| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezitbato ipare meacu at yahoo.comFri Mar 7 20:50:17 EST 2008
-8-
POLITIKA E PERIKLIUT
Perikliu ishte akoma gjeneral, dhe, njesoj si ne pushtimin e meperparshem, ai ishte i bindur qe athinasit nuk duhet te dilnin jashte e te ofronin beteje. Por ai po organizonte nje ekspedite ndeshkuese me nje force prej 100 anijesh kunder Peloponezit, ndersa pushtuesit ishin akoma ne fushe dhe para se ata te leviznin per ne Paralia. Kur cdo gje ishte gati, ekspedita u nis dhe mori detin. Neper anije Perikliu mori 4000 qytetare kembesore dhe gjithashtu 300 kalores. Anije te vjetra u transformuan ne transportues, dhe ky ishte rasti i pare ku ato u perdoren per transportin e kuajve. 50 anije nga Kiosi dhe Lesbos iu bashkuan gjithashtu ekspedites, dhe kur forcat athinase u nisen ne lundrim, ata lane mbrapa tyre peloponezianet ne Atike, ne distriktin e Parians. Kur zbarkuan ne Epidaurus, ne Peloponez, ata shkaterruan pjesen me te madhe te tokave dhe sulmuan edhe qytetin. Per nje moment u duk sikur qyteti do te merresh, por sulmi nuk pati sukses. Mbasi lane Epidaurusin
dhe moren detin perseri, ata shakterruan tokat e Troezen, Haliaes dhe te Hermiones, te gjitha keto ne bregdetin peloponez. Me pas, lundruan me tutje dhe arriten ne Prasiae, nje vend i fortifikuar ne bregun e Lakonise. Ketu ata shkaterruan te gjithe token si dhe pushtuan e dogjen edhe qytetin vete. Mbas kesaj ata u kthyen mbrapsh, dhe konstatuan se peloponezianet ishin terhequr dhe e kishin lene Atiken.
Gjate gjithe kohes qe peloponezianet kishin qene ne Atike dhe athinasit ishin te angazhuar ne ekspediten e tyre detare, njerezit, si ne radhet e ushtrise, ashtu edhe ne qytet vazhdonin te vdisnin nga murtaja.
Ne fakt, thuhet se peloponezianet e e lane Atiken para kohe pikerisht se ata kishin frike nga infeksioni (ata mesuan prej desertoreve se semundja ishte ne qytet, dhe ne te njejten kohe shihnin funeralet qe zhvilloheshin). E megjithate pushtimi i kesaj radhe zgjati me shume se sa cdo here tjeter, dhe ata e shkaterruan te gjithe vendin, duke ndenjur ne Atike per rreth 40 dit.
Po ate vere, Hagnon, i biri i Niclas, dhe Kleopompus, i biri i Klinias, te cilet ishin kolege te Perikliut ne komanden me te larte, morren persiper forcat ushtarake qe Perikliu kish perdorur ne Peloponez, dhe u nisen menjehere ne nje fushate ne Thrake, kunder Potideas, qe ishte akoma e rrethuar. Kur mberriten atje, ata kishin sjelle me vete makineri te medha rrethimi, te cilat i perdoren kunder Potideas, dhe bene gjithe shka ishte e mundur per ta marre ate. Por asgje nuk shkoi sic duhet. Ata nuk qene ne gjendje as te pushtonin qytetin e as te benin ndonje gje tjeter te pritshme nga perdorimi i nje force kaq te madhe. Kjo per arsye se murtaja shpertheu ne mes te radheve te ushtrise, dhe efektet e saj qene shkaterrruese. Edhe trupat athinase, qe kishin qene qysh me perpara aty, e te cilet deri ne ate kohe ishin plotesisht te shendetshem, u infektuan dhe e moren semundjen nga trupat e Hagnonit. Hagnon, mbasi humbi prej murtajes ne 40 dite, 1050 kembesore prej te gjithe
ushtrise se tij, mori anijet dhe u kthye ne Athine.
