Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Duhet kohe por do behet

Vasil Qesari rrogozhina at hotmail.com
Thu Feb 21 17:53:16 EST 2008


Drenusha ka te drejte ! Eshte teper veshtire te ndertosh relacione "miqesie",me ata qe te kane dhunuar, shtypur e fyer per dhjetra e dhjetra vjet. Me ata qe te pakten, nuk te kane thene as "pardon" per krimet qe kane kryer. Manifestimi ultra-histerik i mijera serbeve, sot ne Beograd, venia ne dispozicion te provinces se qindra autobuzeve e trenave gratis per te marre pjese ne ate miting, mbyllja e shkollave per te ushqyar me "gjak te ri" urrejtjen, tregon edhe nje here se serbet si popull, ne vend qe te bejne nje "katharisis" te vetvetes, po zhyten gjithmone e me teper ne krahet e nacionalizmit dhe violences se epokes se Milosheviçit. Sigurisht, me kete, ata i bejne keq vetes. Keshtu, Serbia gjithmone e me teper do te izolohet nga bota dhe pasojat per popullin e saj, do te jene teper te renda. Ne kete situate te rende, mendoj se kosovaret, populli i Kosoves dhe drejtuesit e tij, duhet te ruajne gjakftohtesine dhe t'u shmangen provokacioneve, te cilat nuk do te mungojne. Nderkohe, me beri pershtypje sonte, teksa po shihja lajmet ne France 2 qe reportazhi kushtuar trazirave ne Beograd, nuk zgjati veç nje minute. Nje shenje nenevleresimi ndaj asaj ç'ka po ndodh aty? Nuk me mbushet mendja, per arsye se po te ishte djegur ndonje kishe serbe ne Kosove, them se do te kishte te "derguar te posaçem" e komentet e sterzgjatura nuk do te mungonin aspak ...Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus


From: drenush at hotmail.comTo: Dritan68 at aol.comDate: Thu, 21 Feb 2008 12:33:11 +0100CC: alb-club at alb-net.comSubject: [AlbClub] Duhet kohe por do behet



