| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] TA GEZOJME PAVARESINEFaruk Myrtaj fmyrtaj at sympatico.caSun Feb 17 16:54:51 EST 2008
Gezuar Pavaresine! Sapo u ktheva nga mitingu i madh qe organizuan shqiptaret e Torontos! Nuk i kam aq qejf mitingjet, por kesaj ardhe ishte nje mrekulli e vertete! Midis mijra shqiptareve, te grumbulluar prane nderteses se parlamentit te Torontos (Ontarios), ishin miq e ndihmues te Çeshtjes se Kosoves, kanadeze te politikes, skuqnin flamujt shqiptare, dhe midis tyre jo pak flamuj amerikane dhe kanadeze! U degjuan fjala e kryeministrit shqiptar te Prishtines, te kryetarit te Parlamentit, direkt nga salla atje. Pershendeten nga shoqatat e ndryshme shqiptare, perfaqesues vendas dhe miq e dashamires te shqiptareve. Ishte rregulluar qe cdo gje te shkonte ne harmoni historike. U brohorit per Kosoven, pavaresine e saj, per kom,bi9n shqiptar dhe maturine e tiju. U brohorit per Te Renet per Kosoven, dhe nuk pati asnje dallim ne respektimin e Adem Jasharit, Ibrahim Rugoves dhe Hashim Thaçit. Bukur shume! Ka nevoje njeriu te gezoje! I sherbefte pavaresia paqes, mireqenies dhe qyteterimit te shqiptareve si pjese e Europes demokratike! Faruk Myrtaj On Sun, 17 Feb 2008 00:39:49 -0500, pirgu i heshtur <nenpirgu at yahoo.gr> wrote: > --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve --- >
More information about the Alb-Club mailing list |