Mbas pushtimit te dyte te peloponezianve, ne shpirtin e athinasve kishin ndodhur ndryshime. Toka e tyre qe shkretuar dy here dhe atyre u duhesh tu benin balle ne te njejten kohe si luftes ashtu edhe murtajes. Tani ata filluan te qertonin Perikliun se ishte ai qe i kishte bindur te futeshin ne lufte, dhe filluan t`ia hidhnin atij pergjegjesine per te gjitha fatkeqesite qe u kishin rene persiper; ata kerkuan me ngulm te benin paqe me Sparten, e madje derguan edhe ambasadore atje, te cilet nuk qene ne gjendje te arrinin asgje. Ata u bene atehere pre e nje gjendje te pashprese, dhe i gjithe zemerimi i tyre u kthye kunder Perikliut.
Perikliu vete e shihte shume qarte se sa te hidheruar ndiheshin ata prej situates ne te cilen gjendeshin; ne fakt ai e pa se ata po silleshin pikerisht ashtu sic ai kishte parashikuar se ata do te silleshin. Per kete arsye, duke qene se ishte akoma gjeneral, ai thirri nje asamble qellimi i se ciles ishte qe tu shtonte kurajon njerezve e tu qetsonte shpirtrat e hidheruar. Ai doli para tyre dhe mbajti kete fjalim:
"Une e prisja shperthimin e ketij zemerimi tuaj ndaj mej, kjo per arsye se une i kuptoj shkaqet e tij; dhe une e kam thirrur kete asamble me kete objektiv ne mendje: t`ju kujtoj juve per vendimet e meperparshme dhe te shtroj para jush rastin tim, nese ne konstatojme se zemerimi juaj ndaj meje eshte i paarsyeshem dhe se ju e keni leshuar veten ne dore te fatkeqesive tuaja. Opinioni im eshte se kur i gjithe shteti eshte ne rruge te drejte, kjo eshte me mire per cdo individ se sa kur interesat private jane te kenaqura, por shteti ne teresi ka marre te tatepjeten. Sado mire qe te jete nje njeri ne jeten e tij private, ai do te jete pjese e shembjes se pergjitheshme ne qofte se atdheu i tij do te shkaterrohet.; ndersa per sa kohe qe shteti vete eshte i sigurte, individed kane nje shans shume me te madh per ta marre veten nga fatkeqesite e tyre private. Prandaj, duke qene se nje shtet mund t'i mbeshtese individed ne vuajtjet e tyre, por asnje njeri i vetem nuk mund te
mbaje mbi kurriz peshen qe rendon mbi nje shtet, a nuk eshte e drejte per te gjithe ne qe te ngrihemi ne mbrojtje te tij? A nuk eshte gabim kjo cka ju po beni tani? Sepse ju jeni aq te shtangur nga fatkeqesite ne shtepite tuaja sa ju po humbisni nga syte ate qe ka te beje me sigurine e perbashket.; ju po me sulmoni mua sepse fola ne favor te luftes, dhe veten tuaj sepse votuat per te.
Per sa me perket mua, ne qofte se ju jeni te zemeruar me mua, ju jeni te zemeruar me nje njeri i cili, une mendoj, ka treguar te pakten po aq aftesi sa dhe cdonjeri tjeter per te pare se cfare duhet bere e per te spjeguar ate qe ai sheh, nje njeri qe e do qytetin e vet dhe i cili eshte i painfluencueshem prej parase. Nje njeri qe ka njohurine por i mungon fuqia per ta shprehur ate qarte , nuk eshte aspak me mire se sa nje njeri qe nuk ka as edhe nje lloj ideje. Nje njeri qe i ka te dy keto cilesi, por i mungon patriotizmi, nuk do te mund te fliste per njerezit e tij ashtu sic duhet. Dhe, edhe po qe se ai eshte patriot, por nuk eshte ne gjendje ti rezistoje temptimit te bakshishit, atehere kjo mangesi do t'ia ekspozoje gjithshka rrezikut te te shiturit dhe te te blerit. Keshtu, nese ne kohen kur ju morret parasysh keshillen time dhe shkuat ne lufte, ju e konsideruat se rasti im ne lidhje me keto cilesi ishte qofte edhe pak me e mire se sa ai i te tjereve, atehere
sigurisht qe tashti do te ishte fare e paaresyeshme per mua qe te akuzohem se kam gabuar.
