| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Duhet kohe por do behetDrenusha Zajmi Hoxha drenush at hotmail.comMon Feb 25 04:47:45 EST 2008
Shume falemnderit per urimet mik,
Kjo qe ka ndodhur ne Serbi , per ne nuk eshte asgje e re. As menyra si jane organizuar.As vjedhjet e huliganizmi qe pasoi metej. Kesi lloj mitingjesh organizonin Milloshevici e Vuk drashkovici , gratis trenat, autobuset, liroheshin nxenesit nga shkollat , beheshin thirrje primitive per luftera, vinin prifterinjte me ujera te bekuara, policia sikur " dicka ishte e zene" dhe ne fund binin ne trans per te demoluar cdo gje perpara , kallen ambasadat e huaja e vidhen te gjitha shitoret , ne emer te mbrojtjes se Kosoves. Kesi lloj mitingjesh e protestash me vjedhje e thyerje provuan edhe neper metropolat e Evropes, por atje mbeten pa "adidas" dhe "nike".
Shikoni, nje nga gabimet kryesore qe ka bere me dekada qeveria e Serbise ( per te mos e akuzuar popullin) , ka qene se gjithmone ka shfaqur nje dobesi per Kosoven, por njekohesisht i ka injoruar 2 milion shqiptaret qe jetojne aty. Si te thuash une e dua Kosoven, por ju dy milion theni qafen kah te mundeni. Kjo ishte edhe politika e deportimeve te marsit 99. Vullneti i shqiptareve nuk u pyet kur iu mor Kosoves autonomia gati dy dekada me pare, as sot nje vit me pare kur u be referendum per te mbajtur Kosoven apo jo. A ka logjike te besh referendum pa i marrur parasysh 2000.000 votues , per te cilet ne fakt e ke fjalen?
Domethene une po vendos per ju, por ju nuk jeni aty.
Si mund te injorosh 2 milion shqiptare e kerkon te drejtat me te larta per disa mijera serbe qe jetojne kendej?
Pastaj nese Kosova ishte ( dhe sipas andrrallave te tyre eshte) pjese e Serbise, me cfare logjike Serbia me tanke po e sulmonte vet shtetin- vendin e saj? Si po i deportonte shtetasit e saj? Meqe ishim ende "pjese e Serbise" pse nuk u morem parasysh ne referendum dhe se fundi, po qe se, psh, ne shqiptaret e Kosoves po i biem pishman dhe po vendosim me u be bashke mish e thua me Serbine, a eshte ajo e gatshme ti kete 2 milion votues shqiptare, te cilet do t beheshin fuqia e dyte ne jeten politike e sidomos ne parlament?
Nese psh ata do te mund te kultivonin nje politike e cila do thoshte: Ok ne e duam Kosoven me gjithe shqiptaret qe i kemi atje, kosovaret jane pjese e jona, jane pjese e serbise me te gjitha te drejtat, ose shqiptaret jane pjese e jona bashke me serbet, ne nuk duam ti japim shqiptaret, ne nuk i japim shqiptaret.......pra gjithmone nese do flitej per njerezoren , e jo tokat dhe betejat e humbura me turqit ne Kosove ( te cilat ata i festojne si fitore), eh atehere ndoshta kushedi, krejt kjo qe ndodhi, mund te kishte kahje tjeter.
Sidoqofte, ne, meqe jemi orientuar kah bota demokratike dhe me sa po shohim, kemi miq shume ( thoshte nje serb lum si ju, neve mbetem vec me rusine) , duhet ashtu sic po thoni, t'ua leshojme rrugen derisa te kthjellen dhe te shpresojme se nga mesjeta me ndonje makine kohore, dalin ne kete shekull. Gjithmone po flas per ate pjese me bindje shoveniste. Sepse te gjithe serbet nuk mendojne njesoj. Po te lexoni mediat e pavarura serbe ose forumet neper B92 etj, sheh se ka shume serbe me mendje te hapur dhe te perparuar, te cilet pavaresine e Kosoves e kane pranuar si te pashmangshme, madje ka edhe asi qe mendojne se duhet njohur sa me pare nga vet Serbia .Pjesa tjeter ndoshta edhe do te merzitet nga vetizolimi, nga te vajtuarit se bota eshte e keqe, nga te terhequrit e secilit ambasador te vendeve qe po pranojne Kosoven, sa qe sipas teorise qe na tregoi miku-mikja jone e alb clubit YD, kjo merzitje ndoshta edhe ndikon qe ata ti kthehen vetes, zhvillohen dhe ecin perpara. Sa do qe nuk deshirojme te perzihemi me njeri tjetrin, ndoshta se shpejti do te jemi ne te njejtin kazan te BE. Ashtu sic ndodh edhe ne jeten e perditshme me ata qe nuk dome t'ua shohim syte e ndjejme zerin.
