Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Zavet

D. K. kokonozi at gmail.com
Fri Feb 22 02:09:50 EST 2008


Ne respekt te pasionit te mjeshter Ardianit per kinemane, isha gati te
shkruaja dy rreshta per filmin me te fundit te  Kusturices, *Promise me this
* (Zavet), por duke lexuar gazetat e mbremjes, ato qe jepen falas ne
stacionet e metrose, verejta se ne mitingun antipavarsi te Beogradit ishte
rregjistruar edhe prania e Emir Kusturices.



Me tej gazeta thoshte se ai kishte folur shume ashper kunder pavarsise se
Kosoves, duke e quajtur kete akt nje gabim te komunitetit nderkombetar e
vecanerisht te Amerikes.



               Qe nuk eshte ne nje mendje me pjesen tjeter te opinionit
boteror, ketu nuk ka asnje per tu habitur, por kur behet fjale per te
njejtin Kusturice qe nuk tha asnje fjale me mbeshtetje te popullit te
Kosoves, kur ai u masakrua nga serbet, atehere duket se ka nje problem.
Bile, me kujtohet se u u trajtua ne menyre qesharake nga shtypi perendimor
kur edhe shpreh kunder bombardimeve te Serbise me pranvere 99.



               E vertetea eshte  se kam patur shume simpati per kete artist
vecanerisht per dy filma te tij, *Babai udheton per ceshtje pune* dhe *
Underground*.



Ne fakt ne ate kohe jetoja nje periudhe kur isha i bindur se cdo veper arti
qe parodizon e tall komunizmin, me nje fjale cdo gje antikomuniste eshte
detyrimisht edhe e bukur, sublime bile edhe ato poezite e atij Bedriut ne
Tirane qe ia kam harruar mbiemrin, pa llogaritur ato te Pano Tacit, qe me
dukej si vete Dantja, pershkruante ato qe kishte pare atje ku kishte qene.



Ketu nuk po permend ate romanin e  Astritit Karadakut, qe ka punuar te
gazeta Bshkimi. Atij i kam lexuar deri ne fund nje roman per rinine e Enver
Hoxhes, ku tregon se si ky i fundit i vriste vajzat e lagjes pasi i
perdhunonte. Ndjeja xhelozi qe nuk e kisha shkruar une! Megjithese me duket
se kete roman nuk e ka bere ky Astriti, por i vellai tij qe edhe ai ishte
gazetar te Ylli. Nejse.



               Tani jam duke e ripare kete ceshtje dhe bashke me te do te
rishoh edhe ato dy filmat ne fjale. Jam teper optimist se do te gjej gabime
te llahtarshme, ne mos ideologjike, se kur marr inat ndokend, une behem edhe
komunist fanatik.



Sa per filmin e Kusturices, qe sapo doli, ai flet per Canen, gjyshin e tij
dhe lopen Cvetka. Diku para se te vdese, apo meqe e ndjen vdekjen, gjyshi e
nist Canen ne qytet ku ai duhet te shese lopen e te bleje ca gjera e bashke
me to edhe nje nuse.



Nuk mungojne edhe skena zoofilie, mjaft te sikleteshme per tu pare.



Filmi u prit ftohte dhe eshte e sigurte se ai nuk do te kete Palmen e Arte,
sikunder ato dy te paret.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list