Nese dikush mund te zgjidhte lirshem dhe mund te jetonte i pacenuar, do te ishte cmenduria me e madhe qe ai te shkonte ne lufte. Por te supozojme se ky dikush eshte i detyruar te zgjedhe -neshtrim dhe skllaveri e menjehershme ose rrezikun me shpresen e te mbijetuarit: atehere une do te preferoja njeriun qe i ben balle rrezikut se sa ate qe iken me vrap prej tij. Sa per mua, une jam njesoj sic kam qene dhe nuk ndryshoj; jeni ju ata qe keni ndryshuar. Cfare ka ndodhur eshte kjo: ju ndoqet keshillen time kur ju akoma nuk ishit te prekur prej fatkeqesive, dhe filluat te pendoheshit per veprimet tuaja kur gjerat filluan te shkojne keq me ju; politika ime ju duket e gabuar sepse vendosmeria e juaj eshte e dobet. Kjo eshte nje politike qe ka per pasoje vuajtjen, dhe secili prej jush e di se cfare eshte kjo vuajtje; por te mirat e saj jane akoma larg, dhe jo shume te qarta, qe te gjithe te jene ne gjendje ti shohin. Keshtu, tani qe nje fatkeqsi e madhe dhe e papritur ju ra mbi
kurriz, ju jeni te lekundur per ta cuar deri ne fund vendimin qe moret. Kur gjerat ndodhin ne menyre te papritur dhe kunder cdo lloj parashikimi , kjo e le njeriun pa fryme; dhe me siguri keshtu ka ndodhur me juve, me murtajen mbi te gjitha te tjerat. E megjithate ju duhet te sillni nder mend se ju jeni qytetare te nje qytetit te madh, dhe se ju jeni rritur ne nje menyre te jetuari qe i shkon pershtat madheshtise se tij; per kete arsye ju duhet te jeni te gatshem tu beni balle veshtiresive me te medha dhe te jeni te vendosur qe kurre te mos ta sakrifikoni lavdine tuaj. Ne i shohim me perbuzje ata njerez qe ne menyre arrogante pretendojne te kene nje fame e cila nuk u takon; por njesoj te denueshem jane ata te cilet, per shkak te mungeses se fibres morale, nuk jane ne nivelin e fames, e cila eshte tashme e tyrja.. Prandaj secili prej jush duhet ti vere poshte hallet e veta te vecanta ndersa u bashkohjet te tjereve ne perpjekjen per te realizur sigurine e te gjitheve.
Dhe ne qofte se ju mendoni se vuajtjet tona te kohes se luftes mund te rriten shume e me shume dhe prap ne te mos jemi me afer fitores, ju duhet te kenaqeni me argument qe e kam perdorur shpesh edhe here tjeter qe nuk ka asnje arsye per te pasur kete lloj frike. Por eshte edhe kjo pike te cilen une do ta permend. Kur mendoni madheshtine e perandorise tuaj, ka nje avanazh aty te cilin ju, mendoj une, nuk e keni marre asnjehere ne konsiderate, dhe as une nuk e kam permendur ne fjalimet e mija te meperpareshme. Ne fakt, meqe ngjan gati si mburrje, une nuk duhej te perdorja kete argument tani po te mos shihja se ju po vuani nga nje ndjenje e paaresyeshme dekurajimi. Tani, ajo cfare ju mendoni mbi perandorine juaj eshte se ajo perbehet- thjesht vetem nga aleatet tuaj: por une kam dicka tjeter per t`ju thene. E gjithe bota para nesh mund te ndahet ne dy pjese: toka dhe deti, secila prej te cilave eshte e vlefshme dhe e dobishme per njeriun. Prej ketyre dy gjysmave, ju jeni
