| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Ne shkolle me ferexhe ?! ...Vasil Qesari rrogozhina at hotmail.comThu Mar 6 10:47:06 EST 2008
NE SHKOLLE ME FEREXHE ?!... Ja nje teme e cila, mendoj, se ja vlen per per tu diskutuar ! A duhet te lejohen vajzat e vogla (por edhe ato te medha) te shkojne ne shkollat shqiptare, me ferexhe? Pikerisht, per kete, po mendoja dje, teksa lexova shkrimin qe vijon, pas ketij shenimi te shkurter. Ne fakt, tani, ne Shqiperi sheh gjithmone e me teper, vajza me ferexhe. Eshte ky nje "fenomen" i ri, vertet befasues, nderkohe qe brezi yne nuk ka perjetuar diçka te tille. ( Skena te tilla shokuese, i kemi ndeshur vetem ne sekuenca te shkurtra bardh e zi, te arkivave filmike, qe flasin per Shqiperine e viteve '30. Pra, po bejme perpara apo po kthehemi, drejt atyre viteve ?!). Pra, a duhet lejuar, a duhet pranuar qe ato te shkojne ne shkolle, me veshje te tilla? Une mendoj se JO, per faktin se Republika e Shqiperise dhe Shkolla Shqiptare, jane laike dhe jo vende kulti fetar. Megjithate, per te respektuar zgjedhjen e bere nga vete personi, ne se flasim per individe mazhore dhe per liri fetare, sigurisht, kjo gje nuk duhet penguar ne jeten e tyre private: pra ne shtepi apo ne rruge, por mendoj se ne shkolla, absolutisht, JO ! Nderkohe, a kupton, a deshiron, a eshte e ndergjegjeshme, valle, nje vajze shtate, tete vjeçe apo me shume, se pse, per ç'arsye duhet te mbaje mbi koke ferexhe? Sigurisht, ne nje moshe te tille (te pakten ne Shqiperi, ku me sa di une, s'ka as tradite e as shkolla kuranike), nje femije apo adoleshent nuk di ç'do te thote ferexhe e jo me, ta mbajne ate me vullnet e bindje te plote. Sigurisht, nje vendim a detyrim te tille e marrin prinderit e tyre, duke shkelur keshtu, te drejte bazore civile, ndaj vete femijeve te tyre. Por, megjithate, them se çeshtja ne fjale tani per tani, nuk duhet te jete dhe aq e komplikuar e tipike sa duket, veçanerisht ne Shqiperi, ku ende keto fenomene jane relativisht te pakta e ku, shpresojme, te mos kene shtrirje te metejshme. Por, sidoqofte, ka ardhur koha (bile ka kaluar!) qe Shteti Shqiptar te percaktoje me ligj, qarte, saktesisht dhe ne menyre urgjente, "Rregulloren e Shkollave", ne menyre qe keto "zakone te reja", te mos marrin proporcione shqetesuese dhe te demtojne rende, pikerisht, karakterin laik dhe republikan te saj ... Si gjykoni, cili eshte mendimi juaj, lidhur me kete shenim ?!... Vasil QESARI *** Mbanin ferexhe, drejtoresha përzë dy vajza nga shkolla Nxënëset e shkollës "28 Nëntori", Gentjana e Marsela, prej një muaji pa mësim Gentiana është nxënëse e klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare "28 Nëntori" në lagjen Laprakë të Tiranës. Bashkë me motrën e saj më të vogël, Marselën në klasë të 6-të gjenden prej një muaji në shtëpi, ndërsa bashkëmoshatarët e saj marrin çantat e shkojnë në shkollë. Kanë vënë shaminë e islamit, ose siç njihet ndryshe ferexhenë. Kjo i ka penguar për të mos qenë si gjithë të tjerët. Drejtoresha e shkollës, Lirie Ahmeti, nuk i ka pranuar në mësim, pasi vajzat e mitura janë veshur me këto simbole fetare. "Nuk lejohet prezenca në shkollë me këtë uniformë, sepse shkolla është laike. Po kështu, shkolla ka një rregullore të brendshme, e cila parashikon mbajtjen e një uniforme për të gjithë nxënësit e shkollës", mësohet