Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Solidaritet shqiptar me Izraelin

D. K. kokonozi at gmail.com
Mon Mar 10 15:30:51 EDT 2008


Gazeta izraelite Guysen International News jep me 10 mars kroniken e nje
konference  te mbajtur ne Universitetin Hebraik te Jeruzalemit me teme
Kosova: perspektivat shqiptare.

Me la mjaft te habitur natyra e nderhyrjes se ambasadorit shqiptar ne
Jeruzalem, i cili ne fund te fjales se tij u perqendrua te sulmet e Hamasit
ne juge te Izraelit. Shqiperia, thote ambasadori, shpreh mbeshtetjen e saj
per Izraelin".

Ngjarjet ne fjale i njohim te gjithe. Disa antare te Hamasit kane prodhuar
 raketa artizanale, theksoj  artizanale, me emrin Kasem dhe i leshojne
kuturu ne qytett rrotull Rripit te Gazes e qe kane shkaktuar  viktima midis
popullsise civile izraelite.

Kjo gje eshte  shpeshtuar kohet e fundit, kur edhe Egjipti mbylli kufirin qe
e ndan me territoret palestineze,  dhe per pasoje nje popull i tere endet i
uritur e i deshperuar deri ne palce per gjendjen pa shprese ku  ndodhet.

Ne fund te fundit keta njerez nuk kane asgje te perbashket me Hamasin, por
per shkak te raketave te Hamasit ditet e fundit helikopteret izraelite, sa
nje  kala, gjuanin me raketa nga qielli dhe vrane me shume se 60
palestineze. Shumica ishin femije.

Per rastin ne fjale, une nuk kam degjuar deklarata mbeshtetjeje me izraelin
nga asnje vend i botes, kam degjuar vetem thirrje per te  lene armet dhe
ulur ne bisedime. Degjova edhe thirrjen e M. Abazit qe kerkoi nderhyrjen e
trupave te OKB-se per te ndaluar masakren qe po behej ne radhet e
palestinezeve.

Nuk di qe ne Shqiperi te kete ardhur si minister i jashtem dikush me me mend
se ata te meparshmit, por nuk kam degjuar gjithashtu qe me kete rast
Shqiperia te jete katandisur deri ne ate derexhe e mungese dinjiteti sa te
beje deklarate ne perkrahje te Izraelit dhe te masakrave qe ai ben midis
kalamajve kambezbathur palestineze!  Gjithsesi, te themi te drejten, nuk
jane te marre deri ne kete pike.

Eshte kenaqesi kur degjojme se shqiptaret kane mbrojtur ebrejte gjate
luftes, edhe pse me syte tona pame se si mbi  disa raste te vecanta u ngrit
nje mit i tere, dhe mire u be, por kjo nuk do te thote aspak se eshte e
pranueshme nje servilizem i tille i peshtire me politiken e qeverise
izraelite.

Nese nuk eshte fjala per nje marrezi te rastit te quasi ambasadorve
shqiptare, se ky i izraelit deklaron cuditerisht se, citoj: e dashuron
thellesisht Izraelin, atehere duhet bere dicka qe kur marrin detyrat ne
fjale ambasadoret te testohen nese te pakten e dine se  egziston edhe
heshtja.

Se per te tjerat pastaj...
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list