| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] ZavetArdiani ardian582 at gmail.comSun Feb 24 21:11:38 EST 2008
Tatjeta DK, ndoshta duhet me kalue nji kohe per me u nda vepra prej autorit e m'u vleresue per merita t'veta. Ky problem s'asht vetem me Kadarene, por, ma merr mendja, me shumicen e artisteve. Shih, po t'mos ishte tane kjo distance kohore e gjakftoftesia qe ajo sjelle, zor qe kisha m'e lexue Dostojevskin si nji germues t'puseve t'mendjes njerzore, por si nji pansllavist. Njajte edhe me Kusturicen, marifetet e t'cilin po e qesin n'hije edhe punen e tij t'vyshme. Sa per filmat e tij, s'ka dyshim qe i ka t'mire, mirepo Jugoslavia ka prodhue filma edhe ma t'mire: kujtoj Mbledhesin e puplave (anglish i perkthyem si I Even Met Happy Gypsies, origjinal Skupljaci perja), qe e ka nji skene t'mrekullueshme, skenen kur ky cigani i hudhe puplat prej rimokios s'kamionit n'levizje, e simbolikisht e hudhe ardhmenine e fitimin e vet per pune qejfi e bukurie; ose, kujtoj filmin Kush po kendon atje? (anglisht Who's Singing Over There?, origjinal Ko to tamo peva?), me nji mori personazhesh e karakteresh n'rruge per Beograd, ku i pret bombardimi; e t'tjere si kta. Pra, Kusturica nuk m'del as origjinal n'teme e as specifik n'art. M'duket qe ma shume asht pune reklame e ekzotike n'kohen e duhun, n'momentin e duhun, qe bota m'e pa e vleresue me cmime. Ky asht i vetmi arsyetim qe e kam per pytjen qe m'mundon: pse Kusturica u ba kaq i njohun n'bote? Pse jo, psh Goran Paskaljeviqi? Problemi me artin e Kusturices, per mue si njeri i Kosoves, asht simbolika, gjuha e vetme n'Kosove qe s'kane mujte m'u ndalue. Meqe filmat e Kusturices lejojne mundsi t'ndryshme interpretimi, ata ndjellin edhe konflikte n'mes atyne qe i shohin e komentojne, prape, varsisht se qysh po zberthehet simbolika. Per shembull, ndoshta per ju Underground asht film ku tallet komunizmi, por per mue asht film ku shfajsohet komunizmi (kujtoj rastin kur del prej bodrumit ai tipi i mashtruem, e fillon me i luftue luftat e reja n'Ballkan kunder nazifashisteve. Filmi thote se ai ishte komunisti i mirefillte, por naiv, prandaj me njifare mase edhe simpatik, kurse personazhi qe e mbante mshefe me mashtrime, ishte opurtunisti, kontrarevolucionari, rrenacaku, pra, fajtori i vertete per krejt kasaphanet, por edhe ky, prapeseprape, simpatik. E vetmja gja e peshtire n'film asht vet jeta). Njajte edhe me muziken e filmave t'tij, muziken e Brgoviqit, e cila, edhepse muzike qe s'i thirre mendjes e t'ciles syn i reziston trupi, megjithate, po e ndegjova me gjakftoftesi, m'ndjell neveri (a ka simbol ma t'poshter se kallashnjikovi, e megjithate nji prej kangeve ma t'fuqishme t'tij e ka mu ket titull? Paj, edhe vet kosovaret kane kendue e kercye me kanget "O kalle kalle e qitja tymin"...) Sa per vet autorin, paj, per nji njeri t'cilin e ka perzane edhe vendlindja, e t'cilin s'e ka pranue Beogradi, s'muj me ndi tjeter pos keqardhje. S'asht i vetem, ka shoke, asht bashke me ate kastravecin Piter Handke a qysh e pat emnin, e me Bora Qorben, nji roker me potencial t'madh, por qe perfundoi si hata e dehun... Megjithate, filmin e tij kam m'e pa s'shpejti e shpresoj qe m'ndihmon n'zberthimin e simbolikes. Tana t'mirat, Ardiani
More information about the Alb-Club mailing list |