| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Kosova republike?D. K. kokonozi at gmail.comMon Feb 18 04:17:18 EST 2008
Duket se ka nje problem gjeopolitik. Gazetat kryesore te Tiranes, sikunder Koha jone dolen me kryeartikuj te formes Kosova Republike. Me sa di une, kerkesa per Kosoven republike ka qene nje faqe e mbyllur e luftes se shqiptarve te Kosove dhe kishte vlere ne nje kohe kur asaj nuk i njihej statusi i republikes, ne kuader te ish Jugosllavise. Kjo vazhdoi dicka edhe ne periudhen me te pare fare pas renies se Murit te Berlinit. Pastaj ne Kosove zbriti Miloshevici qe suprimoi edhe ato pak atribute konstitutive qe kishte Kosova si krahine autonome dhe kjo mbylli nje faqe te rendesishme te historise e bashke me te, futi ne valixhe edhe iluzionet e fundit te atyre qe besonin ne ndonje lloj bashketejese te mundeshme ne kuader te Jugosllavise se mbetur, qofte edhe me nje Kosove republike e me te drejta te medha, sikunder Mali i zi, ne ate kohe etj. Pas kesaj nisi shperberja e pershpejtuar e Jugosllavise dhe koncepti gjeoplitik i Kosoves republike nuk egzistonte me, se nuk kishte si te egzistonte. Natyrisht pati nje periudhe ngjarjesh intensive, qe nuk kishte si te mos karakterizoheshin nga nje refleksion politik mjaft evolutiv dhe i paqendrueshem, qe u stabilizua e mori forme perfundimtare gjate perpjkejeve te Serbise per te shbere te gjithe kosovaret, ne fillim te vitit 1999. Pikerisht aty ku u mendua se u hap varri, aty rilindi Kosova. Ndonse rezoluta 1244 nuk linte ndonje dritare te madhe, perseri qe nga ai cast kerkesat jane shtruar per Kosove te pavarur, te shkeputur krjtesisht nga Serbia, per shtet te Kosoves. Natyrisht flas per politikanet e terrenit, se ideja e Kosoves se pavaruar ka lindur njekohesisht me ate te Shqiperise se pavarur. Por, meqe ra fjala, edhe I. Qemali ne kohen e tij nuk tha Shqiperia Republike, por Shqiperia e mosvarme. Atehehe ku na doli perseri kjo Kosova republike, sot te henen me 18 shkurt 2008? E di qe shume nga ju do te thone se nuk ka gje te keqe, republike do te thote i pavaruar etj. E njoh kete tekst, por nuk duhet harruar se ne rastin e Kosoves ky term ka nje parahistori teper te komplikuar, unikale ne bote e krejt te pamundur te mos merret parasysh. DK -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |