Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjera

Cun Tirone cun-tirone at hotmail.com
Fri Feb 29 16:39:01 EST 2008


Nuk besoj se eshte ne ndonje liber te shenjte, qe armiqte e ca robve
duhet te jene artiste te patalentuar, apo, nga ana tjeter, qe miqte te jene 
te gjithe nobeliste. 

Çun Tirone




________________________________

Date: Thu, 28 Feb 2008 15:03:06 +0100
From: kokonozi at gmail.com
To: alb-club at alb-net.com
Subject: Re: [AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjera


Mjeshter Ardiani



kisha kujtuar se jam i vetem ne kete liste me fiber patriotike te ndjeshme dhe te holle sa nuk mban me tej, se keputet, por kur lexova ate frazen tende se vetem shprehja Mbahu Vietnam e filmit Parrullat eshte me i fuqishme i gjithe  filimi Underground, thashe me vete: ndalu beg se ka hendek.



Megjithate, meqe nuk jemi adoleshente, nja dy gjera duhen thena ashtu si jane. Filmi shqiptar ne fjale, ka nje fabul te shkelqyer te Alickes, por gjithcka mbetet aty, regjia dhe interpretimi eshte banal e nuk ngrihet me lart se skecet e estrades se ushtarit.



Te thuash se shprehja Mbahu Vietnam, qe ne vetvete, e shkeputur, eshte krejt anekdodike dhe barcaleta me batuta te tilla ne Tirane qarkullonin me qindra ne kohen e komunizmit, ia kalon Undergroundit, vertet qe me le pak gojehapur dhe vetja nuk me duket me patriot, por gati tradhetar i ceshtjes kombetare, qe nuk e kam menduar nje gje te tille...



Te mos shkosh me larg, por te mbetesh vetem se sekuencat e para te filmit Underground, kur bombat bien ne kopeshtin zoologjik dhe kafshet dalin ne qytetet, nuk besoj se gjendet metafore me e madhe planetare dhe gjuhe me e fuqishme filmike per te shprehur absurditetin e shperthimit te instinkteve shtazarake ballkanike.....



Nuk po vazhdoj me tej se e shoh qe kam mbetur mbrapa.

Ps.

Para ca kohesh kendej Kusturica kaloi  me orkestren e tij No smoking orchestra. Ai interpretonte bashke me te birin dhe kurre nuk kam pare nje koncert me te bukur me nje atmosfere muzike ballkanike te jashtezakoneshme.
Te nesermen gazetat qe kishin kaluar vetem me dy rreshta koncertin e Bob Dilan it shkruanin  pa kursyer asnje eloge per orkestren ballkanike.
Duket, qe nga koha e Charli Chaplinit te radhe kane qene artistet aq te kompletuar sa Kusturica, tha, megjithe inatin qe kemi.



2008/2/28, Ardiani <ardian582 at gmail.com>:
                 *** AlbClub Discussion List ***



Tatjeta klub,

filmat e vizatuem, qe ata t'Prishtines ju thojshin certani, kane kene
nji pjese e madhe e kultures jugosllave. Do karaktere, si Dusko
Dugousko (Bugs Bunny), Tomi e Xheri, bashke me karateret e stripave,
si Zagori e Komandant Marku, e me karakteret e filmave artistike, si
Brus Li e Supermeni, kane kene modelet qe ja kallxojshin fmise e
t'riut jeten.

Filmi Zavet (Besa) nis si film i vizatuem - krejt ato skenat
fillestare jane kopje t'filmave t'vizatuem: ngrehja e ores, percjellja
e sacmeve, goditja e enes, kercimi i krevatit, hudhja pertej dritares,
ku, detyrimisht, vetem kryet del jashte. N'ato momente prita qe dikush
e kap nji feltere (tigan) edhe nis e e godet gjyshin n'krye. Edhe ai
engjulli i hudhun prej topit asht film i vizatuem. Ky lloj humori
vazhdon gjate tane filmit, tue u plotesue me karikatura jo t'filmave
vizatimore ma, por me karikatura nga jeta e perditshme ballkanase:
msusja e katundit me cica t'mdha, msusja e qytetit me za t'trashe,
qikat n'sheher veshe me pantolla qe ma shume zbulojne se sa qe
mbulojne, bossi me banden e vet, biznismenet boksiera, e si kta. Sado
egzotike e t'pamundshem qe jane kto karatere, te tane ekzistojne, po,
te tane kane emna prej jetes sone, edhepse jeta jone s'bahet n'qender
t'Serbise.

