| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] ZavetVasil Qesari rrogozhina at hotmail.comMon Feb 25 05:47:37 EST 2008
Kusturica eshte nje regjisor i madh dhe per shume,po aq çgenjyes,kur e shohin te dale perkrah politikes per mbrojtjen e miteve serbe.Por,ai ashtu mendon dhe kjo eshte e drejta e tij: e mire apo e keqe, eshte nje zgjedhje te cilen e ben me ndergjegje te plote.Nderkohe, çmimet e larta qe atij i jane dhene,nuk i jane atribuar per tribunat dhe intervistat politike, por per artin,regjisuren dhe realizimet e tij fantastike.Ai ka stilin,veshtrimin,idete dhe vizionet e tij artistike e ato,nuk eshte e thene qe ato te akordojne me tonat (te shqiptareve).Ne filmat e tij,pasqyrohet bota,psikologjia,historia,mitet dhe jeta e Sllaveve te Jugut dhe jo e shqiptareve.Dhe kete gje,pra pasyrimin e botes sllave,jetes,miteve,te perditeshmes dhe se kaluares,kritiket e kinemase gjykojne se e ben mjaft mire,me teper art dhe me mjete e ide regjisoriale mahnitese. Ajo qe mua me vjen keq,shpesh,kur kujtoj regjisore te kalibrit te tille si Kusturica,nuk jane bindjet e tyre politike e etnike,po keqardhja se pse,ne,shqiptaret nuk arritem dot,te nxjerrim nje regjisor te tille filmash i cili te paraqeste pikerisht "boten shqiptare" (ne se ekziston,ne se ka vertet,nje bote te tille).Ne kemi "flori",por na mungojne "argjendaret".Me ka mbetur ne mend,bie fjala,filmi,"Jete e te tjereve" (Das Leben der Anderen) - nje realizim gjerman qe eshte shperblyer me shume çmime e qe flet per nje çift artistesh te perndjekur nga policia sekrete Stasi si edhe per vete klimen e frikes qe ekzistonte aso kohe ne RDGJ. Eshte nje kryeveper qe ka lene pa mend,te gjithe ata qe e kane ndjekur ... Por,pse valle,pra,s'arritem e s'arrijme dot te bejme edhe ne,bie fjala,nje film te tille,kur RDGJ dhe Stasi ishin nje Parajse e Vertete,nje luks prej monarku,pothuajse nje zbavitje - ne krahesim me Ferrin shqiptar dhe Sigurimin e Llahtarshem Shqiptar? Si valle,asnje artist shqiptar qofte edhe ne gjini te tjera,nuk arriti te beje nje veper te tille pergjithesuese e cila te mund te transmetonte ne boten mbare,krimin dhe tmerrin shqiptar,duke bere keshtu tipizimin e esktremeve te ideologjive te majta totalitare? Kam pare,disa filma shqiptare te post-diktatures te cilet jane perpjekur ta bejne diçka te tille. Por,mendoj se realizimet jane amatoriale,te cekta,te siperfaqeshme,nganjehere edhe bile edhe qesharake.Ajo qe me "choc"-on ne veçanti,jane skenaret skandaloze - ne strukturen dhe zhvillimin e te cileve - pothujse nuk kupton e s'merr vesh asgje (flas per shikuesin e huaj ne pergjithesi,sepse ne, nga qe i kemi jetuar subjektet qe ata trajtojne,i marrim me mend ngjarjet dhe zhvillimin e tyre). Diten e Mire ! Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus To: alb-club at alb-net.comDate: Mon, 25 Feb 2008 03:57:31 -0500From: era18 at aol.comSubject: Re: [AlbClub] Zavet Plotesisht dakord me Ardianin ne shume nga ato qe thote. Kusturica eshte regjisor i madh por, alas, nje Yugo-nostalgjik naiv, dhe nje njeri politik i zakonshem deri ne banalitet. Absolutisht asnje cudi apo zhgenjim deri ketu. Pyetja se cfare duhe te kete precedence, shprehja e nje vizioni artistik apo mesazhi i vepres e qendrimi politiko-moral i autorit, mbetet per mua dileme sepse gjej argumenta bindes nga te dyja anet. Nese do te behej fjale per nje autor kontroversial amerikan, britanik, francez, gjerman, a ku di une, nuk do te dyzohesha ndoshta fare, e do te thosha se vizioni artistik do me interesonte shume me teper sesa mesazhi, sepse vepra e tyre vetem se do te qe nje pike uje me shume ne oqeanin intelektual e kulturor te vendeve prej nga vijne keta autore. Por duke qene se Kusturica eshte nga te pakte