ne kontroll te plote te njeres prej tyre - jo vetem te zones qe ndodhet aktualisht nen pushtetit tuaj, por edhe gjetiu tjeter gjithashtu, ne qofte se ju doni te shkoni dhe ca me tutje. Me floten tuaj ashtu sic eshte sot, nuk ka pushtet ne kete toke - as mbreti i Persise e as ndonje popull tjeter nen kete diell - qe mund t`ju ndaloje ju te lundroni ku te doni. Kjo fuqi e juaja eshte nje dicka ne nje kategori krejt ndryshe nga te gjitha avantazhet e shtepive dhe tokave te kultivuara. Ju mund te mendoni se kur ti keni humbur keto, ju keni pesuar nje humbje te madhe, por ne fakt ju s`duhet ti merrni gjerat kaq rende; ju duhet ti vini ato ne balance me burimin e vertete te fuqise suaj dhe te shihni se, kur krahasohen, ato nuk jane me te vlefshme se sa kopshtet dhe gjera te tjera elegante qe vijne nga pasurite. Kujtoni gjithashtu se liria, nese ne e ruajme lirine me ane te perpjekjeve tona, do te na risjelle kollaj ne pozicionin tone te vjeter; por ti neshtrohesh vullnetit
te te tjereve do te thote te humbasesh edhe ate qe ke. Ju s`duhet te bini nen nivelin e baballareve tuaj, te cilet jo vetem siguruan nje perandori me ane te mundit dhe djerses se tyre, pa e marre ate prej te tjereve, por e mbajten ate te sigurte ne menyre qe tua kalonin juve. E meqe ra fjala, eshte me turp te te vjedhin ate qe ke se sa te deshtosh ne nje sipermarrje te re. Jo vetem kurajo, por edhe nje sens aktual i superioritetit tuaj duhet t`ju gjalleroje ju, ndersa i dilni perpara armikut. Vetebesimi, i mbeshtetur ne nje perzjerje te injorances dhe fatit mund te zoterohet edhe nga frikacaket, por kjo ndjenje superioritett u vjen vetem atyre te cilet si ne, kane arsye te verteta, sepse e dine se ata jane me mire te pozicionuar se sa kundershtaret e tyre. Dhe kur shanset ne te dyja anet jane te barabarta, eshte zgjuarsia ajo qe konfirmon kurajon-eshte zgjuarsia ajo e cila afteson dike
qe ta shohe nga lart kundershtarin e vet, e te ece perpara jo duke varur shpresat ne fatin e mire te tij ( nje metode kjo e vlefshme vetem ne situata te deshperuara), por duke vleresuar faktet ashtu sic jane, duke arritur keshtu te kete nje vizion te qarte te asaj qe e pret.
Atehere eshte e drejte dhe e lavderueshme per ju qe te mbeshtesni dinjitetin imperial te Athines. Kjo eshte dicka qe ju ben te gjitheve krenar, dhe ju nuk mund te vazhdoni ti shijoni priviliegjet nese nuk pranoni te mbani peshen e perandorise. Dhe mos imagjinoni se ajo per c`ka ne po luftojme eshte thjeshte ceshtje midis lirise dhe skllaverise: ketu behet fjale gjithashtu edhe per humbjen e perandorise sone dhe rreziqet qe vijne nga urrejtja e krijuar ndaj nesh ne administrimin e saj. As nuk eshte e mundur tashme per ju qe te hiqni dore nga perandoria, megjithese mund te kete njerez qe nen ndjesine e panikut te menjehereshem, dhe nen frymen e apatise politike, aktualisht mendojne se kjo do te ishte gjeja me e mire dhe me fisnike per tu bere. Perandoria juaj tashme eshte si nje tirani: mund te kete qen gabim kur e moret; eshte me siguri e rrezikshme nese e lini qe t`ju ike. Dhe ata lloj njerezish qe flasin per ta bere nje gje te tille dhe bindin te tjeret qe te
adoptojne te njejten pike pamje, shume shpejt do te sillnin shkaterrimin e nje shteti, e do te benin te njejten gje edhe po te jetoni te vetmuar ne izolim. Sepse ata qe jane politikisht apatike mund te jetojne vetem nese ata jane te mbeshtetur prej atyre qe jane te afte te veprojne. Ata jane krejt te pavlefshem per nje qytete qe kontrollon nje perandori, por ata do te ishin skllever te sigurte e te bindur ne nje qytet te kontrolluar nga te tjeret.
