| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Distileri ne KorinthVasil Qesari rrogozhina at hotmail.comTue Feb 26 16:25:27 EST 2008
Distileri ne Korinth ? E, po pastaj ?... Greqia ka aq shume det, aq shume ishuj e brigje, aq shume shkembenj e gure, sa qe nuk e ka problem te ndertoje rafineri nafte, ku s'u prish pune turisteve dhe turizmit. Por, bie fjala, grekerit nuk jane ta marre qe te ndertojne "distileri" ne Korfuz? As italianet, nuk kane luajtur nga fiqiri, te ndertojne diçka te tille, bie fjala, ne Santa Cesaria Terme. Shqiperia eshte nje vend i vogel. Bregdet me nje te ardhme te afert turistike, tani per tani ka ate te Jugut, sigurisht me "porte hyrese" Vloren. Ne se ne gjirin e saj, ndertohen "distileri" per te furnizuar me karburante Italine, ne se ngrihen mega - rezervuare nafte e molo per petroliera disa qindra mijera toneshe, gjiri i saj, ka mbaruar, ka vdekur. Mendoni nje katastrofe ose diçka fare te vogel, thjesht degazifikimin e rezervuareve te anijeve te tilla gjigande ... Vetem nje fenomen i tille, mund ta shndrroje gjirin e mbyllur te Vlores ne nje pellg uji te piste, ku te mos ekzistoje me asnje cironke. Une, jo vetem si vlonjat, (si individ qe kam lindur e jam rritur buze detit) por thjesht si njeri qe mund te bej apo te shpreh nje fjale ne dobi te mbrojtjes se natyres, kam qene dhe mbetem me ate qe Vlora, s'duhet te shkaterrohet per interesa te çastit. Vlonjatet s'jane budallenj qe e kerkojne me ngulm diçka te tille ! Kur, nje mase njerzish prej 10 mije vete ( aq me duket, jane neneshkrimet me kerkese referundimi, per te ardhmen e Vlores ) ose qofte edhe nje organizem apo shoqate ekologjike, kerkon qe bregdeti i Vlores te mos shperfytyrohet, por te ruaje bukurine qe i ka dhene Zoti apo Natyra, mendoj se ketu kemi te bejme me nje ndergjegje te larte qytetare e jo "humbje" e "marrje" mendsh. Sidoqofte, kam mendimin se - kur nje popull me gjithe problemet e hallet e medha qe ka mbi koke, ben kujdes dhe eshte i ndjejshem ndaj ekologjise, natyres, mjedisit, ate çka do te lere brezave qe vijne - kjo eshte nje shprehje ndergjegjesimi mjaft e cilivizuar qe te jep shprese se vendi yt, nuk do te kthehet ne "kosh plehrash" per fqinjet apo per ata qe jane me te forte e me te pasur se ai ...Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus Date: Tue, 26 Feb 2008 08:40:19 +0100From: dacibao at gmail.comTo: Alb-Club at alb-net.comSubject: [AlbClub] Distileri ne Korinth Gazeta Ta nea njoftonte para ca ditesh se nje grup i madh anglo francez ka fituar kontraten per ndertimin e nje distilerie te fuqishme nafte ne Korint, ne nje nga anet me turistike te rruzullit tokesor. Mendoja me vete pse ne nuk na ofrohet nje gje e tille, por im shoq me thote se eshte kerkuar te behet, por vlonjatet kane kundershtuar, madje kane perdhunuar perfaqesuesit e nje shoqerie petroliere qe erdhi te shpjegonte projektin. Atehere pyeta, pse perendia iu ka marre mendte vlonjateve? Po menjehere e ndjeva se pyetja duhej bere ndryshe: a kane patur ndonjehere mend vlonjatet? Ec e gjeje.. Rozi _________________________________________________________________ Organizza le tue feste e condividine le foto con Windows Live Eventi! http://home.services.spaces.live.com/events/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |