Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Ej, flitet per te djelen...

Faruk Myrtaj fmyrtaj at sympatico.ca
Sat Feb 16 20:29:52 EST 2008


Ke shume te drejte, Dash,

por them se te gjitha do marrin udhe. Perderisa u gjend me ne fund  
drejtesi per shkeputjen, tere te mirat do vijne.
Drenusha dhe ata qe jane aty, i dijne me mire gjerat, madje nje elite e  
atjeshme ka provuar se ka disa veti me te mira se te Tiranes.

Kane qene ne sy te huajit dhe per nje fare kohe do te punoje flladi i te  
qenit te vetes.
Kane qene me te hapur me boten dhe shpresoj te fillojne ta shohin Kosoven  
si pjese te saj.
Dine ta nxjerrin parane dhe ta investojne ate.
Kulturen dhe te interesuarit per te, gjithashtu e kane si perendimi, dhe  
nuk besoj se do ta mbajne veten si ne ne vitin 90: te gjithe intelektuale  
(dhe te gjithe antikomuniste)!

Po te shohim edhe strukturen e shtreses politike, me duket se provon me  
shume larmi, por ndryshueshmeri te qarte.
Ti beje dallime te kthjellta, por atje mbase ka edhe te tjera. E  
rendesishme eshte te mos quhet, naivisht, sukses ikja nga gandizmi i  
Rugoves, dhe po ashtu s'ka pse nenvleresohet faktori luftetar. Madje jo  
vetem te renet. Ishte e destinuar nje qeveri PDK-LDK, per keto dite. me  
tej le te respektojne pluralizmin real. Qosja eshte "shume Qose", por ata  
qe kane jetuar atje ne kohen nen hyqm, kur i heqin atij pamjen e  
zemerakut, dine t'ja cmojne ate qe ai ka bere. Pse jo, situatat rrodhen  
shpejt, ne shume gure, por duhet te kene vendin e tyre edhe Veton-istet.  
Jane aty te gjithe, me pakicat mes tyre.

Dhe, sigurisht duhet bere me shume kujdes nga klasa hileqare politike e  
Tiranes! Pa gex-vecet me Tiranen, prishtina do te dukej me solide. Tha.
E kam merak shume. Edhe me frike se dikush do te kerkoj hapjen e dosjeve  
atje.

Nuk di...Dhe as eshte kohe persiatjesh, mbase.
Eshte sezon urimesh.

respekte,

faruk myrtaj



On Sat, 16 Feb 2008 15:17:27 -0500, D. K. <kokonozi at gmail.com> wrote:

>                   *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>




More information about the Alb-Club mailing list