Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Dite e bekuar

Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.com
Mon Feb 18 08:09:19 EST 2008


Inderuari z. Çun Tirone,

Ju shkruani:

"Sic kujtonte Majko sot, ne mes te luftes civile te pashpallur, ishte Kosova qe bashkoi politiken shqiptare."

E dëgjova edhe unë.  Nuk është e vërtetë ajo që tha Majko.  Nuk ka pasur luftë civile, nuk ka pasur bashkim të politikës shqiptare "për Kosovën".  E gjitha është një mashtrim, një falsifikim i historisë.

Faktet janë si vijon:

Në 1997, politika shqiptare dogji Shqipërinë për kolltukët e vet.  Përgjegjësinë kryesore e pati Sali Berisha, por me përgjegjësi ishin edhe Majko me shokë, që i hodhën benzinë zjarrit.

Në 1998, Berisha provoj të vijë në pushtet me dhunë, me puç me armë.  Nano, Majko etj., u tmerruan dhe ia mbathën.

Në 1998, duhej të dilnin para drejtësisë, edhe Berisha, edhe Majko edhe të gjithë fajtoret, për 97-tën dhe për 98-tën, por ranë dakord që të mos prekin njëri tjetrin, sepse do të humbnin të dy palët, ani se do të fitonte Shqipëria.  Përgjegjësinë kryesore për mos nxjerrjen para drejtësisë së të dyshuarve, e ka PS, sepse ajo ishte në fuqi.

Në 1999, Amerika (dhe edhe NATO) shpëtoi Kosovën nga krimineli Millosheviç etj.  Natyrisht që do ta përkrahnin këtë luftë të drejtë edhe Majko (kryeministër), edhe Berisha opozitë.  Cili politikan shqiptar guxonte të mos e përkrahte, xhanëm-ishte 1999-a, dhe jo 1945-a, kur komunistët kishin pamje tjetër: i shitën Kosovën serbëve.

Sidoqoftë, shkëlqimi i Majkos ishte viti 1999, kur u ndihmuan refugjatët nga Kosova, nga i gjithë populli dhe shteti shqiptar, ku në krye qëlloi të ishte kryeministër ai, Majko.  Reagimi i Majkos ka qenë shumë pozitiv.

Është mirë që historia të thuhet me të gjitha anët e saja, të zeza dhe të bardha.

Përshëndetje.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <bkopliku at gmail.com>
optional: <bkopliku at infinito.it>

Please, send important e-mails 
on both addresses.

  ----- Original Message ----- 
  From: Cun Tirone 
  To: alb-club at alb-net.com 
  Sent: Monday, February 18, 2008 6:01 AM
  Subject: [AlbClub] Dite e bekuar


                    *** AlbClub Discussion List ***




  Teknologjia na beri sot deshmitare te ngjarjes 
  me te madhe te popullit tone ne jeten tone.

  Keshtu pame ne kohe reale se si u firmos, bile
  dhe si u pergatit deklarata e pavaresise.
  Pame e morrem pjese gjithashtu ne festen 
  e madhe shqiptare, pikerisht me flamurin e 
  Skenderbeut. 

  Meqe ra fjala tek Flamuri, ai eshte e do te jete flamuri i 
  vertete i gjithe shqiptareve kudo ku jane. Eshte e 
  vertete qe per arsyet specifike diplomatike, Kosova 
  do kete dhe nje flamur tjeter. Po sa gjera behen 
  per diplomaci; kjo eshte nje sakrifice e vogel 
  fare ne krahasim me zgjedhen qe u hoq mbas 90 vjetesh.

  Nuk diskutohet qe shteti i ri ka shume pune perpara. 
  Por kjo s'ka pse te ule gezimin e sotem. 
  Shqiptaret po rimekemben. Kosova ka filluar me kohe 
  te ndikoje ne Rep. e Shqiperise ne te gjitha fushat. 
  Sic kujtonte Majko sot, ne mes te luftes civile te
  pashpallur, ishte Kosova qe bashkoi politiken shqiptare. 
  Po ashtu Shqiperia ka bere c'kishte ne dore per Kosoven. 
  Ne te ardhmen ky sinergjizem shqiptar ne Ballkan do te 
  rritet, sic do te thellohet emancipimi i shqiptareve vete. 

  Eshte pikerisht ky fuqezim i faktorit shqiptar qe u pervelon
  armiqeve tane te perhershem. Ariut rus nuk i plas per nje territor,
  qe duke perifrazuar nje ish car te tyre, atyre ja zene mijte. 
  Edhe serbi me tru e di qe shqiptari brenda do i hante melcine
  me kalimine kohes. Po marazi eshte se nga endrra me 
  dalje ne Adriatik, perfunduan me dy shtete shqiptare ...
  Jo nje fillim i mire per lodrat ala lufte e re e ftohte, qe ish kaleci 
  i KGB-se po i ben peshqesh rraces se vet.

  Sidoqofte, sot qe nje dite e bekuar, qe patem fatin 
  ta jetonim.

  Çun Tirone





  _________________________________________________________________
  Climb to the top of the charts! Play the word scramble challenge with star power.
  http://club.live.com/star_shuffle.aspx?icid=starshuffle_wlmailtextlink_jan
  ______________________________________________________________
  If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

  __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2881 (20080217) __________

  The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

  http://www.eset.com

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list