 
Serbet e Kosoves kane jetuar gjithmone ketu me ne. Na  njohin dhe i njohim mire. Bile njihemi me mire me ta se me ju. Eshte keq, por e vertete.
Per fat te keq, shume pak prej tyre e kane ngritur zerin ne mbrojtje tone gjate luftes dhe masakrave, madje ka shume raste, sidomos ne Gjakove, kur fqinjet serbe i kane tradhetuar ata shqiptare dhe kane ndihmuar ne ekzekutimin e tyre. Kjo eshte shume e veshtire per tu riparuar. Duhet kohe.Ka edhe raste tjera, kur serbi nuk ka pranuar te bleje buke gjate luftes, po qe se nuk i eshte dhene edhe shqiptarit. 
   Sidoqofte, ai fakt se u bene Nje me politiken e Beogradit, atyre iu doli shume keq. Po ajo ikje e shqiptareve tre muaj me pare ( 99) jashte dyerve te Kosoves, tani po ndodhte me ta dhe po zgjat akoma. Serbet e Kosoves, ata qe mbeten dhe ata qe u kthyen,  tani jetojne pothuajse ne geto , ne disa vendbanime te caktuara. Jane shume te frustruar por edhe te pergedhelur, iu lejohet shumecka qe per shqiptaret nuk ben. Psh nuk paguajne rryme, nuk i regjistrojne veturat me tabelat KS, iu lejohet te marrin dy rroga nje kendej e nje nga Serbia, kane formuar shkolla e institucione paralele, bllokojne rruget magjistrale sa here iu do qejfi, nuk dalin ne zgjedhje, nuk dojne asgje kosovare, etj etj. 
  Ne shqiptaret, vertete , per te miren tone , duhet t'iu tregojme se ata jane qytetare te Kosoves dhe se do jetojne njesoj sikur ne. Jo me te pergedhelur, jo te llastuar, por njesoj. Por edhe ata duhet ta kuptojne se nuk ka me kthim prapa, se ky shtet eshte Kosova jo Serbia, se ky vend megjithate, do t'iu ofroje dicka konkrete e jo genjeshtra pompoze  te politikaneve serbe, qe fitojne vota duke u thirrur ne emer te tyre. Vet ata politikane, eshte dashur ti orientojne kah pajtimi, kah pranimi i realitetit te ri dhe marredhenieve te mira me shqiptaret. Frikohem se me shpalljen e pavaresise dhe sapo te ulet pluhuri, Beogradi krejt lehte do tua ktheje shpinen serbeve kendej. Ata edhe gjate jeteses se tyre disa vjecare andej pas 99 -tes, jane quajtur "shiptari". Jane nencmuar si te dores se dyte . Do tu duhet te bejne nje zgjedhje te duhur, nese deshirojne te ndihen qytetare te denje. Ne, me gjithe te hequrat po ua ofrojme nje jete te mire. Nuk eshte lehte per nje nene qe ka humbur burrin dhe kater femijet ti thote "dobardan komshija!" aq lehte serbit. Biles mendoj qe jemi shume te forte.
  Mitrovica ( veriore) duket ashtu si duket, meqe eshte e okupuar nga serbet, jo shqiptaret. Une nuk mendoj se eshte e rastesishme, me clirimin e kosoves ka mund te behet edhe clirimi i plote i Mitrovices. Dicka nuk shkon. Madje edhe Kfori francez qe llogaritej simpatizant i serbeve u vendos aty.Por cfaredo qe te kete qene ceshtja, Trepca , shkritorja apo dicka tjeter,  Mitrovica eshte komplete ne harten qe eshte vene ne flamur.Nuk mjafton vetem riparimi i marredhenieve tona per zgjedhjen e ceshtjes se Mitrovices, aty duhet nje plan, nje parapergatitje, nje projekt, nje strategji per te vepruar, kushedi ndoshta edhe nje bashkepunim me Beogradin. 
 Serbet ne Serbi dhe ne pjesen veriore te Mitrovices, duhet ta harrojne kete menyre arrogante dhe po te kishin qene te mencur, do ta kishin kapur kete moment politik per te qene se paku, njehere fitues. Ata krejt lehte mund ta kushtezojne futjen e tyre ne BE me zgjedhjen e ceshtjes se Mitrovices dhe me njohjen e Kosoves. Keshtu mendojne edhe liberalet e Serbise ( partia liberale pra) por nuk kane fuqi.
Ne fakt askush nuk ka perfituar me pavaresine e Kosoves ( pervec nesh) me shume se Serbia. Kosova i ka kushtuar shume politikisht, ekonomikisht dhe gjografikisht se fundmi. Ata duhet te tregojne se jane te gatshem per fillime demokratike dhe ta kuptojne njehere e mire, se armiku me i madh i tyre nuk eshte tere bota, eshte vet Serbia. Jo populli, por politika e cmendur primitive e mbushur me simbolika mesjetare, cinizmi , deshira per luftera e tjera si keto.  Po ta shihni me mire, Serbia eshte nen Serbi. Paramendojeni budallakine e rradhes : sot qeveria serbe ka urdheruar edhe nxenesit e shkollave fillore te Beogradit per te dalur ne rruge kunder Kosoves, te shkojne ne miting. Thyerja e xhamave konsiderohet demokraci nga ministri perkates. Madje edhe vet sindikata e Serbise kishte kapur koken me duar. 
  Ate dite kur u shpall pavaresia , ne deklarate thuhej se Kosova eshte e interesuar te kete marredhenie te mira me fqinjet e vecante me Serbine, me te cilen lidhet historikisht, ekonomikisht e me gjeografi. Iu ofrua dora e pajtimit. Nese kete e ben nje vend i vogel me mijera te vrare, a nuk mendoni se duhet ta pranoje tjetri qe politiken e vet e ka bazuar vetem ne luftera? 
  Njohja e Kosoves nga ana e Serbise ka me shume rendesi per Serbine se per vet Kosoven. Keshtu do ti beje mire se pari vehtes, pastaj edhe do ti leje rehat edhe vendet ne rajon. Ndoshta edhe mund te vendosin te quhen serish Pashalleku i beogradit. Ja, edhe kjo ishte cinizem, por akoma eshte me e forte se une. 
    
 
 
 
 
 To: alb-club at alb-net.com 

Sent: Wednesday, February 20, 2008 11:40 PM
Subject: Re: [AlbClub] Lehte e keni ju t'Shqipnise...
                  *** AlbClub Discussion List ***





In a message dated 2/20/2008 11:43:17 A.M. Central Standard Time, drenush at hotmail.com writes:
Pas delirit, shperthimit te emocioneve dhe euforise se diteve te kaluara kur u beme shtet, e pata edhe une kete ndjenje pafuqie pastaj. U bera maniako- depresive. Tash jam ne kete pjesen e dyte te diagnozes.  Jo se nuk kemi per cka e per  kend te punojme tani ,perkundrazi, por nuk e dij a dijme se si. Jemi entuziaste per fillime te reja , por po ndjehemi te papergatitur, cuditshem, sikur me nje udhekryq me shume drejtime , ne mes te shkretetires. Nuk kemi ide veprimi.

Zakonisht  shtetet  e reja pasi heqin qafe te huajin zhyten ne lkaos te brendshm.Ne rastin tuaj eshte ndryshe ju keni NATON te ruaje stabilitetin.Bota besoj do te ndihmoje me keshilla dhe investime.Vetem ne nje gje bota nuk ju ndihmon dot.Riparimi i maredhenieve me serbet e Kosoves.Ajo duhet te vije nga populli vete.Une nuk kam jetuar ndonjehere atje .Nuk e di se sa e thelle eshte armiqesia midis njerezeve te thjeshte nga te dy anet por di qe pamja e Mitrovices si Rripi i Gazes nuke eshte mire per Kosoven.


Delicious ideas to please the pickiest eaters. Watch the video on AOL Living.



______________________________________________________________If you wish to unsubscribe, send a blank message to:alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
_________________________________________________________________
Scarica GRATIS le tue emoticon preferite!
http://intrattenimento.it.msn.com/emoticon/
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list