t artiste te njohur e te kompletuar qe ka nxjerre Ballkani, vetvetiu menyra se si e definon ai rajonin merr rendesi, e atij i lihet ne dere nje pergjegjesi te cilen ai mund te mos ta doje hic (kush do ta donte?), po te ciles eshte e pandershme t'i besh bisht. Pershembull, Ardiani ka te drejte kur thote se 'Underground' vetem se e shfajeson (dhe jo fajeson) komunizmin. Amoraliteti (dhe immoraliteti) i protagonisteve te tij vetem komunizmit nuk i faturohet nga autori. Ashtu, batakcinj i gjejme keta protagoniste qe kur i takojme fillimisht ne vitet 40te, dhe batakcinj i leme pas vdekjes se Titos. Komunizmi vecse vjen post factum. Kusturica ia atribuon kete shemti e deformim moral temperamentit e karakterit social ballkanas dhe vetem atij -- nje teze raciste kjo qe shpesh me duket e peshtire dhe indinjuese; por here te tjera, kur gjerat behen vertet te pashpjegueshme, fillon e me duket e vertete. Portretizimi i thelbit te shpirtit ballkanas si nje gje omnivore, qe vec ha e gerryen e le vetem vdekje pas, mungesa e plote e kufijve morale te atyre qe kane vendosur te mbijetojne -- edhe pse e bejne kete gje duke pervetesuar (si Marko i Underground-it) instiktin mbijetues te te tjereve--- perbejne lejtmotivin e gjithe vepres se Kusturices. Intervistat e Kusturices qe kam lexuar para disa vjetesh nganjehere me linin pa mend, por vetem ngaqe fjala e tij e shkruar eshte kaq banale kur e krahason me imazhet apo karakteret qe ai prodhon si regjisor. Per shembull, ai thoshte se me underground vetem donte te hidhte pak drite ne are cep aq te zhurmshem te globit qe quhej Ballkan, dhe e trajonte te gjithe ate qe ndodhi ne vendlindjen e vet sikur is hte nje fatkeqesi natyrore e pashmangeshme, dhe jo si nje lufte qe u pergatit deri ne detaj ne Beograd, e qe s'i la asgje spontaneitetit te natyres ballkanase, as ne deportimet e popullsise e as ne perdhunimet e grave boshnjake.Slavoj Zizek, figura tjeter e madhe ballkanase dhe mendimtar politik i mirefillte, e konsideronte vepren e Kusturices dhe te Milche Manchevskit (Before the Rain) si me te perkryerin produkt ideologjik te multikulturalizmit liberal perendermor; filmat e tyre, sipas Zizek, i ofronin syrit te perendimit pikerisht ate qe ai donte te shihte ne luftrat e Ballkanit, spektaklin e nje vorbulle pasionesh, mitike, te pakuptueshme, te pakohe, por aq terheqese ne krahasim me jeten aq anemike e dekadente te perendimit. Por pavaresisht nga te gjitha keto, pavaresisht... une nuk do ta imagjinoja dot veten duke kaluar prane nje kinemaje ku te shfaqej nje film i Kusturices qe nuk e kisha pare, dhe te mos hyja menjehere. OK, e verteta eshte qe, ne menyre qe une te filloj e t'i bie mbrapa nje regjisori nuk duhet me shume se sa ca nje vizion nusesh notuese; apo nje kuadri te vetem marre si nga pikeveshtrimi i nje foshnjeje te palindur qe sheh perjashta boten e "Underground"-it qe prej barkut te te emes; apo imazhi i nje cope toke qe shkeputet e kthehet ne nje ishull plluskues, qe merr me vete e shkeput nga pjesa tjeter e botes ata qe i rrijne persiper e qe s'e ndalojne as per nje sekonde avazin me klarinete; apo nje mije detaje te tjera nga Babai eshte me Sherbim, Arizona Dream, Mace e Zeze, Mace e Bardhe ... Per mua artistikisht, regjia e Kusturices eshte regji filmike e majave me te larta. Nuk besoj se do e privoja dot veten kaq lehte prej filmave te tij, cfaredo qe nxirrte nga goja Kusturica. Madje detajet per te si njeri (qofte dhe si njeri politik) ndjej sikur kot sa me ngaterrohen neper kembe. Une prej tij do te doja vec te mesoja regjisure, jo te edukohesha ne histori e sociologji. Prandaj tani po me irriton shume fakti qe amerikanet s'e kane marre mundimin akoma ta sjellin 'Zavet' edhe ne kete ane te