Por ju s`duhet te terhiqeni prej hunde nga qytetare si keta e as duhet te jeni te zemeruar me mua, ju te cilet arritet ne te njejtat perfudime si une, ne nevojen per te hyre ne lufte. Sigurisht qe armiku e ka pushtuar vendin tone dhe ka bere ashtu sic pritesh prej tij, njehere se pari qe ju refuzuat tu dorezoheshit atyre; dhe me pas murtaja, dicka qe ne nuk e prisnim, ra mbi ne. Ne fakt nga cdo gje tjeter, kjo ishte e vetmja qe ne nuk e prisnim. Dhe une e di se eshte kryesish prej kesaj qe une jam bere jo-popullor, ne menyre te padrejte do te thoja, vetem ne qofte se ju do te ishit te gatshme te mi kontribuonit mua cdo gje pjese te papritur te fatit te mire qe ka ardhur drejt jush. Por eshte e drejte te durosh me neshtrim ate cka Zotat na dergojne dhe ta perballosh armikun me kurajo. Kjo ka qene menyra e vjeter athinase: mos lejone asnje veprim tuajin qe kjo te mos jete akoma keshtu. Kujtoni gjithashtu se arsyeja pse Athina ka emrin me te madh ne te gjithe boten
eshte sepse ajo nuk u eshte dorezuar kurre veshtiresive, por ka harxhuar me shume jete dhe mund ne lufte se sa cdo shtet tjeter, duke fituar keshtu fuqine me te madhe qe ka ekzistuar ndonjere ne histori, nje fuqi te tille qe do te mbahet mend pergjithmone nga brezat e ardhshem, edhe nese tani (te gjitha gjerat lindin per te vdekur) duhet te vije nje kohe kur ne jemi te shtrenguar te hapim rruge; e megjithate do te ngelet ne kujtese se prej te gjitha fuqive hellenike, ne kemi influencen me te madhe mbi helenet, se ne qendruam pa u tundur ne luftrat me te medha kunder forcave te tyre te kombinuara dhe kunder shteteve te vecanta, se ne jetuam ne nje qyteti i cili ishte i paisur ne menyre perfekte ne cdo drejtim dhe i cili ishte me i madhi ne Hellas.
Pa dyshim qe e gjithe kjo do shihet me nencmim nga njerez qe jane apatike politikisht; por ata qe , si ne, preferojne nje jete ne veprim, ata do te perpiqen te na imitojne, dhe, nese ata nuk arrijne te sigurojne dot ate qe siguruam ne, ata do te na kene zili. Kushdo qe ka marre persiper te sundoje te tjeret ka qene i urryer dhe jo popullor per nje fare kohe; por nese dikush ka nje qellim te madh per te realizuar, ai duhet ta pranoje kete peshe te zilise, dhe eshte e mencur qe dicka e tille te pranohet. Urrejtja nuk zgjat per shume kohe; por shkelqimi i tanishem eshte lavdia e te ardhmes e ruajtur pergjithmone ne kujtesen e njeriut. Ju takon ju qe ta ruani kete lavdi te ardhshme dhe te mos beni asgje tani qe eshte e pandershme. Per kete arsye tani eshte koha qe te tregoni energjite e juaja dhe ti realizoni te dy keto objektiva. Mos dergoni ambasadore ne Sparte: mos jipni pershtypjen se ju u jeni neshtruar vuajtjeve te tanishme. Ti besh balle nje fatkeqesie me nje
mendje sa me te kthjellet qe te jete e mundur, dhe te reagosh shpejt ndaj saj - kjo, ne nje qytet apo ne nje individ, eshte fuqia e vertete."
