Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit

bato ipare meacu at yahoo.com
Fri Mar 14 20:08:50 EDT 2008


-9-

   
  FITORET E FORMIOS
   
  ...Ne po te njejten  sezon te veres, jo shume kohe me pas, ambrakiotet dhe kanonianet  i binden spartanet  qe te paisnin nje flote nga burimet e aleateve dhe te conin nje ushtri prej 1000 kembesoresh ne Akarnania.  Objektivi i tyre ishte qe te fitonin  te gjithe vendin  dhe ta shkepusnin ate nga aleanca athinase, dhe ata thane se nese spartanet do te bashkoheshin me ta ne operacione te njekohesishme si nga deti ashtu edhe nga toka, akarnanet ne breg  nuk do te ishin ne gjendje te kordinonon mbrojtjen, dhe mbasi te siguronin zoterimin e Akarnanias, ata do te mund te nenshtronin lehtesisht Zacynthus dhe Qefalenia, dhe nje gje e tille do ta bente me te veshtire per athinasit  qe te dergonin flotatat e tyre detare rreth e qark Peloponezit; vec kesaj, ekzistonte mundesia per te kapur edhe Naupactus.
  Spartanet u binden prej ketyre argumenteve, dhe derguan menjehere  kembesoret me disa anije nen komanden e Cnemus, i cili ishte akoma admiral. Ata urdheruan qe flota te pregaditesh sa me shpejt qe te ishte e mundur dhe te lundronte drejt Leucas. Ne gjithe kete, korinthasit ishin vecanerisht energjike ne mbeshtetje te ambrakioteve, te cilet ishin kolone te tyret. Keshtu anijet nga Korinthi dhe Sicyon dhe nga qytete te tjera te te njejtes zone u pergaditen per udhetim, dhe anijet nga Leucas, Anactorium dhe Ambracia, te cilat arriten te parat, prisnin per te tjeret ne Leucas. Nderkohe Cnemus me 1000 kembesoret e tij kaloi nga Peloponezi, pa u vene re prej Formios, i cili ishte ne komande te 20 anijeve athinase qe ruanin pertej Naupactus. Ata u ben gati per marshimin e tyre neper toke. Trupat hellene me Cnemusin perbeheshin nga ambrakiotet, leukadianet dhe anaktorianet, keto pervec 1000  peloponezianeve qe kishin arritur me te.  Ai kishte gjithashtu nje kontingjent trupash
 vendase (native): aty ishin rreth 1000 kaonians, nje fis qe nuk qeveriset nga ndonje mbret. Kjo force ishte e drejtuar nga Fotiusi dhe Nikanor, pjesetare te familjes  drejtuese, qe ishte ne fuqi per ate vit.  Me kaonet  ishin edhe disa thesprote, nje fis tjeter ky qe nuk qeveriset nga nje mbret. Molloset dhe atintianet udhehiqeshin nga Sabylinthus, guardiani i mbretit Tharyps,   qe ishte akoma femije i vogel. Paravaenet  komandoheshin nga mreti i tyre  Oroedus, e me te marshuan 1000 orestiane  te cilet ishin subjekte te mbretit Antiokus dhe ishin vene prej tij nen komanden e Oroedusit...
  Kur akarnianet pane se ata po pushtoheshin prej nje ushtrie te madhe nga toka dhe se se shpejti atyre do tu duhesh ti benin balle edhe nje flote armike ne det, ata nuk morren masa te kombinuara per mbrojtje , por qendruan aty ku ishin ne menyre qe te mbronin zonat e tyre te vecanta. Ata  i bene thirrje Formios qe tu vinte ne ndihme, por ai u pergjigj se nuk mund ta linte Naupaktusin te pambrojtur ne momentin kur nje flote po behesh gati te lundronte perj Korinthit. Nderkohe peloponezianet dhe aleatet e tyre  ne tre divizione  po avanconin ne Stratus. Qellimi i tyre ishte qe te ngrinin kampin afer qytetit , dhe ne qofte se nuk arrinin ta mirrnin ate me ane te negocjimeve, te sulmonin fortifikimet e tyre.  Ne avancimin e tyre, kaonet dhe  trupat e tjera vendase  ishin ne qender; ne te djathte te tyre ishin leukadianet dhe anaktorianet dhe te tjere me ta; ne te majte ishte Cnemus me peloponezianet dhe ambrakiotet.  Midis ketyre divizioneve kishte hapesira te gjera, dhe