t‘u ketë komunikuar drejtoresha prindërve. Ata janë sorollatur dyerve të shkollës, Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë së Arsimit, por asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e titullarëve, që nxjerrin përpara ligjin. Kanë kthyer mbrapsht prindërit e interesuar për shkollimin e të bijave, edhe pse me ferexhe. Sipas tyre, ligji e ndalon fenë në institucionet e arsimit publik, që është laik. Duke iu referuar ligjit për arsimin, në nenin 7 thuhet se "arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar". Por kokëfortësia e palëve ka çuar në braktisjen e arsimit bazë të dy minoreneve. Saktësojmë se arsimi 9-vjeçar është i detyruar në vendin tonë. Por, me sa duket, autoritetet shtetërore e kanë harruar këtë fakt dhe po çojnë drejt analfabetizmit dy nxënëse, që deri para një muaji ishin me nota shumë të mira në mësime. Nga ana tjetër, prindërit e tyre mbajnë një qëndrim po aq të rreptë, duke mos bërë asnjë përpjekje që dy fëmijët e tyre të shkojnë në mësim me uniformën e shkollës dhe jo me atë fetare. "Ne nuk i kemi detyruar aspak fëmijët tanë të vishen me shami", shprehet babai, Medeti, në intervistën e tij për "Shqip". Ndërsa shton se "as nuk u thotë atyre ta heqin atë". Babai tregon se ka dëshirë që vajzat të shkollohen, ndaj dhe i është drejtuar gazetës "Shqip". I pyetur se a është e përcaktuar mosha kur një femër në bazë të Kuranit duhet të veshë ferexhe, ai thotë se "në bazë të Kuranit një femër që ka arritur në moshën e pubertetit duhet të mbulojë pjesët e turpshme të trupit". Vajza e madhe e tij, 15-vjeçare, është në nisje të kësaj moshe, ndërsa e vogla ende jo, por gjithsesi ka vendosur të ndjekë rrugën e pjesëtarëve më të rritur të familjes. Medet Hasani, bashkëshortja e tij dhe katër vajzat janë besimtarë praktikantë myslimanë. Doktrinë kjo që e ndjekin prej afro 6 vitesh, kur Medeti u njoh me islamin. Ai rrëfen për gazetën se ka dëshirë që fëmijët e tij të ndjekin rrugët që dëshirojnë në jetë, por dëshira e tyre është tashmë e lexueshme. Të ndjekin mësimet e islamit, duke sakrifikuar edhe të ardhmen e tyre. Në shkollën 9-vjeçare "28 Nëntori", si në çdo tjetër të kryeqytetit, nxënësit vishen me uniformë në shkollë, ndërsa vajzat e familjes Hasani nuk e kanë pranuar atë, duke e këmbyer me uniformën fetare. Drejtoresha e shkollës u shpreh për "Shqip" se ka bërë për një muaj rresht punë edukative me vajzat, por ato nuk janë bindur të heqin ferexhenë dhe të veshin këmishat e bardha dhe pantallonat xhins, si bashkëmoshatarët. Në këto kushte, thotë drejtoresha, e vetmja zgjidhje është që ato të regjistrohen në shkollën e Medresesë. Në të kundërt duhet të zbatojnë rregulloren e brendshme të shkollës "28 Nëntori", të vishen me uniformë shkolle. Bindja fetare e dy motrave është mjaft e fortë, as mësuesit dhe as nxënësit s‘kanë mundur t‘ua ndryshojnë. Bashkëmoshatarët e Marselës dhe Gentianës janë në moshë minore dhe nuk mund të mbajnë qëndrim për sjelljen e tyre të re.Aktualisht ato janë pa mësim, marrin vetëm leksione fetare në një shkollë private iraniane. ( Nga gazeta "Shqip") Web:SimbadBlog: Amarus _________________________________________________________________ Scarica GRATIS le tue emoticon preferite! http://intrattenimento.it.msn.com/emoticon/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |