| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Solidaritet shqiptar me IzraelinCun Tirone cun-tirone at hotmail.comSun Mar 16 11:16:32 EDT 2008
Ndersa une mendoj qe Shqiperia duhet ta kete sa me mire me hebrenjte, qe nga ana e tyre kane disa butona te rendesishem, diku tjeter... Sa per investimet, ato behen per interes dhe jo per "miqesi," apo meshire. Dhe investimet arabe nuk bejne perjashtim. Sheikeve nuk para i plas per "vellezerit" palestineze. Xhep thelleve u duhet avazi i Palestines me shume per te brainwash robt e vet, e per t'i mbajtur ne nivele politike, shoqerore apo ekonomike qe u afrohen me shume mesjetes. Une nuk mbroj pozicionin izraelit. Aq me shume, kur ky i fundit eshte nje diapazon, me nje ekstrem qe ka llogaritur dhe numrin e autobuzeve qe duhen per te shperngulur fare palestinezet. Anologjia me ceshtjen e Kosoves, mua me diket FARE pa vend. Me 48-ten, OKB-ja vendosi ndarjen e territorit ndermjet hebrenjve dhe palestinezeve. Por, lidershimi i ketyre te fundit, jo vetem qe nuk e pranoi kete ndarje, por zgjodhi rrugen e luftes per zhdukjen e Izraelit. Mirpo, doli qe hesapet i kishin, apo ja kishin bere gabim. Keshtu, vertet gjithe lufterat i nisen arabet, por i perfunduan izraelitet, te cilet, po mos tu ishte ndalur hovi, do kishin marre dhe Kairon. Ceshtje palestineze u perdor per dekada nga Bashkimi i lavdishem Sovjetik. Me tej u be hobi i Sadamit, Gedafit e sorrollop ... gjer sot i Iranit, qe diten shkumon kunder Izraelit, e naten ben marreveshje me te per interesat e veta. Ne kete corbe nuk perjashtohen dhe guzhinjer te tjere, superpowers-to-be, qe mbase po mesojne zanatin ... Ndryshimi rrenjesor me ceshtjen e Kosoves, nuk kufizohet ne histori, por dhe ne qendrimin e lidershipeve perkatese. Keshtu shqiptaret e Kosoves, por edhe ata te Shqiperise, pranuan realitetin, ne Rambuje dhe ne vazhdim. Pra, sakrifikuan Enderren e Madhe, dhe pranuan dy-shtetet, nderkohe qe s'dihet mire dhe si do perfundoje Kosova. Kurse lidershipi palestinez ka pasur disa raste per ta mbyllur konfliktin, kuptohet pa arritur 100% te kerkesave, por diku afer, gje qe sidoqofte do t'i jepte fund kalvarit te popullit te vet. Por, fatkeqesisht, eshte zgjedhur rruga ekstreme e terrorizmit me qellim zhdukjen e Izraeilt, me pasojat perkatese. Duke ju kthyer origjines se muhabetit, lind pyetja: pse "vellezerit" egjyptiane e kane izoluar Gazen? Po sheiket e famshem qe s'po kursekan paret per Shqiperine, pse nuk investojne ne Gaza, apo pse nuk ndertojne aty nje port? Por, i kerkohet armikut qe duhet te zhduket, te siguroje elektricitetin, lidhjet me boten, punesim, bile dhe arme per policine plestineze!! Si perfundim, mendoj se qendrimi i qeverise Shqiptare kunder terrorizmit, dhe per nje zgjidhje qe, si kane ardhur punet do varet nga sa leshon me i forti, i leverdis jo vetem Shqiperise, por edhe vete popullit palestinez, te rraskapitur nga lodrat e te treteve, apo gabimet fatale te parise se vet. Mendoj, se Izraeli dhe hebrenjte, do te ishin shembulli me i mire per Shqiptaret per tu perparuar, e si te ndertojne nje shtet modern. Por, nuk kam iluzione, duke pranuar ndryshimet e thella ne llojin e bagetise, e sidomos te barinjve perkates. Çun Tirone ________________________________ > From: Dritan68 at aol.com > Date: Sun, 16 Mar 2008 00:31:50 -0400 > To: alb-club at alb-net.com > Subject: Re: [AlbClub] Solidaritet shqiptar me Izraelin > > In a message dated 3/15/2008 7:36:27 A.M. Central Daylight Time, cun-tirone at hotmail.com writes: > Pavaresisht gjuhes se pershtateshme diplomatike apo jo te ambasadorit ne fjale, marrdheniet midis shteteve jane ceshtje interesash. > > Si rrjedhoje, ambasadori, apo kush e komandon, nuk ka pse te beje Solomonin e te gjeje se cili i ka/po i nxin me shume jeten cilit, keta 60 vjetet, apo ditet e fundit. > Nuk besoj se eshte ne interesin e Shqiperise qe te marre ane ne ate konflikt.Pas palestinezeve qendrojne vendet arabe apo me mire ceshtja palestineze eshte teper e ndjeshme per sheiket me xhepat plot me dollaret e naftes.Arabet kane bere disa investime ne Shqiperi.Izraelitet megjithese po pergjerohemi per ta ende nuk kane bere ndonje investim . > "Fatkeqesia e popullit palestinez qendron ne berjen mish per top per lojrat e te treteve, si dhe ne lidershipin qe i ka bere gropen popullit te vet. " > Ky eshte versioni i pales izraelite qe edhe mund te jete i vertete.Pala palestineze pretendon se ata u perzune nga trojet e tyre nuk iken vete.Per analogji serbet pretenduan se kosovaret ne 1999 iken vete ne menyre teatrale nga Kosova nuk i perzuri kush.Palestinezet ende ruajne tapite e pronave njelloj si camet ruajne ato te tyret ne Greqi.Izraelitet nuk i lejojne se po u kthyen ata edhe ne menyre paqesore sipas parimit nje njeri nje vote Izraeli merr fund si shtet cifut.Palestinezet nga ana e tyre nuk pranojne ekzistencen e shtetit cifut.Nga ana tjeter izraelitet kane ngritur nje shtet modern ndersa palestinezet nuk jane ne gjendje te mbledhin as plehrat.Argumentet shkojne back and forth asnje pale nuk eshte e lare ne ate mes.Shanset e zgjidhjes se ketij konflikti jane te barabarta me shanset e gjetjes se nje kure per kancerin apo te AIDS. > Per Shqiperine si nje vend me potencial ekonomik e ushtarak pothuaj zero te futet e te beje deklarata per njeren pale ne favor te tjetres nuk i ben dem asnjerit pervec vetes se vet. > > > > ________________________________ > It's Tax Time! Get tips, forms and advice on AOL Money & Finance. _________________________________________________________________ Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix". http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx
More information about the Alb-Club mailing list |