Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Fw: Duhet tee dekomunistizohemi, pa ta kemi Kosoveen 100% tee pavarur. Re: Deklarata e Varesise

Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.com
Tue Feb 19 10:42:19 EST 2008


Harrova attachment!  E keni bashkeengjitur.
Bashkimi


----- Original Message ----- 
From: Bashkim Kopliku--->Gmail Home 
To: shkelzen gashi ; Alb Club 
Sent: Tuesday, February 19, 2008 4:09 PM
Subject: Duhet tee dekomunistizohemi, pa ta kemi Kosoveen 100% tee pavarur. Re: [AlbClub] Deklarata e Varesise


I nderuari z. Gashi,

Edhe një herë, ta gëzojmë të gjithë pavarësinë e Kosovës.

Po kaloj në çështje teknike.  

Bashkëngjitur keni tekstin e Deklaratës, ku kam nënvizuar gjithë meraket tuaja.

Merakoseni se mungojnë sa vijon në pikat 1 dhe 2 në vijim, gjë që nuk qëndron:

1-Fjalët "pavarur", "pavarësi" etj., i keni të përmendura 4 herë., duke filluar me titullin;

2-"Lufta çlirimtare", e keni të përmendur në pikën 7; natyrisht nuk duhet të fyeshin të mundurit, serbët, sepse një pjesë e tyre janë subjekte të shtetit që krijohet me këtë deklarate.

 

Merakoseni kur shkruani: "[Deklarata] parasheh lënien e saj [Kosovës] në mënyrë fort të sofistikuar nën sovranitetin e Serbisë."  

Ju jeni patriot, dhe i doni gjërat të përfunduara krejtësisht që sot.  Ju respektoj për këtë.

Edhe unë jam patriot, por mbase pak më gjakftohtë se ju.  Prandaj arsyetoj si vijon:

Ne shqiptareve nuk na e kanë dhënë të drejtën që të jemi "100% të pavarur", ata që na çliruan, perëndimorët.  Ata kërkojnë që ne të japim prova që do të ecim në rrugën e lirisë dhe demokracisë, që vetëm pastaj të na lenë të jemi krejt sovranë, si gjithë të tjerët.

Z. Gashi, kemi qenë shumë enveristë (me Enverin, Titon, Stalinin, Maon etj.), për shumë kohë, edhe pas vitit 1991, prandaj dhe nuk para kanë aq shumë besim tek ne, bota perëndimore.  Le t'u tregojmë perëndimorëve, se kemi ndryshuar, se nuk do ta bëjmë më atë, që shumë nga ne "të kalojmë nga shtëpia e Enver Hoxhës, e të vejës së tij, Nexhmijes", siç e paskemi bërë edhe "tani", në 1999-n, para se të shkonim për të luftuar në Kosovë (kështu deklaroi publikisht vetë ajo, e veja e Envrit, dhe nuk dëgjuam njeri ta përgënjeshtrojë!).  E kjo pabesi bëhej nga shumë nga ne shqiptarët, kur djemtë e Amerikës dhe Perëndimit, po rrezikonin jetën e tyre, për ta çliruar Kosovën nga serbi.  Nuk shkojnë bashkë, z. Gashi, Enverizmi me Perëndimin, prandaj dhe mirë na e kanë bërë që na venë në provë!

Le të mbledhim mendjen e t'i vëmë shpatullat dhe mendjen, si në Kosovë, por edhe në Shqipëri, kalimit në Liri dhe Demokraci që nuk takon kurrkund me enverizmin e komunizmin.

Nderime.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <bkopliku at gmail.com>
optional: <bkopliku at infinito.it>

Please, send important e-mails 
on both addresses.

  ----- Original Message ----- 
  From: shkelzen gashi 
  To: Alb Club 
  Sent: Tuesday, February 19, 2008 9:59 AM
  Subject: [AlbClub] Deklarata e Varesise


                    *** AlbClub Discussion List ***



  Tjetrazi
  Deklarata e Varësisë

  Shkëlzen Gashi

  Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës votoi që "Kosova
  do të jetë shtet i pavarur dhe demokratik". Pra, jo që
  Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Të paktën
  kështu thotë Deklarata, të cilën Kryeministri i
  Kosovës, Hashim Thaçi, e lexoi para deputetëve të
  Kuvendit të Kosovës, të transmetuar nga televizioni
  publik RTK. Kështu thuhet edhe në Deklaratën për
  Pavarësinë e Kosovës, të botuar në gazetën Koha Ditore
  (Koha Ditore, 18 shkurt 2008, faqe 3). Mirëpo, kështu
  nuk thotë teksti i Deklaratës për Pavarësinë e
  Kosovës, të botuar në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës.


  Në vijim të kësaj, është me rëndësi që të përmendet
  fakti se pasi që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,
  përfundoi së lexuari Deklaratën për Pavarësinë e
  Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup
  Krasniqi, tha se Kosova tash është shtet i pavarur dhe
  sovran, por një gjë të tillë nuk e tha Kryeministri i
  Kosovës, i cili e lexoi tekstin e Deklaratës për
  Pavarësinë e Kosovës. Si rrjedhojë, nuk është e
  rëndësishme se çfarë ka thënë Jakup Krasniqi, por
  çfarë ka lexuar Hashim Thaçi dhe çfarë kanë nënshkruar
  deputetët e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, mbase do të
  ishte mirë që të bëhet publik teksti i deklaratës
  origjinale të nënshkruar nga deputetët e Kuvendit të
  Kosovës. Në të vërtetë, edhe sikur Deklarata për
  Pavarësinë e Kosovës të thotë se e shpallë Kosovën
  shtet sovran dhe të pavarur, prapëseprapë nuk ndryshon
  asgjë, po qe se më poshtë merret për bazë Propozimi i
  Martti Ahtisaarit dhe Rezoluta 1244.
   
  Sidoqoftë, po qe se lexohet me vëmendje Deklarata për
  Pavarësinë e Kosovës, atëherë, janë një varg arsyesh
  që e bëjnë evident faktin se teksti i kësaj deklarate
  është shkruar nga përfaqësues të bashkësisë
  ndërkombëtare. Në këtë deklaratë, përmenden "vitet e
  konfliktit dhe dhunës në Kosovë", por nuk përmendet
  askund lufta çlirimtare. Tutje, në këtë deklaratë
  thuhet se kjo shpallje është në pajtueshmëri të plotë
  me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e
  Statusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguari Special
  i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Por, në këtë
  propozim nuk thuhet askund se Kosova do të jetë shtet
  sovran dhe i pavarur në përputhje me vullnetin e
  popullit të saj. Për më shumë, ky propozim as që i hap
  Kosovës rrugën për pavarësi, por parasheh lënien e saj
  në mënyrë fort të sofistikuar nën sovranitetin e
  Serbisë. 

  Deklarata për Pavarësinë e Kosovës mirëpret
  mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare,
  por "nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara
  në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 për të zbatuar
  përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 dhe
  Planit të Martti Ahtisaarit". Ç'është e vërteta,
  Kosova ka nevojë për prani ushtarake dhe civile
  ndërkombëtare në Kosovë, të atillë çfarë është në
  Shqipëri, Maqedoni e rajon, por duhet të ndryshojë ana
  formale-juridike e saj, që do të thotë duhet të
  kundërshtohet Prania Civile Ndërkombëtare në bazë të
  Rezolutës 1244 dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare në
  bazë të Marrëveshjes së Kumanovës. Pra, duhet të ketë
  nënshkrim të marrëveshjes ndërkombëtare në mes të
  Kosovës dhe trupave të huaja, marrëveshje e cila do
  t'i përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e palëve,
  Kosovës dhe NATO-s, e që ndërkombëtarisht quhet "SOFA"
  ("Status of Forces Agreement").

  Mbi të gjitha, Deklarata për Pavarësinë e Kosovës
  afirmon në mënyrë të qartë se Kosova në të gjitha këto
  çështje, do të veprojë në pajtueshmëri në parimet e së
  drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të
  Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën
  1244 (1999). Sikundër dihet, Rezoluta 1244 e garanton
  sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së, e
  cila nuk ekziston më, por ekziston Serbia. E, neni 60
  i Kartës për krijimin e Unionit Serbi-Mali i Zi thotë
  se në rast të shpërbërjes së këtij unioni, Serbia do
  të jetë trashëgimtare e Rezolutës 1244 dhe të gjitha
  dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën.
  Pra, Rezoluta 1244, siç e tha, edhe Sekretari i
  Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, pas
  shpalljes së Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës,
  është edhe më tutje kornizë juridike për Kosovën. 

  Në fund të Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës, thuhet
  se të gjitha "shtetet kanë të drejtën të mbështeten në
  këtë deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë
  përkrahjen dhe mbështetjen e tyre". Kjo do të thotë se
  Kosova kërkon nga shtetet sovrane dhe të pavarura ta
  mbështesin këtë deklaratë, e cila deklaratë e merr për
  bazë jo vetëm Propozimin Gjithëpërfshirës për
  Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga i
  Dërguarit Special i Kombeve të Bashkuara, Martti
  Ahtisaari, por edhe Rezolutën 1244. Kjo do të thotë se
  shumë shtete do ta njohin, siç tha Ministri i Punëve
  të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier,
  Kosovën demokratike e shumetnike të bazuar në sundimin
  e ligjit. Por, edhe nëse Kosova njihet si shtet sovran
  dhe i pavarur, prapëseprapë nuk ndryshon asgjë, po qe
  se më poshtë kërkohet të zbatohet Propozimi i Martti
  Ahtisaarit, i cili e ndanë Kosovën në baza etnike e
  fetare dhe kërkon instalimin e misionit të BE-së për
  ta sunduar Kosovën dhe kërkohet zbatimi i Rezolutës
  1244. 

  Krejt për fund, duhet thënë edhe një herë se shteti
  nuk krijohet me shpallje e njohje, por, sikundër e
  thotë Robert Baditner në mendimet e tij për
  shpërbërjen e Jugosllavisë, krijimi apo moskrijimi i
  një shteti është çështje e faktit në terren. Për
  ilustrim, Palestina njihet si shtet nga më shumë se
  114 shtete dhe, veç kësaj, më 15 dhjetor 1988,
  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka
  miratuar rezolutën 43/177, e cila e njeh shtetin e ri
  të Palestinës (për më tepër shih: "The Creation of the
  State of Palestine" by Francis A. Boyle, European
  Journal of International Law), por, dihet shumë mirë
  se sa është shtet Palestina. 



        ____________________________________________________________________________________
  Be a better friend, newshound, and 
  know-it-all with Yahoo! Mobile.  Try it now.  http://mobile.yahoo.com/;_ylt=Ahu06i62sR8HDtDypao8Wcj9tAcJ 

  ______________________________________________________________
  If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

  __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2885 (20080219) __________

  The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

  http://www.eset.com




__________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2885 (20080219) __________

The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

http://www.eset.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: DEKLARATAe PAVARESISE_Kosov?_2008_02_17.doc
Type: application/msword
Size: 32256 bytes
Desc: not available
URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/alb-club/attachments/20080219/71edb2c2/attachment-0001.doc>


More information about the Alb-Club mailing list