Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjera

Vasil Qesari rrogozhina at hotmail.com
Thu Feb 28 01:31:42 EST 2008


 
Epo, kur qenka keshtu, mrekulli fare !
Le te presim atehere, ndonje 'Oscar, 'Palme te arte apo 'Cesar per kete film ... 
Me ne fund, do behemi edhe ne, me nje "Kusturica" !
 
***
I dashur armik asht shume film i mire, kurse thirrja "mbahuVietnam" e Lleshit t'Robert Ndernikes (Ah Qazim more Qazim, puna joteaferim) te filmi Parollat, per mue, asht ma e fuqishme se krejtUnderground-i i Kusturices.Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus> Date: Thu, 28 Feb 2008 14:02:50 +0900> From: ardian582 at gmail.com> To: alb-club at alb-net.com> Subject: [AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjera> > *** AlbClub Discussion List ***> > > > Tatjeta klub,> > filmat e vizatuem, qe ata t'Prishtines ju thojshin certani, kane kene> nji pjese e madhe e kultures jugosllave. Do karaktere, si Dusko> Dugousko (Bugs Bunny), Tomi e Xheri, bashke me karateret e stripave,> si Zagori e Komandant Marku, e me karakteret e filmave artistike, si> Brus Li e Supermeni, kane kene modelet qe ja kallxojshin fmise e> t'riut jeten.> > Filmi Zavet (Besa) nis si film i vizatuem - krejt ato skenat> fillestare jane kopje t'filmave t'vizatuem: ngrehja e ores, percjellja> e sacmeve, goditja e enes, kercimi i krevatit, hudhja pertej dritares,> ku, detyrimisht, vetem kryet del jashte. N'ato momente prita qe dikush> e kap nji feltere (tigan) edhe nis e e godet gjyshin n'krye. Edhe ai> engjulli i hudhun prej topit asht film i vizatuem. Ky lloj humori> vazhdon gjate tane filmit, tue u plotesue me karikatura jo t'filmave> vizatimore ma, por me karikatura nga jeta e perditshme ballkanase:> msusja e katundit me cica t'mdha, msusja e qytetit me za t'trashe,> qikat n'sheher veshe me pantolla qe ma shume zbulojne se sa qe> mbulojne, bossi me banden e vet, biznismenet boksiera, e si kta. Sado> egzotike e t'pamundshem qe jane kto karatere, te tane ekzistojne, po,> te tane kane emna prej jetes sone, edhepse jeta jone s'bahet n'qender> t'Serbise.> > Po u pa filmi pa ngarkese, dmth pa ja lype ktupimin, edhe m'shkon buza> n'gaz, sepse, si gjithnji te Kusturica, filmi ka humor, sado qe banal,> ka erotike pornografike, ka muzike t'gjalle, e qebesa i ka edhe nja dy> tri fjale t'mira, si psh rasti kur engjulli, pas nji fluturimi e> aterimi, pyet se cilat jane rezultatet e liges italiane. Por, filmi> nuk t'le me u pa pa ngarkese. Ai i ban do referenca qe m'kallxojne se> Kusturica e ka humbe rrugen. Kur Cane e shpeton mamen prostitute> t'grues s'tij t'ardhshme, e kur ai ja rrfen heroizmat grues s'tij> t'ardhshme, n'televizion luen filmi Taxi Driver. A do me thane kjo> paralele qe Cane asht Travis Bickle, apo Kusturica ban hajgare me> Martinin e Skorcezeve? Ose, gjyshi e porosite Canen m'e ble nji ikone> n'qytet - a do me thane kjo qe ideologjia vjen prej qytetit, dmth> mjedisit urban? Apo, ishte nji rast kur nji plak i thote gjyshit> t'Canes se po dridhet katundi si kur asht dridhe Polonia kur i ka ra> gjermani. Gjyshi ja pret se gjermani i ka ra prej urrejtjes, e tash> bota t'bje prej mshires, natyrisht tue aludue n'bombardimin e NATOs.> Gjate tane filmit, e edhe tash, jam tu'e krue kryet se kend asht tue e> ironizue Kusturica, nese asht tue e ba ket pune? Dyshoj per ironine e> tij, sepse i pari qe ironizohet asht ai vet, njeri qe u lind si> musliman me emnin Emir e qe do me deke si orthodoks me emnin Nemanja.> Po m'duket qe edhe ky do me perfundue si Majkel Xheksoni a Britni> Spirisi.> > M'e permbledh me nji fjale reagimin tam ndaj filmit: ndoshta per> Kusturicen bota asht crtani, por per mue asht Hotel Ruande.> > Tash per do gjana tjera. U permend kinemaja me tematike antikomuniste.> Deri m'sot, filmat ma t'fuqishem antikomuniste i kam pa prej Kines.> Dalloj Zhang Jimone me filmat e tij Not one less (pasqyre e> drejtperdrejte e jetes n'fshat e n'qytet, me skena t'cilat shume lehte> muj me i ngatrrue me do katunde t'rrethit t'Gjakoves), Happy Times(ma> teper koment social per Kinen moderne, me nji happy end t'sforcuem, se> sa kritike komunizmit, por, me nji shikim ma t'gjane, e sheh se> degradimi vjen prej vet komunizmit), e sidomos me To Live (apo Living> - historia moderne e Kines permes historise s'nji familjeje.> Kryeveper!); ose filmin Xiu Xiu qe e kallxon pa doreza shkatrrimin e> Revolucionit Kulturor. Paradoksalisht, njerezorja - virtyt me t'cilin> evropianet jane mburre para aziatikeve - ne kta filma asht shume ma e> fuqishme se te disa filma t'Evropes lindore, si psh Goodbye Lenin!.> > U permend varfnia e kinemase shqiptare. Kosova i ka ba do filma> t'mbushun me simbolike, qe syn e marr vesh. Asht mkat, sepse artistat> i ka pase e i ka t'mire. Por, Shqipnia i ka ba do filma t'kandshem e> t'mrrime. I dashur armik asht shume film i mire, kurse thirrja "mbahu> Vietnam" e Lleshit t'Robert Ndernikes (Ah Qazim more Qazim, puna jote> aferim) te filmi Parollat, per mue, asht ma e fuqishme se krejt> Underground-i i Kusturices. Shih, malsori n'maje t'maleve shqiptare,> prej kah plot krenari e liri e sheh krejt boten, po thirre "mbahu> Vietnam"!> > Tana t'mirat,> Ardiani> ______________________________________________________________> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
_________________________________________________________________
Organizza le tue feste e condividine le foto con Windows Live Eventi!
http://home.services.spaces.live.com/events/
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list