 nganjehere ata ishin jashte rrezes se shikimit te  njeri tjetrit.  Hellenet levizen duke mbajtur rregull, dhe duke bere roje dersa e ngriten kampin ne nje pike te mire. Por kaonet, te cilet kishin famen me te madhe si luftetare nder fiset ne ato ane, u  ndjene kaq te sigurte ne vetvete,sa, pa pritur deri sa te siguronin vendin per kampin e tyre, u leshuan perpara me forcat e tjera vendase, duke menduar se do ta merrnin qytetin me nje te rene, e keshtu do te fitonin per vete kredine per te gjithe aksionin.
  Kur stratianet   realizuan se ata po avanconin akoma, ata arriten ne perfundimin  se nese ata  arrinin te mundnin  kete divizion te izoluar te ushtrise, pjesa helenike e trupave do te ishte shume me pak e predispozuar qe t`i sulmonte ata  me vone. Per kete arsye ata vendosen grupe njerezish ne prite kudo rreth e qark qytetit, dhe kur kaonet u afruan ca me shume , ata u leshuan ne nje sulme te organizuar mbi ta nga te dyja anet, si nga brenda qytetit ashtu edhe nga pritat. Kjo krijoi panik tek kaonet ; nje numer i madh prej tyre mbeten te vrare, dhe kur vendasit e tjere pane qe ata po thyeshin, edhe ata i thyen radhet dhe iken. Nderkohe asnje  prej dy divizioneve helenike nuk dinte se beteja po zhvillohesh, sepse kaonet ishin shumer perpara tyre , dhe ata mendua se kaonet po  nxitonin  per te gjetur vend ku te ngrinin kampin. Por kur ushtria vendase, ne te ikur,  erdhi mbrapsht  me nxitim mbi ta, ata  i moren  e i vendosen ata mbrapa  rrjeshtave te tyre, i sollen te dy
 divizinet e tyre dhe i bashkuan ne nje grup, dhe qendruan aty ku ishin  per ate dite. Stratianet  nuk iu afruan shume atyre, duke qene se perforcimet e tjera nga Akarnania nuk kishin mberritur akoma; por ata i ngacmuan ata qe nga larg me ane te  gurehedheseve te tyre (llastiqe), duke u krijuar keshtu atyre shume shqetesime, meqe ishte e pamundur te levizje vecse po te ishe i armatosur.  Ne fakt, duket se ne kete forme te te luftuarit  akarnaniasit jane shume efektive.
  Sapo ra nata, Cnemus nxitoi te terhiqesh me ushtrine e tij  tek lumi Anapus, i cili eshte rreth 9 milje larg Stratus. Diten tjeter, mbas nje armepushimi,  ai mblodhi trupat e te vrareve. Fisi miqesor  i Oeniadaes ishte me te, dhe ai u terhoq e kaloi permes  vendit te tyre  para se te arrinin perforcimet nga Akarnania. Prej aty, contingjentet e ushtrise se tij u shperndane neper shtepite e tyre, dhe populli i Stratus ngriti nje trofe per fitoren e tyre mbi kaonet...
   
  ...(libri i 3/ 105) Nderkohe akarnanianet  me nje divizion te tyre shkuan ne ndihme te Argosit; me divizionin tjeter  ata ngriten kampin  ne nje vend ne Amfilokia te quajtue Krenae ose " perronjte", duke pare  per peloponeziante me Eurilokus-in, qe ata te mos rreshqisnin permidis e te bashkoheshin me ambrakiotet...

       
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals?  Find them fast with Yahoo! Search.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list