Po u pa filmi pa ngarkese, dmth pa ja lype ktupimin, edhe m'shkon buza
n'gaz, sepse, si gjithnji te Kusturica, filmi ka humor, sado qe banal,
ka erotike pornografike, ka muzike t'gjalle, e qebesa i ka edhe nja dy
tri fjale t'mira, si psh rasti kur engjulli, pas nji fluturimi e
aterimi, pyet se cilat jane rezultatet e liges italiane. Por, filmi
nuk t'le me u pa pa ngarkese. Ai i ban do referenca qe m'kallxojne se
Kusturica e ka humbe rrugen. Kur Cane e shpeton mamen prostitute
t'grues s'tij t'ardhshme, e kur ai ja rrfen heroizmat grues s'tij
t'ardhshme, n'televizion luen filmi Taxi Driver. A do me thane kjo
paralele qe Cane asht Travis Bickle, apo Kusturica ban hajgare me
Martinin e Skorcezeve? Ose, gjyshi e porosite Canen m'e ble nji ikone
n'qytet - a do me thane kjo qe ideologjia vjen prej qytetit, dmth
mjedisit urban? Apo, ishte nji rast kur nji plak i thote gjyshit
t'Canes se po dridhet katundi si kur asht dridhe Polonia kur i ka ra
gjermani. Gjyshi ja pret se gjermani i ka ra prej urrejtjes, e tash
bota t'bje prej mshires, natyrisht tue aludue n'bombardimin e NATOs.
Gjate tane filmit, e edhe tash, jam tu'e krue kryet se kend asht tue e
ironizue Kusturica, nese asht tue e ba ket pune? Dyshoj per ironine e
tij, sepse i pari qe ironizohet asht ai vet, njeri qe u lind si
musliman me emnin Emir e qe do me deke si orthodoks me emnin Nemanja.
Po m'duket qe edhe ky do me perfundue si Majkel Xheksoni a Britni
Spirisi.

M'e permbledh me nji fjale reagimin tam ndaj filmit: ndoshta per
Kusturicen bota asht crtani, por per mue asht Hotel Ruande.

Tash per do gjana tjera. U permend kinemaja me tematike antikomuniste.
Deri m'sot, filmat ma t'fuqishem antikomuniste i kam pa prej Kines.
Dalloj Zhang Jimone me filmat e tij Not one less (pasqyre e
drejtperdrejte e jetes n'fshat e n'qytet, me skena t'cilat shume lehte
muj me i ngatrrue me do katunde t'rrethit t'Gjakoves), Happy Times(ma
teper koment social per Kinen moderne, me nji happy end t'sforcuem, se
sa kritike komunizmit, por, me nji shikim ma t'gjane, e sheh se
degradimi vjen prej vet komunizmit), e sidomos me To Live (apo Living
- historia moderne e Kines permes historise s'nji familjeje.
Kryeveper!); ose filmin Xiu Xiu qe e kallxon pa doreza shkatrrimin e
Revolucionit Kulturor. Paradoksalisht, njerezorja - virtyt me t'cilin
evropianet jane mburre para aziatikeve -  ne kta filma asht shume ma e
fuqishme se te disa filma t'Evropes lindore, si psh Goodbye Lenin!.

U permend varfnia e kinemase shqiptare. Kosova i ka ba do filma
t'mbushun me simbolike, qe syn e marr vesh. Asht mkat, sepse artistat
i ka pase e i ka t'mire. Por, Shqipnia i ka ba do filma t'kandshem e
t'mrrime. I dashur armik asht shume film i mire, kurse thirrja "mbahu
Vietnam" e Lleshit t'Robert Ndernikes (Ah Qazim more Qazim, puna jote
aferim) te filmi Parollat, per mue, asht ma e fuqishme se krejt
Underground-i i Kusturices. Shih, malsori n'maje t'maleve shqiptare,
prej kah plot krenari e liri e sheh krejt boten, po thirre "mbahu
Vietnam"!

Tana t'mirat,
Ardiani
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


_________________________________________________________________
Shed those extra pounds with MSN and The Biggest Loser!
http://biggestloser.msn.com/


More information about the Alb-Club mailing list