oqeanit. -----Original Message-----From: Ardiani <ardian582 at gmail.com>To: D. K. <kokonozi at gmail.com>Cc: alb-club at alb-net.comSent: Sun, 24 Feb 2008 9:11 pmSubject: Re: [AlbClub] Zavet *** AlbClub Discussion List *** Tatjeta DK, ndoshta duhet me kalue nji kohe per me u nda vepra prej autorit e m'u vleresue per merita t'veta. Ky problem s'asht vetem me Kadarene, por, ma merr mendja, me shumicen e artisteve. Shih, po t'mos ishte tane kjo distance kohore e gjakftoftesia qe ajo sjelle, zor qe kisha m'e lexue Dostojevskin si nji germues t'puseve t'mendjes njerzore, por si nji pansllavist. Njajte edhe me Kusturicen, marifetet e t'cilin po e qesin n'hije edhe punen e tij t'vyshme. Sa per filmat e tij, s'ka dyshim qe i ka t'mire, mirepo Jugoslavia ka prodhue filma edhe ma t'mire: kujtoj Mbledhesin e puplave (anglish i perkthyem si I Even Met Happy Gypsies, origjinal Skupljaci perja), qe e ka nji skene t'mrekullueshme, skenen kur ky cigani i hudhe puplat prej rimokios s'kamionit n'levizje, e simbolikisht e hudhe ardhmenine e fitimin e vet per pune qejfi e bukurie; ose, kujtoj filmin Kush po kendon atje? (anglisht Who's Singing Over There?, origjinal Ko to tamo peva?), me nji mori personazhesh e karakteresh n'rruge per Beograd, ku i pret bombardimi; e t'tjere si kta. Pra, Kusturica nuk m'del as origjinal n'teme e as specifik n'art. M'duket qe ma shume asht pune reklame e ekzotike n'kohen e duhun, n'momentin e duhun, qe bota m'e pa e vleresue me cmime. Ky asht i vetmi arsyetim qe e kam per pytjen qe m'mundon: pse Kusturica u ba kaq i njohun n'bote? Pse jo, psh Goran Paskaljeviqi? Problemi me artin e Kusturices, per mue si njeri i Kosoves, asht simbolika, gjuha e vetme n'Kosove qe s'kane mujte m'u ndalue. Meqe filmat e Kusturices lejojne mundsi t'ndryshme interpretimi, ata ndjellin edhe konflikte n'mes atyne qe i shohin e komentojne, prape, varsisht se qysh po zberthehet simbolika. Per shembull, ndoshta per ju Underground asht film ku tallet komunizmi, por per mue asht film ku shfajsohet komunizmi (kujtoj rastin kur del prej bodrumit ai tipi i mashtruem, e fillon me i luftue luftat e reja n'Ballkan kunder nazifashisteve. Filmi thote se ai ishte komunisti i mirefillte, por naiv, prandaj me njifare mase edhe simpatik, kurse personazhi qe e mbante mshefe me mashtrime, ishte opurtunisti, kontrarevolucionari, rrenacaku, pra, fajtori i vertete per krejt kasaphanet, por edhe ky, prapeseprape, simpatik. E vetmja gja e peshtire n'film asht vet jeta). Njajte edhe me muziken e filmave t'tij, muziken e Brgoviqit, e cila, edhepse muzike qe s'i thirre mendjes e t'ciles syn i reziston trupi, megjithate, po e ndegjova me gjakftoftesi, m'ndjell neveri (a ka simbol ma t'poshter se kallashnjikovi, e megjithate nji prej kangeve ma t'fuqishme t'tij e ka mu ket titull? Paj, edhe vet kosovaret kane kendue e kercye me kanget "O kalle kalle e qitja tymin"...) Sa per vet autorin, paj, per nji njeri t'cilin e ka perzane edhe vendlindja, e t'cilin s'e ka pranue Beogradi, s'muj me ndi tjeter pos keqardhje. S'asht i vetem, ka shoke, asht bashke me ate kastravecin Piter Handke a qysh e pat emnin, e me Bora Qorben, nji roker me potencial t'madh, por qe perfundoi si hata e dehun... Megjithate, filmin e tij kam m'e pa s'shpejti e shpresoj qe m'ndihmon n'zberthimin e simbolikes. Tana t'mirat, Ardiani ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: Plotehttp://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club More new features than ever. Check out the new AOL Mail! _________________________________________________________________ Scarica GRATIS le tue emoticon preferite! http://intrattenimento.it.msn.com/emoticon/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |