Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] E diela

Drenusha drenush at hotmail.com
Sat Feb 16 07:05:15 EST 2008


I nderuar z. Kulla

   Kur isha e vogel, shihja here pas here babane tim, si e nxirrte te fshehur nje pelhure te madhe kuq e zi , e perqafonte dhe e fshehte serish . Njehere e pyeta cfare eshte. Me mori perdore dhe ma tregoi se eshte flamuri yne. Ndjeja qysh atehere se ajo cope pelhure eshte dicka e madhe, dicka shume domethenese, dicka te cilen duhet dashur shume. Njekohesisht ndjeja frike, sikur per dicka shume te cmuar, ndoshta dhe nga fakti se e mbanim te fshehur. Madje, edhe ajo dhome me dukej si dicka shume mistike, shume e rendesishme, ndoshta pikerisht nga fakti se e dija qe, aty ne fund te dollapit, gjendej flamuri yne.
    Kjo cope e jetes sime mu ka kujtuar ne qershor te 99 kur i kam pare per here te pare flamujt tane te vallezojne lirshem . Ka qene ajo ndjenja e hershme e femijerise qe me pat shperthyer fuqishem dhe, sado qe dikuj mund ti tingelloje folklorike, ishte vertete ndjenja me e cmuar ne jete, ajo e lirise.
  
  Tani, para ca ditesh pyetesha ne ndihen kesisoj kosovaret keto dite. Meqe kaluan me shume se 25 vite demostrata, protesta, vrasje, maltretime, burgosje, mepas nje lufte e tmerrshme dhe mijera viktima. Kesisoj kane kaluar edhe shume familjare te mij. Pikerisht per kete dite. Dhe sdi pse, me dukej se nuk e kemi entuziazmin e duhur, ndoshta nga fakti se shqiptari i sotem duhet te mendoje se pari per buken e gojes, problemet e medha me rrymen, papunesia, kjo-ajo dhe ndonjehere eshte edhe e paspjegueshme te jesh patriot i uritur. Ndoshta u mesuam te jemi apatride dhe tani sikur na duket e pabesueshme ti takojme vet vendit tone.
Shume njerez i kaploi edhe  frika nga embargoja ekonomike, me te cilen po kercenohet Serbia ,dhe keto dite, te shihte syri njerez te frikesuar qe blinin mallera te ndryshme , per te pasur rezerva ne shtepi.Me dukej thuase po frikohen nga shkeputja, nga vet pavaresia. Kur me zinte shpirtngushtesia, e spjegoja edhe me dashurine e pengut ndaj pengmarresit.
  por, sot, fatmiresisht ndjeva nje atmosfere krejt tjeter. Njerezit jane vertete  te lumtur. Atmosfera ne qytet ishte me teper se festive. Mu kujtua serish ajo ndjenja ime ne qershor 99.Nuk ka mundesi te mos ndjehesh atdhedashes sot. Besoj keshtu do ndiheshin edhe ata anetaret shume demokrate e kuaziperendimore te alb clubit, qe atdhedashurine e quajne te tejkaluar. Edhe ata qe pavaresine e quanin te pamundur dhe ndoshta te pamerituar e te hershme per Kosoven.Vetem sikur te ishin ne Kosove sot.
  Ka edhe skena komike, psh ne Tv njeri thoshte se do ta prese pavaresine ne shtepi, thuase po vjen Viti i ri. Por, e rendesishmja eshte miku im, se sot me shume se kurre duhet te ndjehemi mire dhe krenare. Duhet menduar  edhe ne ata qe me nuk jane dhe qe jane shuar pikerisht per kete dite. Per ata qe kane jetuar e vdekur per kete dite.Per ata qe kane humbur te afermit, qe jane invalide te luftes e per ata qe jetojne ne skamje, meqe kane humbur cdo gja ne lufte. 

femijet tane ndoshta jane te vegjel per ta perjetuar tani, por une permes tyre sot, po e kuptoj sa e lumtur jam qe nuk do ta kem brengen e prinderve te mij qe e kane pasur per ne gjate kohes se studimeve tona ne prishtine, gjate helmimeve masive neper shkolla, vrasjes se studenteve etj etj. Sot po i kuptoj sa shume brenge kane pasur dhe sa e lumtur jam une si prind , qe kete frike nuk do ta kem.
   Periudha pas pavaresise nuk do jete kopsht me lule. Ndoshta do ta kemi akoma me veshtire. Por, ne nuk eshte se jemi rritur me lule deri sot. Besoj do ta tejkalojme.
    Ju beni gati numrat per te uruar, por une besoj se edhe do te merrni urime shume ju vet. Meqe kjo dite eshte edhe e juaja. Une kam mysafire miq nga Shqiperia keto dite dhe pa ata, as qe do ta kishte festa kuptimin e duhur.  

dhe do te degjohemi e shkruhemi serish kuptohet
me deshirat me te mira per Ju
Drenusha 
   . 
       


Sent: Saturday, February 16, 2008 3:51 AM
  Subject: E djela


  E dashur Drenushe!

  Pa dyshimin me te vogel ne jemi te tere te pushtuar nga padurimi. Shpallja e Pavaresise eshte afer, mendjen e kemi aty e mezi presim te kalojne dhe keto 30 ore qe kane mbetur. Na duket e pabesueshme. Pas 100 vjetesh afersisht kemi Vloren e Dyte. Ji e sigurte se jemi pergatitur per festen, me te gjitha rekuizitat. Por nderkohe, hame, pime, qeshim, shohim, ndeshje sportive Grindemi. Qortimi yt shte i drejte, por cdo gje qe na angazhon, nuk i ben aspak hije ngjarjes se madhe qe pret fishekzaret ne qiellin e atjeshem. Ai lloj debati per te cilin bere verejtje, duhet te shuar qe ate dite qe u ndez, se eshte nje film i pare here pas here.

  Nga ana ime une kam nje propozim. A do te na behesh ti, qe nga e djela per dy tri dite me pas reporter i Albclubit? Dakord, do te kete gazetare te posacem, amerikane dhe te huaj, do te shohim CNN dhe kanalet televizive te Kosoves dhe Shqiperise. Po reportazhet e tu jane te pakrahasueshem. Jam i bindur qe amerikane franceze a shqiptare qofshin, nuk i shohin dot ato qe do te shohesh ti. Une kam deshire qe ta shoh ngjarjen me syte e tu, me syte e bashkeshortit tend dhe pse jo, edhe me ata te femijeve tuaj, Sibores dhe Rubenit. Edhe keshtu besoj se shpreh dhe deshirat e te gjithe miqve te Albclubit.

  Nuk besoj se do ta refuzosh  kete detyre te bukur shoqerore. 

  Nderkohe, mos u merzit me krismat e fundit te betejes se vjetere albclubase. Une e kam varur dyfekun ne mur. Po shtroj gotat e shampanjes dhe po nxjerr menjane numrat e telefonit qe do me duhen per urimet e para.

  Perqafime

  Pellumb Kulla

------------------------------------------------------------------------------
  More new features than ever. Check out the new AOL Mail!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list