----- Original Message -----
From: Agron Zekthi
To: alb-club at alb-net.com
Sent: Friday, February 22, 2008 05:45 PM
Subject: Re: [AlbClub] Duhet kohe por do behet
*** AlbClub Discussion List ***
------------------------------------------------------------------------------
Drenushe ne radhe te pare gezuar pamvaresine.
Keto manifestime te nacionalizmes serbe tregojne se sa e drejte ishte shpallja e pamvaresise dhe aresyen sepse ajo u njoh kaq shpejte nga vendet e perendimit.
Eshte shume e rendesishme per mendimin tim qe shqiptaret e kosoves te ruajne gjakftohtesine.
Dhe serbet e kosoves do te mbahen edhe per disa kohe te perkedhelur dhe kesaj nuk ke c'fare me i bo. E rendesishme eshte te zhvillohet ekonomia dhe te luftohet korrupsioni ne kosove se c'fare ndodh ne serbi duhet me lene serbet te shqetesohen.
Ka marre fund nje here e pergjithmone sundimi i tyre ne Kosove. Sa me shpejte ta kuptojne serbet kete aq me mire eshte per ta. Por me thane te drejten nuk po me behet vone se kure e marrin vesh.
Edhe nje here gezuar pamvaresine
----------------------------------------------------------------------------
From: drenush at hotmail.com
To: Dritan68 at aol.com
Date: Thu, 21 Feb 2008 12:33:11 +0100
CC: alb-club at alb-net.com
Subject: [AlbClub] Duhet kohe por do behet
Serbet e Kosoves kane jetuar gjithmone ketu me ne. Na njohin dhe i njohim mire. Bile njihemi me mire me ta se me ju. Eshte keq, por e vertete.
Per fat te keq, shume pak prej tyre e kane ngritur zerin ne mbrojtje tone gjate luftes dhe masakrave, madje ka shume raste, sidomos ne Gjakove, kur fqinjet serbe i kane tradhetuar ata shqiptare dhe kane ndihmuar ne ekzekutimin e tyre. Kjo eshte shume e veshtire per tu riparuar. Duhet kohe.Ka edhe raste tjera, kur serbi nuk ka pranuar te bleje buke gjate luftes, po qe se nuk i eshte dhene edhe shqiptarit.
Sidoqofte, ai fakt se u bene Nje me politiken e Beogradit, atyre iu doli shume keq. Po ajo ikje e shqiptareve tre muaj me pare ( 99) jashte dyerve te Kosoves, tani po ndodhte me ta dhe po zgjat akoma. Serbet e Kosoves, ata qe mbeten dhe ata qe u kthyen, tani jetojne pothuajse ne geto , ne disa vendbanime te caktuara. Jane shume te frustruar por edhe te pergedhelur, iu lejohet shumecka qe per shqiptaret nuk ben. Psh nuk paguajne rryme, nuk i regjistrojne veturat me tabelat KS, iu lejohet te marrin dy rroga nje kendej e nje nga Serbia, kane formuar shkolla e institucione paralele, bllokojne rruget magjistrale sa here iu do qejfi, nuk dalin ne zgjedhje, nuk dojne asgje kosovare, etj etj.
Ne shqiptaret, vertete , per te miren tone , duhet t'iu tregojme se ata jane qytetare te Kosoves dhe se do jetojne njesoj sikur ne. Jo me te pergedhelur, jo te llastuar, por njesoj. Por edhe ata duhet ta kuptojne se nuk ka me kthim prapa, se ky shtet eshte Kosova jo Serbia, se ky vend megjithate, do t'iu ofroje dicka konkrete e jo genjeshtra pompoze te politikaneve serbe, qe fitojne vota duke u thirrur ne emer te tyre. Vet ata politikane, eshte dashur ti orientojne kah pajtimi, kah pranimi i realitetit te ri dhe marredhenieve te mira me shqiptaret. Frikohem se me shpalljen e pavaresise dhe sapo te ulet pluhuri, Beogradi krejt lehte do tua ktheje shpinen serbeve kendej. Ata edhe gjate jeteses se tyre disa vjecare andej pas 99 -tes, jane quajtur "shiptari". Jane nencmuar si te dores se dyte . Do tu duhet te bejne nje zgjedhje te duhur, nese deshirojne te ndihen qytetare te denje. Ne, me gjithe te hequrat po ua ofrojme nje jete te mire. Nuk eshte lehte per nje nene qe ka humbur burrin dhe kater femijet ti thote "dobardan komshija!" aq lehte serbit. Biles mendoj qe jemi shume te forte.