Ne kete menyre Perikliu u perpoq t`i ndalonte athinasit qe te ishin te zemeruar me te dhe ti drejtonte mendimet e tyre ne nje drejtim tjeter, pertej vuajtjeve te tyre imediate. Keshtu, per sa i perkiste politikes publike, ata i pranuan argumentet e tij, duke mos derguar me emisare ne Sparte dhe duke rritur energjite e tyre ne vazhdimin e luftes; por si persona private ata akoma e ndjenin peshen e fatkeqesive te tyre. Masa e popullit, qe edhe me perpara, nga ana materiale nuk eshte se kishte pasur shume, tani ishte e privuar edhe nga ajo pak; klasat me te pasura i kishin humbur tokat e tyre me shtepite e tyre te pasura e te mirekompletuara neper rrethina, dhe, cka ishte dhe me e keqja e te keqijave, ata ishin ne lufte ne vend qe te jetonin ne paqe. Ne fakt, ndjenja e keqe e pergjithshme e njerezve ndaj Perikliut vazhdoi, dhe ata nuk u kenaqen deri sa e denuan ate te paguante nje gjobe. Megjithate, jo shume kohe me pas, sic ndodh me turmat, ata e rizgjodhen ate
gjeneral dhe i vune te gjitha ceshtjet ne duart e tij. Reth asaj kohe, njerezit filluan ti ndjenin vuajtjet e tyre dicka me pak, dhe persa i perkiste nevojave te shtetit, ata e shikonin Perikliun si njeriun me te zot qe kishin. Ne fakt, gjate gjith periudhes se paqes, kur Perikliu ishte ne krye te gjerave, shteti u drejtua ne menyre te mencur dhe u mbrojt me vendosmeri, dhe ne drejtimin e tij Athina ishte ne piken e saj me te larte. Dhe kur shpertheu lufta, gjithashtu, edhe ketu, duket se ai e kishte vleresuar saktesisht fuqine qe kishte Athina. Ai i mbijetoi shperthimit te luftes per dy vjet e gjashte muaj, dhe mbas vdekjes se tij, largepamesia e tij ne lidhje me luften u be akoma dhe me evidente. Sepse Perikliu kish thene se Athina do te ishte fitimtare ne qofte se fitonte kohe dhe kujdesesh per floten e saj, neqofte se ajo shmangete rritjen e perandorise se saj gjate kohes se luftes, dhe ne qofte se ajo nuk bente asgje qe te mund te rrezikonte qytetin vete. Por
pasardhesit e tij bene pikerisht te kunderten, dhe ne ceshtje te tjera qe nuk kishin ndonje lidhje te dukshme me luften, ambicjet private dhe perfitimet private cuan drejt politikave qe ishin te keqia si per Athinen vete, ashtu edhe per aleatet e saj. Keto manovra politike, kur ishin te sukseshme, i sollen kredit dhe avantazh vetem individeve, dhe kur ato deshtuan, i gjithe potenciali per lufte i shtetit doli i cenuar. Arsyeja per kete ishte se Perikliu, per shkak te pozicionit te tij, inteligjences se tij dhe integritetit te tij te njohur, ishte ne gjendje te respektonet lirine e njerezve dhe ne te njejten kohe ti mbante ata nen kontroll. Ishte me teper ai qe i udhehoqi ata, se sa ata ate, dhe, duke qene se ai asnjehere nuk kerkoi te kishte pushtet per motive te gabuara, ai nuk e kishte nevojen per ti bere lavde mases: ne fakt ai respektohesh aq shume sa qe ai ishte ne gjendje t'u fliste atyre me zemerim dhe ti kundershtonte. Sigurisht, kur ai shihte se ata po shkoni
shume large me vetebesimin e tyre, ai do t`u sillte atyre ndjenjen e rrezikut qe ekzistonte; dhe kur ata ishtin te dekurajuar jo per ndonje arsye te dukeshme, ai do t'ua ngrinte atyre besimin ne vete. Keshtu, ne ate qe per emer ishte nje demokraci, pushteti ne fakt ishte ne duart e qytetarit te pare. Por pasuesit e tij, qe ishin me shume ne nje nivel me njeri tjetrin dhe qe sejcili synonte te zinte vendin e pare, adoptuan metoda demagogjike te cilat sollen si pasoje humbjen e kontrollit mbi drejtimin aktual te problemeve.
---------------------------------
Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |