| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjeraArdiani ardian582 at gmail.comThu Feb 28 00:02:50 EST 2008
Tatjeta klub, filmat e vizatuem, qe ata t'Prishtines ju thojshin certani, kane kene nji pjese e madhe e kultures jugosllave. Do karaktere, si Dusko Dugousko (Bugs Bunny), Tomi e Xheri, bashke me karateret e stripave, si Zagori e Komandant Marku, e me karakteret e filmave artistike, si Brus Li e Supermeni, kane kene modelet qe ja kallxojshin fmise e t'riut jeten. Filmi Zavet (Besa) nis si film i vizatuem - krejt ato skenat fillestare jane kopje t'filmave t'vizatuem: ngrehja e ores, percjellja e sacmeve, goditja e enes, kercimi i krevatit, hudhja pertej dritares, ku, detyrimisht, vetem kryet del jashte. N'ato momente prita qe dikush e kap nji feltere (tigan) edhe nis e e godet gjyshin n'krye. Edhe ai engjulli i hudhun prej topit asht film i vizatuem. Ky lloj humori vazhdon gjate tane filmit, tue u plotesue me karikatura jo t'filmave vizatimore ma, por me karikatura nga jeta e perditshme ballkanase: msusja e katundit me cica t'mdha, msusja e qytetit me za t'trashe, qikat n'sheher veshe me pantolla qe ma shume zbulojne se sa qe mbulojne, bossi me banden e vet, biznismenet boksiera, e si kta. Sado egzotike e t'pamundshem qe jane kto karatere, te tane ekzistojne, po, te tane kane emna prej jetes sone, edhepse jeta jone s'bahet n'qender t'Serbise. Po u pa filmi pa ngarkese, dmth pa ja lype ktupimin, edhe m'shkon buza n'gaz, sepse, si gjithnji te Kusturica, filmi ka humor, sado qe banal, ka erotike pornografike, ka muzike t'gjalle, e qebesa i ka edhe nja dy tri fjale t'mira, si psh rasti kur engjulli, pas nji fluturimi e aterimi, pyet se cilat jane rezultatet e liges italiane. Por, filmi nuk t'le me u pa pa ngarkese. Ai i ban do referenca qe m'kallxojne se Kusturica e ka humbe rrugen. Kur Cane e shpeton mamen prostitute t'grues s'tij t'ardhshme, e kur ai ja rrfen heroizmat grues s'tij t'ardhshme, n'televizion luen filmi Taxi Driver. A do me thane kjo paralele qe Cane asht Travis Bickle, apo Kusturica ban hajgare me Martinin e Skorcezeve? Ose, gjyshi e porosite Canen m'e ble nji ikone n'qytet - a do me thane kjo qe ideologjia vjen prej qytetit, dmth mjedisit urban? Apo, ishte nji rast kur nji plak i thote gjyshit t'Canes se po dridhet katundi si kur asht dridhe Polonia kur i ka ra gjermani. Gjyshi ja pret se gjermani i ka ra prej urrejtjes, e tash bota t'bje prej mshires, natyrisht tue aludue n'bombardimin e NATOs. Gjate tane filmit, e edhe tash, jam tu'e krue kryet se kend asht tue e ironizue Kusturica, nese asht tue e ba ket pune? Dyshoj per ironine e tij, sepse i pari qe ironizohet asht ai vet, njeri qe u lind si musliman me emnin Emir e qe do me deke si orthodoks me emnin Nemanja. Po m'duket qe edhe ky do me perfundue si Majkel Xheksoni a Britni Spirisi. M'e permbledh me nji fjale reagimin tam ndaj filmit: ndoshta per Kusturicen bota asht crtani, por per mue asht Hotel Ruande. Tash per do gjana tjera. U permend kinemaja me tematike antikomuniste. Deri m'sot, filmat ma t'fuqishem antikomuniste i kam pa prej Kines. Dalloj Zhang Jimone me filmat e tij Not one less (pasqyre e drejtperdrejte e jetes n'fshat e n'qytet, me skena t'cilat shume lehte muj me i ngatrrue me do katunde t'rrethit t'Gjakoves), Happy Times(ma teper koment social per Kinen moderne, me nji happy end t'sforcuem, se sa kritike komunizmit, por, me nji shikim ma t'gjane, e sheh se degradimi vjen prej vet komunizmit), e sidomos me To Live (apo Living - historia moderne e Kines permes historise s'nji familjeje. Kryeveper!); ose filmin Xiu Xiu qe e kallxon pa doreza shkatrrimin e Revolucionit Kulturor. Paradoksalisht, njerezorja - virtyt me t'cilin evropianet jane mburre para aziatikeve - ne kta filma asht shume ma e fuqishme se te disa filma t'Evropes lindore, si psh Goodbye Lenin!. U permend varfnia e kinemase shqiptare. Kosova i ka ba do filma t'mbushun me simbolike, qe syn e marr vesh. Asht mkat, sepse artistat i ka pase e i ka t'mire. Por, Shqipnia i ka ba do filma t'kandshem e t'mrrime. I dashur armik asht shume film i mire, kurse thirrja "mbahu Vietnam" e Lleshit t'Robert Ndernikes (Ah Qazim more Qazim, puna jote aferim) te filmi Parollat, per mue, asht ma e fuqishme se krejt Underground-i i Kusturices. Shih, malsori n'maje t'maleve shqiptare, prej kah plot krenari e liri e sheh krejt boten, po thirre "mbahu Vietnam"! Tana t'mirat, Ardiani
More information about the Alb-Club mailing list |