Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjera

Ardiani ardian582 at gmail.com
Thu Feb 28 10:18:39 EST 2008


Tatjeta dashamire t'filmit,

kritiken qe ja baj vepres s'Kusturices ja baj me nji bagazh pervoje e
cila s'asht latue as nga aspekti artistik, as nga ai teknik, por qe
lyp shenja qe percjellin mesazh. Nuk e di se qysh i vlerson bota
artistat e kompletuem, por per mue, nji artist pa humanizem s'asht
artist (por zanatli). Natyrisht, kto dy rreshta nuk e zvogelojne
shkelqimin e cmimeve qe i ka fitue Kusturica, anipse per mue kjo puna
e cmimeve asht si sheqerat me shkop qe prindi ja blen fmise per me e
qetsue, a shenje fundosjeje, ku prin Titaniku me 13 cope Oskar, e as
nuk m'vendosin permbi bote, e cila shpesh m'ka deshprue me shijen
artistike.

Skena e lirimit t'kafsheve prej kopshtit zoologjik asht ndodhi e
vertete, e per ma teper, ajo ka qene e pergatitun per tjeter film.
Pra, s'asht ide e Kusturices. Une s'kam kandar metaforash, por "mbahu
Vietnami" m'thote ma shume per boten se sa nji elefant n'rruge. M'vjen
keq qe ktu s'po lexohet njerezorja, absurditeti i gjendjes s'njeriut
qe ka dale (ndoshta gjithmone ka qene) jashte rrjedhave, n't'cilat
duhet hy gjithqysh, ndoshta permes nji komenti per Vietnamin abstrakt,
por po lexohet patriotizmi i Ardianit.

Kur them qe "mbahu Vietnam" per mue asht ma e fuqishme se
Underground-i, s'kam parasysh vendosjen e kameres, as kualitetin e
muzikes, por krejt kontekstin n't'cilin u ndertuen kto dy ngjarje.
Edhe filmat e Kusturices s'jane gja tjeter pos permbledhje barcoletash
jugosllave, e per t'i dite e kuptue ato, shikuesi i filmit duhet dite
edhe historine e karaktereve t'atyne filmave vizatimor qe i permenda,
n'konktekst jugoslav. Me kontekst jugoslav po kuptoj ate histori qe
ndertoi mentalitetin qe s'pajtohet me zgjedhe figure tjeter per t'ja
ndertue bustin, pos Brus Lise (n'Kosove u hodh ideja me ja ndertue
Carls Darvinit).

Ndoshta asht motiv patriotizmi, apo tribalizmi, apo krahinizmi, apo
krejt kto izmat tjera qe duhet me m'ba mu skuqe e me m'ardhe marre qe
jam prej kahit jam, por, kjo kafka jeme s'po di me i pa gjanat
ndryshe. Kam provue, qysh jo, kam keshe me humorin ballkanik t'Top
Lista Nadrealista-ve, e kur t'keni rast m'e i pa humoret e tyne, besoj
qe e shihni qe Kusturica s'asht asgja tjeter pos nji peshk n'pellgun e
frytshem boshnjak, gja qe e deshmoi edhe Denis Tanoviqi.

Kusturices i deshiroj fat e shendet e pune t'mbare, shume kritika
pozitive, sukses material e miqesi t'gjane. Por, gjithnji pres kur nji
dite t'del vet ky e t'thote "leni more kto pune se krejt kjo asht
hajgare, bile edhe vet une, Kusturica, vetem jam mahite pak me ju".

Tana t'mirat,
Ardiani, tue u mundue me ju ndejte larg hendeqeve.


More information about the Alb-Club mailing list