| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Fw: Zgjedhjet: Të fshehtat e "spanjollit"Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.comWed Mar 12 03:12:30 EDT 2008
Zgjedhjet: Të fshehtat e "spanjollit"
[Gazeta Shqiptare, 12.3.2008]
Një nga sistemet zgjedhore shumë të përfolur këto ditë, është ai proporcional rajonal, që i kanë vënë emrin këtu nga ne, "sistemi spanjoll". Do t'ju shpjegojmë se ky sistem prek "fshehtas" pragun elektoral, dhe synon t'i bëjë partitë e mëdha, edhe më të mëdha, dhe paritë e vogla, edhe më të vogla.
Formalisht, sistemi zgjedhor (SZ) proporcional rajonal, është një variant i SZ proporcional. Duke u nisur nga kjo, si SZ proporcional, ai do të duhej të siguronte që numri i deputetëve gjithsej që merr secila parti, të jetë në proporcion me votat gjithsej, që ka marrë në të gjithë vendin ajo parti. Në fakt nuk është gjithnjë tamam kështu
Sipas SZ proporcional rajonal, vendi ndahet në disa rajone elektorale, ku partitë shpallin deputetët e tyre të rajonit, në listat përkatëse. Rezultatet e votimit mbyllen veç e veç në çdo rajon, pra në rajon bëhet edhe përcaktimi i numrit të deputetëve për çdo parti.
Në Spanjë, numrit të deputetëve në çdo rajon, përcaktohet me një metodikë të matematikanit Viktor d'Ont (Victor D'Hondt). Kjo metodikë përdoret edhe në shumë vende që kanë SZ proporcional (rajonal ose jo), apo që kanë edhe sisteme të përziera, kur u duhet të përcaktojnë deputetët nga lista. Sot, shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, punojnë akoma me metodikën e D'Hondt.
Por SZ proporcional rajonal sipas D'Hondt ("spanjolli"), ndryshon nga SZ proporcional "i pastër". Ndryshon në dy aspekte kryesore, rritet pragu elektoral efektiv (përqindja e votave të nevojshme për të zgjedhur së paku një deputet), si dhe favorizohen partitë e mëdha, duke u marrë votat partive më të vogla. Në vijim do t'i shpjegojmë me radhë të dy këto aspekte.
Pragu elektoral efektiv
Si rregull, rajonet duhet të jenë relativisht të mëdha, që pragu elektoral efektiv të jetë jo më i vogël se pragu elektoral për t'u futur në parlament (përqindja minimale ligjore e votave që duhet të arrijë një parti, për të pasur deputetë). Në vijim një shembull.
E zëmë se në një rajon i takojnë të zgjidhen 20 deputetë gjithsej. Në këtë rast i bie që për t'u zgjedhur një deputet, të mblidhen së paku 5% e votave (100% e votave, pjesëtuar për 20 deputetë). Ky është dhe pragu efektiv, pra 5%.
Në tabelën në vijim, kemi shënuar rezultatet e llogaritjeve të numrit të rajoneve, në varësi të pragut elektoral për t'u futur në Kuvend, në rastin e Shqipërisë (me Kuvendin me 140 deputetë). Numri i rajoneve është llogaritur i tillë që të plotësohet kushti që pragu elektoral efektiv të mos jetë më i lartë se pragu elektoral i futjes në Kuvend.
Pragu elektoral i dëshiruar,%
2.5
3
3.5
4
4.5
5
5.5
6
Numri i rajoneve
3
4
4
5
6
7
7
8
Numri i deputetëve në rajon
46.7
35
35
28
23.3
20
20
17.5
Pra, nëse duam t'i mbahemi pragut elektoral që kemi, 2,5%, Shqipëria nuk mund të ketë më shumë se 3 rajone. E nëse shkojmë në pragun 4%, nuk mund të ketë më shumë se 5 rajone. Shihni tabelën për kombinime të tjera.
Nga eksperienca e zbatimit të këtij sistemi në Spanjë, rezulton se megjithëse pragu elektoral ligjor i futjes në parlament ishte vendosur 3 %, në disa rajone relativisht të vogla, pragu elektoral efektiv shkoi shumë më i lartë, deri në 25%.
Favorizimi i partive të mëdha
Shpjegimin po e kufizojmë në një ilustrim nga praktika e zbatimit të këtij SZ në Spanjë. Parlamenti i Spanjës kishte rreth 350 deputetë, dhe Spanja ishte ndarë në rreth 51 rajone.
Partitë e mëdha rezultuan me shumë më shumë deputetë, sesa përqindja e votave të marra. Kështu, në vitin 2000, Partia Popullore spanjolle, morri 52,3% të deputetëve, megjithëse kishte marrë vetëm 44,5% të votave (18% më shumë deputetë se votat). Po kështu, Partia Socialiste mori 35,7% të deputetëve, me vetëm 34,2% të votave.
Në Spanjë, partitë e vogla u penalizuan. Kështu p.sh., partia IU-EUiA mori vetëm 2,3% të deputetëve, megjithëse kishte marrë 5,4% të votave (57% më pak deputetë sesa votat).
Tendenca e penalizimit të partive të vogla, bën që të marrin më pak deputetë dy parti veç e veç, sesa po të bashkohen, edhe nëse votat gjithsej që marrin, janë të njëjta. Prandaj në këtë sistem, ka shtytje për koalicione partish: p.sh. shtyhen të voglat të hyjnë brenda të mëdhave.
Ky është realiteti i SZ proporcional rajonal sipas D'Hondt, edhe në vende të tjera, jo vetëm në Spanjë.
Përpjekjet për mosfavorizimin e partive të mëdha
Janë bërë përpjekje të kalohen në variante të tjera të përcaktimit të numrit të deputetëve, që e zvogëlojnë penalizimin e partive të vogla. Në këto përpjekje bën pjesë edhe metodika gjermane e Hare-Niemeyer, e cila bile favorizon partitë e vogla
Që të kuptohet sesa pa fund janë këto diskutime, po ju themi vetëm se në Gjermani, deri në vitin 1983, u përdor metodika e D'Hondt, pastaj në 1987 u kalua në metodikën Hare-Niemeyer (nga emrat e anglezit Thomas Hare dhe të gjermanit Horst F. Niemeyer); në janar të 2008, është ndryshuar prapë, për të kaluar në zgjedhjet e vitit 2009, në metodikën e Sainte-Laguë/Schepers (kjo e fundit nuk favorizon asnjë parti).
Natyrisht që nuk po ju mërzisim më me hollësi të tjera, që janë pa fund. Shpresojmë se edhe kaq sa thamë, të kenë ndihmuar për të ndjekur diskutimet për problemet kryesore të reformës zgjedhore.
Bashkim Kopliku
6.3.2008
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <bkopliku at gmail.com>
optional: <bkopliku at infinito.it>
Please, send important e-mails
on both addresses.
__________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2935 (20080310) __________
The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.
http://www.eset.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |