| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Duhet tee dekomunistizohemi, pa ta kemi Kosoveen 100% tee pavarur. Re: Deklarata e VaresiseBashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.comTue Feb 19 10:09:11 EST 2008
I nderuari z. Gashi, Edhe një herë, ta gëzojmë të gjithë pavarësinë e Kosovës. Po kaloj në çështje teknike. Bashkëngjitur keni tekstin e Deklaratës, ku kam nënvizuar gjithë meraket tuaja. Merakoseni se mungojnë sa vijon në pikat 1 dhe 2 në vijim, gjë që nuk qëndron: 1-Fjalët "pavarur", "pavarësi" etj., i keni të përmendura 4 herë., duke filluar me titullin; 2-"Lufta çlirimtare", e keni të përmendur në pikën 7; natyrisht nuk duhet të fyeshin të mundurit, serbët, sepse një pjesë e tyre janë subjekte të shtetit që krijohet me këtë deklarate. Merakoseni kur shkruani: "[Deklarata] parasheh lënien e saj [Kosovës] në mënyrë fort të sofistikuar nën sovranitetin e Serbisë." Ju jeni patriot, dhe i doni gjërat të përfunduara krejtësisht që sot. Ju respektoj për këtë. Edhe unë jam patriot, por mbase pak më gjakftohtë se ju. Prandaj arsyetoj si vijon: Ne shqiptareve nuk na e kanë dhënë të drejtën që të jemi "100% të pavarur", ata që na çliruan, perëndimorët. Ata kërkojnë që ne të japim prova që do të ecim në rrugën e lirisë dhe demokracisë, që vetëm pastaj të na lenë të jemi krejt sovranë, si gjithë të tjerët. Z. Gashi, kemi qenë shumë enveristë (me Enverin, Titon, Stalinin, Maon etj.), për shumë kohë, edhe pas vitit 1991, prandaj dhe nuk para kanë aq shumë besim tek ne, bota perëndimore. Le t'u tregojmë perëndimorëve, se kemi ndryshuar, se nuk do ta bëjmë më atë, që shumë nga ne "të kalojmë nga shtëpia e Enver Hoxhës, e të vejës së tij, Nexhmijes", siç e paskemi bërë edhe "tani", në 1999-n, para se të shkonim për të luftuar në Kosovë (kështu deklaroi publikisht vetë ajo, e veja e Envrit, dhe nuk dëgjuam njeri ta përgënjeshtrojë!). E kjo pabesi bëhej nga shumë nga ne shqiptarët, kur djemtë e Amerikës dhe Perëndimit, po rrezikonin jetën e tyre, për ta çliruar Kosovën nga serbi. Nuk shkojnë bashkë, z. Gashi, Enverizmi me Perëndimin, prandaj dhe mirë na e kanë bërë që na venë në provë! Le të mbledhim mendjen e t'i vëmë shpatullat dhe mendjen, si në Kosovë, por edhe në Shqipëri, kalimit në Liri dhe Demokraci që nuk takon kurrkund me enverizmin e komunizmin. Nderime. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <bkopliku at gmail.com> optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: shkelzen gashi To: Alb Club Sent: Tuesday, February 19, 2008 9:59 AM Subject: [AlbClub] Deklarata e Varesise *** AlbClub Discussion List *** Tjetrazi Deklarata e Varësisë Shkëlzen Gashi Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës votoi që "Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe demokratik". Pra, jo që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Të paktën kështu thotë Deklarata, të cilën Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e lexoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të transmetuar nga televizioni publik RTK. Kështu thuhet edhe në Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës, të botuar në gazetën Koha Ditore (Koha Ditore, 18 shkurt 2008, faqe 3). Mirëpo, kështu nuk thotë teksti i Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës, të botuar në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës. Në vijim të kësaj, është me rëndësi që të përmendet fakti se pasi që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përfundoi së lexuari Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Kosova tash është shtet i pavarur dhe sovran, por një gjë të tillë nuk e tha Kryeministri i Kosovës, i cili e lexoi tekstin e Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës. Si rrjedhojë, nuk është e rëndësishme se çfarë ka thënë Jakup Krasniqi, por çfarë ka lexuar Hashim Thaçi dhe çfarë kanë nënshkruar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, mbase do të ishte mirë që të bëhet publik teksti i deklaratës origjinale të nënshkruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në të vërtetë, edhe sikur Deklarata për Pavarësinë e Kosovës të thotë se e shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, prapëseprapë nuk ndryshon asgjë, po qe se më poshtë merret për bazë Propozimi i Martti Ahtisaarit dhe Rezoluta 1244. Sidoqoftë, po qe se lexohet me vëmendje Deklarata për Pavarësinë e Kosovës, atëherë, janë një varg arsyesh që e bëjnë evident faktin se teksti i kësaj deklarate është shkruar nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë deklaratë, përmenden "vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë", por nuk përmendet askund lufta çlirimtare. Tutje, në këtë deklaratë thuhet se kjo shpallje është në pajtueshmëri të plotë me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Por, në këtë propozim nuk thuhet askund se Kosova do të jetë shtet sovran dhe i pavarur në përputhje me vullnetin e popullit të saj. Për më shumë, ky propozim as që i hap Kosovës rrugën për pavarësi, por parasheh lënien e saj në mënyrë fort të sofistikuar nën sovranitetin e Serbisë. Deklarata për Pavarësinë e Kosovës mirëpret mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare, por "nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 për të zbatuar përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 dhe Planit të Martti Ahtisaarit". Ç'është e vërteta, Kosova ka nevojë për prani ushtarake dhe civile ndërkombëtare në Kosovë, të atillë çfarë është në Shqipëri, Maqedoni e rajon, por duhet të ndryshojë ana formale-juridike e saj, që do të thotë duhet të kundërshtohet Prania Civile Ndërkombëtare në bazë të Rezolutës 1244 dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës. Pra, duhet të ketë nënshkrim të marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe trupave të huaja, marrëveshje e cila do t'i përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e palëve, Kosovës dhe NATO-s, e që ndërkombëtarisht quhet "SOFA" ("Status of Forces Agreement"). Mbi të gjitha, Deklarata për Pavarësinë e Kosovës afirmon në mënyrë të qartë se Kosova në të gjitha këto çështje, do të veprojë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Sikundër dihet, Rezoluta 1244 e garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së, e cila nuk ekziston më, por ekziston Serbia. E, neni 60 i Kartës për krijimin e Unionit Serbi-Mali i Zi thotë se në rast të shpërbërjes së këtij unioni, Serbia do të jetë trashëgimtare e Rezolutës 1244 dhe të gjitha dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën. Pra, Rezoluta 1244, siç e tha, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, pas shpalljes së Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës, është edhe më tutje kornizë juridike për Kosovën. Në fund të Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës, thuhet se të gjitha "shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre". Kjo do të thotë se Kosova kërkon nga shtetet sovrane dhe të pavarura ta mbështesin këtë deklaratë, e cila deklaratë e merr për bazë jo vetëm Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguarit Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, por edhe Rezolutën 1244. Kjo do të thotë se shumë shtete do ta njohin, siç tha Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Kosovën demokratike e shumetnike të bazuar në sundimin e ligjit. Por, edhe nëse Kosova njihet si shtet sovran dhe i pavarur, prapëseprapë nuk ndryshon asgjë, po qe se më poshtë kërkohet të zbatohet Propozimi i Martti Ahtisaarit, i cili e ndanë Kosovën në baza etnike e fetare dhe kërkon instalimin e misionit të BE-së për ta sunduar Kosovën dhe kërkohet zbatimi i Rezolutës 1244. Krejt për fund, duhet thënë edhe një herë se shteti nuk krijohet me shpallje e njohje, por, sikundër e thotë Robert Baditner në mendimet e tij për shpërbërjen e Jugosllavisë, krijimi apo moskrijimi i një shteti është çështje e faktit në terren. Për ilustrim, Palestina njihet si shtet nga më shumë se 114 shtete dhe, veç kësaj, më 15 dhjetor 1988, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën 43/177, e cila e njeh shtetin e ri të Palestinës (për më tepër shih: "The Creation of the State of Palestine" by Francis A. Boyle, European Journal of International Law), por, dihet shumë mirë se sa është shtet Palestina. ____________________________________________________________________________________ Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. http://mobile.yahoo.com/;_ylt=Ahu06i62sR8HDtDypao8Wcj9tAcJ ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2885 (20080219) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |