ishin frutat qe kishte vjedhur ne bahcen e tij kur
 kishte qene i vogel.Prandaj ishte aq i kripur cmimi.Pastaj filluan nga shakate,ndersa lavatricja dhe pjateli me sacmat qe vinin dhe ketu,mbeti larg,si nje e keqe e lejuar me ligj,qe s'kishe c'ti beje.Mori kobren dhe e perdrodhi ne trupin e vet.Ne Tirane thoshin se kobra kishte helmuar disa dasmore dhe vete pronarin e lokalit.Trillimet s'kishin fund.O, di une nje te bukur,tha piktori,burri donte te provonte gruan,polla nje veze i tha ne mengjes,po mos i trego njeriu.Gruaja i tha shoqes te kroi,burri im polli dy veze,shoqja i tha fqinjes,burri i filankes polli tri veze sot ne mengjes.Puna e vezes u be terkuze dhe burrin e therret mbreti,i cili eshte bere kureshtar dhe do te dije si i polli ai 100 kokrra veze.Madheri,tha provuesi i krisur,behet fjale vetem per nje kokerr veze,doja te provoja gruan,po se paska mbajtur fjalen.Edhe mua,ia ktheu mbreti, 99 me thane,po s'di pse e bera 100.Dhe ai burri, a e dini kush ishte? Une,tha piktori dhe ia shkrepi gazit.
  Ja,pra ky ishte piktori.Me pare kishte bere heronj.Ato piktura ekspresioniste,tejet te fresketa,linin mbresa te pashlyeshme.Skeme dhe jo skeme.Kuturisje e perbindeshme per te kthyer nje parulle ne nje veper arti.Kompozime me nje koloristike te guximshme,gjetje gati biblike ne nje nje beze te kuqe ku shkruhej nje citat i Enver Hoxhes.Arti i madh mbulonte temen e vogel.Kuturisja e krisur me nje mbrese rreziku shnderrohej ne triumf magjiplote.Po ajo kohe mbeti e konservuar ne pavionin e Real-Soc te Galerise Kombetare te Arteve. 
  Ai eshte zhveshur nga malet e rende,heronjte, dhe ka veshur fushen, nje pale brekushe te rehatshme fshatari tiranas,pikturon si Ticiani Sebastianon e tij te famshem,,jo me brushe e penel,po me gishterinj,me nje nervozitet dalldises, gjela qe kacafyten,mullare,dordolece.Ato jane te perjetshem,,jo si heronjte qe u harruan,se gjithmone do te kete mullare,per te ngrene lopet ne dimer,dordolece per te trembur korbat,kur te piqet gruri ne korrik,gjela te kuq si speci,qe kacafyten per pulat,qe te pjellin veze me shumice.Kanavacat e tij ende pa u mbushur shiten e shkojne neper bote. 
  Ky ishte piktori Sali Shijaku,qe dje mbushi 75 vjec dhe kur pyeta per te, me thane se kishte shkuar per gjah ne Mullet.Kishte vrare dy lepuj rreth 3,4 kg secili , tri mellenja e dy turtuj.Po nuk i besoj.Te mos harrojme se ai eshte dhe piktori i asaj  vezes proverbiale, qe nga 1 u be 100.
                         ____________________________
   
  

dilaver baxhaku <dbaxhaku at yahoo.it> wrote:
            
    Fatmir, Gëzuar edhe ti. 
   
      Po pse nuk e fute në klub këtë urim, sepse Dita e Verës tashmë, e dinë të gjithë, ka dalë nga Elbasani dhe ka marrë dhenë deri në Tiranë e gjetiu. Unë isha jasht sot, në qytet këtu në Tiranë, dhe u mbusha me gjallërinë e kësaj feste; apo nuk qe edhe kohë e bukur, tamam Ditë Vere, megjithëse, kush e kujton, jo rrallë në  këtë ditë ka qëlluar edhe borë. 
   
      Teksa shëtisja me miqtë e mi, mu afrua ekipi i një televizioni, nga ata që mbledhin mbresat, dhe, si duket, ngaqë më pa duke filmuar me telekamer, si shumë e shumë të tjerë, mbase mendoi se isha "ospite" e vija nga kushedi. "Nga vini ju?"- më pyeti gazetari. "Nga Tirana, i thashë, në fakt jam elbasanas", shtova pasi u kujtova se kjo do t'u bënte përshtypje. Dhe vërtetë: "Po pse nuk jeni sot në Elbasan, në kryeqytetin e Ditës së Verës?"- tha gazetari. "Kjo festë tanimë është bërë e të gjithëve, qukurse na e "vodhi" Tirana" iu përgjigja unë me shaka. 
   
      Shumë, njerëz. Parku Rinia gërmajë me fëmijë, nuk mungojnë edhe balonat e çdo lojë tjetër, ndërsa në disa qendra përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit janë vendosur grupe artistike që kanë mbledhur shikues të shumtë përreth.
   
      E nisa që e nisa këtë copëz, po tregoj se si miku im, Bujari, ma futi në mendje të shikonim edhe një ekspozitë në Galerinë e Arteve aty pranë. Ishte Agim Sula me disa punime tejet të bukura e interesante, po dhe me shumë nga karrikaturat e tij të vlerësuara me çmime ndërkombëtare. 
   
      E papritura tjetër ishte kur më takoi Petraq Risto, miku im i vjetër dhe mik i shumë pjesëtarëve të klubit tonë, përveçse botues i Kolecit me shokë, gazetar dhe që sot ka një shtëpi botuese, Globus R. 
  "Sapo bëmë promovimin e librit të Dhionis Qirixidhit" më tha miku im, dhe nisi të kërkojë një kopje për të ma dhuruar. I thashë Petraqit se kam "dëgjuar" në njërën nga listat për këtë botim, nga Gëzim Llojdia.
   
  Ja pra edhe Dita e Verës.
   
  Gëzuar të gjithë me një festë më shumë.
   
  dilaver baxhaku
   
  ********************** 
   
  FATMIR TERZIU <fterziu at yahoo.co.uk> ha scritto:
              GEZUAR DITEN E VERES!

    
  
---------------------------------
    Create your own
FREE website
    You are receiving this email because you are a registered visitor on the site Fatmir. If you want to change your email preference go to your account page. The site was created with Sampa - 15357 NE 90th St, Redmond, WA 98052




    
---------------------------------
  Inviato da Yahoo! Mail. 
Il servizio di posta con lo spazio illimitato.   

__._,_.___   Messages in this topic (1) Reply (via web post) | Start a new topic 
  Messages | Files | Photos | Database | Polls | Calendar 
  
   
Change settings via the Web (Yahoo! ID required) 
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch format to Traditional 
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe 

    
  Visit Your Group 
      Home Improvement
  on Yahoo! Groups
  Find tips & tricks
  for doing it yourself.

    New business?
  Get new customers.
  List your web site
  in Yahoo! Search.

    Popular Y! Groups
  Is your group one?
  Check it out and
  see.



  .

 
__,_._,___                           



       
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals?  Find them fast with Yahoo! Search.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list