Mitrovica ( veriore) duket ashtu si duket, meqe eshte e okupuar nga serbet, jo shqiptaret. Une nuk mendoj se eshte e rastesishme, me clirimin e kosoves ka mund te behet edhe clirimi i plote i Mitrovices. Dicka nuk shkon. Madje edhe Kfori francez qe llogaritej simpatizant i serbeve u vendos aty.Por cfaredo qe te kete qene ceshtja, Trepca , shkritorja apo dicka tjeter, Mitrovica eshte komplete ne harten qe eshte vene ne flamur.Nuk mjafton vetem riparimi i marredhenieve tona per zgjedhjen e ceshtjes se Mitrovices, aty duhet nje plan, nje parapergatitje, nje projekt, nje strategji per te vepruar, kushedi ndoshta edhe nje bashkepunim me Beogradin.
Serbet ne Serbi dhe ne pjesen veriore te Mitrovices, duhet ta harrojne kete menyre arrogante dhe po te kishin qene te mencur, do ta kishin kapur kete moment politik per te qene se paku, njehere fitues. Ata krejt lehte mund ta kushtezojne futjen e tyre ne BE me zgjedhjen e ceshtjes se Mitrovices dhe me njohjen e Kosoves. Keshtu mendojne edhe liberalet e Serbise ( partia liberale pra) por nuk kane fuqi.
Ne fakt askush nuk ka perfituar me pavaresine e Kosoves ( pervec nesh) me shume se Serbia. Kosova i ka kushtuar shume politikisht, ekonomikisht dhe gjografikisht se fundmi. Ata duhet te tregojne se jane te gatshem per fillime demokratike dhe ta kuptojne njehere e mire, se armiku me i madh i tyre nuk eshte tere bota, eshte vet Serbia. Jo populli, por politika e cmendur primitive e mbushur me simbolika mesjetare, cinizmi , deshira per luftera e tjera si keto. Po ta shihni me mire, Serbia eshte nen Serbi. Paramendojeni budallakine e rradhes : sot qeveria serbe ka urdheruar edhe nxenesit e shkollave fillore te Beogradit per te dalur ne rruge kunder Kosoves, te shkojne ne miting. Thyerja e xhamave konsiderohet demokraci nga ministri perkates. Madje edhe vet sindikata e Serbise kishte kapur koken me duar.
Ate dite kur u shpall pavaresia , ne deklarate thuhej se Kosova eshte e interesuar te kete marredhenie te mira me fqinjet e vecante me Serbine, me te cilen lidhet historikisht, ekonomikisht e me gjeografi. Iu ofrua dora e pajtimit. Nese kete e ben nje vend i vogel me mijera te vrare, a nuk mendoni se duhet ta pranoje tjetri qe politiken e vet e ka bazuar vetem ne luftera?
Njohja e Kosoves nga ana e Serbise ka me shume rendesi per Serbine se per vet Kosoven. Keshtu do ti beje mire se pari vehtes, pastaj edhe do ti leje rehat edhe vendet ne rajon. Ndoshta edhe mund te vendosin te quhen serish Pashalleku i beogradit. Ja, edhe kjo ishte cinizem, por akoma eshte me e forte se une.
To: alb-club at alb-net.com
Sent: Wednesday, February 20, 2008 11:40 PM
Subject: Re: [AlbClub] Lehte e keni ju t'Shqipnise...
*** AlbClub Discussion List ***
--------------------------------------------------------------------------
In a message dated 2/20/2008 11:43:17 A.M. Central Standard Time, drenush at hotmail.com writes:
Pas delirit, shperthimit te emocioneve dhe euforise se diteve te kaluara kur u beme shtet, e pata edhe une kete ndjenje pafuqie pastaj. U bera maniako- depresive. Tash jam ne kete pjesen e dyte te diagnozes. Jo se nuk kemi per cka e per kend te punojme tani ,perkundrazi, por nuk e dij a dijme se si. Jemi entuziaste per fillime te reja , por po ndjehemi te papergatitur, cuditshem, sikur me nje udhekryq me shume drejtime , ne mes te shkretetires. Nuk kemi ide veprimi.
Zakonisht shtetet e reja pasi heqin qafe te huajin zhyten ne lkaos te brendshm.Ne rastin tuaj eshte ndryshe ju keni NATON te ruaje stabilitetin.Bota besoj do te ndihmoje me keshilla dhe investime.Vetem ne nje gje bota nuk ju ndihmon dot.Riparimi i maredhenieve me serbet e Kosoves.Ajo duhet te vije nga populli vete.Une nuk kam jetuar ndonjehere atje .Nuk e di se sa e thelle eshte armiqesia midis njerezeve te thjeshte nga te dy anet por di qe pamja e Mitrovices si Rripi i Gazes nuke eshte mire per Kosoven.
--------------------------------------------------------------------------
Delicious ideas to please the pickiest eaters. Watch the video on AOL Living.
--------------------------------------------------------------------------
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
------------------------------------------------------------------------------
Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix". Check it out.
------------------------------------------------------------------------------
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |